Keshilla per shendetin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Recetat për t’u shëruar më shpejt

Ka ushqime të cilat nëse përgatiten dhe gatuhen në mënyrën e duhur, mund të kurojnë organizmin tonë. Tamam si një ilaç. Ka shumë e shumë receta të tjera të cilat ndihmojnë në një shërim të shpejtë. Disa prej tyre funksionojnë vetë. Le të shohim së bashku se cilat janë më të nevojshmet.
Brokoli në shtatzëni:
Brokoli është një nga perimet më të pasura me ushqyes. ثshtë një minierë vitaminash, 3 në veçanti: A,C dhe acid folik. Dhe përmban shumë kripëra minerale, sidomos kalcium, hekur dhe potasium. Përmban edhe fibra e inde me përbërje sulfurike më aftësi dizintoksinuese dhe dezinfektuese. Falë përmbajtjes së tij të acid it folik, lakra kaçurrele është tepër e nevojshme në shtatzëni dhe kur merr pilula antingjizje: dy momente në të cilat rritet nevoja për këtë vitaminë.
Përgatitja: Lëreni brokolin nën ujin e rrjedhshëm, pastaj ziejeni dhe në 2 minutat e fundit shtoni pak tumëz dhe rigon. Priteni dhe spërkateni me vaj ulliri. Konsumojeni 2 herë në javë për 2-3 muaj. Ndërsa gjatë shtatzënisë priteni në copa dhe ziejeni në avull ose mikrovalë, kjo për të ruajtur acidin folik. Konsumojeni 2 herë në javë.
brokoli-ma.jpg

Komposto molle për zorrën e trashë
Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
komposto-ma.jpg

Karotat në konvaleshencë:
Karotat përmbajnë karotinë dhe vitaminë A, që mbron mukozat dhe është një antioksidues i fuqishëm: lufton qelizat e lira, përgjegjës për plakjen e qelizave. Ndihmon mjaft gjatë kanvaleshencës dhe sëmundjeve infektive: në fakt studime të ndryshme kanë treguar se riforcon sistemin imunitar.
Përgatitja: Centrifugoni 5 karrota me lëngun e një limoni. Pini lëngun në mëngjes, çdo ditë.
karotat-ma.jpg

Boronica:
Disa substanca që i japin frutit ngjyrën karakteristike, së bashku me vitaminat A dhe C e bëjnë boronicën një mrekulli që lufton varicet në vena dhe infeksionet urinare.
Përgatitja: grini në rende 1 kg boronicë dhe vendoseni mbi zjarr. Shtojini gjysmë kg sheqer. Vëreni të vlojë në zjarr të ulët, duke e trazuar. Hiqni me një lugë shkumën që krijohet.
Hani një pjatë në mëngjes, për gati një javë dhe rrugët urinare do të dezinfektohen. Për 3-4 muaj për të parandaluar probleme me sytë dhe venat.
boronica-ma.jpg

Energji me lajthitë:
Lajthitë janë mjaft të pasura me vitaminë B, B 12 dhe E: pra janë energjetike dhe tonike. Përmbajnë magnezium dhe zink në sasi, dhe për këtë stimulojnë sistemin imunitar. Superkalorike, janë ideale për fëmijët, sportistët, të sëmurët me tumore.
Përgatit një lloj marmelate duke i grirë lajthitë dhe duke i trazuar me mjaltë dhe fara soje.
Hani një lugë në mëngjes për te paktën 4 javë. /Telegrafi/
lajthite-ma.jpg
 
Limoni, thesari që kuron sëmundjet

Të pafundme janë edhe përdorimet e tij në lidhje me shëndetin dhe ushqimet. Vlerat kurative
Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit. Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.
Freskues
Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e limonadës, në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të kuzhinës shtëpiake. Limoni përdoret për përgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e mandarina. Vaji eterik i lëvozhgës përdoret për prodhimin e ujit të kolonjës. Nga lëngu i limonëve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetëm nga lëvozhgat e limonit prodhohet reçel aromatik i cilësisë së mirë, por reçeli mund të përgatitet edhe nga lulet e tij etj. Frutat e limonit përmbajnë acid askorbinik (vitaminë C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citric, sheqer dhe në lëvozhga ka vaj eterik.
leng-limoni.jpg

Gripi
Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë, personat e rritur mund të përdorin këshillën praktike që vijon.
Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe përzihen. Thërmohen dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i përgatitur pihet njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.
Tretës
Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.
Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja gjysmat, të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit.
Mëlçia
Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon.
Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të shëndetit të tyre. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira kundër sëmundjes së verdhëzës.
Temperatura
Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon në ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga kripërat e kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni ka veti të mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e gurëve të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj. Edhe lëvozhga e frutave (lëkura) ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban vaj esencial, alkoole të ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka aftësi për të vrarë bakteret, si dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.
temperatura11.jpg

Reumatizma
Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun. Kundër reumatizmës përdoret me efekt këshilla e mëposhtme: Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohet 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë. Reumatikët dhe artritikët mund ta përdorin me rezultate shumë të mira mjekimin me limona (limonoterapia).
 
اaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël

Dikur anglezët i kanë pasur vetëm dy shujta buke, mëngjesin dhe darkën, kështu që është dashur që urine e mesditës ta shtyjnë deri në mbrëmje. Kështu filluan të organizojnë “kohën e çajit” ku së bashku me të janë shërbyer edhe me sandviç dhe ëmbëlsira. Mirëpo, kjo ka ndodhur në shekullin XIX, përderisa sot ky ritual paraqet më tepër histori sesa realitet. اaji ka prejardhje nga Azia. Për më shumë se mijëra vite kultivohet nga Kina, kurse më vonë ka filluar të kultivohet dhe në viset tjera të botës. Druri i çajit është shumë i qëndrueshëm, i gjelbër dhe në formë shkurreje, që mund të arrijë lartësi deri në 5 metra, edhe pse kultivuesit mundohen që gjatë kultivimit mos ta lejojnë të rritet më shumë se 1m në mënyrë që të lehtësohet vjelja e gjetheve të çajit. Gjethet duhet të jenë sa më të reja, të freskëta, që vlera e çajit të jetë e lartë. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, pa erë, përderisa lulet janë të bardha, të mëdha dhe me erë të këndshme që i ngjasojnë jasminit. Ndiqni këshillat e mëposhtme, marrë nga “Imedica Family” për të vlerësuar rëndësinë e çajit në organizëm.
caji-caji.jpg

Tipat kryesor të çajit janë:
1. اaji i zi i cili është plotësisht i fermentuar dhe i oksiduar, për të cilën arsye ka edhe ngjyrë të errët, pihet kryesisht në Amerikë dhe Angli.
2. اaji i gjelbër, nuk është i oksiduar, ka ngjyrë ari në të gjelbër, pihet në Azi, por jo edhe në perëndim. Ka aromë të këndshme dhe është mjaft i shëndetshëm.
3. "Oolong” paraqet përzierje të çajit të gjelbër dhe të zi.

Tek ne, çajrat përgatiten kryesisht nga tipet bimore aromatike, apo edhe me shtesë të vajrave aromatike eterike. اajrat paraqesin përzierje të pjesëve të bimëve të situra, apo të pa situra, të cilat përdoren për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
اajrat janë përgatesa nga ekstraktet e bimëve. Ekstraktimi paraqet ndarjen e përbërësve shërues nga pjesët e bimëve (drogave bimore) me ndihmë të tretësve të caktuar dhe përdorimin e metodave për standardizim.
Në mënyrë që një gotë me çaj të na ”kënaqë” dhe përmbushë nevojat e përdorimit të tij gjatë ditës, atë duhet përgatitur në mënyrë të drejtë:
Infuzet – përgatiten nga pjesët e njoma të bimës, të cilat përmbajnë substanca termolabile (vajra eterik). Shumë lehtë mund të kuptoni se nga cilat bimë mund të përgatisni infuz, pasi që në rast të fërkimit të pjesëve aromatike të bimës ndjehet aromë e lehtë dhe e këndshme e vajit eterik (mentë, limon).
Përgatitet në atë mënyrë që droga bimore (çaji) përvëlohet me ujë të valuar, mbyllet dhe lihet të qëndrojë për 10 minuta. Kështu përgatiten infuzet e kamomilit, mentës, sherbelës, blirit dhe të tjera.
infuzer_Veer.jpg

Dekoktet – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të lartë. Për shembull marrim dekoktin e lule kaçës, i cili përgatitet ashtu që droga përvëlohet me ujë dhe lihet të valojë në temperaturë të lartë.
decoktet_Veer.jpg

Maceratet – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të dhomës. Pra, pjesët e bimëve lagen me ujë të ftohët dhe lihen të qëndrojnë në temperaturë të dhomës. Në këtë mënyrë përgatiten drogat bimore të cilat përmbajnë substanca termolabile dhe tajuese (mullaga e bardhë).
maceratet.jpg

Përbërësit kryesor të çajit janë: kofeina, teobromina, teofilina, adenina, rutina, vajrat eterik, goma arabike, dekstrina, yndyrat, dyllërat, proteinat, tanina dhe shumë lëndë të tjera.
اaji i zi përmban vitaminën C, B1, B12, acid nikotinik dhe pantotenik, Paraqet antioksidues të fortë dhe përdoret tek shumë dieta ku duhet futur në organizëm sasi të madhe të lëngjeve varësisht nga aktiviteti fizik i organizmit.

Llojet më cilësore të çajrave përmbajnë më së shumti taninë. Vlera dhe cilësia e çajit matet me sasinë e substancës mjekuese në të – kofinës, në bazë të aromës dhe shijes. Mirëpo veprimi i çajit është më i fortë në rast se përmban më shumë kafeinë.
Kafeina - Nxit cipën e trurit të madh, me ç’rast ulet dëshira për gjumë, gjegjësisht rritet mundësia për të qenë i zgjuar dhe qëndrueshmëria psikomotorike është në rritje e sipër. Ndikon edhe në sistemin
kardiovaskular, relakson muskujt e bronkeve (që ka rëndësi terapeutike), rrit sekretimin e acidit klorhidrik ne lukth e me atë edhe diurezën. Pra, çaji zvogëlon dhe parandalon lodhjen dhe gjumin, sidomos ndikon si çlodhës tek lodhjet psikike. اaji poashtu mundëson punën më të mirë të muskujve (përshpejton reflekset), gjë që ndihmon në punën e përditshme të sportistëve, pilotëve dhe drejtuesve të makinave.
Përdorimi i shpeshtuar i çajit ngarkon punimin e mëlçisë. Prandaj preferohet të pihet çaj i ”duhur” në kohë të ”duhur”.
 
