Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kohë të humbura

Nuk e kam ditur kurrë saktësisht ç’është dashuria. Jo se s’kam dashuruar, por sepse ajo që ndieja nuk ishte ajo që të tjerët flisnin, që librat përshkruanin apo që filmat donin të bindnin se ekziston. Ishte diçka tjetër. Më e heshtur. Më e ngrohtë ndoshta. Më e vështirë. E ndoshta për këtë nuk e kuptova kurrë nëse ishte ajo… apo thjesht një mall i gjatë që s’po më linte të qetë.Se kam ditur kurrë çfarë është dashuria,sepse mbushja të tjerët ndërkohë që për veten nuk mendoja .
Tani, sa herë ndalem e shoh se si dashurohet në ditët sot, ndiej një lloj zbrazëtie që më shtërngon thellë. Gjithçka është bërë e shpeshtë, e vakët, e përkohshme. Fjala “të dua” thuhet pa peshuar, shkruhet me gishta të ftohtë mbi ekrane që ndizen e fiken, si ndjenja që zgjasin një natë apo më pak.Nuk ka më pritje. As net pa gjumë për një përgjigje. Nuk ka më ankth për një takim. Ka biseda që nisin me "hej" dhe mbarojnë me "ok". Ka lidhje që ngjiten si postera në mur, dhe bien pa zhurmë. Ka ndarje që nuk dhëmbin sepse nuk pati kohë të lindte ndonjë plagë e vërtetë.
Ku janë shikimet që flasin më shumë se fjalët? Ku janë sytë që kërkojnë njëri-tjetrin në një dhomë plot? Ku janë faqet që skuqen nga emocioni, jo nga filtrat? Ku janë duart që dridhen kur prekin për herë të parë një dorë tjetër që s’e kanë prekur kurrë? Ku janë fjalët e pathëna që thërriten përmes heshtjes?
Më mungojnë letrat që shkruheshin me shpirt më parë. Ato që mbusheshin me gabime drejtshkrimore por me të vërteta të mëdha. Më mungojnë përqafimet që nuk ishin thjesht prekje, por prehje. Më mungon dëshira për të bërë dikë të buzëqeshë, jo për t’i bërë përshtypje .
Nuk ka më lule pa arsye. Nuk ka më trëndafila që thahen mbi libra, që mbajnë erën e dikujt që dikur të preku zemrën. Nuk ka më hëna që të shoqërojnë gjatë ecjeve të gjata në heshtje. Nuk ka më vallet e natës, as bisedat që zgjasin deri në agim. Ka “seen” dhe heshtje. Ka “typing…” dhe zhgënjim.
S’është se s’ka më njerëz që dashurojnë. Ka plot. Por duket sikur kanë harruar si. Sikur ndjenjat i mbajnë në sirtarë të kyçur, nga frika se mos thyhen. Ose ndoshta thjesht nuk kanë më kohë për të ndjerë.
Dhe unë rri e mendoj… a jemi lodhur nga dashuria, apo thjesht nuk kemi më guximin për ta jetuar atë si dikur? A kemi harruar të presim, të vuajmë, të shpresojmë, të dhurojmë pa interes? Apo ndoshta s’jemi më të gatshëm për të humbur, dhe për këtë arsye s’fiton më askush?
Sa shumë kemi humbur. Jemi bërë shumë në numër, por të zbrazët në përmbajtje. Shumë ndjenja të pakonsumuara, shumë zemra të mbyllura në heshtje. Shumë fjalë që s’u thanë kurrë, shumë ndjesi që s’morën frymë kurrë. Dhe mbi të gjitha... shumë të dashuruar, por aq pak dashuri.
1748354693989.webp
 
