Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

bella

Anëtar i Nderuar
Pershendetje te gjitheve!

Te gjithe kemi nje jete plot angazhime gjate dites, sic eshte puna e shtetit ose ajo private e me pas jan punet e shtepis :) e perkujdesja e femijeve dhe perkushtimi per burrin ose gruan :D e duke llogaritur kohen shpesh here nuk na del mjaftueshem per te bere nje pazar te larmishem me ushqime per te pregatitur nje drek ose dark te pasur per partnerin/en tone ;)
Shpesh here aranxhohemi me ato ingrendiente e arsotimente te pakta e te thjeshta qe na ndodhen ne frigorifer apo dollap...apo jo ?:27

Duke qen nje gjys shtepiake jam kurioze dhe kam kenaqesin te di e te mesoj edhe nga ju disa gatime te cilat pregatiten shpejt dhe me ato pak ushqime qe mund te na gjenden ne shtepi.????!!!??????......Mund te shtroni e te na tregoni nje Menu te thjeshte??? :)


Ju faleminderit :puc
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

.....menu te thjeshte??...nje veze te skuqur ose buk me vaj dhe me kripe dhe je ne rregull:)......hahahahaha
.....po do tju sugjeroja nje pjat qe eshte shume e thjesht per tu gatuar, dhe shume e shijshme...eshte pjate e pare...
...kerkon shume pak kohe...vetem se duhen patur parasysh disa gjera qe te dale ne nje konkluzion optimal....
.....spaghetti alle cozze ( makarona te gjata me midhje te zeza, sic quhen ne shqiperi)

....ingredientet: per 2 persona...
...250 gr makarona...
.....500 gr midhje
......majdanoz i grire imet , afersishte nje gote uji e mbushur plot
......nje gote vere e bardhe e cilesise se larte...
......5 thelpinj hudher...
......sipas deshires spec djeges i fresket nese eshte e mundur...
......piper i zi, mundesishte i shtypur ne moment....
......vaj ulliri, por i cilesis se mire , te mos kete aciditet....
......midhjet duhet te jene apsolutishte te fresketa dhe te pastruara shume mire...njekohesishte duhet te kene ndenjur per nje kohe rreth 4 ore per te filtruar ne uje te kripur...ne momentin e gatimit duhet te jene te gjalla....
....receta eshte shume e thjeshte dhe duhet afersishte 10 minuta kohe per tu gatuar...

...atehere ne nje tigan me madhesi mesatare me funde antiaderent...hedhim vajin e ullirit afersishte 50 gr...shtypim hudhrat duke i grire dhe i hedhim ne vaj..shtojme specin djeges...e lem afersishte 30 sekonda derisa vaji te marre aromen e hudhres dhe te specit djeges....ne te njejten kohe hedhim makaronat per te zier...duhet te kemi parasysh qe koha e zjerjes eshte shume e rendesishme, duhet te shikojme mire kohen e zjerjes se makaronave qe cdo konfeksion e ka te shkruar...duhet ti heqim nga zjarri nje minut me perpara, duke i kulluar nga uji....kjo eshte e rendesishme qe te jene( al dente)....sepse po u zjen shume , behen te pa konsumueshme...
...hedhim ne tigan midhjet, per afersishte nje minut ato hapen...ne ate momente i shtojme piperin e zi ( ne mynyre te bollshme)...pastaj me flake te larte i shtojme veren dhe presim afersishte nje minut derisa te avulloje alkoli...ne funde te operacionit i hedhim majdanozin me bollek duke e lene afersishte nje minut ne zjarr duke e kaverdisur....
....ne funde shtojme makaronat e zjera ne tigan dhe i saltjme me qellim qe te persien mire me ingredietet e tjere...dhe i servirim te ngrohta.....

