Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

U fola shkarazi kujtimeve te harreses.
Ishin bere si te vrejtura,ne tantellen e labirinthave te mendjes.
U largova trishtueshem nga cdo lloj ajsbergu,qe nuk shkrinte me,as ne te harruaren,as ne te tashmen.
Dreqin-thash me vete,cfare stinesh jane keto,te pa emera,te pa kuptimta.Kan filluar stinet te marrin sensin e nje kohe, pa ngjyra.
Habitshem me veten ,nderrova hapat e mendimeve.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

...ra nje shi pak i rrembyeshem.
Mi mori krejt kujtimet ,mi shplau neper vertebrat e vjetra te kohes.
Ndjeja nje dhimbje ne ikjen e tyre,pastaj ngadale perkdhela veten.
Fillova ti flas per cdo gje qe vjen e iken.
Vijne ditet,vijne stinet,vijne njerzit,vijne shekujt,vijne epokat,,,
E pasi vijne,krejt qetesisht ikun,,
Vijne frymarrjet e dashuris,vijne fjalet e ngrohta,e pastaj dimri i ftoh.
Vijne lotet, pastaj pranvera i ngroh e celin sythe dashurie neper qerpik.
Eh,pra jemi nje cikel ardhjesh dhe ikjesh,,
Jemi nje vallzim,neper integralin e kohes me kohe te bollshme universale..
Ra nje shi i sperkatur bore,dhe me ngriu gjithe ckisha kujtime ne forma kristali gjethor.
Eshte dimer,por vjeshta me mori kujtimet,e bashke me te edhe ty.
Do bjeri perseri shi,e do ngrije cka jeshillek jasht,kodrat e zhveshura purptesisht do i falen diellit te ftohte dimeror.
Me shpresen e puthjes pranverore..
Ra nje shi kujtimesh,dhe me mbolli gjith ckishte shpirti te vertet ne te..
Eshte arome shiu perseri ,dhe ditet e dimrit premtojne te ftohte akoma ..
Butesisht buzet preken cepin e gotes,,shja e veres shkriu denjesisht gishtat e mi neper kujtimet e harruara..
Eshte arome shiu dhe kujtimesh,qe me dehin ne keto net dimri...
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

You and me,
as candle
Lighting the dark nights
in our confusing thoughts,
fears and nightmares.
You and me,
each other sunlight,
in sadness and difficulties.
Medicines that cure the sorrow.
You and me,
the most sublime feeling,
holdings hands together,
we climb the challenges.
You and me
With a single dream ,
Being together for a lifelong!
tumblr_lqi7kvdZh11qm9cjs.jpg
 

Attachments

  • tumblr_lqi7kvdZh11qm9cjs.jpg
    tumblr_lqi7kvdZh11qm9cjs.jpg
    72.9 KB · Shikime: 0
  • tumblr_lqi7kvdZh11qm9cjs.jpg
    tumblr_lqi7kvdZh11qm9cjs.jpg
    72.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Akti i parë

Dua të ju rrëfej një dashuri, për një vajzë e një djalë të ri, për ca pshërrëtima, e ca fjalë, ca ndjenja, e emocione, që nuk dinin gjë pos të e donin njëri tjetrin. Ai i thoshte të dua, e ajo sikur me ndrojtje e thoshte po të njëjtën. Të vetmen brengë për vite e mote, e kishin se kush donte më shumë. Ai përkujdesej për të, ajo edhe më shumë, ai i ndihmonte ajo edhe më shumë. Ca vite ikën e kaluan, tani më ata ishin bërë një, kur përmendej ajo me patjetër përmendej dhe ai, e kur ai fliste ajo buzëqeshte, ishte buzëqeshje e shpirtit, e ai shpirtin aq shumë ia dashuronte.

Akti i dytë

Po ku në dreq humbi dashuria, ku është vajza e ku djali, ku mbetën psherëtimat, fjalët më pse nuk thuhen, a thua vallë a ndjenjë më, a ka mbetur pak nga dashuria. Ku mbeti fjala të dua, ku shkuan ndrojtjet e dashurisë. Ku në dreq të mallkuar shkoi lufta e tyre, a thua vallë ata që donin, u shuan, kështu si asgjë u shuan. Pse më ai nuk përkujdesej për të, madje as nuk i shkruante, pse ajo më nuk i ndihmon, ku shkuan vallë, ku në dreq shkuan. Kush i mori vitet, kush i ndau i bëri copë copë, pse më nuk përmenden bashkë, a thua vallë pse nuk buzëqeshin, ku e lanë shpirtin e tyre, atë shpirt që nuk dinte gjë të bënte, pos të dashuronte. Një shpirt që e vranë, një dashuri që e humbën, ca fjalë që nuk i thonë, një ndjenjë që nuk e ndjenjë, në dreq të mallkuar me gjasë i dërguan, bashkë me to, edhe fjalën "të dua".


Në një ditë të ftohtë dimri,

Prizren, 2015
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

dimri qe ndjek mode.

vitet cuditerisht fillojne ne mes te dimrit atehere kur ditet jan te ftohta dhe qielli eshte i zymte, rete kan nisur te fshehin diellin , fshehin dhe hirin e nates dhe bukurise se yjeve i hedhin perden e grite..hapat jan me te rende nga amfibet qe per ti reflektuar kohes mode ngjajne me siperfaqen e gomave te nje traktori te avashte..
fytyrat e njerezve mbyllen humbin rreflektimin e drites, shume pak buzeqeshje e cdo vit me pak femije..nje vogelushe hapi duart e saja te vockla dhe me dhuroj nje vizatim, shikimi im humbi ne ngjyrat e perdorura ; mbizoternonte ngjyra kafe, blu e erret dhe nje e verdhe e zbehte; mes falenderimeve veshtroj serish bukuroshen e vogel plot jete dhe buzeqeshje sa kontradite kjo gjendje shpirterore me ngjyrat e perdorura... mbase debora qe ju mungon sa maleve po aq edhe vete ambientit kete vit ka lene ate token e murrte ...pa jet...pa ngjyra ..pa shije..dhe ja ,serish ai vizatim i nje dore te vockel ; koha te kete ndikuar edhe tek ajo....?!!
e var diku ne mure ku shikimi gjat dites e rreh shume here dhe vazhdoj te perditeshmen pune ...stine per nuseri , por me amfibet moderne ka ndryshuar edhe fustani i nuses dimer....ne fund si mund te humbte dimri moden ?!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

