Merret vendimi/ DASH: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen NON-GRATA për të hyrë në SHBA


lg.php

lg.php

lg.php

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të shpallë “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu hyrja në SHBA do ti ndalohet dhe familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

lg.php

lg.php

Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Joe Biden, Anthony Blinken, i cili thotë se vendimet e Berishës “minuan demokracinë në Shqipëri.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
gdegherh4rh4h


/Fastnews
 
Nuk te zhgenjen kurre.....

Hedh ne gjyq per shpifje sekretarin e pare te SHBA ,ne nje gjykate ne Paris, njeriu qe nuk ka pranuar kurre te deshmoj para nje gjykate shqiptare.
Kerkon prova nga Shteti Amerikan ,njeriu qe shpif dhe akuzon cdo dite duke u fshehur pas qytetarit "dixhital" , perbalt cdokend pa publikuar kurre proven me te vogel

Artan Hoxha
 
Nga Arben Duka

Botuar në DITA



O Sali Berisha,
mbreti i zullumit,
më në fund ta prenë,
masën e kostumit!

Sot u bë e kryer,
që të zuri flama,
për këtë me kohë,
ka punuar Rama!

Kur të thosh me tallje,
o yll i karvanit,
po ta mbajti suma,
kalo oqeanin!

Menduam se Rama
Të harroi o trim
E mbajti premtimin
Menduam gabim

Ta puthësh në ballë,
vetëm një “non grata”,
shkofsh atje ku dita,
është njëlloj si nata!

Me ty u sos puna,
të futën në thes,
ç’do bëhet me tjetrin,
që për tyja vdes!

Na thotë-se Saliun,
e kam debulesë,
ndaj sot i ka ikur,
fare mëndje e kresë!

Me sa duket letrat,
po ja bëjnë gati,
që mos ndahi kurrë,
o Sali lugati!

Shqiponjat e malit,
janë bërë si trumcaku,
për të nusëruar,
nga vjeshta tek SPAKU!

Amerikë e Madhe,
s’të vret me raketa,
se dhe peshkaqënët,
di t’i kapë me rrjeta!

Zgjedhjet s’kanë mbaruar,
o Sali kodoshi,
mos e merr mandatin,
si ç’e bëri Doshi!

Dhe Doshi-një ëngjëlll,
është para teje,
ti do jesh një humbës,
prej kësaj beteje!

Me kohë kemi shkruar,
si parapagim,
ti për këtë popull,
je kryemallkim!

Me ty shumë jam marrë,
ndaj më s’po e zgjat,
pleqëri të bardhë,
dhe jetë shumë të gjatë!

Dhe jetë shumë të gjatë,
o mortja Sali,
se kështu shumë vite,
do shkosh në qeli!

Në sistemin “bis”,
vetëm nuk do jesh,
atë “debulesën”,
aty do ta kesh!

Në një dhomë të vogël,
do jenë dy të marrë,
do këndojnë këngën:
“Baftjar-o Baftjar!”

Ti mbase s’e di,
që është kënga ime,
thonë që të ndihmon,
nëpër izolime!

Se s’paske akuza,
sot ke pretendime,
po të gjithë t’i dinë,
ato qindra krime!

Këtu edhe gjetkë,
e dinë të tërë,
se çdo krim të mundshëm,
Sali e ke bërë!
 

PSE NË FRANCË?! Dy historianët britanikë kanë një përgjigje për “padinë franceze të Berishës”. Njeriu i shërbimeve franceze dhe UDB-së? Libri i ndaluar i James Pettifer dhe Miranda Vickers​


“Megjithëse Berisha kishte miqtë e tij në qarqet qeveritare të Parisit, kishte gjithashtu marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetë frankomasone në Francë, pjesa dërrmuese e opinionit ballkanik të Francës ishte kundër Berishës…”

Kjo pjesë është shkëputur nga një libër i dy historianëve britanikë Miranda Vickers dhe James Pettifer.

Në kohën kur u botua njëherësh në anglisht dhe në shqip, pra në Londër, Nju Jork dhe Tiranë njëherësh në 2007, pra në 10-vjetorin trazirave të 97-s, ishte libri më i bujshëm për zhvillimet shqiptare të dy dekadave të fundit.

Në Tiranë ky libër u përkthye nga Xhevdet Shehu, por menjëherë u etiketua si “libër i ndaluar”.

Ai kishte ardhur në shqip dhe pati efektin e një tërmeti, për shkak të disa të vërtetave të hidhura, që shqiptarët, megjithëse i kishin përjetuar intensivisht ngjarjet, ende nuk i dinin.