....ju befte mire....
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Une sdi :(
Kur pashe temen mendova shyqyr do te gatuaj shpejt e shpejt :kercim:
e sdo te plas ne panine :p
Ia di vezeee i qaj te skuqura :D hihih
Gjithsesi kam pare edhe mendoj se me e thjeshte eshte makarona
une po them me te thjeshtat.
Valohet uji hidhet kripe me mase edhe pastaj makaronat.
Salca ideale eshte te pergatitet ne kohen qe makaronat ziejne, keshtu
ne nej tigan hedhim vaj pastaj salce, nje kuti do ishte e mjaftueshme per 3 4 persona.E lejme pak qe te zieje me mire i hedhim gjysem gote uji kipe rigon nese doni,
pastaj ne nje tjeter skuqet pak mishi , m i preferuar eshte ai i grire edhe skuqet pak
pastaj bashkohet me salcen, zihet derisa te ziejne makaronat.I heqim ujin dhe pastaj i perziejme e aq.
Ne kembim mund te beni (se di shqip por quhet pesto ne it)
makaronat ne te njejten menyre,
pastaj ne nje miks (ato qe perziejne)futet borziloku nje grusht me gjthe, farat e pishes me pak se nje grusht(ata te bardha te medha) shume djathe i grire, nje thelb huther,vaj sa te doni (jo teper), perzeni derisa te behet si leng , ne fund perziejni me makaronat serish djathe siper , mire eshte qe hahaet sapo te behet se ndryshe e humb pak shijen.
Uroj te mos helmoheni :p ju befte mire.
-----------
Nje gje tjeter e shpejte eshte edhe orizi
zihen sikur makaronat(me siper) edhe pas i futet mozarele nese jo edhe nje lloj djathi tjeter , pastaj djathe i grire edhe aq :D
mos beni naze nese i doni te shpejta :p
----
Nje tjeter gje qe gatuhet me veze jane ato te rrahura,
Rrahim vezet hedhim majdanoz me bollek djathe te grire, (nese doni mund ti shtoni wurster, dmth salcice te grira,apo copa djathi etj )edhe skuqet ne nje tigan aq.
--------

po mu kujtua ndonje gje ose pys :D do e them
 
Pe: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

faleminderit per sugjerimet tuaja ju te dy siper, shum te mira dhe ta gatueshme leht :)

Po ja vezet psh asnjeher nuk mungojn ne shtepi. me vezet pervecse i skuqim tjeter ca mund te bejm??


1 marrim vezen e kaurdisim me ca copa te vogla djathi dhe e skuqim e bejm si omlet :)
2. ose vezen mund ta bashkojm edhe me patate te skuqura.
3. tjeter eshte qe vezen mund ta rrahim...ne fillim te bardhen e vezes derisa ajo te behet nje mase omogjene e bardhe e shtojm sheqer sipas deshires dhe me pas hedhim te verdhen e vezes dhe e trazojm perseri derisa masa te rikthehet omogjene dhe e ham me copa buke
:)...](keto ishin gatime te shpejta me shum per qejf ose kur nuk ju ndodhen shum ushqime ne shtepi.........pra per "varfanjaket" ahahahaha)
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Bella ket me vezen e rrahur se kisha degjuar hahahaha.
--
Mendova se keto qe thashe ishin sh prandaj
Nese keni speca qe te mos hahen ne nje menyre
ndahet ne pjese te zgjatura ,hiqen farat edhe piqen ne furre derisa te marrin ngjyre
hiqen , u hiqet levorja , i hidhet kripe vaj,majdanoz nese doni.
---------

Nese keni buke te djeshme dhe sdoni ta hani
e thani ne furre siper i hidhej vaj ulliri kripe dhe feta domate (keto perdoren shume ne it ):D
-----
Nese ju tepron buka e thekur mire, futeni ne miks derisa te behet grimca grimca
Merrni nje fete mish dhe futni ne nje pjate ku keni rrahur nje veze te plote,(lyejemire)pastaj kaloje
tek buka e thekur dhe direkt ne tegam me gjalp ose vaj dhe skuqeni derisa te marre ngjyre bajame
--------

bella e kenaqur tani :p

p.s wow po habitem me veten sa shume ditkam dhe une sdi hiq te gatuaj :D
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Personalisht darken me pelqen ta kaloj thjesht dhe sa me lehte.
Per dark zakonisht pergatis tarator ose me kungull te skuqur, ose me kastravec, varet ke kam ne frigorifer.

