●Lazio e përgjysmuar nga pandemia i heq Juventusit fitoren në sekondën e fundit
Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida mes Lazio dhe Juventusit në javën e shtatë të Serie A.
Edhe pse me mungesa të shumta për shkak të pandemisë, pasi disa nga yjet e saj ishin jashtë pasi rezultuan pozitivë në testet e fundit, kryeqytetasit treguan karakter për të mos lejuar “Zonjën e Vjetër” të dilte me 3 pikë nga Roma.
Juventus kaloi në avantazh me Cristiano Ronaldon në minutën e 15 të takimit falë një topi të kthyer bukur në zonë nga Cuadrado.
Edhe pse u mendua se ndeshja po merrte një drejtim vjen dhe reagimi i të kaltërve. Vendasit u përpoqën pothuajse gjatë gjithë kohës së mbetur të shënonin, por ishin të paqartë përpara portës.
Ndeshja shkoi drejt fundit dhe në momentin kur të gjithë menduan se Juventusi do të fitonte 3 pikë të vlefshme për kreun e renditjes vjen dhe goli i barazimit me Calceido disa sekonda pasi koha shtesë prej 4 minutash kishte përfunduar.
Tashmë Juventusi renditet në vendin e tretë me 13 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje.
●Atalanta-Inter s’ka fitues, Roma marshon drejt kreut

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A, ajo mes Atalanta-s dhe Inter-it është mbyllur në barazim 1-1, po ashtu si sfida e mesditës mes Lazio-s dhe Juventus-it.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, me dy skuadrat që u munduan shumë të mos gabojnë, ndërsa 45 minutat e dyta nisën me gol. Lautaro Martinez kaloi Inter-in në avantazh pas një goditje të saktë me kokë.
Pas këtij goli, Atalanta kërkoi me të gjitha mënyrat për të reaguar dhe e bëri një gjë të tillë në minutën e 79 me një gol të bukur të realizuar nga rusi Miranchuk.
Ndërkohë, Roma vijon ecurinë pozitive dhe këtë javë, duke marrë pikët e radhës. Skuadra nga kryeqyteti triumfoi në transfertë ndaj Genoa-s me rezultatin 1-3.
Pas këtyre takimeve, Milani vijon të jetë në krye të renditjes me 16 pikë, Sassuolo renditet e dyta me 15 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mban vendin e tretë.
A2news.com