Marrëveshja Shqipëri- Turqi, gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkolla

Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.

Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë, e publikuar në Fletoren Zyrtare në 2 mars.
Kjo marrëveshje mes dy vendeve ndër të tjera parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.
Në nenin 2. pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet.
Ndërkohë që më poshtë, neni 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbatja e nenit tre:
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor./Opinion.al
11-1.png

Klan
 
Attachments

  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
Wowww :p
 
Ky me keq se enveri me popujt miq. Mesuan rusishten brezi I atehershem se e kishim mire me Bashkimin Sovjetik. Tani turqishten kaja nonen lol
 
Ky me keq se enveri me popujt miq. Mesuan rusishten brezi I atehershem se e kishim mire me Bashkimin Sovjetik. Tani turqishten kaja nonen lol

Turqishten vec e keni mesu prej serialeve, tani ne perputhu pjesa tjeter :p
 
Nuk ka asgje te keq te mesosh nje gjuhe apo letersi te huaj jo, kulture eshte, problemi eshte çfare fshihet nga pas duke ditur se kush e ka lidhur marrveshjen.
Jo jo ska asgje vertet, madje gje shume e mire eshte. Ja une tani po mesoj turqishten kot per qejf

por eshte tjeter gje tjua mesosh femijeve ne shkolla

Mendoj qe duhen mesuar gjuhet baze qe perdor bota dhe jane me te frekuentuara si gjuhe pastaj keto sekondaret
 
Me zgjedhje thote , pra ti zgjedh
Rusishtja ishte me detyrim
 
1 stall ne fier e barabarte me gjuhe te huaj me zgjedhje.
A e kuptoni sa lire shitemi ne shqiptaret e shekullit 21
 
Me zgjedhje eshte aman. Mesa di une me zgjedhje eshte dhe spanjishtja ne shkollat e mesme Shqiptare.
Nuk me dha asnje efekt ky lajm. Ashtu sic nuk me bejne pershtypje gjuhet e tjera me zgjedhje.

Se lexova me siper qe mesohen gjuhet me te frekuentuara. Ate mos e thoni ju se turqishtja per ne shqiptaret te mbaron pune edhe ne Gjermani, hahaha
 
ke parasysh kur zbulon shqiptari rroten? cdo gje i duket gjithe lulka
se turqishtja i prishte pune ne fakt , se kane gjysmen e fjalorit me fjale turke pune e madhe fort lool
 
ke parasysh kur zbulon shqiptari rroten? cdo gje i duket gjithe lulka
se turqishtja i prishte pune ne fakt , se kane gjysmen e fjalorit me fjale turke pune e madhe fort lool
Ne fakt nuk e kuptova as debatin qe ngriti, as euforine e disave "ua sa mire" (a thua se nuk degjojne perdite turqisht ne tv) dhe as atyre qe e kundershtonin kategorikisht.
 
Ne fakt nuk e kuptova as debatin qe ngriti, as euforine e disave "ua sa mire" (a thua se nuk degjojne perdite turqisht ne tv) dhe as atyre qe e kundershtonin kategorikisht.
ekzakt

po meqe jemi ne prag zgjedhjesh...pranohen te gjitha
 
Une propozoj qe edhe ne forum te perdoret gjuha turke me shume kardeshim :p
 
Lutfen abi ??
Un them si ide esht esht mir kjo per tek tema veshjeve qe saher qe t nxjerrin foto veres kto britni spirsat e forumit te vendosim nje voice atomatikisht "marshallah marshallah" ??
Hahahaha

Po se syt mesysh tani e tutna bohen per naj hoxhe mi fry ?
 
Me zgjedhje eshte aman. Mesa di une me zgjedhje eshte dhe spanjishtja ne shkollat e mesme Shqiptare.
Nuk me dha asnje efekt ky lajm. Ashtu sic nuk me bejne pershtypje gjuhet e tjera me zgjedhje.

Se lexova me siper qe mesohen gjuhet me te frekuentuara. Ate mos e thoni ju se turqishtja per ne shqiptaret te mbaron pune edhe ne Gjermani, hahaha
Hi Soul si te kam?

Nuk ka gje te keqe jo te mesosh gjuhe dhe zgjedhja vjen si free will dhe option qe te jep programi arsimor qeveritar jam dakort me ty. Sa me shume gjuhe te huaja aq me mire. Ne Bruksel dhe hollande mesojne 3- 5 gjuhe te huaja 3 i kane me detyrim me duket. Nejse

Une them qe pervec gjuheve me te perdorura ne bote shteti duhet te favorizoje gjuhet e pakicave kombetare ne zona te caktuara pra ket politike duhet te zgjedhin si dhe duhet te loboje fort qe gjuha shqipe te mesohet ne shkolla si lende me zgjedhje ne territoret e fqinjeve ku banojne shqiptare. Turqishtja sme ben sens ne arsimin publik pasi nuk kemi popullsi te tille ne shqiperi por me ben sens ne kolegjin turk privat.

Mgjate wshte ok turku na dha disa donacione per ndertim por me kusht qe te nenshkruajme dhe kete marveshje. Kam idene qe do ngelet vetem ne leter.

Fundjave te bukur hun! ?
 
Ky me keq se enveri me popujt miq. Mesuan rusishten brezi I atehershem se e kishim mire me Bashkimin Sovjetik. Tani turqishten kaja nonen lol
Në kohën e miqësisë me Kinën, thonte im atë, duhej të mësonin përmendësh citatet e Mao Ce Dung.