Per dreka me pelqejne gjellerat me luge dhe jo gjerat e thata. Turlia eshte shume e thjeshte pasi ve ato perime qe ke... Per ata qe kane qejf mishin, mund te hedhin dhe mish, une nuk e kam shume qejf, e perdor shume rralle (me teper perdor mishin e pules). Gjelle me bamje, barbunja, mashurka, bizele. Ose buranite, ajo verorja me domate dhe oriz e speca, ose ajo me spinaq me oriz dhe spinaq. Keto jane ato te lehtat.

Per ta pasuruar tavolinen, nje sallate jeshile ose sallate me domate. Per dicka te embel dhe te shpejte, fruta te prera te vogla me mjalt dhe arra siper.

Nese nuk kam kohe ndonjehere per dreke makaronat ose oriz me pule jane me te thjeshtat. Per makarona qe "ta pasurojme" lol, me pelqen te beje katrore katrore copa mishin e bardh te pules (e lehte kur e blen me fileta) dhe i skuq keto me kungull jeshil dhe i shton pastaj domate hudhra dhe vaj ulliri, ja hedh siper makaronave... edhe mmmm e shpejte dhe e mire. Ose ose nje tasqebap me oriz... E shpejt dhe e mire dhe kjo.

Kaq kisha une... Ne fakt bere mire qe e hape kete temen se gjithmon mendoj cte shpik ndonje gje tjeter. Me femije te vogel njehere eshte e veshtire, sa me te lehta e te shpejta me mire. Une per diten tjeter jam e detyruar te gatuaj ne dark kur e ze gjumi se kur vij nga puna nuk ka kohe.
 
Pe: Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Bella ket me vezen e rrahur se kisha degjuar hahahaha.
--
Mendova se keto qe thashe ishin sh prandaj
Nese keni speca qe te mos hahen ne nje menyre
ndahet ne pjese te zgjatura ,hiqen farat edhe piqen ne furre derisa te marrin ngjyre
hiqen , u hiqet levorja , i hidhet kripe vaj,majdanoz nese doni.
---------

Nese keni buke te djeshme dhe sdoni ta hani
e thani ne furre siper i hidhej vaj ulliri kripe dhe feta domate (keto perdoren shume ne it ):D
-----
Nese ju tepron buka e thekur mire, futeni ne miks derisa te behet grimca grimca
Merrni nje fete mish dhe futni ne nje pjate ku keni rrahur nje veze te plote,(lyejemire)pastaj kaloje
tek buka e thekur dhe direkt ne tegam me gjalp ose vaj dhe skuqeni derisa te marre ngjyre bajame
--------

bella e kenaqur tani :p

p.s wow po habitem me veten sa shume ditkam dhe une sdi hiq te gatuaj :D

Shum e kenaqur ne te vertet :)
sepse un jam nje hamese e mire (keshtu thuhet ahahha) dmth nuk i bej naze ushqimit, nuk jam mendjemadhe te them qe dua vetem ushqime lluksoze :p..si karkaleca deti (edhe pse kur rastis i ha me shume qejf) ne pergjithsi frutat e detit jan ushqime te shtrenjta keshtu qe kur i na gjenden i pranojm....kur nuk na gjenden shijoj me kenaqesi dhe qejf te madh madje ato brusketat qe the ti Antonia :)
 
Pe: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

.....Tani te gjitheve na rastis per arsye te kohes , qe te konsumojme ushqime shpejt e shpejte edhe pse nuk eshte shume e shendetshme.........
mendoj se zgjidhje ka sa te duash...ka edhe ushime gjysem te gateshme,qe pregatiten per dy minuta....ose thjesht nje tost...buke e thekur me djath, ose me proshut ,ca te gjendet.....nje zgjidhje tjeter eshte furri me mikroonde, qe pregatit cdo gje ne kohe rekord...

