Krijimet letrare~Dhjetor~2023

Krijimet letrare~Dhjetor~2023


  • Totali i votuesve
    32
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e rradhes per muajin Dhjetor!
Tema e muajit ishte;
Festa fundvitit + si gjithnje ;-Teme lire.

~Per ju krijimet ne vazhdim!!~


1
-Stoli i trëndafilave

Edhe një tren në stacion.
Një tjetër sërish,e ti nuk je.
Me sytë mbyllur zemra të kërkon,
Të ndjen pranë si të jesh atje.

Ulur në stolin e trëndafilave
Atje ku më dhurove puthjen e parë.
Në vendin ku takoheshin të dielave
Dy shpirtra vetmitarë.

Shpirtrat që dikur u dashuruan
Tani mbetën në harrim
E ky stol që kam përballë
Mbeti i vetmi kujtim.

Ja këtu në këtë stol
Edhe një tren e përcolla.
Të gjithë mallin që kam mbledhur
Bashkë me të t'a dërgova.

Ti nisa puthjet,kujtimet,letrat e pa shkruara.
Të gjithë dashurinë time.
Që as nga koha nuk u shua.



2-Papucet e gjyshes

I thuri gjyshja papucet e leshta,
te mbanin ngrohte kembet e njoma.
Te bukura si ngjyrat qe sjell vjeshta,
per nipin e vogel qe flinte nga dhoma.

Nipi trazovac shtizat gjyshes ja merrte
dhe i fshihte poshte nen krevat.
Gjyshja dhe pse lodhej, qeshte,
ai donte te luante, se linte rehat.

Papucet ja vishte dimrit nen kembe,
djaloshit qe rritej e po kuptonte.
Ai po behej peshe e rende,
perrallat me nuk i degjonte.

U rrit nipi dhe u be me femije,
gjyshja me s'jetonte ... kish nderruar jete.
Nje dite dimri i veshi femijes se tij
papucet e vogla ... qe dikur kish veshur vete.


3-Ndjesi Gruaje

E dhimbsur
e pakuptuar je ti vajzë
E ndrydhur
e vuajtur je ti grua

E lënë mënjanë prej vitesh
e perkushtuar vërtitesh
Endesh në ëndrrat e tua
Vajzë, nënë, grua

E re të duhet të fillosh
dashuri, dedikim
kohën tënde të shtrenjt të dhurosh

Delikate janë ndjenjat e tua
Por ti je e fort grua
Lotët i përtyp e heshtur
Buzëqesh pa rreshtur


4-Vjeshtë në shi.