Sipas të dhënave të dokumentuara nga Petifer dhe Vickers, na del një Berishë krejt tjetër nga ai që luan aq fort me kartën e patriotit.

Në librin e studiuesve të njohur nënkuptohet se ish-presidenti shqiptar ishte “shumë pranë shërbimeve franceze”, shërbime të cilat ishin seriozisht të investuara në mbështetjen ndaj Millosheviçit dhe shpërbërjes së UÇK-së.

Në atë periudhë u arrestua Adem Jashari, heroi tjetër Zahir Pajaziti, ndërsa një skuadër me pagesë u dërgua në Tiranë për të vrarë Hashim Thaçin, por ekzekutuan gabimisht shokun e tij të dhomës gazetarin Hysni Vulaj.


Berisha ka studiuar në Paris i dërguar nga regjimi i Hoxhës që aq shumë e anatemon.

Më poshtë, pjesë nga libri që i jeo dhe një shpjegim “gjyqit në Francë” që ka përmendur sot Berisha duke tentuar të sfidojë të pamundurën: Një vendim të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur atë dhe familjen e tij persona të padëshiruar në SHBA me shkak korrupsionin madhor:



******



Rebelimi i 1997-s dhe Kosova

Nga Xhejms Petifer, Miranda Vickers

Ndërsa trazirat nuk po shqiteshin nga rrugët në kulmin e verës 1997 në Shqipëri, pak vëmendje po i kushtohej nga mediat ndërkombëtare zhvillimeve në Kosovë. Gjithsesi kishte një shqetësim të madh brenda kancelarive dhe selive të organizatave ndërkombëtare se kriza shqiptare mund të përhapej atje. Një pakicë diplomatësh të huaj të mirinformuar dinin se si ziente diaspora shqiptare dhe se ishin duke u shtuar kritikat ndaj politikës pacifiste të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shtetet proserbe si Anglia dhe Franca, që kishin lidhje të ngushta bashkëpunimi të shërbimeve të tyre sekrete me ato të Jugosllavisë, kishin marrë raporte shqetësuese nga Beogradi mbi armatosjen e shqiptarëve në fshehtësi. Para se rebelimi popullor ta vinte poshtë qeverinë e Tiranës në janar 1997, administrata e Berishës deshi ta përcjellë shqetësimin e saj te diplomatët e huaj për përkeqësimin e situatës në Kosovë.

Nga fundi i muajit, kryeministri Aleksandër Meksi lëshoi një deklaratë të përbashkët me ‘kryeministrin’ e Kosovës Bujar Bukoshi, ku dënohej politika e qeverisë së Millosheviçit dhe premtohej mbështetja e Shqipërisë për ‘rezistencën paqësore në Kosovë dhe të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për vetëvendosje’. Pavarësisht se në dukje ky ishte një reagim normal për situatën, dredhia që shfaqej në formulimin e deklaratës (ku nuk thuhej asnjë fjalë për UÇK-në, as pranohej njohja e ekzistencës së saj) mund të ilustrohet nga fakti se në javën pasuese, 16 shqiptarë do të gjykoheshin në gjykatën e qarkut të Prishtinës për pjesëmarrjen e tyre në UÇK. Në të vërtetë, koha për zgjidhje paqësore kishte ikur, ndaj dhe hendeku midis qeverisë së Berishës dhe udhëheqjes kolaboracioniste të LDK-së nga njëra anë, dhe realitetit kosovar nga ana tjetër, po thellohej dita-ditës. Madje dhe barrierat e vjetra midis krahëve ‘pacifistë’ dhe ‘militantë’ në lëvizjen kombëtare kishin rënë.

Në bashkësinë e pasur dhe të fuqishme të diasporës zvicerane, gazeta shqiptaro-zvicerane ‘Rilindja’ me pronësi kosovare, por e kontrolluar nga LDK-ja, ribotoi një artikull të vijës së ashpër të periodikut ‘Çlirimi’ të Lidhjes Kombëtare për Çlirim Kombëtar (LKÇK) të 23 janarit 1997, ku i mëshonte çështjes së luftës. Ishte kjo një shenjë e rëndësishme që shtypi i deriatëhershëm i bindur i LDK-së nuk do të pranonte më tej vijën e udhëheqjes së LDK-së.