...p sh...
...munde te pregatisni nje veze...thjeshte duke hedhur pak vaj,ne nje pjat te sheshte, dhe thyeni nje veze siper , kripe piper sipas deshires siper vezes munde te vendosni proshut crudo ,do te ishte me mire, po edhe djath ( fondente quhet ne itali, nuk e di se si quhet aty)....e vendosni ne mikroonde , dhe per nje minut e keni gati...
...po munde te fantazosh si te duash ne baze te atyre qe te ndodhen ne frigorifer....
...megjithese eshte e domosdoshme ndonjehere ,nuk eshte aspak e rekomandueshme te haet ne kete mynyre....sepse ushqimi duhet te konsumohet qete ,pa frenezi...sepse duke nxirtuar , bashke me ushqimin kaperdijme edhe shume ajer qe ne organet e tretjes shkakton probleme..."aerofagia"...ose me e keqja fare "meteorismo":qesh:
...une do tethoja zgjidhja ideale ..do te ishte: nje kuzhiniere ne shtepi...kush munde ta perballoje...po edhe kjo ka kontroindikazioni:p...duhet te keni parasysh te kete ndonje dhem te rene, dhe te vuoje nga obeziteti...sepse nuk i dihet...hahahahahaha
 
Pe: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Per njerzit qe pelqejne kerpudhat, mund te bejne gjera te thjeshta me to. Si psh, kerpudha ne furre me kackavall.
Preferohen kerpudhat nje cik me te medha, te tipit "champingnon"

Mushrooms.jpg
Kerpudhat ne pergjithsi nuk lahen, vetem i qerohet ajo cipa e holle me dore, por nqs keni deshire dhe mund ti lani dhe pastaj ti vini mbi peceta letre te thahen.
Pasi qe u thane, i hiqet bishti , dhe vendosen ne taven e furit me koken poshte.
champignon-cu-branza-burduf.jpg
Ne vendin e lene nga bishti vendosen nje cik gjalp dhe krip, per secilen kerpudhe. Fusni taven 2-3 minuta ne furre sa te shkrihet gjalpi. Nderkohe beni ne rende kackavallin te cilin do e vini siper kerpudhave pasi qe u shkri gjalpi. Vendoset prap nja 10 minuta ne furre, dhe jan gati.
Mund te beni dhe nje variant tjeter, bishtat qe keni hequr ( te prera imet)+1 qep te vogel + koper te skuqura pak ne tigan, pastaj te perzjera me kackavall, vendosen mbi kerpudha e lihen 10 minuta ne furre.
ciuperci-la-cuptor.jpg

Prap me kerpudha mund te beni dhe nje lloj gjelle te shpejte, me gjoks zogu. Pritet mishi ne forma te ndryshme ( kube ose fije te gjata), dhe vihet te skuqet pak ne gjalp ne tigan ( sdo me shume se 3-4 min). Nderkohe ne nje tigan tjeter vihen kerpudhat e prera holle dhe nje qep e prere po ashu holle ( varet se si ju pelqen gjella me me pak apo me shume qep edhe e prere imet apo jo- pra sipas deshires). Lihet ne zjar sa marin kerpudhat nje ngjyre te arte. Pastaj bashkohen kerpudhat me mishin, dhe mbi to vendoset nje leng i perbere o nga kos ( i holluar me uje dhe i perzjere mire + pak mjell), ose me krem ( prap nje lloj kosi po me yndyre shume me te madhe) po ashtu e holluar me uje dhe me pak mjell. Ne fund mund te shtohet koper, dhe gjella eshte gati.

piept_de_pui_cu_smantana.jpg
Ju befte mire!
 

Attachments

  • Mushrooms.jpg
    Mushrooms.jpg
    23.3 KB · Shikime: 0
Pe: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Mu kujtua nje gatim tjeter me veze :D
Me lulet e kungullit ata te verdhat te njoma, ose majdanoz dhe djathe te grire.
Pasi grihen edhe keto perzihen me vezet e rrahura edhe skuqen :D
Me e thjeshte se aq :D
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Mbrem bera 1 menu shume te shpejte por njekohesisht edhe e shijshme, te pakten une e pelqeva :)
po ua sjell edhe juve receten :)
1 patellxhan e griva ne copeza te vogla, shtiva pak vaj ulliri ne nje tigan, i fergova patellxhanet pak dhe i lash disa minuta ne zjarr... nderkohe griva dhe 3-4 domate, i perziva me patellxhanet, shtova kripe, piper dhe pak leng limoni... i lash 10 min. ne zjarr dhe ne fund u shtiva dhe nje dore djath te forte (Parmesan, Parmigiano)

