Krijime nder vite by Monique

Monique

With or Without u
Kjo eshte teme vetem per antaren e shquar Monique
Faleminderit
 
Redaktimi i fundit:
NATA

E adhuroj naten
E urrej nganjehere
Dua te te them EJA me tako
Kjo ishte ideja ime
Nata
Mendime
Sa mendime me pershkojne
Idete e mia jane kaq te qarta
Nata
Ngrihem te te shkruaj dhe
Konfusion
Nuk gjej me as fillim e as fund
Kam nevoje per ty
Por si te bej???
Si te te kerkoj???
Eshte nate
Po degjoj nje kenge te vjeter.
Sa kujtime
Sa endrra
Gjithcka sa larg dhe sa e gjalle
Koha
Shpesh koha nuk ka shume forca
Shpirti fiton mbi gjithcka
Nuk mundemi per asgje
Te shoh. Te shoh akoma
Koha nuk me duhet
Nuk me ndihmon per te harruar
Nuk dua
Dhe akoma jetoj
Jetoj edhe per ty
Me shume se kurre
Qetesia e nates
Degjo
Me degjon?
Po
Jemi larg. Por shpirtrat tane preken. Jetojne
E paperballueshme. E mrekullueshme
Sa shume nga ty ka ne mua. Sa?
Asgje e jotja qe jeton ne mua nuk do te humb
Asgje
Eshte pjese e imja. Eshte pjesa qe ruaj me fanatizem
Eshte ajo cfare dua qe te njohin
Ty
Mua
Ti je keshtu
Hyn ne brendesi dhe nuk iken me
Dhe keshtu dua te jete…Pergjithmone!!!!
 
Bota me ty!

Ndoshta nuk do te jem
Sic jam tani
Ndoshta nuk do te kem
Kete force qe kam mbi vete
Ndoshta nuk do te di
Asnje hap te hedh me tej
Mbase do bie
Do te bie shume poshte
Nderkohe qe ti je ketu
Dhe me ke dhene gjithe kete
Nderkohe ti je ketu
Per te vene cdo gje ne vend
Edhe pjeset me te vogla
Te ekzistences time
Duke i bere me koerente
Sa e bukur eshte jeta me ty
Me duket e pamundur
Qe cdo gje qe shoh
Gjithmone ka qene aty… vetem se
Une nuk kam ditur
Ate qe ti me ke shfaqur para syve…ta shoh
Sa e madhe eshte bota bashke me ty
Eshte si te rilindesh
Dhe te shikosh me ne fund qe
Per pak rrezikova te humbisja
Nje mije e nje gjera
Nese ti nuk do te kishe
Dhuntine ti ndaje ato me mua
Mbase kurre s'do kisha gjetur nje vend
Mbase nuk do mundem
Te te dhuroj qofte edhe nje gjest mirnjohjeje
Mbase nuk do di cfare
Eshte e drejte
Mbase nuk do kisha
Mbetur ketu….nese
E nderkohe ti je ketu
Ke ardhur per te qendruar
E nderkohe ti je ketu
Jo per te marre o per te lene
Por per te me bere
Cdo dite me te mire
Duke me mesuar
Thjeshtesine e te dashuruarit…dhe ….
Sa e bukur eshte bota
E jetuar bashke me ty
 
Degjo

Gjeje kohen te me degjosh
Ketu ku ndodhem eshte nje qetesi irreale
Po bie mbremja
Ben ftohte
Jam e rrethuar nga gjelberimi
Paqe
Degjo
Gjeje kohen te me degjosh
Mbyll syte
Shpirti im eshte gjalle
Dhe me mijra ngjyra
Eshte edhe i yti
Mos i beso aparencave
Degjo
Gje kohen te me degjosh
Shoh zemren tende
E madhe
E forte
E plote
Degjo
Mos degjo vetem zerin tend
Shko me tutje
Lexo ate cfare askush s'ka ditur ta lexoj
Fletet e bardha
Netet e errta
Buzeqeshjet
Lotet
Mos ndalo!
Shpirti yt reflekton nje bukuri te rralle
Hyr mes njerezve
Ne qetesi
Mos bjer ne sy
Mos thuaj asgje…dhe fillo te fluturosh dhe sill sa me shume
Engjej qe te mundesh!!!!!!!!!
 
Dhjetori erdhi serisht….


Si nje valixhe e mbushur plot ndihem une sot dhe nder rreshta humbas teksa sdi te rendis vitet e mia jetuar me ty e prej teje.
Ti e di sa e pershtjelluar jam une ne kete muaj, ti e di sa mendime te keqija me shoqerojne cdo dite te ketij muaji, muajit te fundit bashke.
Nuk me kujtohet kur te njoha , nuk e mbaj mend diten apo momentin kur une perceptoja prekjet e tua, por sigurisht qe ndjesia e ngrohtesise dhe mbrojtjes duhet te kete zanafillen qe ne gjeneze.
Nuk ndodh rralle te te kujtoj , ndodh shume shpesh e ndoshta kjo lidhet fort me faktin se ti nuk vjen kurre ne endrrat e mia .
Nuk ndodh rralle ti bej pyetje vetes perse ndodh keshtu?!
Kujtoj vitet qe isha prane teje , asokohe nuk kuptoja shume ,kjo ndoshta per faktin se isha rebele (te tille me kishe pagezuar) . Kujtoj si ti gjithnje me mesoje dhe me nje durim me tregoje te drejten dhe te shtremberen …por une kurre si mesova ato!
Ti me vije ne dukje zgjuaresine time , me injektoje dashurine per librin , dashurine per prinderit, me mesoje sesi te sillesha me shok e shoqe….por ti e di , une gjithnje gjeja nje shteg te devijoja .
Rebelja ime – sa here me kujtohet ky togfjalesh !
Ti me mire se cdokush di te lexosh brenda meje edhe sot , ndonjehere teksa e mendoj kete me vjen te skuqem. Po po ndjej nje lloj pershtjellimi teksa imagjinoj shpirtin tim lakuriq ne duart e tua.
Asnjehere sdo kisha guxuar te te tregoja me fjale cdo gje kam kaluar, ne cdo nate time zgjuar e di, ti ke qene prezent duke me dhene force ne ate distancen tone ,ku tashme une jam mesuar te kaloj.
Kur vij te te vizitoj ndjej shikimin tend te me djeg nder sy, e di cdo te me thuash….tashme e di!
Mos ndrysho kurre , mos bej kompromise per te miren e te tjerve, mos ji tolerate me kedo…epo ja sot te them se asnje nga keto nuk respektova.
Ndryshova shume nder vite, kam bere kompromis per te miren e te tjereve duke mohuar veten, kam toleruar kedo qe nuk e meritonte ! E di zhgenjimi mban emrin tim…premtimin tim nuk pata force ta mbaja, perballe valeve te jetes edhe pse kurre nuk theva!
Askush si ka pare lotet e mi , pervec teje. Askush ska degjuar ankesat e mia ,pervec teje. Askush ska pare dhimbjen ne syte e mi ,pervec teje. Cdo kush pa ate qe ti me ke mesuar…Buzeqeshjen!
Ti sot je I mbuluar me dashuri , ke prane njerezit e dashur per mua e ty, e nuk di nese ndonjehere ju me kujtoni, nuk di nese ndonjehere mendoni sesi boshllekun tuaj se mbush askush, nuk di se kur une do ju bashkohem …por dije se do jete nje nga ato dite kur pavaresisht dhimbjes qe do le pas …do jem me ne fund me ju!
Ju dua pafund!
 