Më dhemb zemra.
Më dhemb, jo për një arsye të vetme, por për mijëra copëza dhimbjesh që më janë ngjitur në shpirt një e nga një.
Më dhemb sepse gjithmonë i kam parë njerëzit... siç doja unë. Jo siç ishin.
I kam parë përmes syve të shpirtit tim, jo përmes syve të realitetit. Dhe kjo më ka kushtuar gjithçka.
I kam dashur. I kam dashur pa kushte.
Me një çiltërsi që sot duket si marrëzi.
Me një mirësi që më është kthyer në dënim.
Kam buzëqeshur për t’i bërë ata të qeshin, ndërkohë që unë qaja në heshtje.
Kam falur për t’i mbrojtur, e ndërkohë ata përgatitnin thikat që sot m’i kanë ngulur pas shpine.
Botë e padrejtë...
Në këtë botë, të jesh e mirë është mëkat.
Të jesh e dashur, do të thotë të bëhesh lodër.
Të të dhemb shpirti, të shpallin të çmendur.
Dhe më shumë se gjithçka tjetër... më dhemb gjinia ime.
Po, femra. Gjinia që duhej të më kuptonte më shumë.
Gjinia që duhej të më mbështeste kur më binin krahët.
Por sot... janë femrat ato që shkaktojnë plagët më të thella.
Shantazhe. Poshterime. Hakmarrje të ulëta.
Pushtet të vogël, zemër edhe më të vogël.
Më dhemb zemra, kur shoh një femër që i shkakton dhimbje një tjetër.
Kur ajo që ka pak pushtet, kthehet në persekutuese.
Kur ajo që duhet të jetë dorë ngushëllimi, bëhet dorë që godet.
Dhe më në fund... më dhemb zemra,
kur shoh se ata që kam dashur më shumë,
ata që kam mbrojtur si pjesë të vetes,
sot më shohin si armike,
sot më përbuzin, më zhysin, më harrojnë,më lëndojnë.
Thika nuk mjaftonte, tani e rrotullojnë brenda meje,
derisa dhimbja të bëhet gjak… gjak që nuk shërohet.
Botë mizore.
Sa e hidhur je për ata që duan drejtësinë.
Sa e padrejtë je për ata që besojnë ende në dashuri, në mirësi, në njerëzi.

1748498492979.webp
Por unë... nuk di të urrej.
Nuk di të bëhem si ata.
Edhe kur më dhemb zemra kaq shumë…
unë dua.
Dua sërish.
Sepse kjo është zemra ime ,ndoshta e vrarë,por është ende e gjallë.
 
Por sot... janë femrat ato që shkaktojnë plagët më të thella.
Shantazhe. Poshterime. Hakmarrje të ulëta.
Pushtet të vogël, zemër edhe më të vogël.
Më dhemb zemra, kur shoh një femër që i shkakton dhimbje një tjetër.
Kur ajo që ka pak pushtet, kthehet në persekutuese.
Kur ajo që duhet të jetë dorë ngushëllimi, bëhet dorë që godet.
Dhe më në fund... më dhemb zemra,
kur shoh se ata që kam dashur më shumë,
ata që kam mbrojtur si pjesë të vetes,
sot më shohin si armike,
sot më përbuzin, më zhysin, më harrojnë,më lëndojnë.
Thika nuk mjaftonte, tani e rrotullojnë brenda meje,
derisa dhimbja të bëhet gjak… gjak që nuk shërohet.
Botë mizore.
Sa e hidhur je për ata që duan drejtësinë.
Sa e padrejtë je për ata që besojnë ende në dashuri, në mirësi, në njerëzi.
e paske thënë saktë!
 