Në terren, në fushat dhe pyjet e Kosovës, ndërkaq, konflikti po intensifikohej. Kosova verilindore ishte një nga trevat më të fuqishme nacionaliste dhe strukturat serbe të sigurimit ishin drejtuar aty nga shumë zona të tjera në fillim të vjeshtës së vitit 1996. Në ditët e fundit të janarit, policia serbe zuri pritë në një urë pranë qytetit të Vushtrrisë dhe vrau tre drejtues të rëndësishëm të UÇK-së: Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun. Në këtë kohë në shtypin ndërkombëtar kishin filluar të botoheshin disa artikuj për armët që kosovarët blinin në Shqipëri. Po në këtë periudhë nisën edhe një sërë kontaktesh politike në marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë, që në të vërtetë i vunë të gjithë aktorët politikë të Tiranës dhe ata ndërkombëtarë përballë pasigurive të shumta dhe komplekse për vitin e ardhshëm dhe më tej.

Kjo buronte nga dy faktorë: nga prishja e marrëdhënieve Berisha-Rugova të cilat kishin dominuar tërësisht ligjërimin politik për Kosovën në Tiranë që nga viti 1992 dhe që pasoi me humbjen e pushtetit të Berishës, dhe së dyti, nga dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një forcë ushtarake vendore me sferë veprimi në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kopertinë e DITA, 20 shkurt 2013
Kopertinë e DITA, 20 shkurt 2013
Nga ana e vet, kjo solli një krizë në marrëdhëniet diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare me çështjen e Kosovës, e cila gjer atëherë ishte mbështetur te lidhjet Berisha-Rugova për ta orientuar çështjen e Kosovës në botën shqiptare në një drejtim të moderuar. Praktikisht kjo donte të thoshte se, që nga koha kur Berisha erdhi në pushtet në vitet 1991-92 deri në rënien e qeverisë së PD-së më 1997, të gjitha diskutimet zyrtare dhe veprimet në Tiranë ishin kufizuar në fushën diplomatike, ndërsa alternativa ushtarake e shqiptarëve të Kosovës kundër pushtimit serb ishte përjashtuar. Pas pranverës së vitit 1997, gjithsesi, shumë nga levat që mund të lëvizeshin nga NATO-ja dhe BE-ja për të nxitur aktorë politikë të veçantë në një drejtim të caktuar ose ishin zhdukur, ose kishin humbur ndikimin e tyre të mëparshëm.

Lufta për t’i dhënë fund kontrollit serb mbi Kosovën dhe rebelimi nëpër rrugë për t’i hequr Berishës kontrollin e Shqipërisë ndodhën si të thuash ndarazi, por në një kuptim tjetër paralelisht me rihapjen e çështjes kombëtare. Fillimi i ndërgjegjësimit mbarëshqiptar ishte duke u rritur në shumë zona të palidhura me njëra-tjetrën. Mbështetësit proserbë të Berishës në Britani u llahtarisën, ndërsa po jetësohej frika e tyre më e madhe – fillimi i një lufte të vertetë ushtarake për çlirimin e Kosovës nga pushteti serb. Si në Shqipëri, edhe në Kosovë politika ishte duke u larguar nga domeni i elitës politike – ose të paktën nga ajo pjesë që në perëndim konsiderohej si e përgjegjshme – dhe po kalonte rrugëve të qyteteve dhe fshatrave malorë.

Ky pasivitet i elitës asnjëherë nuk kishte përbërë tablonë e plotë të aktivitetit kosovar në Shqipëri, ndaj dhe për shumë vjet supozime serbe flisnin për një ushtri të fshehtë që ishte duke u formuar në Shqipëri me synim pushtimin dhe shqiptarizimin e Kosovës. Kjo ushtri thuhej se ishte vazhduese e kryengritjeve të zonës së Drenicës kundër aparatit revizionist titist pas Luftës së Dytë Botërore. Më tej krejt Kosova qendrore u bë një sheshbeteje për katër vjet nga shqiptarët që luftonin kundër ‘komunizmit’ të imponuar të Beogradit.

Organizata si Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), kjo e fundit e krijuar jo më vonë se viti 1982, duke pasuar demonstratat e studentëve të Prishtinës më 1981- po rriteshin në ilegalitetin politik. Ato e shihnin Shqipërinë si një shoqëri të lirë edhe nën sundimin e Enver Hoxhës, krahasuar me shtypjen kombëtare në Kosovë. Në periudhën e turbullt në Kosovë nga viti 1985 deri më 1990 kur Millosheviçi e përdori Kosovën si platformë për të marrë pushtetin, ra udhëheqja e atëhershme kolaboracioniste shqiptare e Partisë Komuniste nën drejtimin e Azem Vllasit, ndërsa boshllëkun politik e mbushi Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rugova ka pretenduar gjithnjë se gëzonte mbështetjen e pakufishme të të gjithë shqiptarëve të Kosovës për politikën e tij pacifiste, por në fakt kjo nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Në Kosovë dhe kudo, ata që e njihnin nga afër realitetin e Kosovës, ishin të ndërgjegjshëm se ky qëndrim i ishte imponuar atij nga rrethanat pas dështimit të madh të minatorëve të Trepçes më 1988-89. Por kishte gjithashtu gjithnjë nacionalistë parimorë në LDK që shprehnin privatisht nevojën për një forcë ushtarake kosovare.

