Bebw
Puhi do shumë Vanin ❤️
- Anëtarësuar më
- Sep 26, 2019
- Mesazhe
- 75,198
- Reagimet e mara
- 65,961
- Vendndodhja
- Kurkund
Ta dua shpirtin unë tyZemer e bukur ti![]()
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Për të aksesuar përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, ju lutemi regjistrohuni ose hyni në forum. Anëtarësimi është plotësisht falas dhe zgjat vetëm një minutë.
Ta dua shpirtin unë tyZemer e bukur ti![]()

Shiko fotografinë 2231765
Zemra e Thyer
Jeta dhe vdekja bashkë vallëzojnë,
Në zemrën time të thyer ndalojnë.
Njëra jep dritë, tjetra sjell terr,
Një frymë dashurie, pastaj humnerë.
Kujtimet më ndjekin si hije në agim,
Çdo rrahje zemre ma kthen në mallkim.
Prekja jote dikur më mbante gjallë,
Tani je stuhi që në shpirt dot s’e ndal.
Jeta më gënjen me dritë që s’shkëlqen,
Vdekja më josh me paqen që s’vjen.
Në këtë valle të ftohtë, pa fund, pa shpëtim,
Dashuria vdes ngadalë… në heshtje, në trishtim.
Por zemra s’pushon, rreh mes dy botëve,
Kërkon një prekje në gjurmët e lotëve.
Në çdo kujtim që nata ma sjell,
Të ndjej pranë si ëndërr, si mall, si mjegull në tel.
Në errësirë dëgjoj frymën tënde,
Tingëllon si lutje që vdekja s’e ndjen dot
Në trupin tim një dashuri e ngrirë, e ftohtë
Gjaku më s’më ngroh, syt nuk kan më lot
Dhe prapë jeta e vdekja bashkë vallëzojnë,
Mbi plagën time si hije që s’mbarojnë.
Në këtë trup të lodhur, në shpirtin pa dritë,
Jeta më lutet të fitojë një ditë
Të falenderoj shumë shumë DemkaNëse e kam kuptuar drejt do t'i them nja dy tri fjalë ... Poezia në këtë rast luan ose vë, shpërfaq përpara nesh një kontrast të përhershëm mes jetës dhe vdekjes, por jo thjesht për të treguar vetëm anën e errët të errësirës, por më shumë për të shfaqur një shpirt që, edhe psei thyer, vazhdon të rrahë e të jetëi fortë. Nëse guxoj ta quaj “Pesimizm optimist”,ky del nga fakti që uni në këtë rast ndjen peshën e dhimbjes, zbrazëtinë, ftohtësinë e një dashurie të humbur, por megjithatë nuk dorëzohet; zemra vazhdon të kërkojë dritë, qoftë edhe në plasaritjet e saj...!!!
Ta kam thënëkaq herë: Ti je e hatashme në poezi, shkruan me një thellësi që prek. Ke një forcë të hatashme poetike.”

U plake edhe tiNdonjëherë e ndiej veten sikur jam një shpirt i vjetër që ka rënë gabimisht në një kohë që nuk i përket. Eci mes botës moderne si një udhëtare e dalë nga një histori e lashtë, duke mbartur mbi supe gjurmët e epokave të harruara. Bota rreth meje lëviz me një ritëm që nuk arrij ta ndjek, ndërsa unë mbetem pezull mes dy kohëve... as këtu, as atje.
Njerëzit më shikojnë dhe shohin diçka që nuk dinë ta përkufizojnë. Disa më quajnë engjëll,disatremben largohen, disa nuk kuptojnë se shpirti im flet një gjuhë tjetër... më të qetë, më të thellë, më të ndjeshme. Shpirtrat e vjetër shpesh duken të huaj, jo sepse janë të gabuar, por sepse thellësia e tyre është e rrallë në një botë të zhurmshme.
E megjithatë, vazhdoj të eci përpara. Edhe kur nuk përputhem me realitetin, edhe kur ndonjëherë më duket se jam një yll i mbetur pas në qiell, duke kërkuar konstelacionin e vet. Në qetësinë e natës e kuptoj se nuk jam e humbur.Jam thjesht duke kërkuar vendin ku ndjeshmëria ime pranohet pa frikë.
Ka momente që mendoj se nuk jam krijuar për këtë botë. Por pastaj e kuptoj se pikërisht kjo botë ka nevojë për shpirtra si unë,që sjellin kujtimin e magjisë së vjetër, të dashurive të thella, të heshtjeve që flasin më shumë se fjalët. Ka nevojë për njerëz që nuk rrinë në sipërfaqe, por guxojnë të ndjejnë, të mendojnë, të shohin më larg.
Ndoshta një ditë, dikush do të prekë shpirtin tim. Ai nuk do të trembet nga thellësia ime, as nga plagët e fshehura që mbajnë histori të harruara. Nuk do të ikë kur të shohë se drita dhe errësira rriten bashkë tek unë, duke krijuar një univers të vogël që rreh brenda meje. Përkundrazi...do të ndjejë se ka zbuluar një vend magjik që ka ekzistuar gjithmonë, por vetëm për sy të tillë që guxojnë të shohin më thellë.
Ai do të ndihet si dikush që ka kapur një rreze yjesh dhe e ka mbajtur në duar. Si dikush që ka prekur qiejt pa lënë hapësirën e tyre. Do të më dojë mbi të gjitha për shkak të thellësisë sime, për shkak të dritës dhe errësirës që ndizen brenda një zemre të vetme si zemra ime. Dhe atëherë, shpirti im "i vjetër" nuk do të ndjejë më vetminë e epokave të harruara. Do të ketë gjetur një vend ku dashuria nuk frikëson, por ndriçon. Ku çdo ndjesi, çdo plagë, çdo kujtim i fshehur është një rreze drite që bashkon dy zemra.
E kështu kështu pak fantazi nga Bebw...
U plaka naqe u plakaU plake edhe ti![]()