Mandarina për mëlçinë

Lehtëson dhimbjet, ndihmon në tretje dhe ka cilësi imunitare. Kujdes në ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen për shumë kohë, sepse thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini në ndonjë vend që ajroset (brenda ose jashtë frigoriferit) dhe mos i mbyllni në qeska, sepse prishen më lehtë.
mandarin1.jpg

اfarë është: Mandarina (Citrus reticulata) i përket familjes së agrumeve. ثshtë e njohur për aromën e saj të pasur. Ka shumë varietete të saj, me forma dhe madhësi të ndryshme.

Mjekësia tradicionale: Ky frut ka një histori të gjatë në mjekësinë tradicionale kineze. Dikur përdorej për terapinë e dispepsisë (probleme në tret jen e ushqimeve), të diarresë, kundër të vjellave dhe çrregullimeve gastroenterike. Për më tepër, konsiderohej ilaçi ideal për lemzën, kollën dhe kongjestionin (rritjen e qarkullimit të gjakut).

اfarë mbështesin të rejat e fundit: Sipas një studimi japonez, mandarina zvogëlon shfaqjen e kancerit të mëlçisë. Siç mbështesin specialistët, sekreti, fshihet tek lloj lënde, beta-karoten, e cila i jep frutit ngjyrën karakteristike portokalli. Më saktë, studiues të Spitalit Universitar të Kiotos vendosën nën vëzhgim mjekësor 75 pacientë me hepatit (pezmatim të mëlçisë), sëmundje që rrit mundësitë e shfaqjes së kancerit së mëlçisë. 30 prej tyre pinin çdo ditë, për një vit, pije që përmbante beta-karoten dhe lëng mandarine, ndërsa 45 të tjerë nuk e konsuamuan. Pas 12 muajve, specialistët panë se, tek asnjë pacient i grupit të parë, nuk u dallua kancer në mëlçi, në kundërshtim me atë të grupit të dytë, ku 8,9% e tyre shfaqën këtë lloj forme kanceri. Sigurisht, studiuesit theksojnë se, kërkohet më tepër studim për nxjerrjen e rezultateve më të sigurta.
mandarin2.jpg

Për çfarë tjetër është mirëbërëse: Përmban Vitaminën C, flaonoide, acide, kalium, magnez dhe Vitaminat B1,B2, B3.
Ajo qetëson nga dhimbjet, vepron kundër diarresë dhe këlbazës, ndërkohë që është ideale edhe për përballimin e të vjellës mëngjesore (është e sigurt gjatë shtatzënisë). Vaji i saj ndihmon në raste të të rrahurës së shpejtë të zemrës dhe të tensionit të lartë të gjakut, ndërkohë që është edhe tonifikues.

Kujdes! Lëkura e saj mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollë dhe shqetësim në kraharor.

Për ngërçet: Shtoni ujin e nxehtë të vaskës 2 pika vaj mandarine, 3 pika vaj manxurane dhe 2 pika vaj kamomili. Shijojeni këtë banjo qetësuese çdo mbrëmje për 15 sekonda.
 
Kurat për bajamet e acaruara

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.
Acarimi i bajameve
Për kurimin e acarimit të bajameve përgatitet përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherbelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës.
Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta. Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji.
Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë. Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe.
Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit.
Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.
melaga.jpg

Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta "i ka shpëtuar" jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban.
Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherbela.
اaji i përftuar nga zierja e bimës së sherbelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.
mjalti.jpg

Shenjat
Shfaqja e bajameve zakonisht shoqërohet me dhimbje të fytit dhe skuqje të bajameve. Ndodh që mund të shkojë deri në qelbëzim të tyre. Kur bajamet shfaqen si rezultat i gripit ose ftohjes ajo shoqërohet edhe me temperaturë. Këta të sëmurë ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm fizikisht.

Shkaktarët
Për inflamacionin e bajameve ekzistojnë faktorë të ndryshëm. Njerëzit të prekur nga sëmundje të ndryshme, shpesh vuajnë edhe nga shfaqja e bajameve. Në të shumtën e rasteve, bajamet shkaktohen nga pirja e lëngjeve shumë të ftohta, të cilat çojnë në ftohje, grip etj.

Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.
kamomili.jpg
 
Dredhëzat të mira për zemër

Një lajm i mirë arrin nga Universiteti i Oklahomës, SHBA, ku shkencëtarët kanë vërejtur se dredhëzat ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Studiuesit gjatë 4 javëve kanë përcjellë gra të cilat vuajnë nga sindroma metabolike dhe të cilat kanë konsumuar çdo ditë nga 25 gramë pluhur nga dredhëzat e ngrira dhe të thara. Ata kanë vërejtur një ulje e nivelit të kolesterolit të përgjithshëm dhe LDL kolesterolit për 6%.

Dredhëzat, të cilat tashmë një kohë të gjatë janë të njohura si antioksidues i fuqishëm me përbërësit e saj bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur kështu edhe LDL-kolesterolin në gjak dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë parandalojnë krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike në enët e gjakut.