MICS

nji si ajo e kam pas pase
e e dojsha ate pa mase
leshatake me tri ngjyra
kur e kqyrsha i shndrit'te ftyra
me i pas thirr 100m larg
per tre sekonda me kcete ne bark
e kisha ba zojush t'vertete
gja pa leje kurre s'ka preke
po te kojshite ishte pirate
mishin n'tenxhere ju'a perlate
nejse filloi ajo tuj u zhvillu
me te edhe pranvera tuj afru
ja nisen dacat tuj u vu ne rreshta
peme n'peme kceshin si pleshta
mjau mjau naten e diten
sa taman na e merziten
mu dukte e vogel e mu dhimbte
se per here te pare e gja nuk dinte
pra e kisha porosit
asnji dacit me ju avit
nejse nji dite mjau mjau bertet (si te kanga)
pak a shume m'thote ne gjuhe te vet
m'len mor pak sa te dal ti flas
se prej dashnis pak kam pa plas
e aty une u dorezova
i hapa deren jashte e lshova
e thashe te ulem e te shikjoj
kot si dihet naj gja po msoj
kur ai daci taman shker**ate
masi e rrejti me serenate
sa ju afru afer e shkreta
ne qafe ja njiti dhambt e mprehta
dy te tjere dolen prej çubes
e fill ju bashkune turmes
une tuj kujtu se kta s'kane brina
po ju po ja u q*n nanen tan Kina
shpejt e shpejt kapa nji gur
me dy hapa kceva n'mur
masi perdhunusit n'te ju mata
ne rrasht te krese per qejf ja plasa
he shke**ata ;thash; u bate ju
micen teme me perdhunu
mbrenda sekondit te tre jan zhduk
tuj lyp bira ku mu fut
kurse mica krejt kishte mbete
gjaku i ftyres i kishte trete
e merzitun e dreqnosun
trup e shpirt e sakatosun
me tha tuj ardhe kryul kadal
kurre vedit s'kam me ja fal
ala s'me ka ba cope cope dashnija
si nigjoj ma kuj pa me lyp te shpija :P
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Akti 3.

Ai e kishte shumë të vështirë të e gjejë dike që të i besonte aq shumë sa që të e dashuronte. Ai ndihej i trishtuar se si njerëzit kanë harruar ndjenjën se si është të rritesh së bashku me dike. Ai ndihej aq keq se si njerëzit "dashuronin" për disa javë, "dashuronin" disa persona. Ai ndihej i frikësuar se si njerëzit nuk dëshironin PثRJETثSI, ai habitej se si njerëzit nuk investonin kohën e tyre, dashurinë dhe shpirtin për dike tjetër, ai frikësohej se si njerëzit gjithmonë prisnin "një shpagim" edhe për dashurinë.
Ai e ndjente se është e rrezikshme të japësh kohën, shpirtin dhe dashurinë për dike, ai e ndjente se nuk ka arsye për të e bërë këtë gjë, ai ishte thyer aq shumë, sa që më nuk besonte, kjo ishte e keqe, shumë e keqe.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

..oh,kohe te ftohta jashte,kohe te ngrohta brenda shpis ku jemi une e ti.
muret e dhomes ndihen ngrohte,nostalgjikisht, prekshmerisht ,kujtojme kujtimet dhe kohen.
Mes shume te thenash e te pathenash,vazhdojme te jemi aq afer ,aq afer ,sa largesia e gjate mes nesh,do na vriste te dyve nga pak.
,,gjurmet e shpirtit jane gjithmone bashke ,si ne largesin gjografike si dhe ate vizive...
Nese nje dite dikush ne fund te jetes do me pyes;
Si ishte mashkulli i jetes,dhe endrrave tua?
Une do i pershkruaj gjithmone ty...deri ne perjetesi...