1748858493090.webp
Më pyesin shpesh pse shkruaj.
Unë buzëqesh dhe them:
“Për askënd.”
Sepse është më e lehtë kështu për mua.
Më e lehtë sesa të tregoj që çdo fjalë që shkruaj ka brenda një copë tënden.
Që çdo fjali më ndihmon të mbaj pranë dikë që nuk është më.
Ata mendojnë se janë thjesht fjalë.
Por për mua janë mënyra për të mos harruar.
Mënyra për të mos lejuar heshtjen të më mbysë.
Shkruaj sepse ndryshe do të shpërthente gjithçka brenda meje.
Shkruaj sepse nuk mundem ta them me zë.
Sepse disa gjëra dhembin më pak kur i shkruan.
Sepse mungesa jote më flet çdo natë dhe unë përgjigjem me fjalë në letër.
Ti je në çdo tregim, edhe kur nuk je aty.
Në çdo personazh që s’e kuptoj pse i krijoj ashtu,aq jo real...tepër të mirë për të qen i vërtetë.
Në çdo varg që duket si për dikë tjetër, por është për ty.
Shkruaj edhe kur nuk më lexon njeri.
Edhe kur askush s’e kupton për kë janë.
Sepse fjalët janë bërë shtëpia ime.
Vendi ku ti ekziston ende tek unë.
Dhe nëse do të më pyesin përsëri:
“Kush është” "Për kë shkruan" ?!
Unë do të buzëqesh.
Sepse nuk dua ta them.
Sepse nuk ka nevojë ta them.
Ai që duhet ta di,e di.
 
Tani qe po e mendoj mire
Duhet me u martu noi dite
Smundem te jem gjithe jeten i Lumtur
 
Gëzuar ditëlindjen dashuri

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im sot të kujton.
S’e kam fatin të jem aty,
por kjo zemër të uron.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
me çdo lot që më rrëshqet,
ta dërgoj si melodi
përqafimin sa një det

Me dhuratën e padukshme,
që s’e sheh por ta ndjen shpirti,
është ky malli i pashtershëm
që do më djeg çdo kalim viti

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im po të përqafon.
Një urim që shkon në heshtje,
Dashuri që nuk shteron

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
ndaje këtë natë me hënën sot
ajo ngadalë do të të pëshpërisë
sa t'kam dashur në këtë botë

Të kam dashur me shpirt unë ty
Asnjëherë s'do të jemi të dy



New 😊
 
Them se të kam harruar…
Por sa herë lexoj emrin tënd, më ndalet fryma.
Më kap një dhimbje e butë, por e mprehtë.
Një mall i heshtur që kumbon në skutat e errëta.

Nuk të kam takuar …
Por ndodhte sikur të ishe gjithmonë me mua
Në çdo ditë kur të mendoja
në çdo natë që flija me mendjen tek ti.

Ishte një lidhje që ska nevojë për fjalë, pa prekje,
por që u ndje thellë… shumë thellë.
E papërshkrueshme, e pashpjegueshme.
Ndoshta sepse ishte aq e pastër, sa s’u bë dot kurrë reale.

Unë bëj sikur të kam harruar.
Buzëqesh, flas për gjëra të tjera.
Por kur të shoh,
kur të dëgjoj,
kur të lexoj,
ta ndjej praninë edhe pse jemi diku larg…
zemra më kujton që je ende aty.
Më kujton që thellë brenda meje s'të kam harruar.

Sepse disa njerëz nuk largohen kurrë.
Qëndrojnë aty, pa zë,
Dhe ja ku jemi,
unë në një botë ku ti nuk je më.
Ti në një vend ku nuk më flet më.

Sot, nuk jam më ajo që isha.
Kam mësuar të eci përpara,
të jetoj pa pritje,
të dua veten më shumë.
Por gjithsesi ,gjithmonë do të mbetet ai versioni im i heshtur brenda meje…
ai versioni që i përkiste atij.
dbd92b8c039fe6b8c2fd9a592a3d9a21.webp
 