Ja dhe foton :) - Mjaft Lov3eri i tregoi marifetet e tij, ti tregojm edhe ne tonat :p

 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Fasule me panceta
Zuppa-di-fagioli_600x3981.jpg


Ingredientet

1.2 kuti fasule gjysem te zjera
2.50 gr panceta (dhjam derri)
3. 1/2 e qepes
4.2 kokrra domate te pjekura mire
5.kripe,piper,dado pule.ose vici



1.Skuqim qepen me panceten me pak vaj ulliri per 3 min../ Shtojme domaten e prere ne copa.
2.Skuqjen e bejme me pak zjarr te lart,kur domatja te filloj te skuqet mire,dhe te tretet,e shuajme me vere te bardh, dhe shtojme fasulet
3.I leme ashtu 15 min me ujin e fasuleve,dhe shtojme dadon e vicit,heqim kapakun dhe ulim zjarrin duke e trazuar dhe provuar.:)


Keshilla: une preferoj ti hedh dhe nje spec jeshil me nje karrote :) zgjedhja ju prket ju..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Mund te gatuhet " minestrone " me kollajllek.
Ne nje ftere me uje " veme" karrote ,sedano dhe speca te prere ne kubike,qe te zihen .
Ne nje tenxhere me uje te nxehte veme te zjere mishi,pak vaj ulliri .Mishi do perbeje nje suplement pasi mishin mund edhe ta menjanojme nga ingredientet.Shtojme brodon pas 1 ore qe eshte zier mishi .pas 10 min shtojme zarzavatet e zjera lehte dhe i fergojme bashke. NE FUND shtojme makaronat supe qe duan 11 min zierje .Minestrone do jete gati dhe do serviret e vaket ne tavolinen e ngrenies .
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Bera sot nje byrek doli shum i mire dhe esht shum e thjeshte per tu gatuar sepse esht fix per ata qe sdine te bejne peta te medha e te holla ... sdi tua them gjerat me gram se sa duhen un i shikoj me sy :D
Atehere zihet brumi byrekut.. Mjell ,krip , uje ,,, brumi behet i cik i forte me i forte se i bukes .. pas pasi bejme brumin e leme te vije dhe pergatisim harxhen ..
un sot e bera me qepe dhe pras te shum te njome te holle bashke me bishtat (normal pasi jane pastruar ) ...
Grime qepen dhe praste me bishtat ,,, vendosim tigan ne zjarr hedhim vaj ulliri ( mund te perdorni dhe vaj tjeter un perdor pothuajse gjithmon vaj ulliri dhe vezet me vaj ulliri i skuq lol ) hedhim qepet pasi te marin pak skuqje hedhim praste vazhdojme skuqjen ,,,,hedhim icik uje shtojme kripe dhe i vem tiganit kapakun pasi ta shikoni qe ato u skuqen harxha eshte gati ..
Marim brumin e ndajme ne kulece te vegjel ,me te vegjel sesa kur bejme peta te medha pasi i ngjeshim i hedhim niseshte dhe i hapim pak pasi e hapim i hedhim niseshte ose i lyejme me vaj (un perdora niseshte ,) (do jete pakashum si bakllavaja turke qe pergatiten petat e vogla njera mbi tjetren pastaj hapen te gjitha bashke) keshktu pasi bejme peten e pare fillojme dhe 9 peta te tjera mbase dhe me pak shikojeni me sy nga trashesia e petes .... pasi jane bashke i lyejme prap me niseshte dhe i hapim sa tepsija pasi e kemi lyer ne tepsine me vaj vedosim peten hedhim harxhen pastaj fillojme me shtresen tjeter po ne te njejten menyre .
pasi mbarohet shtresa tjeter mbledhim cepet rreth e qark nese ju duket pak e trashe hapjeni shume dhe pritni kenet
e fusim ne furre te nxehur me pare me 180 grade ... per 25 min eshte gati (mbase dhe me pak ) ju befte mire ..
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Mund te gatuhet " minestrone " me kollajllek.
Ne nje ftere me uje " veme" karrote ,sedano dhe speca te prere ne kubike,qe te zihen .
Ne nje tenxhere me uje te nxehte veme te zjere mishi,pak vaj ulliri .Mishi do perbeje nje suplement pasi mishin mund edhe ta menjanojme nga ingredientet.Shtojme brodon pas 1 ore qe eshte zier mishi .pas 10 min shtojme zarzavatet e zjera lehte dhe i fergojme bashke. NE FUND shtojme makaronat supe qe duan 11 min zierje .Minestrone do jete gati dhe do serviret e vaket ne tavolinen e ngrenies .