19/Janar/2016
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Mes duarsh ndjej koken te rendoje..
ndjej eren te perkedhel lekuren ..
te ftohtin gjer ne kocke...
mendimet marrin krah e vihen ne rrugetim, tani jan te detyruara te qendrojne ne pritje te jeshiles ne vertikal .
Veshtrimi tejkalon ndalesen e pamjen kafshon me dhembe per mos te trazuar asgje ,fokusohet me larg, me lart e nje rreze e larget rete perqan..hap jeshilen e rrugetimin nisin mendimet gjith mllef per ku?per sa? Deri kur? E duart temthat shterngojne te shtrydhin lengun qe jete e emer jep frutit qe mbart.nje boshllek mes duarsh me mure te fresketa ku oshetine gjithcka..e hesht,ecen .vendos ul duart koken ngre lart tashme te lehtesuar me jeshilen nen shikim ecen perpara drejt asaj diku ,deri ne fund....
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Arrita te hapja porten qe vajtonte me veshtirse.
Porta e drunjte arrinte gjer tek gjuri im por ishte perfekte. Rruga ishte e gjate por te shihja murin ndares me komshine qe copetohej cdo dite
ishte kenaqesi ne vete. Asnjera pale sdonte te riparonte ato rrenoja kjo sepse muri mbahej fort ne qershine ndarese te murit
Mbase dhe jo aq ndare por ajo qendronte aty historikisht dhe ne te vegjel hiqnim nga nje tulle qe te ngjiteshim siper
Per shume kohe ishte strehimi im , aty vinte arome qershia dhe me ate pafajsine femijerore vinte Dreni e me vinte nje lule qershie tek veshi mbi floket
pastaj zhdukej gati ne te qare.
Kopshti i gjyshes ishte si gjithmone plot, dimer vere ai kopesht lulezonte, dhe ia kur erdhi Helium qeni i bardhe.
Nuk po me njihte. Hel Hel thirra me gjysem zeri ai tundi bishtin dhe lehu i kenaqur duke mu hedhur ne krahe.
Te dy u rrezuam ne barin e njome ku lashta kishte bere te sajen dhe ndjeva lageshtine te me lagte rrobat.
Ishte nje dite e bukur me diell aq sa duhej te mbyllje njerin sy qe te dalloje mire pemen e qershise, per tu siguaruar qe ishte akoma aty.
Dhe gjyshja doli ashtu sapo degjoi qenin dhe filloi ta therriste Leh Leh, tunda koken duke qeshur
Nena ime kishte kete vesin te ndryshonte emrat mbase varej ngaqe ish analfabete.
Si fakt qendronte qe ime gjyshe po mbijeton akoma si analfabete 80 e kusur vite dhe eshte e lumtur.
Ka mesuar oren dhe leket ato po, dhe ishte mjaft skeptike kur ne te vegjel donim ti numeronin ca qindarka me pak.
Vuri doren ne balle, Ina tha dhe vuri doren ne zemer, vrapova drejt saj ndersa floket ishin bere pis
ama vinte era qershi, vrapoja ndersa Hel vinte pas meje, e vinte akoma aroma qershi.
Nena i thashe dhe fillova ta puthja e ta perqafoja i shkelqyen syte me vuri duart n e faqe pastaj me shikoi me dyshim
cuditerisht je ore fikse kur eshte koha e qershive
Ti e di nena, qe marmalates tende me qershia nuk i rezistoj dot.
Tundi koken dhe eci e para ndersa une e ndiqja ndersa vinte aroma qershi, aroma lumturi, aroma pafajsi.
Mu kujtua ne nje nder 8 shkallet qe do ngjisja kur isha e vogel thyeva dhembin e pare dhe sot e kesaj dite
me mungon nje trekendesh i vogel mikroskopik dhe gjyshja me thote te njejten gje cdo here qe ve kemben aty , kujdes te keqen nena.
Atehere une i hidhja nje krah ne qafe dhe e puthja fort.
Ky ishte riti yne i perhershem. U ulem ne ballkon ndersa une isha perballe saj qe syte dielli te mos ia vriste.
Aty vinte aroma portokalle keputa nje gjethe dhe e vura mbi buze, cuditerisht cdo arome ne kete vend me kujtonte Drenin.
I tregoja per shkollen per pasticerine qe spo ecte dhe aq mire ama me pasion e teknikat e saj do ia dilja.
Ajo tundte koken e pastaj me nje shikim ku fillova te qeshja tha e ndonje djale te keqen nena
Akoma jo i thashe duke keputur portokallen me te vogel, seshte akoma momenti jam sh e zene.
Ah mire tha duke u ngritur duke psheretire me nje dore ne kurriz e ndihmova te ngrihej dhe shkoi ne kuzhine
E perqafova serish gati me syte e perlotur, po plakej cdo dite e me shume e une skisha cte beja.
Nene vjen era marmelate qershie i thashe, mos me thuaj dhe vrapova ne kuzhine
Po valonte marmelata e qershise dhe mora lugen direkt ta provoja avash tha por ishte teper vone sepse une futa lugen
dhe gjuha ime u be insesibel ne 2sekon da. Fillova te fryja dhe ndersa beja fresk me dore u ula n e kolltukun e saj qe tundej
Keto i bera per ty tha e nxori dhe ca biskota, nene si analfabete qe je ti ia din mire recetave
Drejtoi lugen ne shenje kercenimi por pastaj buzeqeshi.
Ishte gjithcka perfekte ashtu sic e kisha lene nder vite. Dolem ne ballkon serish ndera ajo solli marmelaten e fresket dhe biskotat e bera .
Do e falesh nenen tha?
Pse i thashe gjithe cudi dhe degjoj te kolliturat e atij
Ngriva dhe biskota me ngeli ne fyt , ku ti le keto tha.
Ne kuzhine i tha nena , ndersa Dreni ecte me koken pas, kishim plot 20 vite qe nuk shiheshim dhe atij si besohej.
U kthye dhe po shikonte akoma i habitur, ke ngelur akoma i njejti femi qe qante pasi me jepte lule i thashe dhe qesha ndersa ika drejt tij
me nje efekt te cuditshem ne stomak. Nenqeshi dhe gjyshja jote me kerkoi nje ndihme te vogel, dhe gjyshja u ngrit me pretekstin qe ishte lodhur
e do shtrihej.
Mora nje biskote dhe e futa te gjithen ne goje keshtu sdo kisha mundesi te pergjigjesha ndersa ai me pyeste, pastaj qeshi dhe tha
eja ikim atje. Me mori per dore dhe u nisem drejt pemes.
Vinte aroma qershi dhe ai me mbante doren cdo here,te kujtohet tha
dhe keputi nje lule ndersa e vuri pas veshit
Kesaj rradhe u skuqa une ndersa ai buzeqeshi dhe u degjua zeri i gjyshes ne ballkon
eh si rriten femijet ehhh.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Te lexuarit eshte mire,te degjuarit me vemndje eshte kultur,te shijuarit e nje kenge eshte permirsim akustik,mes moqalit te kesaj bote.E shume e shume gjera te tjera ,na permirsojne.
Por ka nje dicka ,qe mua me pelqen ta quaje,'pertej"
Pertej,te lexuarit,pertej,te degjuarit.pertej asaj qe shihet,qe mbillet dhe korret..
Pak me pertej,pertej membranes,te te thenurit apo degjuarit nga shumica,te thenit apo gjykuarit nga kopet..
..pak,pertej...
Pertej,aty ku shpirti yt gjene kreativitetin e te qenurit.."unik"..
Po nuk dole pertej,per te zbritur shkallet brenda vetes,per te perdhkedhelur ato mendimet e tua, ne brendesi..ti ujisesh ngadale me perkdheli .Pastaj ti nxjerresh ne siperfaqe,nepermjet shkallve zanore,neper buzet e lageshta.drejte kesaj bote te cjerrur.
Te cjerrur,ne ze,ne mendime,ne imitime.
Por ti nxirri,mos ke frike,do jene unike,tuat.
Do jene te brishta fillimishte,dhe ndoshta shume S"do i kuptojne,do tentojne ti lendojne apo paragjykojne.
Por mos u frikso,kopet jane gjithmone vetem nje britme e lexuar barbarisht,te indukutuara mizorisht,nga zerat e mykur,kohore,virusogjen dhe tendencioz.
Te lutem ec pak me pertej,paksa,aty ku ti takohesh me veten,aty ku mendimi yt,linde,aty ku dielli rrezaton ndarazi nga bota.vec per ty.
Ec,,pa frike, diku pertej,,pak me pertej...takoje veten,puthe dhe adhuroje,njihe ate dhe stimuloje ne origjinalitetin e saj.
Vetem ne ate "perteje"ti do jesh,nje qenie origjinale,mes nje mase voluminoze te mbushur keqazi dhe pa cilsi.
Te lutem ec dhe pak me pertej..pertej cipezave te tendosura qe te rrethojne,,kaloje dhe dil pertej,per te takuar veten tende,nepermjet saj do shijosh boten,dhe do fillosh te jetosh ne dashurin oigjinale tenden...