Po mendoja tek sa shoh nga dritarja e heshtur :
Sa zakon të keq kam që vetëm jap.Jap më shumë nga ç’më kërkohet. Të jap zemrën pa hezitim, shpirtin pa kushte, kohën, durimin, ngrohtësinë, besnikërinë. I jap njerëzve përparsi para vetes sime. I dua në mënyrën më të pastër, më të qetë, më të përulur. Dhe këtë e kam paguar shtrenjtë. Sepse sa më shumë dashuri jap, aq më tepër ndjehem sikur më duhet të kërkoj falje për të.
Si një fëmijë që ngre dorën në klasë për të dhënë një përgjigje dhe të gjithë e shikojnë me habi, unë jam rritur me ndjenjën se çdo veprim im duhet shpjeguar. Çdo ndjenjë duhet argumentuar. Çdo reagim duhet justifikuar. Të tjerët kanë të drejtë të largohen, të heshtin, të zhduken, të fyejnë, të prekin e të lënë plagë. Unë… jo. Unë duhet të fal. Të hesht. Të kuptoj. Të justifikoj edhe të pajustifikueshmen.
Ironia është se kurrë s’kam kërkuar nga dikush të më japë llogari. S’kam trokitur në derën e kujt për të pyetur "Pse u largove?" apo "Pse më lëndove?" S’kam folur kur duhej, sepse kam menduar se ndoshta të gjithë jemi të lodhur, ndoshta të gjithë kemi dhimbje që nuk i tregojmë. Ndaj kam zgjedhur të hesht.
Por kur unë më në fund reagoj kur kam nevojë të them "Mjaft", kur më duhet të mbyll një derë që po më thith gjithçka ata largohen. Ikin. Më shikojnë si një fajtore të pavetëdijshme për një krim që s’e kam bërë kurrë. Më lënë në duar një peshë të padukshme, një faj që nuk ka emër. Dhe unë e ndjej atë peshë. Nuk ka zë, por klith brenda meje.
Dhe prapë, nuk urrej. Nuk mallkoj. Nuk hakmerrem. Thjesht lodhem. Lodhja që më vjen nuk është trupore ,është diçka që më përpin në heshtje. Si një melodi e trishtë që e dëgjon në sfond ndërsa bota vazhdon të ecë.
Kam mësuar, ndoshta me dhimbje, se jo të gjithë dinë të duan në të njëjtën mënyrë si unë. Dhe nuk është faji im që më shumë jap, se sa marr. E ndoshta kjo është e bukura, por edhe tragjedia ime.
Ndaj kam filluar ta fik mendjen. Jo sepse s’kam ç’të them, por sepse s’dua të dëgjohem nga ata që nuk e kuptojnë zërin tim. Ua kam bërë hallall të gjithë atyre që nuk e vlerësuan dashurinë time. Që nuk e kuptuan sa shumë doja, sa shumë dhashë, sa shumë heshta.
Sepse në fund… unë nuk u detyrohem atyre asgjë. I detyrohem vetëm vetes sime. Zemrës sime. Shpirtit tim që është lënduar shumë, por ende nuk është bërë e ftohtë. Ende dridhet për njerëzit, ende beson, ende e ka një fije ndriçimi që nuk shuhet.Gjithmonë do,dashuron dhe buron pozitivitet.
Dhe kjo është arsyeja pse s’kam frikë më nga vetmia. Sepse vetmia ime është më e vërtetë se prania e rreme e atyre që nuk më deshën siç e meritova.
Do të mësoj të zgjedh me kujdes kujt i jap dorën, kujt i tregoj botën time të brendshme. Sepse nuk dua më të dua për dy vetë. Dua të dua dhe të jem e dashur. Dua që mirësia ime të mos jetë një shenjë dobësie, por një pasuri që ruhet, jo që shpërdorohet.
Dhe nëse ndonjëherë kjo zemër mbetet vetëm… le të jetë vetëm, por e paqtë.Harmonia shpirtit tim vlen më shumë se çdo gjë 🤍
dbd92b8c039fe6b8c2fd9a592a3d9a21.webp
 