Valsi i pikave të shiut, buronte nga era që i lëshonte si dallgë duke trokitur, të kthyera në një marshim të furishëm prej ushtrie. Forca e tyre mbizotëronte gjithçka, godiste degët i përkulte dhe ato ktheheshin në vend me të dridhura, i tundte të trembura dhe me frenezi i bindeshin energjisë së tyre që krijonte valëvitje hipnotizuese dhe koreografi përsëritëse.
Hera-herës një pikë uji lotonte në majë të gjetheve dhe shkëlqente duke rënë më rëndë mes mijërash. Shkëputej e lëshohej me një tejdukshmëri të lëngët drejt tokës ku do të përpihej.
Shiu me fije të bardha ndërthurej me një shpejtësi të njëtrajtshme e me pjerrësi të ndryshueshme prej trilleve të erës, krijonte një iluzion mjegulle.
E gjelbra e thellë e gjetheve, e përshkallëzuar me llustrimin shkëlqyes të ujit, krijonte kontraste dhe unë kërkoja me sy detaje të përlyera me shkëlqime. Kërcejt e tyre kontrastonin më qartë duke mbajtur yje pikash që binin e që më bënin të shprehja dëshira në mendime, psherëtima të pashprehura dhe mallëngjim të brendshëm.
Gjethet llustrafine mblidhnin ujë me reflekse drite mes nervurash.
Lulet, me delikatesën e petaleve të tyre, në ngjyrat, në pistilet e harkuara si qepalla vajzërore, dhuronin gëzimin e jetës me secilën çelje të tyre dhe era i bënte të përkundeshin hirshëm në lartësi qiellore të paarritshme. Aroma e tyre e tretur në lagështi të bënte të mbushje mushkëritë deri në shkalafitje të dehur kënaqësie.
Nën këmbë një shtrojë e butë dhe e kadifenjtë sa e verdhë e sa e kuqërremtë gjethesh të rëna, mbulonte gjithçka, zbuste hapat e mia në fëshfërima e ndonjëherë kërcitje.
Shkeljet e njerëzve i kishin ngjeshur në tokën e baltosur por mua më pëlqente të dilja jashtë shtigjeve të rrahura për të kaluar mbi shpinën e tyre të nderë e për t’i ndier se si jepeshin nën peshën time.
Rrënjët kishin krijuar shkallëzime gjymtyrësh gungaçe e ndonjëherë dalloheshin më pak si damarë të tokës.
Diku më tej, rrallimi i pemëve kishte bërë që gjelbërimi i barit të merrte epërsinë mbi gjethet dhe ndonjë trung i rënë shtrihej në dendësinë e degëve të veta, në madhështinë e trungut të vet të lodhur e të shkëputur si një relike e jetës së tij të shuar. Degët ishin të zhveshura e po aq të bukura sa brirët e një dreri të plandosur.
Pikat rralloheshin dhe loja e tyre me gjethet po qetësohej, gjethet tundeshin më rrallë kur ndonjë pikë i përkulte si veshë të një kali të bezdisur nga ndonjë mizë.
Brendësia ime i dorëzohej ftohtësisë dhe trupi im shkrihej e bëhej njësh me shiun, njëjtësohej me ujin dhe drithërima të ftohta më kaplonin e më shndërronin përtej vetes.
NdIhesha njësh me të dhe qënia ime rridhte në rrëke e mblidhej në pellgje.
Secila pikë krijonte rrathë tek unë, kumbonte me valë në sipërfaqe dhe krijonte dallgëzime që i mohonin njëra tjetrës epërsinë për të qenë mbi të tjerat. Krijonin rrathë të brendashkruar të bukur e të përsosur, të nxituar, që më mbushullonin e më mahnisnin.
Ngrita kokën e me fytyrën lart drejtuar qiellit kundroja formën e reve duke provuar të gjeja forma që më rrëfenin diçka të fshehtë që askush nuk e dinte.
Natyra pikturonte akuarele me bojëra uji në shpirtin tim, afshi i njomështisë e përshkonte dhe i mëshonte me pikëlima të panumërta.


5- "Udhëtar i jetës"


Rastësisht në kafenen e vogël të lagjes, sytë tanë u takuan për herë të parë, si dy yje që vendosën të shëndrrohen në një konstelacion të përbashkët. Ai kontakti sy më sy ishte një harmoni e krijuar nga notat e shurdhta të heshtjes, tingujt e tik takut të zemrës . Shikimi im u humb në udhëtim, në thellësin e syve të tij .I dua ata sy ,në ta zbulova një botë të pashterrshme, një vend ku unë ëndërroja të isha , tani ai që kam dashur gjithë jetën është përballë meje,ndjej zemren e ngrirë fjalet s'më dalin...por zemra rreh fort dhe i thot të gjitha.

Përsëri u takuam në të njëjtin vend si atë ditë ,deri sa njeri prej nesh mori guximin hodhi hapin.
Ditë pas dite filluam të afroheshim ,.Jeta jonë filloi të ndryshonte ,në të pasqyrohej një mural i pikturuar me ngjyra të ndritshme të dashurisë sonë. Koha u bë një këngë e ëmbël që na shoqëronte, na përndiqte në çdo hap, duke na kujtuar se sa e bukur është dashuria .
Në ditët e vështira, kur bora e jetës bije e dendur, tek njëri tjetri e gjetëm ngrohtësin duke plotësuar pjesët boshe të munguara. Edhe pse të ndryshëm tërhiqeshim shumë fortë pas njëri tjetrit.Ai ishte si zjarri , unë akull e ftohtë .Ngrirë nga jeta ,zemra më ishte kthyer në akullnaj ,por tashmë ndjej pranverën .
Duket si një roman, por jo ...është realiteti i bukur i një dashurie që rritet çdo ditë e më tepër. Ah,sa dua të flas për sytë e tij ,si natyra plot jetë,për prekjet e tij të ngrohta si rrezet e diellit, për zemrën e tij të bukur plot mirësi.Gjeta atë që kam dashur gjithë jetën.Kam gjetur udhëtarin tim të jetës , bashkë të dy do vallëzojmë në rrugëtimin tonë valsin e dashuris.