Substancat më meritore të dredhëzës për këtë efekt janë fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i dredhëzave dhe produkteve të saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe te personat me sindromë metabolike./Telegrafi/
 
Ushtrime kundër demencës

Ushtrimet trupore të cilat përfshijnë nxehjen dhe zgjatjen, dhe të cilat kryhen së paku tri herë në javë me nga 75 minuta mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve me demencë. Ushtrimet e organizuara të cilat janë të dizajnuara për përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, lëvizshmërisë dhe koordinimit, mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të pacientët me sëmundjen Alzheimer (demencën senile)- njofton revista International Journal of Sports Medicine.

Personat me këtë sëmundje të cilët i kanë të kufizuara mundësitë fizike, janë shumë pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, gjë që ndikon në kualitetin e tyre jetësor.
Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanë analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientët me sëmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshë mbi 70 vjeç, brenda 12 javësh. Ushtrimet kanë qenë të thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lëvizje të nyjave, trajnime me gomë elastike, si edhe trajnime të koordinimit me anë të topit.

Rezultatet kanë treguar përmirësim të dukshim të fuqisë dhe fleksibilitetit, edhe të pjesës së sipërme edhe të pjesës së poshtme të trupit; aftësi të mbajtjes së baraspeshës, aftësi të ecjes më të lehtë dhe qëndrimit në një pozitë. Në këtë mënyrë këta pacientë ka krijuar aftësi për të kryer aktivitetet e përditshme, shkuarjen në tualet, çuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienës personale etj. /Telegrafi/
 
Stërvitja e rregullt ndihmon në uljen e tensionit
Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës. Gjithashtu, gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet, sepse zemrës i duhet të pompoje më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut, me qëllim që të ushqejë muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Një faktor tjetër është dhe insulina. Nuk ka asnjë dyshim që një person që merret me stërvitje trupi i tij e përdor insulinën me më tepër efektivitet. Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje të tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. ks
 
Ushqimi yndyror dhe truri

Edhe pse ndoshta njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për sasinë e yndyrave që konsumojnë në një periudhë të caktuar kohore, truri vetvetiu regjistron gjithçka që pranon organizmi. Revista Cell njofton se shkencëtarët kanë zbuluar një lloj lipoidi prodhimi i të cilit shtohet në sistemin tretës me rastin e konsumimit të ushqimit të yndyrshëm. Ky lipoid quhet N-acilfosfatidiletanolamin ose NAPE, i cili nga zorrët depërton në qarkullimin e gjakut dhe shkon drejt në tru.

Forma më e pasur e lipoidit NAPE supozohet të jetë faktor rregullues i konsumimit të yndyrave, madje edhe atëherë kur ajo merret në ndonjë rrugë ndërmjetëse. Në këtë mënyrë shkencëtarët mendojnë se do të mund të krijonin një lloj mjekimi me anë të rritjes së nivelit të lipoidit NAPE që do të sillte deri te një metodë e re e trajtimit të mbipeshës.

Eksperimentimet e deritanishme janë realizuar te minjtë, të cilëve u është dhënë pesë ditë rresht NAPE, ndërsa kjo ka rezultuar me zvogëlimin e konsumimit të ushqimit dhe rënien e peshës trupore. Edhe dhënia me anë të infuzionit direkt në tru ka rezultuar me zvogëlimin e futjes së kalorive në organizmin e miut. /Telegrafi/
 
Dëshironi të humbni peshë? Zgjidhja është e thjeshtë

Harroni dietat rigoroze dhe djersitjen në palestër. Kilogramët mund të shkrihen në mënyrë shumë më të lehtë, ndërsa çelësi është në konsumimin e domateve. Ngrënia e perimeve, na bën më të kënaqur, dhe në këtë mënyrë e largojmë dëshirën për të ngrënë ushqime të dëmshme, çka është problemi kryesor që nuk mund të heqim qafe kilet e tepërta. Besohet se domatet janë të pasura me përbërje që e rrisin nivelin e hormoneve që e kontrollojnë oreksin, për çka ato janë mënyrë e lirë dhe e thjeshtë e mundjes së ndjenjës së urisë. Tërë këtë e ka vërtetuar studimi i universitetit ‘Reading’, ku është konstatuar se do të ndjehemi më të ngopur, nëse në sandviç vendosim disa rriska të domates. Studimi është kryer në mostër më të vogël, kështu që nuk mund të thuhet me siguri se domatja është element kyç në këtë tezë, por rezultatet statistikisht ishin të rëndësishme. Studimet e mëtejme do të merren me atë se cila përbërje e domates e krijon ndjenjën e ngopjes, ndërsa supozohet se ky është glikopeni, i cili edhe në të kaluarën ishte i njohur për dobi të shumta shëndetësore, nga përbërjet anti-kancerogjene, e deri te rritja e mundësisë së pjellorisë. Besohet se likopeni është tejet i suksesshëm në luftën kundër kancerit të prostatës, mbron nga kjo sëmundje dhe e ngadalëson përparimin e saj, ndërsa gjithashtu mund të ndihmojë kundër llojeve të tjerë të kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit, mushkërive, lëkurës etj. Domatet gjithashtu janë të pasura me vitaminë C, që ndihmon në mbylljen më të shpejtë të plagëve dhe i ndihmon trupit të absorbojë hekurin.ks
 
Boronicat mbrojnë nga ateroskleroza

Pas një studimi të Institutit kombëtar francez të agronomisë, objekt i të cilit ishin boronicat, është vërejtur se ekstraktet e fermentuara të boronicës ndihmojë në parandalimin e aterosklerozës.