‘Kryeministri’ i Kosovës Bujar Bukoshi kishte formuar një ‘Ministri të Mbrojtjes’ në të ashtuquajturën ‘qeveri në mërgim’ më 1991, dhe për një farë kohe deshi të kundërshtonte pacifizmin e plotë dhe paaftësinë organizuese të Rugovës. Bukoshi donte ta çlironte ‘Ministrinë hije të Mbrojtjes’ nga kontrolli politik dhe të përdorte talentet e ish-ushtarëve të shumtë dhe mjaft të aftë të shqiptarëve të Kosovës që kishin shërbyer në ushtrinë e vjetër popullore jugosllave. Por kjo ishte krejt e pamundur pasi udhëheqja e LDK-së e kundërshtonte atë dhe kishin mbisunduar pikëpamjet e Rugovës. Vetëm pak drejtues të LDK-së, si nënkryetari i Partisë Fehmi Agani, ishin në kontakt me udhëheqës të UÇK-së në Drenicë si Adem Jashari.

Jashtë Partisë, në mbarë shoqërinë shqiptare kosovare, një pjesë e militantëve nuk qenë kurrë dakord me bazat politike të LDK-së dhe përpunuan trashëgiminë e grupeve të vogla ilegale me besim në luftën e armatosur. Kjo e kishte nismën që nga koha e heroit të burgosur të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, dhe filloi të bashkohej pas 1992-shit me Ushtrinë Çlirimtare që sapo ishte krijuar.

Në këtë periudhë kishte disa grupe të vogla individësh që stërviteshin ushtarakisht dhe merreshin me sigurimin e armëve ku të mundnin. Por ishte dhe pjesa nacionaliste parimore në LDK që nuk pajtohej me strategjinë e udhëheqjes dhe që bënte çmos në nivele vendore për të ndihmuar rritjen e aftësisë ushtarake. Pas luftës në Kroaci, disa rekrutë shqiptarë të Kosovës dezertuan nga ushtria jugosllave dhe filluan përgatitjen ushtarake në Shqipëri për të formuar një forcë të re ushtarake.

Në këtë etapë, vetëm shumë pak njerëz ishin përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa emrat e komandantëve të ardhshëm si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Agim Çeku dhe Adem Jashari ishin krejtësisht të panjohur. Ata vepronin me emra të ndryshuar në disa formacione të vogla, ku Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës (LPRK) ishin me më shumë ndikim.

Por rrënjët e tyre shkonin thellë në historinë e vonë të Kosovës, që nga viti 1949 kur Enver Hoxha kishte kërkuar të krijoheshin grupe ilegale në Kosovë nën drejtimin e figurave legjendare si Xheladin Qira për të përgatitur terrenin për të luftuar kundër pushtetit të Beogradit. Kjo përpjekje më së shumti dështoi dhe e shkatërrua nga policia titiste. Nga pikëpamja ushtarake Shqipëria paraqiste mundësi të mëdha për radikalët e Kosovës pasi ajo ofronte një bazë të sigurtë për veprimet përgatitëse dhe logjistike që mund të ndërmerreshin.

Hapat e parë në këtë drejtim u hodhën në vitin 1991 kur një grup prej 54 kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë e Tiranës. Sapo kryeqytetet perëndimore morën njoftim për këto zhvillime, qeveria e Partisë Demokratike u vu nën një presion të madh, sidomos nga qeveria angleze, për t’i mbyllur këto kampe përgatitjeje dhe për të arrestuar personelin më të rëndësishëm. Mund të pohohet se qeveria e Partisë Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nënshtruar këtyre presioneve dhe duke vepruar kundër UÇK-së së sapolindur.

