Lajme nga futbolli .

Reja i kënaqur me fitoren: Të rinjtë u paraqitën shumë mirëreja-1100x620.jpg

Është shfaqur tepër i kënaqur trajneri i Kombëtares Shqiptare, Eddy Reja pas fitores së ndeshje miqësore përballë Kosovës me rezultatin 2-1.

I pari në stolin e kuqezinjve vlerësoi ekipin për paraqitjen e mirë dhe sidomos të rinjtë që ishin grumbulluar dhe që dhanë maksimumin e tyre në këtë takim.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë kjo ndeshje, sepse debutuan shumë lojtarë të rinj. Ecim përpara, janë disa lojtarë që duhet t’i kemi në konsideratë, sot provuam në aspektin mbrojtës dhe mbeta i kënaqur. Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne luajtëm mire”, tha Reja.

Gjithashtu gjatë konferencë për shtyp pas ndeshjes, trajneri italian sqaroi dhe çështjen e kapitenit të skuadrës duke thënë se sa herë që të luajë Berisha do të jetë ai kapiteni.

“Kur luan Berisha, është gjithmonë ai kapiteni. Kapiteni është votuar që në fillim kur erdha këtu nga lojtarët e tjerë. Shoh një tendencë në lidhje me këtë çështje, por nuk ka nevojë për polemika. Hysaj do të jetë kapiten kur nuk do të luajë Berisha”, përfundoi trajneri.

A2news.com
 

Prag Shqipëri-Kazakistan, Reja kthen skemën 3-5-2​

kombetarja-stervitje-1100x620.jpgPas provës së suksesshme në miqësoren me Kosovën, Edi Reja rikthen skemën 3-5-2.

Shqipëria pritet ta nisë sfidën me Kazakistanin me skemën e preferuar të trajnerit kuqezi, ku portieri Berisha do të ketë mbështetjen e Ismajlit, Gjimshitit dhe Veselit. Në mesfushë rikthehen titullarët Gjasula, Abrashi dhe Memushaj, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Hysaj dhe Uzuni.

Në sulm konfirmohet dyshja Balaj-Seferi, që në ndeshjen e orës 18:00 kanë detyrën t’i garantojnë kombëtares golat e fitores.
A2news.com
 

Në fund të sezonit i përfundon kontrata me PSG-në, Di Maria drejt Serisë A. Zbulohet skuadra që do argjentinasin

Angel Di Maria është në bisedime me PSG-në për rinovimin e kontratës, pro deri tani nuk ka pasur ende një gjë konkrete.di-maria.jpg

Argjentinasit i përfundon kontrata me klubin parisien në fund të sezonit dhe në rast se nuk arrihet një marrëveshje, ai do të jetë një lojtar i lirë pas 30 qershorit. Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, nga kjo kërkon të përfitojë Interi, që po punon për ta marrë futbollistin me parametër zero.

Do të ishte një përforcim i rëndësishëm për zikaltërt ky, kjo edhe për shkak se Di Maria kudo që ka shkuar ka bërë mirë dhe i ka ndihmuar skuadrës.

PANORAMASPORT.AL
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

“Ibra, një 39-vjeçar i jashtëzakonshëm”, Zakeroni: Milani ka shanse të mëdha, ky sezon i çuditshëm

Zakeroni.jpg

Alberto Zakeroni ka drejtuar disa ekipe në Serinë A, por sivjet bën tifo për Milanin. Në një intervistë për “TMW”, tekniku kampion Italie në vitin 1999 pikërisht me kuqezinjtë, deklaroi:
“Milani e ka nisur kampionatin më mirë se të gjithë sepse ka ruajtur vazhdimësinë e sezonit të kaluar. Për të dhënë një mendim më të saktë duhet pritur përfundimi i fazës së parë, por shanset e kuqezinjve janë të mëdha sepse ky sezon është i çuditshëm dhe i kushtëzuar në mënyrë të fortë nga pandemia dhe infektimet e papritura”.

