Bebw
Pure heart 🤍
Kohë të humbura
Nuk e kam ditur kurrë saktësisht ç’është dashuria. Jo se s’kam dashuruar, por sepse ajo që ndieja nuk ishte ajo që të tjerët flisnin, që librat përshkruanin apo që filmat donin të bindnin se ekziston. Ishte diçka tjetër. Më e heshtur. Më e ngrohtë ndoshta. Më e vështirë. E ndoshta për këtë nuk e kuptova kurrë nëse ishte ajo… apo thjesht një mall i gjatë që s’po më linte të qetë.Se kam ditur kurrë çfarë është dashuria,sepse mbushja të tjerët ndërkohë që për veten nuk mendoja .
Tani, sa herë ndalem e shoh se si dashurohet në ditët sot, ndiej një lloj zbrazëtie që më shtërngon thellë. Gjithçka është bërë e shpeshtë, e vakët, e përkohshme. Fjala “të dua” thuhet pa peshuar, shkruhet me gishta të ftohtë mbi ekrane që ndizen e fiken, si ndjenja që zgjasin një natë apo më pak.Nuk ka më pritje. As net pa gjumë për një përgjigje. Nuk ka më ankth për një takim. Ka biseda që nisin me "hej" dhe mbarojnë me "ok". Ka lidhje që ngjiten si postera në mur, dhe bien pa zhurmë. Ka ndarje që nuk dhëmbin sepse nuk pati kohë të lindte ndonjë plagë e vërtetë.
Ku janë shikimet që flasin më shumë se fjalët? Ku janë sytë që kërkojnë njëri-tjetrin në një dhomë plot? Ku janë faqet që skuqen nga emocioni, jo nga filtrat? Ku janë duart që dridhen kur prekin për herë të parë një dorë tjetër që s’e kanë prekur kurrë? Ku janë fjalët e pathëna që thërriten përmes heshtjes?
Më mungojnë letrat që shkruheshin me shpirt më parë. Ato që mbusheshin me gabime drejtshkrimore por me të vërteta të mëdha. Më mungojnë përqafimet që nuk ishin thjesht prekje, por prehje. Më mungon dëshira për të bërë dikë të buzëqeshë, jo për t’i bërë përshtypje .
Nuk ka më lule pa arsye. Nuk ka më trëndafila që thahen mbi libra, që mbajnë erën e dikujt që dikur të preku zemrën. Nuk ka më hëna që të shoqërojnë gjatë ecjeve të gjata në heshtje. Nuk ka më vallet e natës, as bisedat që zgjasin deri në agim. Ka “seen” dhe heshtje. Ka “typing…” dhe zhgënjim.
S’është se s’ka më njerëz që dashurojnë. Ka plot. Por duket sikur kanë harruar si. Sikur ndjenjat i mbajnë në sirtarë të kyçur, nga frika se mos thyhen. Ose ndoshta thjesht nuk kanë më kohë për të ndjerë.
Dhe unë rri e mendoj… a jemi lodhur nga dashuria, apo thjesht nuk kemi më guximin për ta jetuar atë si dikur? A kemi harruar të presim, të vuajmë, të shpresojmë, të dhurojmë pa interes? Apo ndoshta s’jemi më të gatshëm për të humbur, dhe për këtë arsye s’fiton më askush?
Sa shumë kemi humbur. Jemi bërë shumë në numër, por të zbrazët në përmbajtje. Shumë ndjenja të pakonsumuara, shumë zemra të mbyllura në heshtje. Shumë fjalë që s’u thanë kurrë, shumë ndjesi që s’morën frymë kurrë. Dhe mbi të gjitha... shumë të dashuruar, por aq pak dashuri.