Ky qytet imagjinar …….

Ti vjen serisht ne mendimet e mia dhe per te bilionten here me ben te kuptoj brishtesine time kundrejt teje.
Ti qe je prezent ne cdo cast timin, ti qe prek cdo fill nervor si telat e nje kitare, buze detit melodia e harruar kumbon.
Ti qe per cdo here vjen vrullshem ,duke perplasur cdo dere e dritare brenda meje , si nje uragan dhe merr si shpagim ,si trofe ,cdo mur mbrojtes qe une me aq mund ngre….duke me lene ne qiellin e mekatit serisht te pa fe!
Ti ndoshta se di sa here jam munduar te te kuptoj, te te analizoj ashtu si une di te bej.
Mundohem te kuptoj filozofite e medha mbi luftrat, mbi betejat, mbi te renet ne fushat e pergjakura, por pse jo edhe mbi fitoret e atyre qe me pas krenohen sesi thyen “armiqte” e tyre, sesi pushtuan viset e tyre, sesi plackiten dhe grabiten cdo gje gjeten.
Kete e bej per nje arsye, dhe arsyeja ime je vetem ti.
Ti je ai qe ke pushtuar, sunduar e plackitur cdo gje qe une fitimtarja e dikurshme zoteroja, po po pikerisht ti!
Kam qene une plot here ti, ndoshta pothuajse cdo here, pothuajse cdo kohe, pothuajse gjithnje.
Kam qene brenda atij labirinthi te ftohte, te lagesht, te vecuar e te harruar.
Kam qene e padepertueshme, muret e forteses ishin te celikta, dhe as drita nuk depertonte ne te.
Ti kalores I plagosur ,pas nje beteje te lodhshme, pas nje lufte te gjate , u fanepse diku ne kufijte e mi.
Cdo dite hidhje nje hap perpara , duke bere me tej ,e duke shtyre tutje kufijte e mi.
Cdo dite e me shume une ndjeja si pesha jote mbi mua dominonte , me merrte frymen, me joshte , me lumturonte!
E ashtu me shpirt pezull prisja te nesermen e sodisja nga maja e kulles sime si ti me sigurine dhe buzeqeshjen tende shtrije krahet e tu, duke me futur me thelle, ne brendesi cdo gardh rrethues.
Ndjeja si copetoheshin muret e mia perqark, porsi morsete me shtrengoje dhe une pranoja pa kushte dhe kaq natyrshem, cdo levizje tenden. Ndoshta kisha pritur kaq gjate per ty?!
Asgje nuk kuptoja, askush s’me ndihmonte te kuptoja se kjo, per ty ish strategjia jote per te fituar betejen.
E une brenda qytetit me mure rrethues luftoja me fantazmat e kohes, luftoja me te shkuaren, luftoja me qenien e mosqenien time. Ti… ti vetem sundoje tashme, ashtu pa kuptuar as ti vete, rrenjoje brenda cdo territori, ku askush kish mundur te shkelte.
Por ti je uragan, vjen e shkon pa destinacion. E tani me, qytet ska, mure ska, fortese nuk ka, ererat e tua moren me vete gjithcka, qyteti im prej rere u therrmua.
Koha, vetem koha do rindertoj serisht, do bej te mundur diellin pas stuhie, por ti eja, ti eja serisht ne qytetin tim!
 
Ylberi im

Serisht nje nate pa gjume, aty ne dritaren e dhomes rrija mbeshtetur me syte nga qielli plot yje.
As vete s’dija cfare kerkoja, nese deshiroja te lutesha per dicka, apo thjesht isha hipnotizuar me mendje e shpirt drejt asaj galaktike te panjohur.
Dikur deshiroja te zhdukesha diku, ne nje vend pa emer, te humbisja mes njerezish qe nuk me njihnin, te harroja kush isha e nga vija. Dikur deshiroja te isha e padukshme!
E sonte deshira e vdekur u ringjall, e sonte kujtimet moren jete, e sonte ngjyrat e qiellit ndryshuan para syve te mi…….
Atje ne ate gjithesi ku une jam grimca me e vogel , me e paperfillshme, me e padukshme , sot isha zoteruesja e vetme. Zgjata duart te luaja me endrrat e mia te dikurshme, i modifikoja ato , i ndryshoja kohen, vendin, ngjarjet dhe personazhet. Sa thjeshte ishte te ishe zot i vetes dhe te shkuares tende!
Perhumbja me kish dhene force dhe deshire per te rishikuar e njehere veten qe ne gjeneze.
Shihja veten te vrapoja neper etapa jete, metamorfozat e mia nder vite e moshe, pashe veten duke qare e duke qeshur, duke urryer e duke dashuruar, duke mallkuar e duke uruar, e diku diku…pashe ato fragmente pabesie, tradhetie ku jeta vete kish qene ideatorja per te qene kundra meje!
Tek shihja veten si urreja, si shaja, mallkoja e ulerija, nuk besoja qe isha une dhe ato momente i zhduka fare, me nje klik te gishtave i zhduka!

Mblodha vetem momentet me magjike:
Te bardhen e femijerise, simboliken e pafajesise sime, ate te qenurit qelibar, ate te qenurit e lumtur pa kushte!
Te portokallinjten e brishtesise, te hapit drejt te panjohures, drejt mistikes, drejt frikes .
Te kuqen e paturpesise, ate qe me beri te skuqem nga lakuriqesia e mendimeve, ate qe me beri te humbisja pafajesine e femijerise.
Te kaltren e dashurise, kur per here te pare dashuria me mori nder krahe dhe me Pegasus-in e endrrave me orvati neper netet pa drite, neper shkelqime endrrash, e me dhuroi perendeshen Aferdite si mikluesen e diteve te mia.
Te jeshilten e shpresave te medha, kur shihja veten teksa lutesha per te gjithe ato qe do ktheheshin ne humbjet e mia, kur lutesha qe lotet e mi te ktheheshin ne diamante ne syte e mi per te rishkelqyer serisht, kur lutesha te jetoja dhe pak sa per te prekur edhe njehere ato qe kisha!
Te vjollcen e pashprese, ate te nje hapi drejt gremines, e mavinjta e shpirtit, fillimi i ngurtesimit apokaliptik te shpirtit, te brengosjes se qenies , te mbytjes se shpreses.
Te zezen e hidhur, perfundimi i te qenurit UNE!
Kjo pra kish qene gjithcka e pare nga larte ne kete nate te gjate, gjithcka qe vitet kishin fshehur ne skutat e tyre, e qe sonte mu desh t'i nxirrja nga arkivat e pluhurosura e te bera stiv mbi peshen kohes. I ndryshova vendet, por ngjarjet u ngaterruan, njerezit u ndryshuan, historite u miksuan e une nuk isha me une, jeta ime nuk ishte me e imja.
Ylberin e jetes sime e riktheva sic qe…vetem kesisoj jeta ime ishte imja dhe e ridesha serisht, cdo copez te saj, cdo fragment, cdo humbje a disfate….Ajo ishte jeta ime!
 