Qeveria e Partisë Demokratike nuk i respektoi të drejtat njerëzore të veprimtarëve kosovarë kur ajo ishte në pushtet. Themeluesi i UÇK-së, Adem Jashari, i cili do të martirizohej në mars të 1998-ës në Prekaz të Drenicës (në Kosovën qendrore), ndërsa krejt familja e tij do të shndërrohej në një legjendë që në ditët e para të luftës së Kosovës, ishte arrestuar dhe burgosur në Tiranë në vitin 1993. Zëdhënësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u burgos më 1996 dhe më vonë i shpëtoi për fije vdekjes kur shoku i tij i dhomës, gazetari Hysni Vulaj u vra nga një grup kriminelësh me pagesë. Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit të Llapit, i cili u vra nga policia serbe më 1997, ishte arrestuar nga qeveria e Berishës më 1995.

****

Ushtria shqiptare në përgjithësi, (ose të paktën disa veprimtarë dhe oficerë atdhetarë) dolën shpëtimtarë të këtyre militantëve kosovarë dhe siguruan lirimin e tyre nga burgu. Ushtaraku i lartë dhe më vonë këshilltar i Berishës, Adem Çopani luajti një rol të rëndësishëm në lirimin e shumë veprimtarëve kosovarë, veçanërisht të Hashim Thaçit. Kjo çoi në një trysni të ndërkombëtarëve (në mënyrë të veçantë anglezët e qeverisë së Mejxherit) ndaj Berishës për të spastruar ushtrinë nga ata që supuzoheshin si komunistë dhe ekstremistë me pikëpamje enveriste, që besoheshin se ishin organizatorët e stërvitjes së përfolur ushtarake të kosovarëve duke përdorur teknikën dhe mjediset zyrtare shtetërore.

Në të vërtetë, shumë nga ata që ishin spastruar nuk ishin të tillë. Ata ishin thjesht atdhetarë të vërtetë që thoshnin se qeveria e PD-së ishte duke goditur ushtrinë si institucion. Ky ishte fillimi i krizës tërësore të ushtrisë shqiptare, e cila kulmoi me kaosin dhe poshtërimin e1997-ës. Ishte një ironi e fatit, që trysnia e perëndimorëve ndaj ushtrisë me qëllim për të frenuar nacionalizmin kosovar dhe ‘komunizmin’ çoi në shkatërrimin e një force që katër vjet më vonë, më 1997, mund të ishte në gjendje të shpëtonte qeverinë e Berishës.

Në të njëjtën kohë radhët e ushtarakëve të lartë ishin pjestuar nga spastrimet e përsëritura në vitet 1992-1994, për ata që kujtoheshin simpatizantë të komunizmit, kështuqë u shpërbënë si forcë serioze. Ky spastrim çoi në një pakënaqësi të madhe të oficerëve atdhetarë kundër qeverisë së PD-së; ata panë se Berisha ishte duke bërë pak ose hiç fare për të mbrojtur interesat e bashkëkombasve shqiptarë të Kosovës kundër Serbisë, ndërsa e kishte lënë Shqipërinë përgjithësisht të paaftë për të mbrojtur veten e saj. Në këtë kuptim, mbetej të bëhej edhe një hap i vogël për t’u përfshirë në lëvizjet e ndryshme ilegale të mbështetjes për UÇK-në që ishin duke u formuar në Shqipëri. Paratë ishin gjithashtu një faktor, pasi tregtia e vogël e armëve i ndihmonte ushtarët për të shtuar rogat e tyre të vogla.

******

Qëndrimi proserb i qeverisë së Mejxherit në Britani, lobi i djathtë shumë i fuqishëm i emigrantëve zogistë dhe Shoqata Anglo-Shqiptare njiheshin si përcaktuese dhe mbështetës ideologjikë të Berishës gjithandej nëpër botë. Vendet skandinave kishin lidhje të pakta me Shqipërinë, pavarësisht nga lobet vendore të dominuara nga refugjatët kosovarë, ndaj dhe i shikonin ngjarjet që po ndodhnin me një habi thuajse naive. Përkundrazi, në Francë tabloja shqiptare shfaqte një atmosferë të fortë të së majtës, pasi ky vend ishte i vetmi në BE i parapëlqyer nga shqiptarët me të cilin ata kishin patur marrëdhënie tregtare dhe diplomatike relativisht normale gjatë kohës së Hoxhës, e kishte edhe një qendër të studimeve shqiptare në Universitetin e Lionit.

Megjithëse Berisha kishte miqtë e tij në qarqet qeveritare të Parisit, kishte gjithashtu marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetë frankomasone në Francë, pjesa dërrmuese e opinionit ballkanik të Francës ishte kundër Berishës. Në Gjermani qeveria e tij kishte një mbështetje të fortë nga e djathta dhe disa qarqe katolike, por shumë kundërshtarë nga e majta dhe midis bashkësisë së madhe dhe më së shumti radikale të emigrantëve kosovarë, bënë që zhgënjimet ndaj tij të shtoheshin dhe të forcoheshin qëndrimet kundër Serbisë.