Zakeroni.jpg

Sipas Zakeronit, diferencën mund ta bëjë Zlatan Ibrahimoviçi, i cili po shkëlqen, pavarësisht moshës duke qenë kryegolashënuesi i Serisë A. “Është një burrë në sulmin e Milanit që po zhvendos ekuilibrat. Pavarësisht përvojës sime, nuk më kujtohet ndonjë 39-vjeçar që të ketë qenë kaq i rëndësishëm për ekipin e tij”, përfundoi Zakeroni.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • Zakeroni.jpg
    Zakeroni.jpg
    49.5 KB · Shikime: 0
  • Zakeroni.jpg
    Zakeroni.jpg
    49.5 KB · Shikime: 0

Koronavirus te kombëtarja europiane, pezullohet ndeshja e sotme në Ligën e Kombeve

Sfida e planifikuar për sot në Ligën e Kombeve Zvicër-Ukrainë është anuluar me kërkesë të autoriteteve zvicerane. Shkak është bërë infektimi i 3 futbollistëve në kampin ukrainas me koronavirus ditën e djeshme. Edhe pse UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit u shprehën të gatshme për të zhvilluar përballjen mes dy kombëtareve, autoritetet lokale të Lozanës (qyteti ku do të luhej ndeshja) kanë refuzuar zhvillimin e takimit.UEFA-Nations-League-League-A-Group-4-Germany-v-Ukraine.jpg
Në këtë situatë, ekipet detyrohen të ndryshojnë axhendën. Ditën e djeshme, Federata e Futbollit të Ukrainës raportoi se futbollistët Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik u futën në izolin në dhomat e hotelit ku ishin akomoduar në Lozanë.

PANORAMASPORT.AL
 

Haaland fiton çmimin “Golden Boy”, lë pas Ansu FatinHaaland-3-700x375.jpg

Erling Halaand është fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2020, që jepet nga “Tuttosport”. Sulmuesi i ri norvegjez, i cili luan për Borussia Dortmund, triumfoi në garën për futbollistin më të mirë të vitit nën 21 vjeç.

Halaand është norvegjezi i parë në histori që fiton Topin e Artë për të rinj. Këtë vit, sulmuesi ka shënuar 33 gola në 34 ndeshje të luajtura me Dortmundin dhe Norvegjinë.EnWaEBMXUAEpbn8.jpeg
Në vendin e dytë është renditur talenti i Barcelonës Ansu Fati, ndërkohë që podin e plotëson Davies i Bayernit.


KohaJone.com
 

Milani i “vakët” pa Zlatan, vetëm barazim ndaj Lille në Europa League​

milan-2-1100x620.jpgMilani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Lille-s, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League.

Kuqezinjtë e kishin humbur 0-3 takimin e parë me skuadrën franceze në San Siro, ndërsa në këtë ndeshje vinin me disa mungesa të rëndësishme, ku më kryesori ishte Ibrahimovic, për shkak të një dëmtimi në fundjavë.

Në pjesën e parë, loja u përqendrua më shumë në mesin e fushës, me dy skuadrat që mundoheshin më shumë të mos gabonin sesa të rrezikonin kundërshtarin. Ndërkohë, pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për kuqezinjtë. Castillejo realizoi pas një asisti të dhënë nga Rebic, i cili e nisi ndeshjen si sulmues i vetëm, por më pas u zëvendësua nga i riu Collombo.

Megjithatë, avantazhi i italianëve zgjati pak, pasi Lille reagoi me anë të Bamba që e vulosi rezultatin në 1-1 në minutën e 65.

Me këtë barazim, kualifikimi për në fazën e ardhshme në këtë grup do të vendoset në dy ndeshjet e fundit. Aktualisht, Lille kryeson me 8 pikë, Milan 7 dhe Sparta e Pragës me 6 pikë, e cila fitoi 4-1 ndaj Celtic.
 