Copez shpirti!

Veshtrimet tona ndeshen dhe cdo gje perreth thyhet ne njemije copash!
Mbetemi të dy, përballe!
Një mjegull e zymte, e heshtur, pluhur, mbuloi dhe e vetmja pamje e qarte, jane fytyrat tona që gjuhen e shikimit njeri tjetrit ia lexojne. Asnje melodi per te qene, asnje tingull nuk gjen më as veten ne nota pentagrami, mbetur pezull, të fikura, nderkohe ti qe njeh cdo qelize të heshtjes time...
Me heshtjen tende une ndertoj e thur qindra jete, te disa vdesim e biem e tek të tjera marrin formë të pathenat e një nate te gjatë Gushti...!


Me dhemb nen lekure ajo qe ishim, se jashte saj dua te jemi serisht e serisht…
Kur kujtoj se ti ke ikur ende me dhemb, edhe te kthehesh e pres me ankth, edhe te shfaqesh pas gjithckaje, shpirti im behet copeza thirrmijesh. Më mungojne fjalet, aq shume kishim per te thene sa cdo fund dite mbyllej me fjalen – neser…
E sot teksa e nesermja ka trokitur , ne kemi mbetur te vaket, mbetem thjesht nje prekje larg, nje pikture pa kornize, ishim kaq shume sa te qendruarit larg me ben te ndjej nje hapsire boshe ne frymimin tim kur ti nuk je me aty…

Diku ne endrrat e mia me te mira, ti vjen dhe mjegulla e perhimte ndryshon ngjyren e ngjyroset. Shikimet tona behen njesh me gjithesine. Ti me ndjek e une buzeqesh si lozonjare. E aty ne endrrat e mia te them se nje dite pa ty eshte ferr. Une ferrin se njoh, por shume kane shkruar per te dhe mungesa jote me njehesohet me te.
Sepse je ti cdo gje qe kam e dua te kem prane vetes, e nese nje dite kalon pa ta thene thelle ne shpirt … do me dhembi!
Ne rrugetimin e diteve tona kam njohur e veten, e kam filluar ashtu pa kuptuar t’ia dua edhe difektet, dhe besoj se pa to as ti nuk do me kishe dashur ndonjehere, sepse refreni im je ti …te dua vetem ty…
Por ti me zgjon nga endrrat dhe me zgjon deshirat qe une i shtyp.
Ti me ndal frymimin, por me jep pulsime te cakorduara zemre.
Ti je e keqja ime e domosdoshme, ushqim per shpirtin tim, menuja ime e preferuar, adrenaline e dopamine.
Ti je frika ime me e madhe, ankthi I te nesermes, dita e nata ime, sfida ime, je copeza e shpirtit tim!
E tani leri veshtrimet tona te behen nje, une e ti perballe , e le te thyhen 1000 gjera perreth nesh, vetem une e ti si dikur te perhumbur ne veshtrimin e syve tane!
 
Per te fundit here.……?!

Heshtja po me mbyt! Deri kur kjo heshtje e pakuptimte do derdhet mbi ne ,si kafeja ne boshllikun e fjaleve te pakonsumuara?
Une mbaj brenda vetes nje thes plot me fjale por ne pranine tende me lidhen ne gryke dhe gjithe cka del nga fyti eshte vetem pasthirrma e shpirtit, eh!
Mendja, kjo bredharake e pandrequr vjen shpesh e te viziton dhe me zgjon edhe njehere ate qe ishim…kaq e brishte, kaq e friksuar, e dashuroja fort!
E di, qe brenda nesh ekzistojne qeliza qe nuk vdesin kurre e qe nuk zevendesohen kurre. Dhe qelizat e mia perpeliten keqaz teksa behen pjese e jotja serisht.
Cfare ndryshimi ka midis sot dhe dje, asnje! Jam ajo qe isha, cdohere e me e dobet ndaj ndjesive qe ti me percjell. Sot me deshiren me te madhe do te te flisja edhe njehere , dhe do te te kumtoja me te madhe se te kam dashur fort, edhe njehere do te te thoja se te dua ende sepse zemren e kam plot …plot per ty!
E mban mend si u njohem, si erdha e si erdhe tek une? Une po, I kujtoj sikur te ishin dje …cdo gje me ty ishte shperthim lumturie, por qe ti e more me vete kur vendose te ikje.
Te ka marre malli? Me mendon ndonjehere? Mua me ka marre pafund sepse ty nuk mjafton te te duash vetem njehere…..
Do doja shume ti riktheja gjithe c’kishim dhe te zhurmonim dhe njehere mendjet tona , te pranoja se te doja , te pranonim se gabuam , edhe pse stacione te reja na presin…edhe njehere te qendronim ne kohe.
Dikur te thoja – Mos ik! , por kete lutje te dy e thyem!
Rikthehem hera heres ne kujtimet tona, jane te shumta…rikthehem se jam e dobet te pranoj se te dua ende.
Rikthehem sepse vetem ti di te rrotullosh boten time, sepse ti je perqafimi I munguar!
Ti je I teri dashuri dhe njehere sme mjaftoi te te doja!
 
Sepse ti me ben te jem ndryshe!

Te te them jo ty nuk do ishte e mundur per mua, pasi ti nxjerr ne pah me te miren time. Asnjehere nuk do mohoja se te njejten gje do beja serisht e serisht, sepse ti me ben te jem ndryshe, ti me ben te jem Vetja!
Cdo dite dua te te falenderoj qe ndan me mua cdo gje, filmin qe ke pare, librin qe ke lexuar, qe me ke dashur prane, ne oret qe kemi kaluar pa kuptuar duke folur, e qeshur, e nganjehere edhe duke u zene. Faleminderit per gjithcka ti ndez ne ajer per unitetin tone!
Ti e di se nuk te dua vetem kur s’kam askend ne krahe, e as ne ditet ku dua te qaj diku edhe pse ajo shprehja klishe “mik eshte ai qe qendron prane kur je ne trishtim” besohet se tregon indikatorin e matjes se miqesise… Jo jo ditet e trishta nuk dua te ti vesh ty , te dua ne horizont me te gjere , atehere kur shpirtin e mendjen I kam te qete , te dua atehere kur asgje nuk me mungon , te dua nen rrezet e paqta te diellit, dhe vetem ashtu do te te jepja nje perqafim shume te fort .
Ty kurre nuk te eshte dashur te me pyesesh si je , sepse te mjafton te lexosh germat e para ne mirmengjeset tona per te kuptuar qe kam nevoje te flas me ty, ndonjehere te ndjej pranine tende edhe pa folur , ne heshtje . Ti je hapsira me e mire qe gjindet brenda meje. Me njeh zymtesine e trishtimit, te qeshuren, kupton ate qe te tjereve me duhet tia them. Me njeh edhe pa folur. Me do ne ate menyre time e une ne formen tende, sepse shpirti yt eshte I mbushur plot ngjyra dhe ne nje perqafim do koloritej edhe imi. Pavaresisht sa te ndryshem jemi, ne jemi vetja!