Në Departamentin amerikan të Shtetit qarkullonte një opinion se Shqipëria ishte pashmangshëm një ‘shtet i varur’ për shkak të varfërisë dhe prapambetjes ekonomike, ndaj dhe ishte subjekt i një lufte të paevitueshme për sundim midis Italisë dhe Greqisë gjatë krizës së pranverës së vitit 1997. Ndërkohë që të dy këto vende ishin aleate të NATO-s, nuk pati në këtë kohë ndonjë shqetësim të madh nga Shtetet e Bashkuara se cili vend do të bëhej dominues. Kjo mund të kuptohet nga distanca që mbajti Uashingtoni ndaj konfliktit social.

Megjithëse ndërhyrja në Bosnjë e dy vjetëve më parë kishte dhënë një shembull të suksesshëm për ruajtjen e paqes me anë të forcave amerikane në rajon, kishte patur (dhe ende kishte) zëra në elitën qeveritare që kundërshtonin përzierjen e mëtejshme në Ballkan, ndërsa dëshironin të gjenin një stretegji të largimit sa më shpejt të ishte e mundur nga Bosnja.

Pamjet televizive të CNN-it dhe të kanaleve të tjera nga Shqipëria u krijuan qytetarëve amerikanë përshtypjen e një vendi që dinte të shtinte me kallashnikovë dhe që po çmendej, ndaj dhe Shtetet e Bashkuara konsideruan se do të ishin të pashmangshme viktimat amerikane, nëse do të bëhej provë për ndonjë ndërhyrje, prandaj faktori ‘trupat e kthyera në qeska në atdhe’ luajti një rol të madh në vendimmarrje. Një pjesë e vogël ekspertësh amerikanë që e njihnin mirë rajonin thanë se humbja e qeverisë së Berishës ishte e pashmangshme, ndërsa paralajmëruan se në çdo rast ndërhyrja do të ishte një mundim i kot.



——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është botuar në 5 mars 2016 dhe është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
 
Nuk te zhgenjen kurre.....

Hedh ne gjyq per shpifje sekretarin e pare te SHBA ,ne nje gjykate ne Paris, njeriu qe nuk ka pranuar kurre te deshmoj para nje gjykate shqiptare.
Kerkon prova nga Shteti Amerikan ,njeriu qe shpif dhe akuzon cdo dite duke u fshehur pas qytetarit "dixhital" , perbalt cdokend pa publikuar kurre proven me te vogel

Artan Hoxha
Edhe ky tani sna zhgenjen kurre lol
 
@Endrra goxha te kalitur e paske durimin ?
Mbase kam pare njerez qe kane vuajtur .. qe ju eshte mohuar e drejta humane per te jetuar si njerez.
Kam pare intelektuale duke u gjykuar nga njerez imoral .. Pseudo njerez.
Kam pare sesi njerezit me virtyte humben cdo gje dhe ajo cka i beri te rezistojne ishte shpresa per nje bote me te mire .
Nese ata besuan .. si mund te heq dore une .?
 
E kam te veshtire ne keto momente te merrem me kete humor te zi prej dy rreshtash. Dozat e sarkazmes dhe ironise brenda me krijojne nje alergji te marr mundimin per te hedhur nje mendim.
 
E kam te veshtire ne keto momente te merrem me kete humor te zi prej dy rreshtash. Dozat e sarkazmes dhe ironise brenda me krijojne nje alergji te marr mundimin per te hedhur nje mendim.
Një person me të vërtetë i guximshëm është absolutisht i hapur që është kriteri i guximit. Vetëm një frikacak është i mbyllur, dhe një person i fortë është aq i fortë si një shkëmb dhe i pambrojtur si një trëndafil, ky është një paradoks, dhe të gjitha gjitha gjërat e vërteta janë paradoksale.
 
Nese Sala Eshte shpall non grata nga Ameriqenet i bie qe ata te jen vertete bukeshkale. Kaq kam per temen se e kote me humb kohe per dicka qe mund te mos i pelqej shume personave ktu.
Askush e asgje ne bote nuk do ja humbi vlerat ktij njeriu.
 
Gabimi me i madh, nuk e di i qellimshem apo jo, por me kete veprim e dobesojne opoziten e nje vendi. Mendoj qe forca e nje njeriu, eshte te di qe te dije te administroje kohet e keqija. Doktori dhe e verteta do te dale edhe do te lexohet shume shpejt.