Nuk di si ta shpjegoj këtë ndjesi.
Nuk e di më çfarë ndjej.
A është mungesë? Lëndim? Apo thjesht lodhje nga gjithë kjo me ty?
Nuk e kuptoj dot sjelljen që bën.
Si arrin të jesh kaq i ftohtë, kaq egoist?
Si mund ta përdorësh dashurinë time për të ndjerë veten më të fortë?
Unë kam hequr dorë nga ti.
Jo sepse s’të dua më, por sepse më duhet të dua veten.
Dhe çdo herë që nis të qetësohem,
ti kthehesh.
Jo për të më dashur,
por për të më ngatërruar sërish.
Më bën të ndihem fajtore për një vendim që më sjell qetësi,
ndërkohë që ti më sjell vetëm trazim.
Vjen e ikën, si të mos llogaritem fare.
Si dikush që s’ka përgjegjësi për atë që lë pas.
Unë nuk po të kërkoj shumë.
Vetëm një gjë, të di çfarë ndjen vërtet.
Të di çfarë do prej meje.
Ka kaq shumë kohë që rri në errësirë me shpresën që ndoshta… ti më do.
Por kjo nuk është dashuri.
Kjo është frikë.
Ti ke frikë nga dashuria,
frikë nga ndjeshmëria ime,
frikë të mos ndihesh i dobët pranë meje.
E nëse është kështu… më lër të largohem.
Më lër të shpëtoj nga kjo vorbull.
Sepse kështu nuk jetoj dot më.
Po mbytesh në kaosin tënd dhe po më merr me vete.
Dashuria e vërtetë nuk të bën të ndihesh fajtor.
Nuk të lodh.
Nuk të djeg nga brenda.
Prandaj, të lutem… më lër të shkoj.
Jo nga inati. Jo nga urrejtja.
Por nga dashuria për veten.
Nga dëshira për paqe.
Nga nevoja për të marrë frymë lirë, pa dhimbje.
Sepse unë të desha me gjithë qenien time,
por nuk mund të luftoj vetëm.
Nuk mund të pres pafund që ti të zgjedhësh nëse më do apo jo.
Unë të zgjodha ty shumë kohë më parë.
Tani ka ardhur koha të zgjedh veten.
Dhe nëse ndonjëherë më kërkon në heshtje,
nëse ndjen boshllëk atje ku dikur isha unë,
kujto se isha gati të të doja deri në fund.
Por ti nuk ishe gati të më doje siç e meritoj.
Kështu që po largohem, jo si dikush që u dorëzua,
por si dikush që më në fund kuptoi
se dashuria nuk duhet të lypet.
Duhet të jepet…
me zemër, me shpirt, me guxim
 
Gëzuar ditëlindjen dashuri

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im sot të kujton.
S’e kam fatin të jem aty,
por kjo zemër të uron.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
me çdo lot që më rrëshqet,
ta dërgoj si melodi
përqafimin sa një det

Me dhuratën e padukshme,
që s’e sheh por ta ndjen shpirti,
është ky malli i pashtershëm
që do më djeg çdo kalim viti

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im po të përqafon.
Një urim që shkon në heshtje,
Dashuri që nuk shteron

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
ndaje këtë natë me hënën sot
ajo ngadalë do të të pëshpërisë
sa t'kam dashur në këtë botë

Të kam dashur me shpirt unë ty
Asnjëherë s'do të jemi të dy



New 😊
Sa e bukur kjo @Bebw
 
Them se të kam harruar…
Por sa herë lexoj emrin tënd, më ndalet fryma.
Më kap një dhimbje e butë, por e mprehtë.
Një mall i heshtur që kumbon në skutat e errëta.

Nuk të kam takuar …
Por ndodhte sikur të ishe gjithmonë me mua
Në çdo ditë kur të mendoja
në çdo natë që flija me mendjen tek ti.

Ishte një lidhje që ska nevojë për fjalë, pa prekje,
por që u ndje thellë… shumë thellë.
E papërshkrueshme, e pashpjegueshme.
Ndoshta sepse ishte aq e pastër, sa s’u bë dot kurrë reale.