Nuk me nevojitet ditelindja jote per te te thene se te dua fort, se te kam te domosdoshem ne ditet e mia, nuk me duhet nje feste per te te falenderuar qe je gjithnje aty per mua e me mua, nuk me duhet nje dite e trishte qe te te kem sepse me ty ndaj cdo dite sido ajo te jete. Sepse cdo gje timen te shtrenjte e ndaj me njerezit me te shtrenjte.
Besome kur te them se do zgjidhja te te kisha edhe ne jete te tjera, edhe ne te shkuarat , edhe ne ditet kur ti me krahet e tua nuk me lejon te bie, por me bertet fort dhe me thua – Ti je e forte, ti je ndryshe!
Ne cdo cast dua te jem aty ,duke duartrokitur suksesin tend , dua te jem pjese e diteve te tua me te mira dhe atyre me te rendomta , edhe ne ditet kur ty te te rrethoje dashuria e lumturia , une dua te jem aty duke u perlotur sepse vetem kete kerkoj e dua per ty…te jesh I lumtur! Ti e di sa i dua njerezit e lumtur!
Ndoshta ti nuk di se do shkruaja germa pafund per ty qe ti kesh si kujtim edhe kur te jesh larg, edhe kur te kesh mall, edhe kur te ndjesh vetmi, do doja te pikturoja cdo minute ne fjale per te ti dhene ti kesh cdo cast me vehte.
Me fal nese ndonjehere nuk jam mjaftueshem por te jesh mikja jote me e mire, eshte ndoshta gjeja me e thjeshte qe ekziston, sepse gjerat e veshtira nuk jane per nje miqesi si kjo e jona!
Sepse ti me ben te jem ndryshe... me ty jam vetja!
 
Me ke mbushur PLOT!


Cdo fjale e kam zbritur ne toke per te gjetur rrugen tek ti!
Qiellit pa meshire I kam shkulur cdo yll , drejt e ne doren tende ,ti shuash, groposesh per aq deshira sa shpirti yt permban.
Kur me pyesin cila eshte fjala me e bukur qe buzet e tua shqiptuan ndonjehere , pohoj vetem nje togfjalesh….
Zot faleminderit! E nese do e perserisja?!
PO , per ty ne cdo moment!

Endrrat kane shperthyer dhe jashte sirtareve te shpirtit ,jane bere gjak , zemer e shpirt, jam kaq e pasur!
Te lumtur mua me ben fjala , koha e bukur, nje kafe me ty, zemren plot ma ke mbushur , e kurre sdo zbrazej nese nga vetja te jap e ty, sepse une ne thelb jam perberje e dashurise …dhe ate e kam te shtrenjte, sic kam edhe ty!
Ne ajer eshte Lumturia!
Si nje femije ndjek nje flutur e kam gjurmuar e une shpesh , e plot here e kam kerkuar e imja te ish me doemos, ne formen me te bukur ne bote sic eshte buzeqeshja. E nese buzeqeshja behet pikenisja ,atehere cdo gje rreth teje do ndjek ritmin qe ti do.
Nder duar mbaj nje grusht fjalesh te embla per ty, nje dite do te te duhen, kur te jesh larg meje dhe koken lehte do kthesh aty ku cdo gje pati nisjen….sepse fundi nuk eshte I yni.
Ne toke do zbres te gjitha cfare librat shkruan , per te te thene se une e ti jemi te prekshem , jemi si ta …ne jemi ata!
Te njohesh ecjen time te gjate e te lodhshme, te njohesh edhe skutat me te errta ku as une si kam pare brenda vetes, te ecim te dy…
Qielli shpesh pikon , jam e prekshme …dhe vetem syte e ty me japin ate relaks qe me kish munguar, shoh veten ne ata sy, shoh pertej deri ne shpirtin tend…..Jam une aty.
E nese me pyet cila eshte fjala me e bukur qe buzet e mia pershperisin ….te pohoj
Zot faleminderit! …
E per ty ne cdo moment do e riperserisja!
 
Asgje me nuk ka mbetur , vec ketij qyteti qe na bashkonte!

Ja edhe Krishtlindjet erdhen perseri, aroma e ngrohte e festave, dritat shymengjyreshe kane pushtuar cdo cep te qytetit.
Befas, shoh nje cift teksa puthen e perqafohen duke bere premtimin e radhes, si ne dikur, tek e njejta rrugice qe shetisnim dhe qeshnim si te marre.
Buzeqeshja e saj rrezellitese ,porsi shkelqimet e vitrinave javes rruges ,teksa atij i betohet per kete jete e mos me tutje.
Sonte, dua edhe une ate perqafim, ato puthje, ato premtime, bashke me nje gote vere te ndjesh edhe ti ne kete nate sa bosh ndihem pa ty!
Kur ne tavolinat plot me miq, gjithkush ngre dollite, e kur perqafuar dike ka, ndje edhe ti dhimbjen qe ndjej une, kur ske dike te perqafosh, ndoshta kupton sa shume une te kam munguar!
Ne shperthimin e nje fishekzjarri, ne zhurme, hare a ndjesi mundohu pak te me kujtosh, sikunder une do bej per ty. Kujtome dhe trishtohu, se bashke nuk jemi as ti, as une!
Mes argetimit e dhuratave, mos kerko me kot asgje nga une sepse shiriti me emrin tim nuk vjen me sot, e sdo te te vij me kurre.
Dhe nese trishtimi do te te kaploj, do mundesh valle te me kuptosh, te kuptosh se dhe ne duheshim si te tjeret dhe se ne jetet tona mbetem serisht dy te huaj?! Te kuptosh se gjithe endrrat qe bashke i thurem si penelopa ne tehzgjah, e naten, ti i shthurje qe mos te vija me tek ti. Sepse ti doje tjeter jete, e ne ate jete nuk isha une...dhe sot te dy vuajme ndarjen sepse nuk jemi me as ti, as une. Ne kete nate te deshperuar, dua te dehem, te te mallkoj me shpirt e zemer, te ndjesh dhimbjen njesoj si une. E per veten mos ndjej me keq se e torturova duke te gjurmuar, duke zgjatur duart drejt asaj zemre, e sonte mbeta duke u endur me gjysem zemre ne kete qytet , ku gjithcka mbeti ishte vetem TI e UNE!
 
Qendro , mos shko!

Jeta thone eshte si nje varke brenda shishes dhe sado te mundohesh ta vozitesh, pa ere s’mundesh. C’do dite me shume mundohesh , derisa behet edhe me e veshtire. Te bertasesh nuk zgjidh asgje ,sepse askush nuk do t’ia dije. E permes xhamit sheh te njejtat fytyra kureshtare , degjon te njejtat zera teksa shtiren ne keqardhjen e tyre. Ndaj mundohu te lundrosh vetem dhe pa u mbeshtetur askund.