Ne nje tenxhere me uje te nxehte veme te zjere mishi


KY quhet gatim i shpejt?
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

@lov3m4n
eshte nje menyre e mire per distinguere le qualita delle vegetariani e la carne. Pra mishi gjithnje merr me shume kohe dhe lengu i tij dhe mund te menjanohet per ke nk e do ,ndersa gatuhen te vecanta marrin kohen e duhur ne dispozicion.
por dhe fiton kohe
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

@lovely
Prisja nej recete te shpejt nga ty :)

PS: Mu duke si qerosi qe po ngrofte tiganin mbi qiri,per te skuq vezet :):gat:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

ne 1 tenxhere linguine per te zjere

ne tigan kaverdisim salcice wudy ne vaj ulliri me 1 thelpi hudher me pas 1 domate te prere holle pak borzilok e piper te zi, i perzjejme makaronat me slacen dhe vuala, ju befte mire

I gjithe procesi jo me shume se 10 minuta.


Kjo pjate shoqerohet me vere te bardhe :p
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Marla pse vere te bardhe dhe jo te Tuqe?
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Rizzoto me kerpudha


Ne 1 tenxhere vendosim uje dhe 1 kuti koncetrat perimesh dhe pak kripe ne te dhe e lejme ta vloje.

Ne 1 tigan te thelle hidhim vaj ulliri dhe kaverdisim qepen e grime holle, ne momentin qe merr ngjyre te verdhe hudhim dhe kerpudhat (une preferoj champignon) dhe i perzjejme. Hudhim pak leng perimesh (zakonisht e blej te gatshem ne supermarket por mund ta beni dhe vete nese keni kohe)

Me pas shtojme orizin dhe i hudhim uje te vluar me garuzhde por kujdes mos e boni pilaf lejeni pak te forte orizin,

Ne pjate mund ti grini holle majdanoz dhe djathe parmixhan,

Ju bofte mire!

Pjata shoqerohet me vere te bardhe ose te tuqe per Lover :p
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Rizzoto me kerpudha


Ne 1 tenxhere vendosim uje dhe 1 kuti koncetrat perimesh dhe pak kripe ne te dhe e lejme ta vloje.

Ne 1 tigan te thelle hidhim vaj ulliri dhe kaverdisim qepen e grime holle, ne momentin qe merr ngjyre te verdhe hudhim dhe kerpudhat (une preferoj champignon) dhe i perzjejme. Hudhim pak leng perimesh (zakonisht e blej te gatshem ne supermarket por mund ta beni dhe vete nese keni kohe)

Me pas shtojme orizin dhe i hudhim uje te vluar me garuzhde por kujdes mos e boni pilaf lejeni pak te forte orizin,

Ne pjate mund ti grini holle majdanoz dhe djathe parmixhan,

Ju bofte mire!

Pjata shoqerohet me vere te bardhe ose te tuqe per Lover :p

Mire do ishte te vije dhe ca masa, sepse per orizin nqs nuk perdor masa ekzakte del llac.
Ose nqs perdor nga ai orizi i para-zjer, ok mund ti vesh lengjet pa mase....
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

orizi masen e ka 1 tas oriz 2 tasa uje, nese e do te zjere shume hudhi gjys tasi me shume nese e do te zjer pak 2 tasa fiks.

