Merret vendimi/ DASH: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen NON-GRATA për të hyrë në SHBA


lg.php

lg.php

lg.php

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të shpallë “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu hyrja në SHBA do ti ndalohet dhe familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

lg.php

lg.php

Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Joe Biden, Anthony Blinken, i cili thotë se vendimet e Berishës “minuan demokracinë në Shqipëri.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
gdegherh4rh4h


/Fastnews
 

A mundet Berisha të padisë Blinken për shpifje në Francë?​

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se do të padiste në Gjykatën Korrektuese të Parisit (Court Correctionnel de Paris) Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Vendimi erdhi pas përcaktimit të familjes Berisha si “të papërshtatshme” për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit nga DASH.
Vendimi për të paditur pikërisht në Paris mund të duket i habitshëm për publikun, për shkak se as paditësi dhe as i padituri nuk janë rezident në Francë.
Por, për shkak se akuza për korrupsion ndaj familjes Berisha u shpërnda në hapsirën digjitale, ajo mund të lexohet nga gjithkush që ka në pronësi një komiputer apo telefon inteligjent.
Në këtë rast, parimisht, e drejta ndërkombëtare krijon hapsirë që padia për shpifje ndaj Blinken të ngrihet prej kudo.

A do të thotë kjo se çdo gjykatë në botë ka juridiksion për gjykimin e padisë?

Në fakt, për shkak se interneti është një territor relativisht i ri për ligjin, ky është ende një debat mes studiuesve të se Drejtës Ndërkombëtare Private, që rregullon marrëdhënien private mes individëve nga vende të ndryshme.
Por, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në vitin 2011 për rastin e-Date Advertising and Martinez ka shërbyer si bazë për argumentimin e çështjeve që lidhen me cënimin e personalitetit në internet dekadën e fundit.
GJED vendosi që një paditës, për të cilin është shpifur në internet mund të ngrejë padi për dëme ndaj reputacionit në gjykatat e vendit ku paditësi ka ‘qendrën e tij të interesit’.
Vendi ku një person ka qendrën e interesit duhet të jetë vendi ku ai gëzon reputacion dhe rrjedhimisht, edhe cënimi i imazhit është më i rëndë.

Në përgjithësi, ai korrespondon me vendbanimin e tij të zakonshëm, por jo domosdoshmërisht.
GJEDNJ vendosi se qendra e interesit mund të jetë e lidhur me faktorë të tjerë, si ndjekja e një aktiviteti profesional apo mbajtja e një lidhje të vazhdueshme me një komunitet.
Nëse padia për shpifje ndaj Blinken do të ishte bërë nga Shqipëria ose SHBA-të, juridiksioni nuk do të ishte në diskutim, pasi ai lidhet fortë me vendin e banimit të paditësit apo të paditurit.
Por, ish-kryeministri Berisha nuk mund të ngrejë padi në SHBA për shkak se i është ndaluar hyrja.
Ndërkohë, një padi në Shqipëri mund ta gjente në pozitë jo të favorshme, pasi SHBA ka qënë sponsor kryesor i reformës në drejtësi.
Njëkohësisht, procesi në vend do ta ndante publikun për shkak të profilit të lartë politik të palëve.
Në këtë mënyrë, avokatët e ish-kryeminstrit duhet të provojnë se shpifja ka cënuar imazhin e tij veçanërisht rëndë në Francë.
Kujtojmë se Berisha ka zhvilluar në Paris një specializim në 1978, pasi përfitoi një bursë shkencore dhe kulturore arsimore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).
Në jetëshkrimin e tij thuhet se ai githashtu zhvilloi një program kërkimor mbi hemodinamikën që tërhoqi vëmendje të konsiderueshme midis kolegëve të tij në Evropë.

Çështja ka disa nivele vështirësie pasi duhet të vendoset edhe nëse përgjegjësia për përcaktimin e familjes Berisha ‘non grata’, bie personalisht mbi sekretarin e DASH, Blinken apo mbi DASH si institucion.

/ExitNews
 
I them berishes te iki ne Kanada, lere SHBA te merret me thashetheme, shpenzimet i ke te paguara nga admiruesit.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 16.7%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 3 25.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 33.3%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 25.0%
Back
Top