Mos shko tani, qendro e pak …me mua!

E kur shpirtin te kesh cope dhe askush se ve re do te te nis trendafilat e mi te kuq. Shpirtin ato do ndezin , zemren do e shkrijne nga akulli , e erresira do zhduket ashtu lehte si siparet e nje skene gjigande .

Mos shko tani , qendro e pak …me mua!

Kam pritur kaq gjate qe ti te ankoroheshe ne shpirtin tim , dhe tani te nisesh nuk jam ende gati.
Une jam ende ne udhekryqin ku isha dhe pasqyrat qe shoh perreth , me bejne te shoh ty teksa shpirtin tim puth , gati per ti thene lamtumire!

Mos shko tani, qendro e pak….me mua prane!
 
Askush vendin tend se ze!

-Ulu tutje , vendi eshte I zene!
Ky ze me trembi teksa I drejtohej personit qe po tentonte te ulej prane meje. Per nje moment ktheva koken te kuptoja nga erdhi ai ze, por askush s’kish folur. Syte perreth me shihnin te cuditur dhe befas u ndjeva ne faj. Kisha qene une ajo qe veten dot se kisha permbajtur ….
Ai ishte thjesht nje I panjohur dhe nuk kisha pse I shfryja gjithe inatin e botes atij. Keto kohe urrejtja brenda vetes rritej si nje embrion I sapo ngjizur dhe urreja cdo kend qe nuk ishte TI. Se mbaj mend kur ishte hera e fundit qe njeri tjetrit I perplasem fjalet , harrome, mos me kerko me,…..por te kujtohet sa shpejt I harronim e rrugen e kthimit e rigjenim serisht!
….sepse zemra dhe mendja ime ende te perkisnin TY!
Ktheva koken nga xhami per te evituar cdo shikim theres mbi mua. Se kuptoja perse e torturoja veten ende per dicka qe me nuk ekzistonte.
-Dashuro! Kesisoj do harrosh dhe do te harrojne!
Por me thuaj ti si mund ta le veten te duhem nga dikush qe nuk eshte Ti?! Mundem???
Ti po perpiqeshe te thoje dicka por u venite shpejt ,sepse e shkuara ku beje pjese te mbyti zerin.
Me syte perhumbur ne askund , imagjinoja qiellin si nje hekurudhe mendimesh, e treni im qe zgjatej drejt rruges tende.

E di cfare?
Dua te bjere shi, po po … te me lagi lekuren e te me depertoj ne thellesi cdo pikez shiu , dhe te ndjej aromen e tokes se lagur….sepse ate ma percjell ti!


Kthej koken si e trembur dhe ah po , vendi prane meje eshte ende bosh…sepse eshte vendi yt!
Te panjohurit perreth me duket sikur me pyesin:

-Ende s’u lodhe ti?

I shoh drejt e ne syte e tyre kureshtar, dhe marr kohe e force te flas :

-JO! – Per te nuk do lodhesha edhe sikur te shkoja zbathur deri ne fundin e nje endrre. Vendi I tij eshte vetem I tij!


Edhe pak ka mbetur nga udhetimi im dhe vendi yt perkrah meje eshte ende bosh!....
 
Ne syte e botes veshtire e kam ta pranoj , edhe pse vetes nuk ia fsheh dot …Ti nuk je me!
Asnjehere nuk u rreka ne kerkim te pergjigjeve , edhe pse mendja per cdo justifikim , nen emrin tend me fliste.
I mban mend sa premtime mbeten te shkreta ,si ne nje liber me flete te verdha botuar kohe me pare…
Fjalet asokohe kishin kuptim ,e befas sot domethenia e tyre u tret , gelltitur nga heshtja qe mes nesh mbizoteron.
Asnje kujtim nuk mbeti neper rruget ku shkelem, e as ne vendet ku I kurorezuam si “streha jone”.
Mos me pyet nese do te te kujtoj diteve te lumtura , sepse s’di ne do kete te tilla ne kalendarin tim , por diteve te trishta , boshe do me gjesh mbeshtetur mbi to dhe me syte ngulur mbi akrepa te ores duke pritur edhe njehere te kthehesh. Do me gjesh duke kerkuar serisht syte qe shkelqenin nen mantelin e lumturise, aromen e diteve ku shpirtrat tane beheshin bashke! A thua valle edhe ditet e kaluara u velen nga lumturia e dashuria jone , sa befas na braktisen…..
U lodha me zhurmen e hapave te mi, ecejaket e vetes brenda heshtjes se imponuar dhe mora guximin te ndaloj….
Edhe pse ende je pjese e piktures sime , telajoja me e bukur e diteve te mira, melodia e dashur qe shpirtin ngre peshe….pluhurin qe pamja jone ka zene dot se largoj…
Dhe neteve te vetmuara ,ti do kthehesh serisht I paplurosur , plot jete e grinte…per te me dhuruar edhe njehere ato fjale qe s’pate mundesi ti thoje sepse koha…koha ishte e tera kundra nesh!

E tani me thuaj….po une si do vij tek ti?!
 
Nje dite do jem serisht Ajo qe isha, “UNE”!

Jam rrezuar me zemren ne toke duke u zvarritur , e koka me eshte varur ne dysheme dhe te therres ty! Dhimbja cirret duke te kerkuar ty…Ku je?

Nuk po heq dore …
Edhe pse ti me ke braktisur si nje anije e vjeter ne mes detit nga dallget , perpire edhe pse gjumi arratisur nga syte eshte, edhe pse fundin e shoh kaq qarte , nuk do heq dore. Do ngrihem ashtu si une di dhe do te kerkoj!

E shkuara godet furishem ne muret e vjetra e ma shkund zemren , furtune dhe kudo ka krisje e thyerje xhamash por ti…ti cuditerisht arrin te dalesh ne siperfaqe , sepse ti je plaga e shpirtit tim!

Nuk do rresht duke te kerkuar , rrugen do e rigjej e do te te kthej serisht ne catine e mendjes sime , do ngrihem dhe cale cale serisht do gjej menyren me shpirtin keputur te te sjelle ne shtepi.
Kurre s’te mora inat , te kam falur mijra here ne heshtje , ste urrej dot…e si mund te urrehet nje shpirt?!

E kur perpiqem te sheroj veten nga ti , ti vjen fuqishem duke hedhur cdo perpjekje ne ere, e si mund te kurohem une valle?!
Serisht mbreme erdhe ,duke gervishtur plagen pa meshire deri sa dhimbja dhimbte. Te lutem me ler , dua te jem e shendeshme per ty, dhe viroza jote me eshte shperndare ne gjithe gjithesine time e s’me lejon te ngrihem…nuk jam aq e forte sa me pandeh…andaj lerme te qete.

Zvarre zvarre do terhiqem neper pllaka, por dije se do te mbledh dhimbjen ne te dy grushtat e mi dhe do di te ngrihem e eci serisht. Do qaj , e prej shpirtit do heq cdo shije te hidhur, cdo ndjesi negative e nga ti do clirohem . Do kuroj brendine time dhe besome , do te mbaj si nje kujtim, relike e kohes se shkuar , si nje imazh te asaj kohe kur nuk ekzistoje.