Do takohemi nje dite,apo nje kohe,diku pertej.. Te lutem eja!!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Me mahnisni,me dhuroni qetesi,ma beni koken te rende.
Ju pergezoj sinqerte pjesmarres te temes.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

kur mendimet nuk respektojne rradhen.

Ca zerave nga larg .. shume larg ..
nuk ju kuptoja fjalet e embla ne ritem melodioz ...
pastaj heshtje qetesi..bote e ndaluar ..gjume pa njeri!
Mendimet shtyheshin mes tyre ne rradhe , me te fortet me berryla nxirrnin nje ide, nje shqetesim,
kerkonin vyrtytet e verteta ti kishte aty...
nga fundi pa te drejte kundershtonin per te krijuar qetesi ,per mos te shqetesuar asnjeri..
Dhe ja me i forti i mendimeve qe gjuha si rri mes dhembeve te kujton me ushetim qe mund te kesh gjithcka e asgje njekohesisht..
Me ne fund pak qetesi, diku nga ana e te qenit zgjuar me kujtojne qe jam dhe pikerisht kjo e fundit ka rendesi ,pa marre parasysh me ke,..ku,.. dhe si.. thjesht jam dhe po degjoj mendimet e trazuara tek perplasen pa rradhe e une kuptoj qe edhe kete here mbase ja kam dale..
Mbyll syte me pertese nen tingullin e hapave ...ndjej shikimet e vizitoreve mbi lekure e hesht.. ,por heshtja duhet te quhet nje privilegj pasi cdo mendim vrapon , ik, fshihet kur hapat njeh; kur zhurma e tyre behet gjithnje me e afert deri sa ndjen qe te shikojne e te thone.. hey po fle??...
mendimet pa rradhe qe perplasen , shtyhen, e te tyren thone me shpejtesi me bejn te hesht e ti degjoj perseri e perseri!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

djegjet-serbe-ne-kosove-1998.jpg


Ato ditë fjalëve u kishte humbur kuptimi, ishin tretur në humbjet e mëdha që kishim përjetuar. Albanin e kanë vra, Betimin rand e kishin plagos. Neve kishin vendos me na thanë që duhet me ik prej vendit, e qysh me ik? A duhet tash me e lanë edhe shpinë, rrugët ku jam rit, fjalët që me shokë i kemi thanë? E pse nuk po vjen edhe Rrezja, pse edhe familja e saj nuk po ik sikur na. A janë ata ma shumë trima se na? E pse neve nuk po na trimëron diçka, nuk po na jep zemër? A po ndoshta atyre askush nuk ia ka drejtuar pushkën, askush nuk i ka thanë me e lanë shpinë. Veç le të shpëtojnë, le të kryhet kjo dreq lufte, le të merr fund çdo gja. Sa ma shpejtë.
A ka me u kry apo? Kemi me qenë mirë apo? Kemi me u kthy dikur prapë në shpi, prapë me shokë me qenë bashkë, prapë me dalë me vrapu, unë e marrë topin, veç le të kryhet.
Daja tha që veç Zoti mundet me na shpetu, po mundohen me e fsheh prej meje çdo gja që po ndodhë për luftën e rreth luftës, po ama unë e di që jemi në luftë, e di që na largun prej shpisë, ama veç mos të na vrasin, shumë i ri për me vdekë. Gjyshja ka thanë që e kemi jetën përpara, kemi me e pas apo?
Mu po më mungon shkolla, janë ba 3 muaj që nuk po mundem me shku në shkollë. Mësuesi na ka incizu edhe ka thanë që ky ka me qenë kujtim i mirë për to, sa mirë jemi vesh atë ditë. Unë pata recitu për "Kosovën Republikë, ja me hater ja me thikë...". Në dreq të mallkum sa shumë po kushtojka kjo republikë.

Bazue në çaste të vërteta...

Kohë lufte, Prizren, Kosovë.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

djegjet-serbe-ne-kosove-1998.jpg


Ato ditë fjalëve u kishte humbur kuptimi, ishin tretur në humbjet e mëdha që kishim përjetuar. Albanin e kanë vra, Betimin rand e kishin plagos. Neve kishin vendos me na thanë që duhet me ik prej vendit, e qysh me ik? A duhet tash me e lanë edhe shpinë, rrugët ku jam rit, fjalët që me shokë i kemi thanë? E pse nuk po vjen edhe Rrezja, pse edhe familja e saj nuk po ik sikur na. A janë ata ma shumë trima se na? E pse neve nuk po na trimëron diçka, nuk po na jep zemër? A po ndoshta atyre askush nuk ia ka drejtuar pushkën, askush nuk i ka thanë me e lanë shpinë. Veç le të shpëtojnë, le të kryhet kjo dreq lufte, le të merr fund çdo gja. Sa ma shpejtë.
A ka me u kry apo? Kemi me qenë mirë apo? Kemi me u kthy dikur prapë në shpi, prapë me shokë me qenë bashkë, prapë me dalë me vrapu, unë e marrë topin, veç le të kryhet.
Daja tha që veç Zoti mundet me na shpetu, po mundohen me e fsheh prej meje çdo gja që po ndodhë për luftën e rreth luftës, po ama unë e di që jemi në luftë, e di që na largun prej shpisë, ama veç mos të na vrasin, shumë i ri për me vdekë. Gjyshja ka thanë që e kemi jetën përpara, kemi me e pas apo?
Mu po më mungon shkolla, janë ba 3 muaj që nuk po mundem me shku në shkollë. Mësuesi na ka incizu edhe ka thanë që ky ka me qenë kujtim i mirë për to, sa mirë jemi vesh atë ditë. Unë pata recitu për "Kosovën Republikë, ja me hater ja me thikë...". Në dreq të mallkum sa shumë po kushtojka kjo republikë.

Bazue në çaste të vërteta...