Preparatet e fermentuara me ndihmën e tharmit kanë pasur efekt më të madh sesa preparatet standarde të pasura me antocianine, pasi ato kanë reduktuar formimin e pllakave aterosklerotike për 25%, shkruan revista Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Duke qenë se si pasojë e aterosklerozës vdesin thuajse gjysma e evropianëve, këto efekte të shëndetshme të substancave bioaktive, duhet të nxirren në treg sa më shpejtë, ashtu që të jenë në shfrytëzim të gjerë. /Telegrafi/
 
Përzierja e mjaltit me kanellë, ilaç për kolesterolin
ثshtë konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalti është prodhuar në shumë vende të botës. ثeekly ثorld Neës, revistë në Kanadë ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Perëndimit.
(Vërejtje: Mjalti që nuk është i valuar jep rezultate, kurse mjaltëi i pavluar apo i pasterizuar nuk jep rezultate të nivelit të dëshiruar)
Sëmundjet e zemrës: Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyhet buka me të, në vend të marmalatës dhe haet rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientin nga ataku në zemër. Po ashtu, atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse e marrin këtë ilaç për çdo ditë, do të mund të parandalojnë infarktet e tjera. Përdorimi i rregullt i ilaçet të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbnin fleksibilitetin e tyre dhe bllokoheshin, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat dhe u kthenin fleksibilitetin (elsaticitetin).
Artriti: Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht, madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz, 73 pacientëve krejtësisht u kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur të ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak të artritit, kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.
Infeksionet e fshikëzës: Merri dy lugë ushqimi me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar –të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).
Dhimbje dhëmbi: Përgatitet një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vihen në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë, deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.
Kolesteroli: Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës , të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr.) në ujë çaji, t i jepet pacientit që e ka të rritur kolesterolin. Eshtë vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend, tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur, mjalti që merret me ushqim çon në zvogëlimin e ankesave nga kolesteroli.
Ftohjet: Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t i pastrojë sinuset.
Dhimbjet e barkut: Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-ithatët që nga rrënjët.
Gazrat: Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japan, është konstatuar se, nëse mjalti merret me pluhur kanelle, zorrët pastrohen prej gazrave.
Sistemi imun: Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit forcon rruazat e gjakut për t i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.
Dispepsia- mostretja: Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimit, liron thartirën dhe i tret ushqimet më të rënda.
Mosmplakja (plakja e ngadalshme): اaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur merren me rregull mund të ndikojë në mosmplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji valoji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë, si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët e të mplakur.
Puçrat: Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltëë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle përdoret në puçrra para se të biesh për të fjetur dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.
Infektimet e lëkurës: Përdorimi i mjaltit dhe pluhurin e kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringëorm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.
Humbja e peshës: Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli me stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes. Pi mjaltë dhe pluhur kanelle të valuar në një gotë uji.
Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën, madje edhe personave më të trashur. Gjithashtu, pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.
Kanceri: Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi, është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Lodhja: Në studimet e fundit të bëra, është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibil. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë, që merret në një gotë uji dhe e spërkatur me pluhur kanelle, kur merret për ditë dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, është ilaç që e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

Luleshtrydhja
E pasur me kripëra, pastruese e gjakut
Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave me luleshtrydhe, por që nuk përmbajnë gaz.
1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikëve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit në gjak
4-Rekomandohet edhe si lëng frutash i shtrydhur
Si përgatitet çaji: Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gramë rrënjë luleshtrydhe. Me lëngun e fituar bëhen shplarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulçerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtorit (duodenit).

HURMA
Kuron gjendrën tiroide dhe diarrenë kronike
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët.
Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: اdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma u bën mirë edhe atyre që vuajnë nga diarreja kronike. Edhe mjaft të sëmurë nga gjëndra tiroide (fryerja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë
 
اaji i shtogut lehtëson nervin shiatik
اaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut- duket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse. Duke krahasuar efektet pozitive të çajrave të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, duke qenë se ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës. Për më shumë, revista “Journal of Food Science” njofton se çaji i zi kishte qenë më i suksesshëm edhe në luftën kundër radikaleve të lira.
Nje studim i ri ka zbuluar se kombinimi i kapsaicinës (përbëresi i piperit të kuq) dhe çajit të gjelbër sjell ndjenjën e ngopjes dhe mund të ofrojë ndihmesë të madhe në kontrollin e peshës trupore.
Eshtë e vërtetë se çaji i gjelbër është shumë i shëndetshëm edhe i devotshëm edhe duhet të dihet një fakt që më mirë ështe të pihet pa sheqer, në këtë mënyrë ka efektin e plotë. Dihet se nuk është i shijshëm por më mirë të pihet pa sheqer me 2-3 gllënjka edhe aq.. kjo është e vlefshme për shëndetin. Po ashtu, nëse mundeni mund edhe të përdorni së paku dy herë gjatë 24 orëve, në mëngjes edhe në mbrëmje para se të flini.
Lulet e shtogut
Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave, çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik.
Kjo sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.
Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, sidomos tek personat që kanë probleme të cilat shoqërohen me djersitje të sikletshme, si në rastet e temperaturës, të afsheve të menopauzës etj, etj. Pirja e çajit përpara se të dilni, do të sillte efekte pozitive. اajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.
Përgatitja: Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. اaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.
 