6-Elena.

Degjoheshin hapat e ngadalte ne cepin e rruges, cdo gje zbardhuar nga bora ,grruk....grruk ata hapa afroheshin,papritmas u gjenden para meje ato kembe me cizme te kuqe,ngrita shikimin neper trupin e saj,veshur kishte nje pallto kafe, nje shall perkdhelte qafen e saj,shikimi im ngriu mbi fytyren e saj qe s`dukej mire nga floket e debores dhe kapuci i kuq qe mbante,parfumi i saj i njohur me kthej pas ne nje pranvere te harruar,mes kujtimeve te arkivuara ne shpirt.
Ngriti koken,pash qe nuk ishte nje iluzion,as nje fantazi e imja,ishte ajo,po po Elena,vajza e pranveres universitare,kaq vite ,rastesia u be restropektiv ne kohe ,u gjenda perball nje dashurie qe dikur me kishte mbushur oret e vona,tek numeronim yjet,me shpirtin zhveshur para njeri-tjetrit ,buze detit ne reren e lagesht qe perkdhelte kembet tona, ne momentet qe trupat tane shkriheshin per ti dhene rrezen e pare vet diellit te dashurise , mengjeseve plote pasion dhe zjarr.
Ishte ajo,Elena ime,picirukja e vogel dhe lozonjare,zonjusha e brisht ne letersi, vajza e qeshur e lagjes.
Po po,Elena ishte!
Ajo ndaloj hapat e saj te brisht,shikimi saj i embel pushtoj timin, fjalet humben,bora binte si budallaqe siper flokve tane,se kuptonte se sa te ngrohte ishim ne emocionin tone dhe as qe donim t`ia dinim me per ftohtesin e saj te bardhe, ndjeva nje flak te me pershkroj cdo qelize,parfumi saj me dehte njelloj si para shume vitesh.
E shtangur ajo ,i shtangur une,hapat tone ngrin ne kohen e kujtimeve. Mu duken vite mendime ato sekonda ,deri kur me ne fund goja ime e mpire nxorri ne forme habitore.-Ej,Elena,je vertete ti!? Oh dhurata e ketyre festave,s`ke ndryshuar fare.
Ajo buzqeshi , duke me pare drejte ne sy,hapat e saj preken kembet e mia,papritmas ngrohtesia e perqafimit te saj u be mburoja e mendafsht e kesaj dite me bore te bardhe.
Endri ,u degjua ne veshin tim zeri i saj i embel,sa gezohem qe te shoh,ja pra ujrat e jetes na ritakuan perseri.
Nuk doja te me leshonte,doja qe ai perqafim te zgjaste pafundesisht dhe deshmitar te ishin floket e bores se bardhe qe binin me nxitim mbi supet tona, sikur s`kishin kohe dhe friksoheshin nga dielli qe mund ti shkrinte ne cdo moment po te dilte, njelloj si une qe me ngjante vetja ne enderr ,ne perqafimin e Elenes, s`doja te zgjohesha me asgje.
Endri,as ti s`ke ndryshuar,vazhdoj dialogu i njemije emocioneve ne shkrirje e siper,me thuaj si luftove keto vite te gjata qe nga koha kur i luftonim bashke?! Me thuaj si ishte udhtimi i stacioneve tua,deri tani? Oh ,Elena,ti e di qe transportet e stacioneve te jetes jane me stine dhe rrebeshe,vere dhe dimer,por mendoj qe shpirti i mbushur mbijeton ne stacionet e jetes,jo si keto floke bore te bardha qe puthin ne te dy , pastaj dielli i shkrin . Njeriu, Elena ime e dashur,mbijeton fale puthjeve te verteta,perqafimeve te verteta dhe ndenjave te verteta,si keto tonat tani.
Elena ne gjithe keto vite ti ishe vertetsia qe me priste ne cdo stacion jete.
Ndjeva frymarrjen e saj tek shpeshtohej ne perqafimin tim dhe zeri saj i mbushur me afshin e nje dashurie qe u ringjall sikur s`kishte kaluar asnje dite qe atehere,e pershperitura e saj ne veshin tim me dritheroj,;-Ah Endri capkeni i shpirtit tim.
Dritat e rrugve u ndezen,ishin dite dhjetori ,njerzit benin cdo gje ,here me deshire e here pa deshire,per te bere veten dhe ambjentin festiv,aq sa nganjehere e gjithe kjo duket lodhese dhe shume jashte spontanitetit qe duhet te kete njeriu,aty kuptova qe ishte muzg dhe ato sikur na sinjalizuan qe bota po ju sheh,ndaj mjafton perqafimi. Ndjeva boren e ftohte sapo Elena u shkeput nga perqafimi im. Buzqeshi embel si gjithnje duke me thene me shikim e saj se sa i kisha munguar.
Ecem disa hapa dhe u gjendem perballe nje kafeje me zbukurime festash,ajo ndaloj duke me pyetur;- Endri je per nje kapuciono te ngrohte? ndjeva qe trupi im u ndez me forte se cdo llamp qe ndriconte rruget,pemet zbukuruese dhe u bera llampa ndricuese e shpirti tim dhe te Elenes.
Shikimet tona u shkembyen thellsisht ne kujtimet universitare,nata ishte e ftohte qe te pinim vetem nje kapucino ne ate lokal te vetmua ne cepin e rruges ne keto dite dhjetori ,Elena sikur me lexoj mendimin dhe me pyeti,Endri ketu afer banon? Po, ju pergjigja me gjysem zeri,sa mire !Do e njoh kete zone me mire me shoqerin tende pergjate ketyre dite festash ,u afrua ngadale duke me futur krahun,shkojme te pim kapucinon ne shtepine tende ,te ndezim zjarrin me dru geshtenje,nga nje gote vere ,le te ndezim dritat e dashurise Endri,dritat e ketyre festave,pasi askend s`takuam ne stacionet tona ,qe mund te merrte dirtat e shpirtit tone ne dorzim.
Le te duhemi Endri,sic vetem ne dime ne keto dite dhjetoriane.
Zemra po me pushonte nga lumturia qe me buronte ne cdo qelize lekure,shkojme dashuria ime,shkojme ne boten tone te dashurise,aty ku vetem une dhe ti ,do te ndricojme deri ne perjetesi.