Ne toke me ke hedhur dhe nga perplasja ime ndoshta ndjen dhimbje , por une jam e gjalle, ende frymoj dhe pse duart mbeshtetur ne dysheme , premtoj se dore nuk heq.
Kurre sdo heq dore se qenuri UNE!
 
Te dhemb?!

E ke vene re e dashur mike ,se kur te posedojne mendjen, shpirtin, trupin, kur behen obsesioni me i embel, aq sa ti nuk arrin te njohesh me veten, atehere kur i kerkon te jene maja me e larte e piedestalit, atehere largohen? Largohen , zhduken, veniten, here pak nga pak e here ne nje vertik, e te lene te vrare e te perhumbur ne asgje. E ke ndjere dhimbjen qe lene pas, por asgje ,asnje drejtim s’te dergon me aty ku do doje te ishe, ishit…?! E ke ndjere frymen e dihatur e plot ngulcime shpirti, e te te duket se zemra do ndaloj procesin e saj jetik, e gjumi te behet i huaj dhe ti i urren te huajt ne jeten tende…sepse ata ikin gjithnje! I zgjat shpirtin nder duar , e marrin dhe me pas e braktisin diku rrugeve pa kthim, diku e flakin dhe nuk mendojne asnje cast te vetem, se ti ke vetem nje shpirt…. E di, te dhemb kur dikush mungon! Edhe pse u lodhe teper per mos e lejuar dicka te tille te ndodhte, por mos harro Mike ….ai nuk erdhi per te qendruar. Ne vrapin e tij drejt te panjohures, ti ishe ndalesa ku hapat ndali e pak prehje gjeti. Mban mend , teksa te thosh…Me ler te te dua , dhe e thosh kaq natyreshem, kaq bindshem , aq sa nuk i dridhej asnje muskul ne fytyre , duart nuk i dridheshin, dhe ti trembur i vishje fytyres nje puthje …Ashtu iku pa zhurme , si maja e nje xhami te thyer lekuren te gervish. Fjalet te jane mbledhur ne fyt ,si nje lemsh qe s’te lejojne as te qash, as per te thene se te mungon, por si nje gjakderdhje brenda shpirtit pikon. Valle ku shkojne ata qe zemren e shpirtin kane si ti? Te thyer e copetuar , a mos mblidhen te gjithe bashke e ne heshtje thyejne hekurat e rende rreth trupit e peshen e nje historie te mbaruar mbajne mbi vehte? Mos mendo me mike e dashur, harroji shkendijat qe u ndezen ne ty, harroji sesi reflektuan syte e tu, harro gjithcka dhe ec perpara….po po ec kryelarte dhe e pandjere , sepse te duhet te rimekembesh dyert e dritaret e thyera nga kjo furtune …Sepse dy zemra nuk rrahin kurre ne nje!
 
Ftoje ne vallezim!



Ndalu nje cast , gjithcka ndjen friken,turpin, ndrojen , genjeshtrat e gjithcka qe kjo bote te imponon….zhvishi!
Dil perpara vetes ashtu sic je , pa ndjere detyrim ne miresjellje, pa kompromise , pa shtirje , e tera ti ..si pas nje dushi te ngrohte ku gjithe lodhjen e dites ta zhvesh , si qiell I paster ,si det pa dallge ….
Tregome cfare ndjen teksa veten sheh, e pafajshme? E paster ne ndergjegje? Ti e di se nese ka nje te vertete ne te gjithen kete , ajo qendron nen lekure….
Ato ditet teksa rri nen shi dhe ndjen peshen e cdo pike mbi fytyren tende , qe te shkund lehte nga cdo mendim deri ne zgjim , pa pikepyetje , pa ngarkese emocionale, pa medyshje deri ne permbylljen e fazes ku ti me veten perballesh.
Pajtohemi ne fund vetem ne nje pike , te gjitheve ju ndodh te mbyllin nje sy, nje vesh kundrejt kujtdo, ndonjehere edhe ndaj vetes. Te lodhur nga zgjedhjet e perkohshme per te patur nen kontroll veten, te shendetshme deri diku per egon tone, duke evituar kesisoj perballjen me ata qe na detyrojne te tjetersohemi.
Por , ndalo nje cast kush vlen me shume ? Nevojat e tua ne funksion te qetesise shpirterore, Uni, apo altruizmi yt kundrejt te tjereve?
Ndalo dhe reflekto, e nese dikush ne udhen tende shfaqet, dikush qe njeh melodine , ritmin e valsit qe te gezon….mos u largo!
Ftoje ne vallezim …sepse ne fund…..
Kjo jete eshte vetem JOTJA!
 
Mire se vjen !

………Kembet zbathur shkalleve, e duke numeruar nje nga nje e ne heshtje zbres.
Kati 5, kati 4….kati 1 aty ku cdo gje nis nga fillimi!
Kati 1 , aty ku gjithcka nis , hapat e pare drejt nje qellimi , ndonjehere edhe pa nje arsye te caktuar , por i hedh ato hapa per nje shtyse drejt te panjohures. Ndoshta e lodhur nga ky rrugetim i vazhdueshem , ti serisht vazhdon ngjitesh nga kati 1.
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
Falas kam endrrat , hapsirat i kam te ndryshueshme , marrin forma sipas asaj qe ne thelb dua , andaj zhvishi kepucet dhe prek gjithcka aty gjen. Ulu ne kolltukun e shpirtit e pse jo ,ndoshta e me deshiren per te qendruar aty gjate.
E ti se di emocionet qe te presin , ekuacionet qe do te duhet zgjidhje ti japesh, padituria sesi lumturia arrihet do jete ndoshta leksioni yt i pare. Me zhvish nga frikerat e mia!
E une si nje femije nga aty brenda ,do te ndjek cdo hap tendin , drejt asaj qe bashke do jemi, jemi!
Plot here kam zbritur shkalle te tilla , e nder zbritje kam pare dyer qe nuk hapeshin , e ku nga larg muzike e cjerre veshet gervishte, kam pare shkretetire atje ku oazi reklamohej , lot ku buzeqeshje shitej, piktura pa kornize , varg poezie pa autor…… gjithcka ku kuptimi humbiste.
Andaj nga kati i pare te drejtohem , rri e me bej te ndjej prekjen qe harruar kam , zhurmo per mua , me zgjo!
E une do te them:
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
 
U jalla ke dyshime?
Zakonisht shkrimet përsonale firmosen, se përdoren nga kushdo pastaj. Këtë po them.

Ajo e para është në xhiro nga të tjerët, në disa forume
 
Më gërvisht lëkurën me thonj kur neper endrra me vjen......
Kam botën në pjalmin e dorës time por preferoj të kthej kokën nga ti....ndjej se më ushqen prania jote!
A mjafton kaq? Sa fjalë duhen për të të ngopur shpirtin ty? Kur ti fal, sa zemra shuhen? Sa forcë duhet dreqin për të të qënë prane?...