Vajrat eterikë të shtatë bimëve, sëmundjet që kurojnë

Vajrat eterikë të përftuar nga bimë të ndryshme kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këto vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Më poshtë paraqiten vajrat eterikë të nxjerrë nga shtatë bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit dhe përgatitjes së tyre.
Vaji i trëndafilit të egër
Jo vetëm frytet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera vaji i trëndafilit të egër jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në shtatë pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve menstruale. Shumë i rëndësishëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemorragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjinë. Në këto raste lyerja e plagës tri herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frytet e saj janë të vetmet pjesë të bimës që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.
Vaji i lajthisë
Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive për ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.
Vaji i ullirit
Në mjekësinë popullore vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t i mungojë dietës suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.
Vaji i arrave të kokosit
Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.
Vaji i hudhrës
Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterikë dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, aliinë etj.), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre; në sasi të vogla, hudhra përmban edhe acid nikotinik, vitaminë A, B, C, biotinë, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, enzime të ndryshme, si dhe lëndë radioaktive dhe jod. Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Në sajë të jodit që përmban, hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim të artereve të mëdha e mesatare që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës. Hudhra përdoret edhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Vajrat eterikë, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat që ndodhen në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara.
Vaji i sherbelës
Sherbela rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota, nga zona e ulët e deri në atë sub-alpine. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 për qind, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Vaji esencial përbëhet nga 40-47 për qind tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Në gjethe janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lënda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzimë. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet, përdoret si mjet për pakësimin e djersës. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët një deri tre gramë në ditë, në formë infuzi katër lugë kafeje. Ndërsa çaji i përftuar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherbelës mjekësore mund të përfitohet para lulëzimit të saj.
Vaji i farës së zezë
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve. Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

box
Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, ku ndryshojnë
I rëndësishëm raporti mes dy llojeve të yndyrnave

Në 15 vitet e fundit janë bërë ndryshime në tipat e yndyrës që ne konsumojmë. Në veçanti, marrjet tona në ushqime të acideve Omega-6 (drithëra dhe luledielli) dhe i acideve trans-yndyrore (ushqime të skuqura dhe margarinë) janë rritur, ndërsa marrjet tona të yndyrave (gjalpë) dhe të acideve yndyrore Omega-3 (salmon dhe sardele) janë ulur. Ky ndryshim në konsumin e acideve yndyrore mund të luajë një rol në zhvillimin e alergjive te fëmijët dhe në rritjen e rrezikut për astmë. Prandaj, marrja e acideve yndyrore Oomega-6 dhe trans-yndyrore duhet të jetë në minimum. Acidet yndyrore Omega-3 janë të përfshirë në uljen e sintezës së leukotrieneve, në frenimin e sintezës së prostaglandinave E2 dhe rregullimin e rritjes së qelizave malinje. Acidet yndyrore Omega-3 mund të gjenden në vajin e peshkut, peshkun dhe frutat e detit, sojën, vajin e farave të lirit dhe zarzavatet me gjethe. Nuk ka aq shumë rëndësi sasia e acideve yndyrore omega-3 se sa raporti i acideve yndyrore Omega-6 me Omega-3. Acidet yndyrore Omega-6 gjenden në vajin vegjetal, margarinën, majonezë dhe ushqimet e përpunuara me vaj. Ne duhet të ushqehemi 4 deri 10 herë më shumë me acide yndyrore Omega-3 në krahasim më acidët yndyrorë Omega-6.
 
Lulet e pjeshkës shërojnë dhimbjet nga bajamet

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Shkenca dhe mjekësia kanë vërtetuar se çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim. اaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.
Akull për nervin shiatik
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë. Një tjetër mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik përdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës dhe këputje.
Bima e lirit
Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës. Farat e lirit, në sajë të mucilagjeneve, që kanë në cipën e jashtme, bëjnë të mundur zgjerimin e zorrëve dhe ndihmojnë në daljen jashtë të lëndëve të panevojshme. اaji i përftuar prej bimës ka dhënë efekte pozitive në kurimin e kapsllëkut pa acaruar aparatin tretës.

Komposto molle për zorrën e trashë
Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

Bari që kuron sëmundjen e sheqerit
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.
 