Kohë lufte, Prizren, Kosovë.
Me mbushi syt me lot.. faleminderit qe ndave me ne ndjenjen e atyre viteve qe aq e gjalle eshte edhe sot.. shume e bukur vertet.. te flet shpirti.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Mengjesi u shfaq i zymte , me zymtesin e tij perfitova vendosa te behem er per te larguar ret ne ket qiell te mbyllet ku ererat perplaseshin me furi. Nje mendim i pershpejtuar i marre padrejtesisht ppr me bindje. Zoteria me mjeker me hapi deren e makines me nje pytje te pershpejtuar per adresen sikur kishte frik mos do i largohej klienti i rradhes... me pa me aq cudi ishte aq afer.rruga e shkurter nuk i lejoj te hapte biseda por syte e tij te vegjel vidhnin ne pasqyre veshtrime plot kureshtje...ne te djathten time pemet ngjanin me thysa , te mbushura me pucrra te gjelbra qe neser do beheshin gjethe.. oksigjen!!.me ne fund zbres me ngjau aq larg zhurma e celsit me gervishti timpat nje gerrc gerrc qe nuk perfundonte , hedh canten ne hyrje e gjithcka heshte, Sa do doja te ishte lajka te me priste me topin e tenisit ne goj..
Ndez pc e mbyll kameren mos te mernin imazhin tim shikoj prinderit, motren ne kete te diel ..te tre ishin aq mire e si gjithmone me aq te reja e aq buzeqeshje .me treguan se kishin pare shfaqjen "zbutja e kryeneces"e babi kishte dashur ta shikoja edhe une....sa shume gjera humb fshin largesia, ndarja.. por ato jan mire mendoj e kjo ka rendesi . Mbyll cdo komunikim me boten dhe pasi i hedh nje sy te rejave mbi punen kuptoj se edhe kush ka gjithcka i mungon dicka. E mua me mungoni ju , me mungoni te tre e sikur te degjoja zemren ne kete moment do therrisja burrin me mjeker per ti dhene nje adrese aq te afert e qe eshte aq larg!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

T'kam dasht ne tana format e mundshme.
T'kam dasht sic era perkdhel gjethet,sic shiu i lan lotet e tyre tek bien ne vjeshte.
T"kam dasht ,ne netet e acarta,duke u lutur qe buzet e tu te jene te njoma nga jeta e dashuria.
T"kam dashtun ne ditet me vape,e kur te tjeret zhvisheshin nga i nxehti,une vishesha me kujtimet e tua nga i ftohti.
T"kam dasht shume, ma shume se vete dashnia e librave,apo e shkronjave te romantikve.
Ku derdhin sperma seksuale shpesh here, per ti dhene jete copzave te tyre romantike.
E pastaj i servirin si dashni...
T"kam dasht pa mase,jasht cdo kohe ,,
T"kam dashte ne ate kohen time,qe su ba kurre edhe e jotja!!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

...E vesha trupin me aromen e petaleve, te luleve te pertokallit,as se dija se ku do me conin kembet,ne hapat qe ne heshtje dukeshin qe komunikonin disi pergjumshem me njeri-tjetrin.
Mendimet e pergjumura akoma, te sheqerosura nga ajri i fresket mengjesor,shpurshpuriteshin te ndjenin rrezet e para te diellit.
Qe nga ana e ti,dukej mjafte potent ne lindjen e ti ndriquese.
Perhumbesisht tek hapat tashme kishin filluar te bisedonin se ku do shkoja,shikimi u ngjit lart,duke kaluar ajrin pak sa te ftohte te ketyre ditve marsi,per te shijuar vijen e kalter qe bashkon qiellin dhe token.Oh nje dashuri te ndjesh se si trupi dashuron natyren,se si frymarrjet e tua jane pjese e universit,se si ushqehemi ,me shije universi.Edhe lulet e pertokallit tek benin perpjeke per te celur gonxhen e rradhes,ishin bere aq romatike,lozonjare dhe putheshin butesisht neper gjethet e jeshilta,qe here here u ankoheshin se perse na zini diellin duke qendruar jo rralle here siper tyre.
Gjethet te patundura dhe krenare,nga dimri qe si rrezoje dot, ju buzeqeshnin duke u tundur nen ritmin e eres,dhe duke pire kafen bashke me diellin qe tashme ndriconte i plote,dhe me shkelqim mbi to.
Shoqeria e hapave u be me intensive ne komunikimin e tyre,dhe perpara gjeten detin blu,aromen e fresket qe kishte arritur naten nga brigjet pertej.Syte te clodhur dhe plote deshire per frymarrjen e rradhes,u perhumben ne blu-hen e thelle e plote jete,,,,,hapat qendruan te dy bashke per pak momente,duke biseduar me detin e qete dhe plot vitalitet,qe te kujtonte veprat e hershme antike te gdhendura ne nje muzeum te vjeter te braktisur nga njerzit por jo nga koha dhe dobishmeria e ti....
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Thuhet...thuhet se ne pytjet e erreta te Argjentines eshte nje vend i krijuar nga Perendite qe quhet 'Hene'
Thuhet se u krijua per te ngjisur femijet si frut i dashurise. Ne pytjet e erreta te Argjentines asnjehere sduhet ti kesh besim
ketyre bestytnive. Jane thjeshte mite.
Femijet ngjizen dhe ne kapana me kashte..aty ku dielli hyn fshehurazi. Vazhezat sduhet te ikin te presin majen e gershetit te tyre
qe te gjejne lumturine para syve.
Por kishte dicka qe gjithe banoret e zones thonin se ishte e vertete, nese kaloresi i vashesez se njome do vinte e do vidhte pak pluhur hene
asaj do i rrembente zemren. Skishte nevoje per parzmore kuaj te bardhe ushtri apo force fizike me shpaten ne dore
Mjaftonte te vente aty ti kerkonte Perendive pak pluhur dhe ajo do ishte e tij pergjithmone.
Eshte thjeshte nje mit.
Keshtu i thashe dhe une Zoterise se panjohur kur me solli nje grusht pluhur dhe une e mora ne dore duke qeshur.
Zoteria i panjohur ishte nje bastard i vertete nuk mund te shkembeja zemren time me pak pluhur Hene, asnjehere ne bote
Zemra ime do ishte gjithmone..

Ej dreqin ku vajti?
Ajo qe pulsonte fort ne kraharor ndersa vasheza merrte puthje ne hunde qeshte me pluhurin ne dore
Ku vall vajti zemra e saj?
Zoteria i panjohur buzeqeshte djallezisht ndersa kendonte me fishkellima kenge fitore
Nuk ishte kalores normal.Ishte nje kalores i zi qe vidhte zemra sa lart e poshte.
Ktheme zemren te rijap pluhurin!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