E di qe me thyen kur m’i lë pyetjet pa përgjigje!
Vertet nuk peshojmë njësoj në atë cfarë i japim njëri-tjetrit po tek ti mjaftohem që jap, sepse e di që në formën e dhënies time, unë marr nga ty.
Ti më zhvesh prej dëshirave, ma vjedh vëmëndjen keqaz, më bën të të kem në mëndje edhe kur s'te kam prane.
Të doja në atë kornizë që të kisha vendosur, të njoha më tepër, të zbrita prej murit ku të shihja cdo ditë, dhe aty kuptova se me të gjithë të metat e gabimet e tua, ishe perfekt!
Të kisha urryer për indiferencën e hera heres te jepja në pjatë të ftohtë gjithë mendimin që më lëshonte mënyra jote tek une, kuptova se akulli i pjatës time, shkrihej me ty përballë!...........
 
Redaktimi i fundit:
Sa te thyeshem….!

Te duhemi si t’ja bejme? Harroje te shkuaren, si te duhemi, sot? Thuame ku ta zgjidh sekretin e gjithe kesaj dileme qe shpirtin me mundon? Ne fund te gjithe nje gje kerkojme…Lumturine!
Dhe oh sa te thyeshem jemi ne fund!
Delikate jemi, si qelq e kemi zemren, fytyre e lekure, e prej ajri te perbere, te dobet, e deri ne cmenduri na dhemb loti, kur derdhet si pike shiu ne xham dhe kujton pendimet e te shkuares. E di, ka pjeseza qe kurre nuk behen bashke, por jo njerez ….
Ekzistojne njerez si une e si ti, diku ne kohe copat e grisura u munduan te arrnoheshin me jete te tjera, por nuk perputheshin as format e ngjyrat dhe as peu bashke si beri! Si nje xhakete vjeshte ka menge te qepura bukur, po ka edhe xhepa te sajuar qe mbajne brenda tyre celesa zemre, ahh po ka edhe njerez si ne te dy! Por mos harro, qe thyhemi e na duhen jastike te bute ku shpirti prehjen e munguar te gjej, premtime dhe fjale te mbajtshme, nje krahe, nje perqafim, nje shtrengim…
Duam ashtu bute e fort, e pse jo deri ne dhimbje, ne ate dhimbjen ku prej frikes se mund te gabojme serisht heshtim. E me pas te duhemi, te duhemi aq sa harrojme te duam veten me shume!
Me thuaj, sot si t’ja bejme? Le te jete nje perplasje shpirtrash humbur ne nje perqafim, aq sa kraharori te therrmohet dhe grimca zemre te therrmuara.
Dhe mos harro, xhamat thyhen ashtu si ne…e kurre me nuk ngjiten!
 
Kjo pranvere mban emrin tend!

Edhe pse pa fjale dhe thyer copeza te imta mbi pikepyetjet e mia jam neteve te gjata, heshtjen veshur kam , e veten urryer plot here , serisht te them se ende di te dua!
Edhe pse kur mendoja se lumturine shpirtit ia kisha mveshur si nje pelerine princeshash , jeta shijen e hidhur te harrimit me ktheu si kusur pendesash ne prag pranvere.

Ne tryezen e jetes mijra shije per te provuar , ku une e ti ulemi ne gostite qe me duart tona shtruam. Midis te embles e te kripures , te ngopurit e te pangopurit , serisht gjej veten perballe teje ne kete mengjes te vonet pranvere.

Ne pasqyre shoh veten dhe kerkoj ngultazi te shoh ate shpirt qe di te dashuroj, veten ne sy te shoh dhe te ndjej zemren si rreh serisht. Buzeqeshjen e saj ku me te forte ka peshen e ngritjes se renies , syte plot shkelqim ku shpresojne edhe per nje dite prane teje, e ku me gjithe shpirt do te te thosh serisht PO…me ty perhere! E pranoj , jam ajo qe ne thelb I beson ende perrallat, ku ne pjese romanesh qan e qesh me personazhin , ku pa kuptuar njehesohet me protagonistet e perjeton cdo histori si te ish e saja. Edhe pse jeta shpesh e perplasi ne dallge e stuhi…une ende di te dua!

Njehere ne jete ndodh cdo gje…por per ne ka patur edhe te dyte , e mund te kete edhe te trete!
E rrugetimeve te diktuara ne subkoshience ju binda serisht. Gjithcka pas krahesh hodha dhe qenien time e shkunda fort duke i hequr petkun e dhimbjes se djeshme. Duke besuar se nje dite tjeter do jete ndryshe , se gjithcka ka nje arsye, se nje dite do jete me mire ….serisht me gjen tek ti!

Degjome si nje muzike e pa kenduar me pare, si nje varg i pa shkruar, si nje pikture e pa hedhur ne telajo, do jem ende ajo qe te dua. E pas zgjimit tim rigjej serisht fytyren tende te shkrire ne nje veshtrim , ne nje prekje a perqafim. E ndoshta nje dite do harroj heshtjen , lotet, dhimbjen , dhe ne rrugen tende do jem serisht… sepse Pranvera mban emrin tend!
 
Kepucet e kuqe veshur kam sot!………


Sot kam veshur serisht kepucet e kuqe….

Dje kerkoja ne kutite mbi raft nje pale kepuce per te veshur dhe asgje qe me mbushte syrin.
Te gjitha kutite leviza dhe syte qendronin tek kutia ne maje, e dija cfare kisha aty…
I mora dhe kepucet e kuqe qendronin aty qe nga ajo dite kur I vesha per here te fundit.
E di? Une I adhuroj ato kepuce …sepse e kuqja me sjell kaq prane vetes, me kujton cdo ndjesi te brendshme qe pak kush e njeh, sepse e kuqja jam une!
Po I shihja dhe mu kujtua qe edhe diten kur u takuam kisha veshur ato kepuce….edhe diten kur vendosem mos ishim me kisha veshur po ato kepuce, por kush e kish mendjen te ky detaje ate dite.
Po pse me lidhesh ti me cdo fragment timin si nje rrjet merimange kapur ka nje insekt e se leshon , pavaresisht cdo perpjekje te deshtuar..
Kam vendosur te kujtoj vetem ngjarjet e bukura nga e shkuara ime , kam vendosur qe te kthej nje faqe te re ne librin e jetes, kam vendosur qe ne faqet e reja mos te kete asnje copez nga ti dhe askush qe me dashje a jo me lendoi.
Dua te shkruaj ne keto faqe cdo hap, gjurme te pacenuar nga askush, te kuruar deri ne detaj do ti mbush fragmentet e jetes. Do skalis buzeqeshjen qe askush smund te ma fshij , sado u perpoqen. Do skalis pozitivitetin sado negativitet perqark me shkaktuan, do skalis shpirtin sado shpirt nuk paten ditet e shkuara.
Nuk do I fsheh me kepucet e kuqe , hapat e mi jane te vendosur per tu hedhur perpara dhe ti…ti do jesh thjesht nje kujtim I se shkuares , kur kepucet e kuqe dhimbnin nga kallot e kohes.
Ti nuk do jesh me askund sepse une sot kam veshur kepucet e kuqe dhe cdo kujtim me to kam shkelur!
 