Ja 7 ushqimet që të mbajnë të ri

Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, sidomos pas viteve 90, kanë vuajtur përherë nga mbipesha dhe obeziteti, të cilat nuk janë vetëm një problem estetik, por edhe një faktor rreziku për shumë sëmundje. Shqiptarët, tashmë të ndërgjegjësuar në lidhje me problemet që shkakton mbipesha dhe obeziteti për shëndetin, kanë ndjerë nevojën e korrigjimit të këtij problemi, duke u konsultuar me dietologë dhe duke iu drejtuar qendrave distike. Dietologët tregojnë se cilat janë ushqimet më të shëndetshme dhe se si duhen përdorur ato. Ndër këto ushqime mund të përmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, çokollatat, verën, bajamet dhe lajthitë etj. E përbashkëta e këtyre ushqimeve është se ato përmbajnë në sasi të konsiderueshme edhe përbërës antioksidues, të cilët pengojnë veprimtarinë e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto radikale të lira kanë aftësinë të shkatërrojnë një sërë qelizash që duhen për funksionimin normal të organizmit. Të tëra këto ushqime që përmendëm janë ushqime të domosdoshme për organizmin e njeriut dhe që përmbajnë shumë vlera ushqyese, qoftë në nivel makro, qoftë mikro. Por që, sigurisht, gjatë konsumit të këtyre ushqimeve, duhet të jemi të kujdesshëm për të mos tejkaluar sasitë e domosdoshme. Vaji i ullirit është i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me përbërës të grupit të fenolëve që veprojnë si antioksidues dhe ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira. Peshku dhe kosi janë një burim shumë i mirë proteinash për organizmin. Peshku është gjithashtu edhe një burim kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, të cilat organizmi i njeriut nuk arrin t i sintetizojë vetë, por i merr të gatshme nga ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit të keq, si dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare. Për sa i përket kosit, përveçse një burim shumë i mirë proteinash dhe kalciumi, është edhe një burim shumë i mirë me përbërës probiotikë që ndihmojnë në rregullimin e florës bakteriale në organizëm, ç ka sjell një funksionim të mirë të aparatit tretës. Por, mes këtyre ushqimeve, ka edhe nga ato që duhen mbajtur nën kontroll për të mos e parë veten me disa kilogramë më shumë. Vera, çokollata hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet t i konsumojmë në mënyrë të kontrolluar. Ato përmbajnë disa përbërës të grupit të fenolëve që shërbejnë si antioksidues shumë të mirë, por nga ana tjetër janë ushqime kalorike dhe që konsumi me tepri shkakton një masë kalorie të tepruar në organizëm, çka çon në depozitimin në masë dhjamore. Lajthitë dhe bajamet ose frutat e thata, gjithashtu, hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet të konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasitë, pasi megjithëse janë një burim shumë i mirë proteinash, acidesh yndyrore të pangopura, vitaminash (E, B6, etj.) kripërash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),janë gjithashtu ushqime plot kalori, që depozitohen në masë dhjamore nëse konsumohen me tepri. Konsumi i tyre në sasira të vogla, ka aftësi shumë të mira antioksiduese, të rregullatorit të sasisë së glicemisë në gjak, si dhe të nivelit të kolesterolit. Pra, të tëra këto ushqime janë të domosdoshme për organizmin, por të konsumuara në sasi të kontrolluara.
1.Vaji i ullirit
Katër dekada më parë, kërkime nga studimi i kryer në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.
2.Vera
Të pish alkool, do të thotë t u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.
3.Boronicat
Në një studim të gjerë të publikuar në vitin 1999, kërkimet e bëra nga Universiteti i Taftit, nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një kohë të barabartë me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.
4.Peshku
Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.
5.Kosi
Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë, mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.
6.Bajamet
Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.
7.اokollata
Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2.
 
Ky grup ushqimesh permban qumeshtin, kosin, djathin, gjizen, por jo gjalpin, margarinen apo kremin, sepse ato i perkasin grupit te “yndyres dhe sheqerit”. Ushqimet e ketij grupi permbajne shume vlera ushqyese por kryesish jane te pasura me Kalcium.
Rendesia e Kalciumit
Kalciumi eshte minerali i cili forcon dhembet dhe kockat tuaja dhe garanton funksionimin e rregullt te nervave dhe muskujve. Eshte vecanerisht i rendesishem per zhvillimin, rritjen e trupit te njeriut. Kalciumi vazhdon ti forcoje kockat deri ne moshen 30-35 vjecare, kur arrihet masa maksimale e tyre.
Pas kesaj moshe fillon plakja natyrale, dhe kockat fillojne te dobesohen gradualisht dhe te humbasin dendesine e tyre. Ne qofte se deri ne kete pike nuk keni marre kalcium te mjaftueshem ne dieten tuaj, ka nje rrezik qe kockat te mos arrijne te perballojne kete dobesim dhe krijohet nje brishtesi e tyre dhe mund te thyhen shume lehte. Kjo semundje quhet Osteoporoza (osteoporosis).
Kalcium per Veganet dhe per personat qe nuk tolerojne laktozen
Ne qofte se dieta juaj nuk permban qumesht, bulmetra apo ne qofte se trupi nuk honeps dot sheqerin e qumeshtit lactozen, atehere keni disa alternativa te tjera:
Blini qumesht soje, kos dhe djathra te pasuruara me kalcium ne menyre artificiale hani sallatat/barerat jeshile te erret si spinaqi dhe brokoli perdorni bajame ne ushqimet tuaja duke ngrene fruta te thata si (fiq, hurma arabie) merrni nje sasi te konsiderueshme kalciumi Nqs nuk jeni vegane mund te shtoni ne dieten tuaj , karkalecat sardelet, anchovies si burim alternativ Kalciumi
Sa jane masat e kalciumit qe duhen marre?
Doktoret rekomandojne 700mg kalcium ne dite si per meshkujt po ashtu edhe per femrat. E perkthyer ne gjuhen e ushqimeve kjo gje do te thote:
* 2 gota qumesht
* dy tasa kos
* afersisht 80gr djathe
Lajmi i mire eshte se per te mare kalciumin nuk duhet te hash ushqime te yndyreshme. E njejta sasi kalciumi gjendet ne qumeshtin e skremuar dhe ate te pa skremuar, si dhe e njejta sasi ne djatherat me yndyre te reduktuar.
 