...Ishte nje mjegull nate,re te ngarkuara me erresire,qe zbrisnin deri ne cepat e humbur te shpirtit.
Frynte neper labirntha te tendosur mendimesh,dhe rete ngarkoheshin akoma me tej me erresire.
Hapat e nates ecnin butesisht mbi poret e lekures,neper kanatat e dritareve te mbyllura dhe pushonin ne cepin e nje gote siper tavolines qe kishte kohe qe qendronte gjysem bosh .
Vinte nje qetesi e humbur,qe dukej sikur ushqehej nga yje qe binin dhe shuheshin neper mjegullen e nates.
Syte perpleiteshin mes qerpikesh ,per te kapur diku ndonje copez hene te lodhur,apo ndonje yll mes erresires.
..Por jo!
Ishte koha e mjegulles,shpirtrat perpeltieshin ,gota gjysem bosh mjegullohej,nja tavull duhani dukej sikur ndezte nje cigare me vetvetes e saj.
E Gjithe kjo te kujtonte odeonet e zbrazur e te braktisur.
Pastaj timbera zeri,fjale te lodhura dhe premtime qe kerkonin kthimin ,sheqerosnin frymen qe frynte neper mjegullen e erret.
Buzet e nates puthnin pa meshire mjegullen e cmendur,qe nuk zinte vend,as ne trupin tend as ne trupin tim.
Ajo zhveshte kohen,kujtimet,zhveshte dhe ngrinte buzeqeshjet dhe po luftonte te ngarkohej akoma me shume me furtune.
Mjegullisht shtriva doren,neper abstraksioni e saj,nje copez leter preku doren time,germat e saj te coroditura filluan te ngjiteshin neper kapilaret e gjakut te dores.
Ndjeva ftohte,ndjeva qe mjegulla do e zhvishte trupin dhe erresira do me perpinte.
Struka duart,leshova letren ne dysheme.
Pastaj nja stuhi rendoj akoma me shume mjegullen,duke e coptuar pa meshire ne mijera copa te qelqta,qe binin ne forme bulzimi mbi turtuaret e lodhur dhe te boshatisur nga njerzit.
Ktheva koken nga gota gjysem bosh,putha nje copez mjegull ashtu si e dehur ,dhe kuptova qe mjegulla po humbte fuqin e saj.
Qielli kishte filluar te qartesonte ,ndjesin e kthjelltesis,,,dhe agimi shpejt do i jepte puthjen e vdeksjes mjegulles,,per te rifilluar nje cikel me tej,
Qetesisht mbylla dritaren e ballkonit dhe hapat iken si pa kuptuar drejt sallonit qe ushqehej me nje qiri te ndezur ne tavolinen e mesit...
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Sa here kam shtgetuar ne mebranen e syve tu.
Sa here jam zhytur ne oqeanet e shikimit tend,pa fjale.
Sa here te kam adhuruar dhe shijuar nen heshtjen e shkeqimit tende.
Sa here bashke jemi ulur per kafe,kur kohet zaptoheshin me erera dhe frynte e binte shi.
Sa here jemi pershendetur neper reren e vaket mbremjesh buze detit.
Sa here kemi thene miremengjesi jete
..,bashke perseri nen shkeqimin e heshtjes tende.
Sa here qe te shikoj me lotojne syte nga lumturia,i bukuri i imi diell.....
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Kam dicka per koheh..:)
E di sa te dua..!?
E di sa te adhuroj..!?
Ti e di..
Se ne perqafimet e tua kam rilindur mijera here .
Se ne frymarrjet e tua,jam ndjer e lumtur dhe e trishtuar..
Se ne damajt e tu ,kam dashur,vuajtur mesuar dhe lenduar.
Dhe ja,ku jemi perseri perqafuar denjesisht nen ritmin tend te stinve shpirterore.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Passion me duhet nje mendim i vaket per nje shkrim te vaket!

Ishte nje motel me pagesen ne baze te oreve. Zakonisht takoheshim tek parkingu i makinave ose tek hyrja e motelit
por sonte donte te me priste ne dhome. Mora celesat e se njejtes dhome, te cdo shtune te cdo jave ne oren 18:00.
Hyra ne dhome dhe ishte mbeshtetur tek parvazi i dritares sapo me pa e hoqi cigaren e dinte qe sme pelqente
por per dreq dukej aq fatale me ate cigare. I dashur tha e me hodhi krahet ne qafe me dha nje puthje epshore qe nuk e prisja
Rituali yne ishte ndryshe. Po critual them edhe une. Me ate mund te prisje cdo gje.
Hapa valixhen e vogel dhe nxora violinen time
Ajo serish vajti tek dritarja dhe vuri nen kraharor. Gjoksi i doli ne pah ndersa fustani i zi bente qe lekura e saj qumeshtore
te behej me cmendese. Mora fryme thelle dhe qesha me vete si idiot, asnje asnjehere sme kishte larguar vemendjen nga violina
asnjehere deri ate nate kur nata ishte si sonte.
U ula tek cep i shtratit dhe mbeshteta koken aty. Me kujtonte cdo here kur ajo me kapte koken e ma vinte tek kraharori i saj
e lehte me perkedhelte koken. Me cilen vertete beja dashuri?
Ktheva koken nga dritarja dhe vura re detin, ishte aq i qete. Vetem dy here e kisha vene re detin aq te qete, ate nate dhe sonte.
Hunda e saj qe shpesh i thoja kish hunde parisiene krijonte dritehije tek buzet dhe tek nishani i saj aty tek cepi i buzeve.
Ate nate kisha marre varken dhe cmendurisht i bija violines, larg fjaleve , njerezve. Dreqin mbi te gjitha larg njerezve.
Arrita tek ura e drunjte qe ishte bere strehe e vogel dhe kur degjova zhurmen e nje monedhe.
Edhe nje tjeter per mua artist dhe me shkeli syrin duke me treguar dhembet e bardhe.
Deti ishte aq i qete ate nate.
Hena ishte aq e bardhe dhe syte i shkelqenin trishtim.
Bera cmos qe shpirtin tia prekja me ato nota por ajo cigaren nuk e hodhi deri ne fund.
U njohem ashtu ndersa getat gjithmone te zeza ndryshonin vetem model.
I dashur po mendon te njejten gje tha me ate zerin sensual qe do roberonte dhe satanin.
I buzeqesha lehte dhe mora fryme thelle
Ndersa i bija violines si asnjehere me para mendoja per te.
Kishte fuqine te dominonte ndjenjat e meshkujve e te bente qe cmendurisht te shperthenin ne te njejten kohe.
Une e dija qe ajo meritonte me shume. Pertej fasades se buzeqeshjes apo motelit me pagese une e dija qe donte me shume
ndaj isha ketu per ti dhuruar pasion ne jeten e saj.
I dashur me tha serish, sonte ishte me magjik se asnjehere dhe u ul ne preher ndersa paturpersisht intimet nuk i kishte veshur
E mora rrembimthi dhe e shtriva ne shtrat, kurrizi i saj harkohej lehte dhe leshonte psheretima duke u permbajtur
Edhe pak..edhe pak e dija qe do clironte stuhine brenda saj, bresher shi dhe diell
I terhoqa lehte floket dhe i putha gjoket e qafen e mavijosur.
Buzeqesha me endja ishin akoma gjurmen e se shtunes se kaluar.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Perden e erresires se heshtur
Grisin jone zerash te mekur.
Te braktisur,
te pajete
Nen rrenoja
e shperthime.
Une, ti nga ekrani shikojme
Degjojme zera qe therrasin
Lutje nenash e Femijesh
Endrra pellumbash tek marrin vrapin.