Por duhet ta shikojme pikturen ne menyre me te madhe. Doktori eshte babai shpirteror i PD. Keta (mendojne) “vrane” babain opozitar.

Une mendoj qe kjo opozite duhet te jete me luftarake dhe dinjitoze. Kur kjo opozite, nuk mbron dot “babain”, atehere kjo opozite nuk me mbron mua si qytetar. Ketu nuk po diskutohet shkon apo jo ne USA, por dinjiteti ndaj nje lideri shqiptar pa asnje akuze reale.
 
Gabimi me i madh, nuk e di i qellimshem apo jo, por me kete veprim e dobesojne opoziten e nje vendi. Mendoj qe forca e nje njeriu, eshte te di qe te dije te administroje kohet e keqija. Doktori dhe e verteta do te dale edhe do te lexohet shume shpejt.

Por duhet ta shikojme pikturen ne menyre me te madhe. Doktori eshte babai shpirteror i PD. Keta (mendojne) “vrane” babain opozitar.

Une mendoj qe kjo opozite duhet te jete me luftarake dhe dinjitoze. Kur kjo opozite, nuk mbron dot “babain”, atehere kjo opozite nuk me mbron mua si qytetar. Ketu nuk po diskutohet shkon apo jo ne USA, por dinjiteti ndaj nje lideri shqiptar pa asnje akuze reale.
Ne Twitter thote qe denohet per politiken korruptive .
Ka gati 9 vjet qe Sala ska asnje pushtet ne dore pra si rrjedhoje nuk ndikon aspak ne asnje vendim te qeverise ramiste.
Por ne e dime qe tash 9 vjet qe Shqiperia spo ben asnje hap drejt integriert ne EU.
Sepse pikerisht EU e akuzon Ramen qe qeveria e tij ska permbush standartet .. perkundrazi ka resignuar.. duke ven ne rrezik dhe arritjet qe ka shenuar qeveria e meparshme .
Pra llogjikisht kjo ben muuu qe vete perfaqesusit e usa ne Shqiperi jane kryekput te korruptuar.
E cpritet nga gjith ata ambasadore aziatike ?
 
Une nuk pres asgje nga “Kimetja”, per te qene i sinqerte me ty, nuk kam pritur asnjehere nga USA. Pasi eshte nje komb i madh, por per interesat e saj.

Shqiptaret i shohin keto gjera e nuk kuptojne asgje. Hera e fundit qe amerikanet e vune Berishen ne shenjester ne 1997, shteti u shkaterruar dhe vendi perfundoi ne kaos dhe ne prag te luftes civile. Nje vit me vone, Milloshevici marshoi tanket ne Prishtine dhe e zbrazi Kosoven nga shqiptaret. Te lutemi dite e nate, qe te mos kete lufte ne Ballkan. Pasi ne kete pike, vetem Zoti na mbron na e keqja qe ka pushtuar boten. Nje thenie e vjeter hebreje thote: "Njerezit bejne plane. Zoti qesh!" Mire Berishen qe e denuan qe te mos shkeli Ameriken, dhe ti ngrysi ditet e tij ne vendin e tij. Po kete sekretarin amerikan dhe bosin e tij, cfare fati e pret valle? Perpara se te behej sekretar shteti, Blinken ishte lobist per Kinen ne Washington. Shiste interesat e vendit te tij, ne kembim te parase kineze. Dhe sot ka sy e faqe e del e akuzon te tjeret ne bote per korrupsion.
 
nuk kam pritur asnjehere nga USA. Pasi eshte nje komb i madh, por per interesat e saj.

Shqiptaret i shohin keto gjera e nuk kuptojne asgje. Hera e fundit qe amerikanet e vune Berishen ne shenjester ne 1997, shteti u shkaterruar dhe vendi perfundoi ne kaos dhe ne prag te luftes civile. Nje vit me vone, Milloshevici marshoi tanket ne Prishtine dhe e zbrazi Kosoven nga shqiptaret. Te lutemi dite e nate, qe te mos kete lufte ne Ballkan. Pasi ne kete pike, vetem Zoti na mbron na e keqja qe ka pushtuar boten. Nje thenie e vjeter hebreje thote: "Njerezit bejne plane. Zoti qesh!" Mire Berishen qe e denuan qe te mos shkeli Ameriken, dhe ti ngrysi ditet e tij ne vendin e tij. Po kete sekretarin amerikan dhe bosin e tij, cfare fati e pret valle? Perpara se te behej sekretar shteti, Blinken ishte lobist per Kinen ne Washington. Shiste interesat e vendit te tij, ne kembim te parase kineze. Dhe sot ka sy e faqe e del e akuzon te tjeret ne bote per korrupsion.