Duke ju uruar nje te Diele te mbare,
Nevi ,ju falenderon perzemersisht per dergimet tuaja! 🤗
 
Redaktimi i fundit:
Te filloj me Tagimet,apo do vini vetee!? :p
 
Vota ime shkon për poezinë nr 2 pasi gjeta veten dhe më kujton gjyshen time që e humba vjet ❤️

Urime dhe suksese të gjithëve❤️
 
Komplimenta krijuesve 🤗
Papuçet e gjyshes sa shum ma ngrohi shpirtin, më trasmetoj nje ndjesi dashurie te madhe, ku te gjith besoj kemi nostalgji të madhe nga femijëria jonë ♥️
Besoj votën ma vodhi me lexim të parë.
 
Ti o @NeVertiti sa me shum reagime kot te me japesh mu, aq me pak do lexoj
cat GIF
 
Votova Papucet e gjyshes. E para, sepse eshte e shkruar shume bukur dhe e dyta, nga te gjitha dashurite, ajo e gjyshes eshte me cilterta, me e ngrohta dhe kurre nuk te le shije te hidhur, per dallim nga keto tjerat.
 
Këto të gjata nuk i lexova me shumë vëmendje, më lodhi shkrimi Vjeshtë në shi... Ishte i shkruar bukur, por kërkonte shumë përqendrim për ta përcjell. Sidoqoftë, unë më shumë tërhiqem nga poezitë, në veçanti nga ato që i kushtohen dashurisë në të gjitha trajtat e saj. Për këtë arsye votova të parën Stoli i trëndafilave.
Gjithsesi përgëzime për këto krijime kaq të bukura.
👏👏👏
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top