Siri/Brunei/Gaza/Burma.... etj..
viti 2016
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ditet ishin merzitur njera me tjetren,duke u shtyre ne te ftohtit e dimrit.
Hapat ishin te ngarkuar tek mbanin palltot e trasha apo kapelet e leshta siper kokes…shallat vareshin si te zhgerryer rreth qafes apo buzeve qe ndjenin ftohte…
Shiu ishte I tendosur nen frymen qe fynte ,ret qe ngarkoheshin e shkarkoheshin nga rryma atmosferike,deget e pemve qendronin stoike ne zhveshjen e tyre ne pritje te nje shenje diellore ku te bulzonin sythet..
Muzget vinin pak te vrazhda sepse gjithnje zhvisheshin nga rruget e heshtura me pak kembsor dhe diku diku ndonje bori makine .
Ishin vetem disa tavolina ne nje lokal me punime druri,disa qirinje te ndezur neper tavolina e disa duar qe avulloheshin neper pasqryra xhamash ,falnin si pak ngrohtesi..ne keto net apo dit te ftohta dimri.
Gjithcka te jepte ndjesin e nje lodhje ne heshtje,artikuloheshin avuj frymarrjesh,apo tym cigaresh qe leshohej shkujdesuar nga hpat qe qarkullonin neper tortuare,neper stacione apo neper rrugicat me portokalle.
Ne fakt portokallet ishin e vetmi jorgan I ngrohte I ketij dimri,tak tuk kishte edhe limona, ndonje maderin,kokerrat e tyre ja benin me sy,dimrit,I buzeqshenin diellit sa here dilte,dhe sikur e puthnin megjithe dendesin e shpirtit tyre.
Keshtu ishin ditet e dimrit ne te shumten e ditve te ti,kaloja shpesh para lokalit te drunjet,ulesha ne nje tavoline ne cep,me shijonte kafia ne veranden e ti qe shtrihej dhe puthte element natyre, I vetmi vend ku shijoja te ftohti me nje embelsi thumbuese.
Kur them thumbuese kam parasysh,ate thumbimin e mendimeve qe lindin e abortohen nepr tru,apo ato perkdhelit njerzore tek bejne ciklin e tyre te lindje,vdekjes.
Po pyesja veten vdesin mendimet,puthjet,perkdheljet,miqesit apo dashurit?
Eh mesaduke po,
Sic vdesin ditet e dimrit dhe mbi to lindin ato te pranveres.
Sic vdes nje lule dhe ne rrenojat e saj linde nje tjeter.
Po atehere a vdesin ndjenjat njerzore?
Tek shijoja kafen dhe martohesha me mijera mendime te tilla,syt me kapen nje vazo te vjeter te drunjte ,,dheu I saj I lagesht kishte nje trandafil qe kishte filluar te krijonte gonxhe.
Ndeza nje cigare,dhe fillova te diskutoje me te.
O gonxhe e dashur,si udhtove neper kete diemer,si ishte ruga e jote deri ketu?
E pergjumur pak nga dimri I gjate,ajo hapi nje petale ,dhe filloj te me fliste per dashuri te fjetura.
Nje I dashuruar me puthi ne veren e hershme dhe une fjeta thelle,por ndjesia e asaj puthje me mbajti gjalle ne ngricat e forta,ne netet e gjata dhe ne indiferencen njerzore.
E pash dhe e adhurove,sa me fat paske qene I thash,ti paske njohur dashurin?
Po,me tha duke hapur dhe nje petale tjeter e gjitha ne te kuqen e dashuris,te gjithe e njohim .
Shtrije doren preke qiellin,shtrije doren preke petalen tim qe sapo lindi nga dashuria me diellin..
Shtrije shpirtin dhe kuptoje tjetrin,shtrije shkimin ne ate lendinen me tej,dhe ndjeje ritmin enatyres tek dashurohen me diellin dhe lindin aromat e jetes..
E njohim te gjithe dashurin, perfundoj ajo duke buzeqeshur.
Pastaj,vazhdoj-me duhet te largohem nga ti per ne ngrohtesin e diellit,mos harro nese deshiron te me takosh,shikoje diellin dhe dashuria ime e kuqe do te ndricoje shpirtin tendn , ne perjetesin e nje pranvere ku lulzimet jane dashurit tuaja..
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

..nuk ishte kohe,nuk ishte as dite,as nate,,dhe as moment...
Po atehere c"ishte?!
Mos ishte shpirti qe vertitej mes asgjes dhe gjithckas.
Mos ishte nje rrebesh nga nje qiell i nxire dhe qe goditej nga mijera rrufe, qe gjuajne pa pike meshire,ne mesin e nje dite qe tersisht i ngjan nates..
Cfare ishte?
Mos ishte nje vetmi e nje nate pa dite,pa diell dhe qe nuk pret agim..
Po si mund te depertosh dhe te jetosh neper naten e nje mendimi pa fund,neper trishtimin e nje mendimi te asgjes..
Po c"jane keto copeza xhamash qe njehere te ngjajne si copa antike te ardhura ne shpirt paqesisht,pastaj shkelqejne duke te gjakosur tere pamjen para syve,ne te ikuren e tyre drejt nje kohe, qe s"do kthehet me,,,...
Cfare ishte?
Apo ishte ajo cfare shpirti mbjell pa lejen e llogjikes, ne nje pellg spontan,ku as ti nuk guxon asnjehere te hysh brena ,dhe te pyesesh. C"behet aty,?,kush ka munges,mall apo ndjen nostalgjii..?
Nuk ishte asgje..
Jo jo, asgje! Qetesia do vij bashke me mendimin e rradhes,qe do linde diku neser,ndoshta ne te zbardhur drita ,,
Ne fund te fundit une e kam adhuruar gjithmone veten, tek pret te gjithe damaret e saj,duke i shkuar prekjes se nje ndjesie qe te djeg me ngadale.Te djeg si nje muzg i ftohte ,ku catit e shtepive ngrijne akull.dhe ti je copa e rradhes qe do ngrish nen shijen e nje nostalgjie te embel. Eshte ajo ndjesia kur pas vdekjes gjithmone ringjallesh..e kjo te bene te dashurosh e ridashurosh ,veten dhe jeten...perseri,,,
Cfare ishte?
Asgje! Disa hapa ikje te nje mendimi te paqarte!
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