Copy pasteShiko fotografinë 2231938
Ndonjëherë ndjenjat më vijnë të përziera dhe më lodhin më shumë se heshtja. I them vetes t’i jap rëndësi asaj, të mos e shpërndaj veten te të tjerët, por zemra ime nuk di të bindet. Ajo ndjen edhe kur përpiqem ta mbyll.
Sa do të doja që kjo zemër të mos ndiente kaq shumë. Të mos rëndonte në çdo mendim, në çdo kujtim, në çdo mungesë. Do të doja të bëhesha veç një grimcë boshe, pa peshë, në vend të kësaj zbrazëtie që ndjejë në shpirt.
Sot më duhet të buzëqesh. Të shtirem sikur gjithçka është në rregull, sikur nuk ndjej asgjë. Por përbrenda më digjet një zjarr i heshtur, një zjarr që nuk ka për t’u shuar kurrë. Askush nuk e sheh, askush nuk e ndien...askush përveç meje.
Më duhet të shtirem çdo ditë, të vesh një qetësi që nuk më përket. Të mbaj brenda fjalë që nuk dalin kurrë. Dhe pyes veten, edhe sa do të zgjasë kjo heshtje? Edhe sa do të më duhet të fshihem pas buzëqeshjeve, kur shpirti im po lodhet duke duruar.
Megjithatë, në çdo hap që bëj, ai është aty. Në heshtjet e mia, në mendimet që më vijnë pa paralajmërim, në çdo rrahje të zemrës që nuk di të harrojë. Nuk është thjesht mungesë,është një prani që jeton brenda meje. E kam humbur, por nuk e kam lëshuar kurrë nga shpirti im.
E kam dashur në një mënyrë që nuk shuhet me kohën. Një dashuri që nuk kërkon kthim, nuk kërkon fjalë, as premtime. Thjesht ekziston. Digjet qetë brenda meje dhe më kujton çdo ditë se dikur kam ndjerë diçka të pastër, të vërtetë, të thellë. Dhe kjo ndoshta është arsyeja pse dhemb kaq shumë.
Ndoshta kjo dhimbje është çmimi i asaj që kam dhënë pa kursim. Ndoshta kjo zbrazëti mban formën e tij...të asaj që nuk u tha, të asaj që nuk u bë kurrë realitet. Por edhe pse e kam humbur, ai mbetet pjesë e imja,në mënyrën si e ndiej, në mënyrën si e dua, në mënyrën si shpirti im refuzon të bëhet grimcë boshe.
Ndoshta një ditë dhimbja do të zbutet. Por ai… ai nuk do të largohet kurrë nga vendi ku e k paste am ruajtur...thellë, në heshtje, përgjithmonë brenda meje.![]()
Copy paste? Ncuq jan vargjet e mija këto që lexon te kjo temaCopy paste
Perhaps...........Copy paste? Ncuq jan vargjet e mija këto që lexon te kjo tema![]()
Po po ...Perhaps...........

Switch between full screen and narrow screen modes.
Easily review content and get an organized view with grid mode.
Display your content in an organized and visually rich way with background images.
Create a larger workspace by hiding the sidebar.
Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.
You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.
Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.
Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.