Ndikon shum prezenca zlatanit . Esht nje motivues i papam ai
A te kujtohet intervista ne amerik kur ja ban gazetari thot karlos vela ka dhen gola ket vit me shum, i thot ky ibra sa vjeq eshte si ky i thot 28x i thot ibra ku kam qene une 28 vjet, gazetari i thot ne europ, ibra i thot big difference hahahahah
 

Liga e Kampionëve/ Shahtjor Donetsk “dush të ftohtë” Realit, një shqiptar realizon dopietë në Moskë. Ja rezultatet dhe golat

Shahtjor Donetsk ka shtangur për herë të dytë Realin e Madridit duke e mposhtur sërish, kësaj here me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e zhvilluar në orën 18:55 në Ukrainë. Dentinjo dhe Solomon ishin autorët e golave për Shahtjorin, që kanë futur fuqishëm në garë për kualifikim skuadrën ukrainase.uefa_champions_league_draw_-_2019_2020.jpeg.jpg
Rezultat surprizë edhe në sfidën tjetër mes Lokomotivës së Moskës dhe Salcburgut. Ishin austriakët ata që triumfuan me rezultatin 1-3, ku protagonist absolut ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha që realizoi dopietë.

REZULTATET:

●Shahtjor Donetsk – Real Madrid 2-0

Dentinjo 57′ , Solomon 83′


●Lokomotiv M. – Salzburg 1-3

Mirançuk 78′ (p) / Mërgim Berisha 28′ , 41′ , Adejemi 81′
 

Shorti për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, 4 kombëtare mësojnë kundërshtarët. Italia pret Spanjën

Është hedhur në orën 17:30, në Nion të Zvicrës shorti për 2 ndeshjet e gjysmëfinales të Ligës së Kombeve, ku 4 kombëtare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Në short morën pjesë Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja që kanë fituar grupet përkatëse të Ligës A.

b.jpg
Italia do të përballet me Spanjën, ndërsa Belgjika dhe Franca do të kërkojnë mes tyre finalen. Ndeshjet do të luhen më 6 dhe 7 tetorit të 2021, ndërsa finalja luhet më 10 tetor, ku kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht trofeun.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Itali, në stadiumin “San Siro” dhe “Allianz Stadium”, me shpresën se deri atëherë do të jetë larguar pandemia dhe mund të luhen me tifozë.

6 tetor/ Itali-Spanjë “San Siro”

7 tetor/ Belgjikë-Francë “Allianz Stadium”

PANORAMASPORT.AL
 

Interi vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, likuidon edhe Bolonja

lg.php

Interi ka mposhtur 3-1 Bolonjan në “Giuseppe Meazza
Skuadra zikaltër ka mundur skuadrën bolonjeze me një lojë bindëse dhe arriti fitoren e tretë rradhazi në kampionat. Golat për të besuarit e Antonio Kontes u shënuan nga Romelu Lukaku në minutën e 16’ dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e dyfishtë me autor Ashraf Hakimin në minutën e 45’.
Shifrat u ngushtuan në minutën e 67′ ku për bolonjezët shënoi Vinjato. Golin e tretë dhe të fitores për zikaltërit e shënoi përsëri Ashraf Hakimi i cili kompletoi dopietën e tij në minutën e 70’.
Me këtë fitore Interi shkon në vendin e 2, duke i bërë presion Milanit pasi ndodhet 2 pikë larg edhe pse me një ndehsje më pak kuqezinjtë e Piolit.
FT| INTER-BOLONJA 3-1
Lukaku 16′, Hakimi 45′, 70’/ Vinjato 67′


PANORAMASPORT.AL

●Barazim spektakolar në Bayern-Leipzigbayern.jpg

Bayern Munchen dhe Leipzig zhvilluan një ndeshje spektakolare pasditen e sotme. 6 gola u shënuan në këtë përballje, me secilën skuadër që mori nga një pikë pas barazimit 3-3.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nkunku (19’), por bavarezët u kundërpërgjigjën me Musiala (30’) dhe Muller (34’).

