PSG shkarkon trajnerin… pas fitores 4-0
“SportBild” ka njoftuar se PSG ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel. Sipas gazetës gjermane, Leonardo i ka bërë me dije pushimin nga puna mbrëmjen e djeshme, pas fitores 4-0 ndaj Strasbourg.
Shkarkimi i Tuchel ishte i pritshëm, por i befasishëm është momenti kur u shkarkua, pikërisht pas një fitoreje me goleadë dhe përpara festave të fundvitit.
Duket se humbja ndaj Lyon në 13 dhjetor dhe barazimi ndaj Lille të dielën kanë vulosur fatin e trajnerit.
Marrëdhënia e Tuchel me Leonardo ishte shkatërruar që në sezonin e kaluar, por kualifikimi i PSG për herë të parë në histori në finalen e Champions League, e shpëtoi gjermanin për disa muaj.
Inter zyrtarizon “shkarkimin” e Eriksen: Nuk është funksional, të shkojë diku tjetër

Christian Eriksen u transferua gjatë sezonit dimëror të kaluar nga Interi, por nga blerja më prestigjioze e klubit zikaltër u shndërrua që në fillim në një objekt misterioz, i destinuar nga trajneri Antonio Conte më së shumti në stol, si zgjedhja e fundit e mundshme.
Fillimisht drejtuesit e ekipit milanez ia vunë fajin një mungese ambientimi fillestare që do të kalonte me kohën, por në sezonin e ri u duk qartë që mesfushori me tipare sulmuese që kishte mahnitur në Premier League me Tottenham nuk ishte aspak në planet e së ardhmes interiste.
Gattuso tregon sëmundjen e tij: Po vuaj, por do
Gattuso tregon sëmundjen e tij: Po vuaj, por do të mbijetoj
Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit, foli për sëmundjen e tij të syve pas ndeshjes së djeshme, ku ekipi i tij barazoi në minutat e fundit ndaj Torinos.
Kriza e rezultateve të skuadrës ka rastisur me kthimin e miastenisë së syrit të trajnerit, i cili ka disa javë që shihet në stol me një fashë në syrin e djathtë.
“Sot, po dal para mediave pa fashë në sy sepse dua t’i them diçka të gjithë atyre fëmijëve që nuk u duket vetja i bukur: jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur. Kam lexuar që do të vdes brenda disa muajve. Rrini të qetë, nuk do të vdes. Jam gjallë dhe do të mbijetoj. Vuaj nga miastenia prej 10 vitesh, është hera e tretë që më godet. Kësaj radhe ishte e goditje e fortë, por do të kalojë. Syri do të shërohet. Shoh dyshe, e kam të vështirë të qëndroj në këmbë, vetëm një i çmendur si unë mund të vazhdojë punën. Por, në jetë ka gjëra edhe më të këqija. Unë po bëj punën që më pëlqen dhe nëse do të mund të zgjidhja se si vdes, dua të vdes në fushë”, tha Gattuso.
Kriza e klubit, Koeman: Te Barcelona nuk ke asgjë në dorë
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, në një intervistë për “Revista Barça”, tregoi vështirësitë që po përjetohen aktualisht në ambientin e klubit katalanas, pas dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu.
“Është e ndërlikuar, pasi nuk ke asgjë në dorë. Unë them gjithmonë që nëse sipër je i qetë, poshtë është edhe më mirë. Çdo ekip ka nevojë për qetësi që të ketë sukses në fushë”, deklaroi Koeman.
Holandezi foli edhe për Messin: “Leo është më i vjetër, por ende i pëlqen që të luajë dhe të fitojë ndeshje. Është shumë i angazhuar në stërvitje. Flas shumë me Messin dhe jo vetëm për ndeshjet, pasi ai është kapiteni i skuadrës”.
A2News.com