Interi ka mposhtur 3-1 Bolonjan në “Giuseppe Meazza
Skuadra zikaltër ka mundur skuadrën bolonjeze me një lojë bindëse dhe arriti fitoren e tretë rradhazi në kampionat. Golat për të besuarit e Antonio Kontes u shënuan nga Romelu Lukaku në minutën e 16’ dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e dyfishtë me autor Ashraf Hakimin në minutën e 45’.
Shifrat u ngushtuan në minutën e 67′ ku për bolonjezët shënoi Vinjato. Golin e tretë dhe të fitores për zikaltërit e shënoi përsëri Ashraf Hakimi i cili kompletoi dopietën e tij në minutën e 70’.
Me këtë fitore Interi shkon në vendin e 2, duke i bërë presion Milanit pasi ndodhet 2 pikë larg edhe pse me një ndehsje më pak kuqezinjtë e Piolit.
FT| INTER-BOLONJA 3-1
Lukaku 16′, Hakimi 45′, 70’/ Vinjato 67′
PANORAMASPORT.AL
●Barazim spektakolar në Bayern-Leipzig
Bayern Munchen dhe Leipzig zhvilluan një ndeshje spektakolare pasditen e sotme. 6 gola u shënuan në këtë përballje, me secilën skuadër që mori nga një pikë pas barazimit 3-3.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nkunku (19’), por bavarezët u kundërpërgjigjën me Musiala (30’) dhe Muller (34’).
Në fund të pjesës së parë Leipzigu barazoi me Justin Kluvert, ndërsa kaloi në avantazh në pjesën e dytë me Forsberg.
Ishte sërish Muller ai që shpëtoi Bayern nga humbja, me një gol 15 minuta nga fundi.
●Bonucci vendos derbin e Torinos në minutën e 90
Bonucci vendos derbin e Torinos në minutën e 90
Juventus fitoi derbin e Torinos falë një goli të kapitenit Leonardo Bonucci në minutën e 90 të ndeshjes.
Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pas golit të mbrojtësit të Torinos, N’Koulu.
Por, në pjesën e dytë, pas anulimit të një goli të Cuadrados, ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo reagoi dhe shënoi me McKennie dhe kapitenin Bonucci, pas dy krosimeve perfekte pikërisht të Cuadrados.
Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Serisë A.
●Vllaznia rimerr kreun e Kategorisë Superiore
Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit dhe rimori kreun e Kategorisë Superiore në javën e gjashtë.
Mjaftoi një gol i Eni Imamit për shkodranët për të marrë 3 pikët, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Kukësi ndaj Apolonisë. Ishte Friday ai që i dha fitoren kuksianëve me një gol në minutën e 76.
Ndërkohë, Laçi u ndal në Korçë me rezultatin 1-1. Uerdi Mara shënoi fillimisht për Skënderbeun, ndërsa rezultati u barazua në minutat shtesë nga Harmon.
Edhe Teuta nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Durrës.
A2CNN.Com