Në fund të pjesës së parë Leipzigu barazoi me Justin Kluvert, ndërsa kaloi në avantazh në pjesën e dytë me Forsberg.

Ishte sërish Muller ai që shpëtoi Bayern nga humbja, me një gol 15 minuta nga fundi.

●Bonucci vendos derbin e Torinos në minutën e 90​


Bonucci vendos derbin e Torinos në minutën e 90
bonucci-mckennie.jpg


Juventus fitoi derbin e Torinos falë një goli të kapitenit Leonardo Bonucci në minutën e 90 të ndeshjes.
Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pas golit të mbrojtësit të Torinos, N’Koulu.
Por, në pjesën e dytë, pas anulimit të një goli të Cuadrados, ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo reagoi dhe shënoi me McKennie dhe kapitenin Bonucci, pas dy krosimeve perfekte pikërisht të Cuadrados.
Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Serisë A.

●Vllaznia rimerr kreun e Kategorisë Superiore​

Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit dhe rimori kreun e Kategorisë Superiore në javën e gjashtë.

Mjaftoi një gol i Eni Imamit për shkodranët për të marrë 3 pikët, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Kukësi ndaj Apolonisë. Ishte Friday ai që i dha fitoren kuksianëve me një gol në minutën e 76.

Ndërkohë, Laçi u ndal në Korçë me rezultatin 1-1. Uerdi Mara shënoi fillimisht për Skënderbeun, ndërsa rezultati u barazua në minutat shtesë nga Harmon.

Edhe Teuta nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Durrës.

A2CNN.Com
 

Globe Soccer Awards zbulon finalistët për futbollistin më të mirë të vitit​

GLOBE-1.jpgOrganizatorët e Globe Soccer Awards zyrtarizuan finalistët e vitit 2020 për çmimet “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i vitit” dhe “Skuadra e Vitit”, për ceremoninë që do të zhvillohet më 27 dhjetor, në Dubai.GLOBE-2.jpg

Në garën për futbollistin më të mirë, dyshja e zakonshme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, sfidohen nga Robert Lewandowski. Pas edicionit fantastik me Bayern Munchen, ku triumfoi edhe në Champions League, sulmuesi polak cilësohet si favoriti për fitimin e titullit. Në garën për “Trajnerin e Vitit”, Hans-Dieter Flick shihet si favorit, pasi riktheu Bayernin në krye të Europës, ndërsa në garë janë edhe Jurgen Klopp që riktheu Liverpool te titulli kampion në Premier League dhe surpriza Gian Piero Gasperini, si vlerësim për faktin që me Atalantën modeste ka ndërtuar një ekip fantastik.GLOBE-3.jpg

Garë treshe edhe për skuadrën e vitit, ku Bayern Munchen është në garë me Liverpool dhe Real Madrid.

Gjithashtu, organizatorët e Globe Soccer Awards zbuluan edhe listat e finalistëve për më të mirët e shekullit. Përpos Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, në garën për lojtarin e shekullit janë edhe Mohamed Salah e Ronaldinho.
GLOBE-4.jpg
Çmimi i Trajnerit të Shekullit vendos përballë Pep Guardiola, Zinedine Zidane, José Mourinho dhe legjendarin Sir Alex Ferguson.
GLOBE-5.jpg
Për Skuadrën e Shekullit, në garën ndërmjet Real Madrid, Bayern dhe Barcelona, ka hyrë edhe Al-Ahly, klubi egjiptian që është më i titulluari në botë, me 90 trofe kombëtarë dhe 25 kupa ndërkombëtare, ku ka fituar vetëm një më pak se Reali i Madridit.

A2News.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top