Llac del dhe kur perdor oriz te keq, duhet te besh kujdes ne zgjedhjen e produktit

masa te tjera sdi te vej zakonisht e vleresoj me sy masen e pjates sime :)
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

orizi masen e ka 1 tas oriz 2 tasa uje, nese e do te zjere shume hudhi gjys tasi me shume nese e do te zjer pak 2 tasa fiks.

Llac del dhe kur perdor oriz te keq, duhet te besh kujdes ne zgjedhjen e produktit

masa te tjera sdi te vej zakonisht e vleresoj me sy masen e pjates sime :)
Per sa person 1 tas oriz 2 uji?orizi me ngjyr zakonisht esht ai se perdore me shum per ushqim ku nuk don sh te zihet dhe e ruan formen ashtu siq esht .
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Zjera e orizit ndryshon ne baze te markes
perpara se ta zjeni hidhini nje sy qeses,aty e shkruan,zakonisht markat e mira duan 15-20 min

PS: po ju tregoj nje sekret te vogel
Orizin zjejeni me uje te bollshem,ne qoftese orizi do doje 20 min lereni 15'' kullojeni,dhe me pas vazhdoni beni gatimin qe doni duke llogaritur qe i duhen dhe 5 min,qe te perfundoj
shpresoj te kem qene i qart :)
gjithmon perdorni ne zjerje nje dado pule,vici etj
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Zjera e orizit ndryshon ne baze te markes
perpara se ta zjeni hidhini nje sy qeses,aty e shkruan,zakonisht markat e mira duan 15-20 min

PS: po ju tregoj nje sekret te vogel
Orizin zjejeni me uje te bollshem,ne qoftese orizi do doje 20 min lereni 15'' kullojeni,dhe me pas vazhdoni beni gatimin qe doni duke llogaritur qe i duhen dhe 5 min,qe te perfundoj
shpresoj te kem qene i qart :)
gjithmon perdorni ne zjerje nje dado pule,vici etj

Mire qe ma tregoce kete se orizit sja gjej dot asnjher kararin ..
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Kerpudha te prera qepe brokoli karrota kunguj te vegjel kaverdisen bashke me pak vaj ulliri dhe kryp per 5-10 minuta duke vendos kapakun qe te vlojne me avullin e tyre, kur te shteroje avulli i shuajme me vere te bardhe. Pasi e fikim pjaten shtojme ne te 1 kuti rio mare dhe e lejme kapakun e mbyll 2-3 minuta.

Kjo pjate per te ngrene shendetshem dhe pa kolesterol. Nje gote vere e bardhe do ju bente mire :)
 
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Veze e zier 3 minuta.

1- Dy veze , preferohen te fresketa direkt nga koteci ores 7:00 ose nga ato 50lekshet qe shesin katnaret rrugve.
2- 1/2 Liter uje (i standartit boville mjafton)
3- Xhezve 750Ml-tershe
4- Energji termike mbi 100 grade celcius.
5- 5 Minuta me ore muri
6- Nje ysht me i knu vezes
7- Oreks sipas deshires
8- Kryp e zeze e jodizuar sa te kapesh me 3 gishta
9- Rigon i grire imet sa te kapesh me 2 gishta
10- Tavoline buke
11- Karrige me u ul
12- Pulti televizorit ose celulari ne doren e majte
13- Pjate e sheshte version kafeje ose caji

Pasi kemi bo salltanetin e ngrofjes se ujit dhe zierjes se vezes, kaurdisim mire kripen dhe rigonin, ulemi ne tavoline, dhe perpara se ta ngjyejme e te fillojme me e shkly me goje , nuk harrojme me e qerru !
Pozitivet e kesaj menuje , ka vlera te larta ushqyse, gatuhet shpejte, haet pa mjete ngrenie (thik, pirun, luge), pra partizance !
Ju befte mire Lol
veze-te-ziera-300x300.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Menu e thjeshte (gatime te shpejta)

Poeto di gjo ku ka nga kto pjatat qe fiken e nizen ? dhe me shpjego pak si ing qe je si shterron avulli, Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top