Unë preferoja gjuhen arabe e kineze në shkolla, janë gjuhë që kërkohen dhe nevojiten.
Turqishtja vetëm për qëllime të shtrembërimit të historisë dhe të asimilohen sa me shumë shqiptarët me kulturën e turki-stanëve.
 
Hi Soul si te kam?

Nuk ka gje te keqe jo te mesosh gjuhe dhe zgjedhja vjen si free will dhe option qe te jep programi arsimor qeveritar jam dakort me ty. Sa me shume gjuhe te huaja aq me mire. Ne Bruksel dhe hollande mesojne 3- 5 gjuhe te huaja 3 i kane me detyrim me duket. Nejse

Une them qe pervec gjuheve me te perdorura ne bote shteti duhet te favorizoje gjuhet e pakicave kombetare ne zona te caktuara pra ket politike duhet te zgjedhin si dhe duhet te loboje fort qe gjuha shqipe te mesohet ne shkolla si lende me zgjedhje ne territoret e fqinjeve ku banojne shqiptare. Turqishtja sme ben sens ne arsimin publik pasi nuk kemi popullsi te tille ne shqiperi por me ben sens ne kolegjin turk privat.

Mgjate wshte ok turku na dha disa donacione per ndertim por me kusht qe te nenshkruajme dhe kete marveshje. Kam idene qe do ngelet vetem ne leter.

Fundjave te bukur hun! ?
Sigurisht kjo qe thua ti nuk zhben apo ul rendesine e futjes se nje gjuhe tjeter ne korrikulumin Shqiptar. Ne fakt keto lendet me zgjedhje ne shkolla te mesme nuk futen sepse ka minoritet italian, spanjoll e gjerman, por gjuha futet per shqiptaret. Pra e njejta llogjike si ato qe kemi tashme. Ndoneseeee patjeter qe shtimi i turqishtes lidhet me faktin e marredhenieve politike mes njeri tjetrit. Kam pershtypjen qe ka qene marreveshje: Une jap kete - ti jep ate dhe nuk shoh e shoh as rrezik historie, as rrezik gjuhe shqipe e me the te thash.

Sa i perket gjuhes Shqipe ne vende te tjera, ne Turqi e di qe eshte futur neper shkolla lende me zgjedhje. Por serish, ne cdo shtet te botes ku ka minoritet shqiptar, duhet pala shqiptare te perpiqet me shume, se fundja ne na djeg ajo gje.

Po shoh qe Lauri paska propozuar arabisht dhe kinezce. Kur e propozoi Saliu kinezcen e tallem te gjithe. :D
Sa per arabishten, mesa di eshte gjuha e dyte qe flitet pas Anglishtes, por, sa do e pranonte dhe populli shqiptar ate valle?! Kurre! Do thonin: Nuk na majftojne xhamite duan te na bejne dhe arab, apo : C'na duhet ajo gjuha beduinve ne, se keshtu u shajne kryesisht arabet :D.

Eshte nje fakt dhe kjo verehet shpesh (jo per ty Marla, por ne pergjithsi(opinioni mediatik ndoshta, apo dhe nje pjese e njerezve): Jemi armiq te cdo gjeje qe lidhet me lindjen.
 
Shume mire. Shqiptaret e Turqise perbejn nje nga komunitetet shqiptare me te medha jashte shteteve shqiptare. Se shpejti ata do kene me shume mundesi per t'u afruar me gjuhen dhe boten shqiptare, cka do forcoj miqesine shqiptaro-turke. Se pari ky eshte nje sherbim i mire per ate pjese te kombit tone, cka eshte detyrim moral. Se dyti, miqesia me Turqine eshte jo pak e rendesishme kur konsideron trysnite negative nga Greqia. Ne 1997-en kur shteti shqiptar ra, dhe Greqia shikonte minoritetin artificial grek ne Jug si pretekst per pushtim, ishte pikerisht ultimatumi turk arsyeja qe Greqia nuk na sulmoi ushtarakisht.

Sa per anen tjeter te medaljes, nuk prish pune nese disa shqiptar duan te mesojn turqisht. Problem mund te jene organizata politiko-fetare me ndjenja/qellime neo-osmane, me ndikime ideologjike. Por mesimi i gjuhes turke ne sistemin arsimor nuk krahasohet me ndikime ideologjike, dhe nuk perben rrezik.
 
Pershendetje te dashur anetare, te me falni per largimin e gjate nga forumi por ju kam pare here pas here se dini ta menanxhoni mire dhe keshtu nuk kam nderhyre...
Tani per kete temen ketu, kam edhe une nje mendim, cdo gjuhe qe te mesosh mire eshte sepse njihesh me kulturen e tjetrit, por inati me vjen qe nese Turqia (Perandoria Osmane atekohe) i jepte Pavaresine Shqiperise (para luftes ruso-turke) atehere Anglia dhe Perendimi do flijonin edhe ushtarin e fundit qe Turqia te mos e humbiste luften sepse Rusia do merte Stambollin, por kur kishin cfare te copetonin (tokat shqipetare) atehere Anglia dhe Perendimi nuk e vune ujin ne zjarr...
Dhe keshtu une nuk e kam shume qejf "miqesine" me Turqine sepse ata jane paksa "budallenj" nga pikepamja strategjike, me pake fjale sa per te na mare me qafe jane...
Nuk e di a me kuptuat!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top