Unë bëj sikur të kam harruar.
Buzëqesh, flas për gjëra të tjera.
Por kur të shoh,
kur të dëgjoj,
kur të lexoj,
ta ndjej praninë edhe pse jemi diku larg…
zemra më kujton që je ende aty.
Më kujton që thellë brenda meje s'të kam harruar.

Sepse disa njerëz nuk largohen kurrë.
Qëndrojnë aty, pa zë,
Dhe ja ku jemi,
unë në një botë ku ti nuk je më.
Ti në një vend ku nuk më flet më.

Sot, nuk jam më ajo që isha.
Kam mësuar të eci përpara,
të jetoj pa pritje,
të dua veten më shumë.
Por gjithsesi ,gjithmonë do të mbetet ai versioni im i heshtur brenda meje…
ai versioni që i përkiste atij.
Shiko fotografinë 2230135
Oh sa w bukur🥺ti e ke shkr ket?
 
Hej… prape une.
Sapo kalova andej…
Prape, zgjata koken.
Prape, te kerkova me sy.
Dhe prape… nuk ishe.
…E njejta ndjenje.
Prape, digjte ajri qe thithja.
Prape, rendonte cdo frymemarrje.

1752279676037.webp
 
Preke jetën e dikujt, por jo duke e lënduar...

Ne ecim nëpër jetë duke prekur zemra, ndonjëherë pa e kuptuar fare. Një fjalë, një shikim, një gjest i vogël mund të bëjë më shumë se sa një mijë veprime që bëjmë ne. Ne lëmë shenja në shpirtin e njerëzve,dhe disa prej tyre shndërrohen në kujtime që mbahen me mall, e disa të tjera në plagë që dhembin në heshtje.
Zgjidh të lësh një shenjë që ngroh,dhe jo një shenjë që gërryen.
Bëhu drita në ditët e tyre të errëta, bëhu përqafimi që nuk e kërkuan por që u duhej. Thuaj fjalët e bukura tani ... jo kur të jetë vonë. Sepse jeta nuk premton kthime mbrapa, as fjalë të pashprehura, as gjeste të humbura në kohë.
Mos lër veç një gjurmë, lër një kujtim që ngjall buzëqeshje ,dhe jo një gërvishtje që qan në heshtje.
Dhe mbi të gjitha... jeto sot. Nesër? Nuk i dihet ,ndoshta je veç një kujtim...
1752311333993.webp
 
Tani… s’kam më nevojë të të mohoj.

S’më duhet të të urrej

për të bindur veten që kam ikur.

Sepse kam ikur. Pa britmë. Pa kthim koke.

Dhe ndonjëherë,

kur kujtimi yt më vjen padashur,

i buzëqesh butë,

si një të panjohuri në rrugë.
 
Ndonjehere shmangem…

Ndonjehere shmangem nga bisedat,nga takimet,nga ato momentet kur dikush me sheh ne sy dhe pret nje fjale.
Jo sepse nuk dua te jem aty,jo sepse nuk me intereson,por sepse brenda vetes kam nje zhurme te vazhdueshme.
Nje lloj zhurme e brendshme qe nuk degjohet nga askush,por mua nuk me le rehat.
Shmangem kur ndiej se ajo qe kam per te thene nuk do te kuptohet.
Kur mendoj se sado te mundohem te shpjegoj veten,prap nuk do ta ndjeje askush ashtu si e ndjej une.
Ka dite kur shpirti im ka nevoje vetem per qetesi,per heshtje,per nje hapesire ku nuk me kerkohet asgje.
Shmangem edhe kur ndjenjat me bejne konfuz.
Ka emocione qe nuk i kam vendosur ende ne rregull,nuk u kam gjetur emer.
Dhe kur nuk e di cfare ndiej,si ta ndaj me te tjeret?
Nuk eshte se jam ftohte.
As se nuk dua njerezit.
Esht nje lloj menyre per te mbrojtur veten nga lodhja e vazhdueshme qe ndiej kur mundohem te jem e pranishme,edhe kur nuk mundem.
Eshte nje forme mbijetese.
Nje perpjekje per te mos u humbur mes zhurmave,pritshmerive dhe presionit qe shpesh nuk duket,por ndihet rende.