Me ke mbushur PLOT!

Cdo fjale e kam zbritur ne toke per te gjetur rrugen tek ti!
Qiellit pa meshire I kam shkulur cdo yll , drejt e ne doren tende ,ti shuash, groposesh per aq deshira sa shpirti yt permban.
Kur me pyesin cila eshte fjala me e bukur qe buzet e tua shqiptuan ndonjehere , pohoj vetem nje togfjalesh….
Zot faleminderit! E nese do e perserisja?!
PO , per ty ne cdo moment!

Endrrat kane shperthyer dhe jashte sirtareve te shpirtit ,jane bere gjak , zemer e shpirt, jam kaq e pasur!
Te lumtur mua me ben fjala , koha e bukur, nje kafe me ty, zemren plot ma ke mbushur , e kurre sdo zbrazej nese nga vetja te jap e ty, sepse une ne thelb jam perberje e dashurise …dhe ate e kam te shtrenjte, sic kam edhe ty!
Ne ajer eshte Lumturia!
Si nje femije ndjek nje flutur e kam gjurmuar e une shpesh , e plot here e kam kerkuar e imja te ish me doemos, ne formen me te bukur ne bote sic eshte buzeqeshja. E nese buzeqeshja behet pikenisja ,atehere cdo gje rreth teje do ndjek ritmin qe ti do.
Nder duar mbaj nje grusht fjalesh te embla per ty, nje dite do te te duhen, kur te jesh larg meje dhe koken lehte do kthesh aty ku cdo gje pati nisjen….sepse fundi nuk eshte I yni.
Ne toke do zbres te gjitha cfare librat shkruan , per te te thene se une e ti jemi te prekshem , jemi si ta …ne jemi ata!
Te njohesh ecjen time te gjate e te lodhshme, te njohesh edhe skutat me te errta ku as une si kam pare brenda vetes, te ecim te dy…
Qielli shpesh pikon , jam e prekshme …dhe vetem syte e ty me japin ate relaks qe me kish munguar, shoh veten ne ata sy, shoh pertej deri ne shpirtin tend…..Jam une aty.
E nese me pyet cila eshte fjala me e bukur qe buzet e mia pershperisin ….te pohoj
Zot faleminderit! …
E per ty ne cdo moment do e riperserisja!
 
…..Dhe ja ku vjen ai moment , ku shiriti i finishit keputet, duke shteruar keshtu edhe pikezen e fundit te asaj etje shprese …dhe shiu fillon te bie.
Nje lutje per diellin, sot mos shkelqe, asnje rreze mbi mua mos hidh! Dhe bindet ai ,fjales sime te trishte e me le nen rete e perhimta.
Nje lutje per shiun te nxitonte dhe ne heshtje te ecnim te dy rruges se loteve te mi…sepse sot nevoje te qaj kam.
Sot dhimbjen te dale mbi mua dua te lejoj, me vetedije te plote di se pas atij shiu , do dua te ringrihem si dikur.
Por sot lotet jane streha ime , fytyra ime e vetmja cader teksa shpirti loton.
Brenda atij shpirti ku fshehur kam te gjitha shenjat qe tashme kane krijuar rruget e tyre, gjurme qe mberrijne deri ne zemer e me pas skutave te syve shkelqejne te bekuarat lot!

Dua te qaj sot per cdo gje qe ne kete jete nuk bera mire, per ate qe lendova e mes dhimbjesh rrugen e largimit i tregova, e paqe kurre nuk gjeta ….
Per ate qe iku pa kthyer koken pas , e me la ne rremujen e shkaktuar ne lemshin tim….
Dua te qaj per te gjitha heret kur falje nuk dita te kerkoj e sot me rendon rrebeshi i shiut ,mbi shpatullat e lodhura nga koha.
Per heret qe demtova veten sepse nuk dita te bej kompromise me padrejtesite e me rendojne , sa me rendojne!
A eshte pendesa mesimi me I vyer e a duhet te jete udheheqesi i cdo dite qe pason?
Ndoshta Po…qe e nesermja mos me detyroj ti fshihem vetes perpara pasqyres , qe frike nga vetja mos te kem….e per kete dua te qaj.
Dua te qaj sepse dua te bind veten se lotet jane sherim , se nuk jane per te dobtit, por qe me bejne te jem nje nder ju , te ndjej se edhe une gaboj , e se te qash ne gjithe procesin e saj te ben te ndihesh NJERI!
Harruar veten kemi sy me sy dhe po aq kemi harruar se eshte pikerisht ai shikim paqja me e embel per shpirtin pasi shiu pushon.
Sot dua te qaj, e asnje fjale mos thuaj…vetem eja serisht ne shpirtin tim e paqen e munguar risille serisht…si qielli shiun solli.
 
1001 jete me ty!


Te shoh dhe as veten me se njoh!
Koken pas e kthej dhe befas ndjej si shpirti im ,shkeputet nga une dhe drejt teje vrapon. Kohe e shkuar me kthehet , e ndjej ato emocione te frikshme ,duart me dridheshin vetem teksa silueten tende nga larg shihja, zemra vendit gati dilte per te arritur nje cast e me pare tek ti, e te shkrihej ne nje perqafim.
Ti ma ke pritur gjithmonë krahëhapur zemrën, në duart e tua ka rënë gjithnjë e butë, ajo lozonjare ndjesish që mi bën gjithë qelizat të dridhen. Ajo dreq zemër që është peng i mbetur tek ty.
Frika ne cdo cast me ndiqte ,sepse e dija se asgje nuk do zgjaste dhe nuk doja te harroja endrrat e mia, sesi jeta me drejtonte ne cdo moment drejt teje.
Ndjeja se kudo te isha , kudo te shkoja , ti do ishe kulmi I jetes , e kurdo qe kthehem perballe teje shpirti grimcash behet.
E kupton valle sa me demton?! Nga bota me vecon , nje tjeter dimension me jep ..ate te ndjesive , te emocioneve, te shkendijave, te cmendurive , te paharrueshmes , me ty veten harroj!
Ne cdo moment me ty harroja, harroja botes ku perkisja , ende harroj ne cdo ritakim tonin sepse historia jone perseritet, dhe riperseritet si rrotullimi yne rreth diellit.
E di valle c’fuqi poseidon? Ate me te cilen mua mberthyer brenda vetes me mban perhere e me shume,sa une ne pranine tende zgjedh te hesht ,nuk mundem te vrapoj sepse cdo ndjesi eshte e frikshme , filli i cdo mendimi keputet, frymarrja me ndalet, e zemra humb bioritmet e saj….
E kupton valle se je hidherimi im me i embel?! Forca e 1001 buzeqeshjeve te mia…..e 1001 hijeve te ndryshueshmerise sime , e 1001 cmendurive te mia….
Qendro ky qe je dhe me ler te te dua ,sepse je i gjithi nje copez dashuri!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top