Zemrat ndizen kur dritat shuhen
…..Dritat e qytetit u ndezen serisht , e serisht ti u fanepse ne muzgun e kesaj nate.
Me kujtohet si ndoqem pas cdo trishtim , heshtje ,dhimbje e me pas u tretem ngadale. Lame pas te gjitha, mirekuptimin, dashamiresine dhe rendem turra vrap te urrehemi , e te helmonin pak e nga pak ditet e vitit.
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per nje perqafim …askush!
Dritat e pemes shuaji ngadale, zhvishe nga stolite dhe mesome e mua sesi te zhbej dashurine. Shuaji ditet ne kalendar , e fshi cdo kujtim, digj cdo frymemarrje. Mbyll syte dhe provo te ndjesh ato emocione te embla , te asaj historie krahe-keputur, pa mua prezent.
Shkelem cdo premtim , e ashtu te dobet thame fjalet e fundit, gjithe te keqijat nxorem nga goja ne heshtje dhe me zemer nder dhembe urryem. Urryem njeri- tjetrin , pamundur te urrenim veten per ato c’ka dhame, gjithcka qe na bente te forte ne nje vertik e harruam. E darkave ne shtreterit tane , nata na gjente, emrat tane duke mermeritur!
Te lodhi dashuria?!
Per ata qe nuk te njohin , por rrugetimi I tyre do kryqezohet me tendin, jepi nga vetja edhe dobesine , me mirenjohje perulju dhe ne prani te tyre ngrije nje dolli , per kete nate me drita qe shpirtin te ndezi…dhe mos harro….Zemrat ndizen kur dritat shuhen