Nuk e shoh keshtu si ty. Nuk ka lufte ne rajon, dhe nuk ka pse te kete.

Departamenti i shtetit Amerikan mori nje vendim te tille si paralajmerim per politiken(politikanet) shqiptare. Mesazhi eshte i qarte, vonoi por nuk harroi!

Presion per opoziten te pranoje rezultatin zgjedhor, si dhe reformim te saj pa influencen e familjes Berisha!

Mesazh dhe per Meten dhe Ramen qe ky fat ju pret.

Me e mira e Sales do ishte te mos ndihej por ta kalonte me qete dhe mos hape "lufte" me shtetin amerikan.

Se kush eshte Sala dhe cfare ka bere Sala e dine shqiptaret. Disa e kane idhull te demokracise disa e shohin si kriminel kjo mbetet ne ndergjegjen dhe logjiken e gjithe secilit.
 
PPSL lool

si sbete nje diskutim pa u munduar te ulni tjetrin , harroni se qasja per te ofenduar dike, ju ben te dilni fiks si inferior

Nejse ...gezohem qe keni kete vetvleresim per veten!

PS: ndonjehere diskutoni mbi fenomenet dhe jo individet , ju ben me mendjehapur :)
 
PPSL lool

si sbete nje diskutim pa u munduar te ulni tjetrin , harroni se qasja per te ofenduar dike, ju ben te dilni fiks si inferior

Nejse ...gezohem qe keni kete vetvleresim per veten!

PS: ndonjehere diskutoni mbi fenomenet dhe jo individet , ju ben me mendjehapur :)
Kush u ul ketu dhe kush eshte inferior dhe kush eshte mendjengushte nder ne qe diskutuam ketu ?
 
Nuk e shoh keshtu si ty. Nuk ka lufte ne rajon, dhe nuk ka pse te kete.

Departamenti i shtetit Amerikan mori nje vendim te tille si paralajmerim per politiken(politikanet) shqiptare. Mesazhi eshte i qarte, vonoi por nuk harroi!

Presion per opoziten te pranoje rezultatin zgjedhor, si dhe reformim te saj pa influencen e familjes Berisha!

Mesazh dhe per Meten dhe Ramen qe ky fat ju pret.

Me e mira e Sales do ishte te mos ndihej por ta kalonte me qete dhe mos hape "lufte" me shtetin amerikan.

Se kush eshte Sala dhe cfare ka bere Sala e dine shqiptaret. Disa e kane idhull te demokracise disa e shohin si kriminel kjo mbetet ne ndergjegjen dhe logjiken e gjithe secilit.
@Marla, amerikanet nuk sulmojne zorraxhinjte si Edi Rama qe jane njerez pa dinjitet, jane gati te shesin edhe nene e babe, grua e femije, per te shpetuar koken e tyre. Dhe mesazhi eshte i qarte: anestezi para operacionit te pacientit. Mos na prish planet qe do te veme ne levizje, pasi nuk do te tolerojme. Dhe i bien deres, qe te degjoje edhe dritarja. Te gjithe zorraxhinte e politikes shqiptare jane duke u dridhur e nuk kane goje te flasin pasi mesuan lajmin ndaj Berishes. Pasi e dine qe sulmi ndaj nje pensionisti politik, ka per qellim tu fusi atyre friken ne bark. Sot Berisha, neser Rama, Meta, Basha.

Arsyeja perse sulmohet Sali Berisha, nuk ka te beje me PD-ne e lidershipin e saj. Ka te beje me planet e atyre qe duan te bejne histori duke ndryshuar harten e Ballkanit. Dhe Berishen e bejne me faj pasi nuk u ndriti plani e mareveshja per "shkembim territoresh me Serbine" ne Kosove, qe ishte de-fakto nje ndarje e Kosoves. Tani nuk duan te ndryshojne kufijte vetem ne Kosove, duan te ndryshojne ne gjithe Ballkanin.

Por bej durim @Marla dhe do te shikosh se çdo te thote te meresh me nje personalitet si Sali Berisha, pasi nuk eshte vetem lideri historik ne pension i PD-se, por eshte edhe njeriu fjala e te cilit mbart me shume jehone e peshe ne gjithe boten shqiptare, ne rajon, e me gjere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top