...uhh ,nga njehere me lodh heshtja brenda vetes,
ke nevoje per nje mendim qe te zgjone,qe te bene te ndjesh dallge.
Eshte si puna kur je duhangji,dhe pas nje dreke te mire,apo nje peisazhi qe te mbush shpirtin ne natyre,deshiron te ndezesh nje cigare.
Sikur shija e tymit koklavit mendimet,te rreshket shikimet dhe i bene ato me te thella,
Heshtja e gjate ne vetvete nuk eshte dhe aq e paqte,sepse sjell gjithmone stuhi ne momentin qe do trokas pas saj.
Eshte si puna e stinve,deshem s"deshem ne, ato vallzojne duke lene vendin njera-tjetres.
Keshtu dhe mendimet tona,ne nuk i roberojme dot ato.
Ato falen tek njera-tjetra, duke rilindur ,tjetersuar , huazuar dhe pershtatur me kohen dhe dukurit e saj.
E ne fakt,ka mendime qe te merr malli ti perjetosh ne te njejtin intensitet si dikur.
Por kjo tashme nuk ndodh ,se koha nuk fale!
Ah me ka marre malli per dicka qe me bene te mendoj ne tre dimensione kohe...dje-sot-neser,,ndoshta perseri do i rikthehem vetvetes..qe t"ia rrukullis heshtjen ....
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

..tash qe koha po iken,e ditet po na largojne krejt ngadale e pa rrebeshe fjalesh.,tash qe duart e mbushura me kujtime i shperndajme neper ajrin e shpirtit,tash mundemi me qene te lire.
E di ate lirin e nje nate te qete me yje ne bregdet,apo te nje pikniku ne mengjes heret,kur zogjte kendojne e gjethet fershellejne...duke te dizenjuar abstraksione jeshilleku ,eshte aq e paqte e mbushur me jete.
Tash mund t"jemi krejt te lire,krejt te shkujdesur ne hapat qe po na largojne per dite e me shume.
Largohemi nga e djeshmja,largohemi nga nje mik,lagrohemi nga nje kujtim,largohemi edhe nga vuajtjet..
E di shpesh mendoj qe,ne vec largohemi,largohemi nga cdo gje.
E ne fund vete jeta na largo ,duke na denuar ,qe mos t"jemi me aksesor i saj.
Tash mundemi me qene ma larg se asnjehere,por dhe me afer se asnjehere,mjafton te ndalosh nje dite,nje cast dhe ta dashurosh ,sic ne dashuronim dikur momentet tona.
Tash jena te lire,.....
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Eshte aq keq kur pi nje caj me nje filxhan gjigand qe rrotullon ne duar.
caji i ngrohte por ti ke gjithe kohen e botes qe ta ftohesh ne gjithe kete vape
e pastaj ta pish duke degjuar ate refrenin e muzikes qe dikur te pelqente.
Ate refren qe duket si disku i ngecur e nje discomusic te viteve 70.
Degjon ate refren dhe ne menyre te pavullnetshme buzeqesh neenyre te trishte dhe thua e ai valle?
Ai qe te mesoi te shijoje cajin e ngrohte ne kohe vape a thua e mban mend ekzistencen tende?
Dhe ajo muzike vazhdon e e vazhdon sa je gati te ngrihesh e acaruar te kapesh per fyti kamarjeren e ti bertas me surraqe ta
heqe ate thike nga plaga thjeshte duke ndalur muzike .
Mbushesh thelle me fryme. Dhe kur mbyll syte per dreq te shfaqet buzeqeshja e tij kur e njohe per here te pare
A sme thua nese malli te ka marre valle? Nese neteve te tua me deshiron ndonjehere?
Nese per nje moment pushove se qenuri egoist dhe me solle ne mendjen tende?
As me thua nese je penduar ndonjehere qe nje cupeline dashurove?
As me thua nese akoma jemi ne te njejten vije dhe ndihesh sic ndihem une
por si cupeline qe jam ke bere nje ngerdheshje ironike?
Disku tani ka nje ze te cjerre. Mesa duket po mbaron.
Mbeshteta koken tek muri sepse mbeshtetesja e karriges ishte sh e vogel.
Sa e paqendrueshme. Sa e ftohte. Sa bosh.
Si nje Rozafe e denuar. Sa pa ndjenja.
Disku mbaroi dhe e lumtur kalova dhe gllenjken e fundit te cajit te shpifur
sepse ty sdo te kujtoja me.
As kur te ngrihesha nga karrigia fiks pas 1 minuti ndersa ti ngriheshe duke kercyer cdo here.
As kur do zbrisja shkallet e do te kujtoja ty qe do i merrje dy e nga dy
As kur te hypja me makine e do i jepja ne te njejten menyre te cmendur si ty.
Ehh jo mesaduket. Refren muzike i mallkuar.
 
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Si nje adoleshente ne nje bote te pakuptime. Endesh pa rreshtur me perqafime te huazuara.
Ne kerkim te emocioneve dhe heshtjeve ku buzeqesh ne menyre te ndrojtur cdo here.
Aromat qe ferkohen njera me tjetren dhe ajo perkedhelje duarsh.
Ne mesin e turmave ndjen duart e tij dhe ashtu ne menyre instiktive lekuren qe lehte te pickohet
Jo mbase nuk quhet pickim...eshte thjeshte nje perkedhelje e theksuar.
Ndjej fytyren qe merr ngjyrat e purpurta dhe nuk guxon te shohesh syte e tij qe jane ne kerkim te studiojne cdo levizje tende
Belbezon disa fjale pa lidhje dhe mban frymen e lidhur peng me ato dreq ndjenjash qe te zene gryken.
Taman si nje adoleshente dhe pak aq vitesh , pas aq dashurish e puthjesh ngelesh gjithmone nje mur plot gur munguar
Nje mur gati ta rrezojne ato perkedhelje te pickueshme ndersa ty te dridhet zemra.
Mireserdhe ne boten adoleshentore serish vashez.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top