Ndonjehere largohem jo sepse dua ti iki dikujt,por sepse dua ta ruaj veten.
 
  • Përqafim
Reactions: Ivy
Ndonjehere shmangem…

Ndonjehere shmangem nga bisedat,nga takimet,nga ato momentet kur dikush me sheh ne sy dhe pret nje fjale.
Jo sepse nuk dua te jem aty,jo sepse nuk me intereson,por sepse brenda vetes kam nje zhurme te vazhdueshme.
Nje lloj zhurme e brendshme qe nuk degjohet nga askush,por mua nuk me le rehat.
Shmangem kur ndiej se ajo qe kam per te thene nuk do te kuptohet.
Kur mendoj se sado te mundohem te shpjegoj veten,prap nuk do ta ndjeje askush ashtu si e ndjej une.
Ka dite kur shpirti im ka nevoje vetem per qetesi,per heshtje,per nje hapesire ku nuk me kerkohet asgje.
Shmangem edhe kur ndjenjat me bejne konfuz.
Ka emocione qe nuk i kam vendosur ende ne rregull,nuk u kam gjetur emer.
Dhe kur nuk e di cfare ndiej,si ta ndaj me te tjeret?
Nuk eshte se jam ftohte.
As se nuk dua njerezit.
Esht nje lloj menyre per te mbrojtur veten nga lodhja e vazhdueshme qe ndiej kur mundohem te jem e pranishme,edhe kur nuk mundem.
Eshte nje forme mbijetese.
Nje perpjekje per te mos u humbur mes zhurmave,pritshmerive dhe presionit qe shpesh nuk duket,por ndihet rende.

Ndonjehere largohem jo sepse dua ti iki dikujt,por sepse dua ta ruaj veten.
Sa bukur shkruan ti baby
Me pelq rendi i mendimeve te tua🤗
 
Me heshtjen

S’e zgjodha vetminë nga malli dhe frika,
por nga plagët që s’m’i shëroi as kritika.
Çdo përqafim më la më bosh se më parë,
dashuria më vinte si dimri acar.

Shoqëria më mësoi se çdo fytyrë që të qesh
Përballë të ledhaton e pas shpine të përqesh
S’më mungojnë fjalët që s’kanë sinqeritet,
as shokët që vijnë kur kanë interesin e vet.

Fjalët e ëmbla me shije mashtrimi,
përqafimet mbulonin fytyra trishtimi.
Unë që dhashë shpirt, mora kthim vetëm hije,
njerëz që shihnin me shije tradhtie

Zgjodha të jem vetëm, jo nga krenaria,
por sepse shpirti mu rehatua nga qetësia.
Jo çdo vetmi është plagë ose dënim,
ndonjëherë është rruga që të çon në shërim.

Tani flas me heshtjen, më kupton më mirë,
ajo s’më gënjen, s’më lidhë me zinxhirë
Nuk pres më premtime nga njerëzit bosh,
më mirë me veten se të marrësh lëmoshë

Nuk ka më rëndësi sa shumë më harruan,
as ata që më panë, por kurrë s’më kuptuan
Me kohën kuptova se rrethi ynë s'kish' pas vlerë,
kur rrinë për interes, dhe largohen me erë.

E di jam e brishtë ,por jo më e thyer,
U lodha më në fund të ndihem e zhgënjyer.
Vetmia është dhoma ku shpirti më fle,
Dashuria për veten më ka çuar mbi re

1752743612532.webp
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top