Regjimi ushqimor eviton tumoret
Rekomandimet e mjekëve këshillojnë se duhen ngrënë më shumë perime, fruta, agrume dhe drithëra, por jo produkte industriale. Perimet e papjekura mirë kanë funksione të ndryshme në mbrojtjen e proteinave dhe stili ushqimor i plotë është në gjendje të ndikojë në hormone dhe metabolizëm. Por një dietë e mirë ndihmon edhe në eliminimin e problemeve të tjera trupore. Ato janë pakësimi i insulinës në gjak, pakësimi i kalorive duke ngrënë më pak se e zakonshmja, pakësimi i ushqimeve që rrisin nivelin e gliceminës, i yndyrnave në gjak dhe proteinave të marra nga produktet prej mishit të kafshëve. Të gjitha këto përkujdesje ndikojnë të kesh një trup më se në formë dhe të shëndetshëm. Në këtë mënyrë luftohen edhe sëmundjet e shumta, si në rastin tonë edhe tumoret malinj. Nëse këto rekomandime bien ndesh me jetën e përditshme, atëherë ndërrimi i mënyrës së ushqyerjes duhet bërë ngadalë, në mënyrë që të arrihet edhe riorganizimi i jetës sonë të përditshme.

Buka e bardhë shton rrezikun për diabetin

Personat që pëlqejnë bukën e bardhë duhet të mësojnë se ky tip ushqimi, ashtu si të gjitha ato që kanë në përbërje të tyre amidonin, shton rrezikun për tu prekur nga diabeti i tipit 2, që është forma më e përhapur e sëmundjes, pasi ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Këtë hipotezë e ka hedhur Allison Hodge, i “Cancer Council” në Viktoria, të Australisë që këshillon të preferohen frutat, perimet dhe buka me përzierje gruri. Hodge ka analizuar efektin e glicerinës së këtij ushqimi. Për të studiuar efektin që ka treguesi glicemik në shfaqjen e diabetit të tipit 2, Hodge ka analizuar të dhënat e 36.787 personave për 4 vjet. Këta nuk vuanin nga diabeti dhe ishin me moshë 40- 69 vjeç. Rreth 400 persona janë prekur nga diabeti gjatë këtyre 4 vitevë vëzhgimi dhe ata që kishin ngrënë më shumë bukë të bardhë (gjysma e hanin të paktën 17 herë në javë), ose ushqime të tjera që kishin tregues glicemik të lartë, ishin më të rrezikuar për tu prekur nga diabeti i tipit 2, në disa raste me një propabilitet 30 për qind më tepër. “Ky lloj ushqimi, ka shpjeguar Hodge,-shkakton rritjen e peshës dhe një punë të madhe për pankreasin, gjë që mund të shkaktojë ezaurim të qelizave që u “është delaguar” prodhimi i insulinës, që të dyja shkaqe të rritjes së rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2”. Por jo gjithçka është kaq lineare. Studiuesit kanë vërejtur se ata që ndiqnin një dietë me vlera të larta karbohidratesh, sheqernash dhe magnezi, duket të ishin të mbrojtur nga diabeti i tipit 2. Veçse nuk është shumë e qartë se përse ndodh një gjë e tillë. Ka mundësi që niveli i lartë i karbohidrateve mund të sjellë një sasi të vogël yndyrnash, rrethanë që mund të kontrollojë prodhimin e insulinës.

Per Te Kuruar Anoreksine

Sipas statistikave, numrin më të madh të atyre që vuajnë nga anoreksia e zënë femrat, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtej kufijve ekstremë. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje kalon në një gjendje akoma më të vështirë, në bulemi. Mjekësia popullore, për përmirësimin e situatës, vjen në ndihmë me përdorimin e çajrave bimore. Për të rifituar oreksin e humbur, përdoren çajrat bimore me shije të hidhur, të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura ose të hidhtinave. Ndër çajrat që rekomandohet është çaji i përgatitur me bimën e kinfushës. Rekomandohet që çaji të përdoret i shoqëruar me ushqime, në të kundërt nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilaji duhet të merret të paktën 15 deri në 30 minuta para marrjes së ushqimit.

Ccedilajrat

Në sajë të heterocideve të hidhura, bari i kinfushës ndihmon në shtimin e lëngut të stomakut, duke shkaktuar dhe hapje të oreksit. Këshillohet të pihet dy herë në ditë nga gjysmë gote me çajin e përftuar.
Një tjetër bimë, që përdoret për të luftuar anoreksinë është edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimë ndihmon në shtimin e lëngut në stomak, për rrjedhim edhe të oreksit. Për përgatitjen e çajit, këshillohet një lugë me bimën e grimcuar, që hidhet në gjysmë gote me ujë të nxehtë. Lihet për 15 minuta në qetësi dhe më pas pihet disa herë në ditë, por gjithmonë gjysmë ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi përdorimi në doza të larta i këtij çaji mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe dridhje të trurit. Ky çaj nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë nga gratë shtatzëna. Edhe çaji i sanzës është mjaft i mirë për të rifituar oreksin e humbur. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Këshillohet të pihen dy deri 3 filxhanë në ditë, para buke. Rezultate shumë të mira për rikthimin e oreksit ka dhënë edhe çaji i përgatitur me gjethet e arrës. &Ccedilaji të pihet dy herë gjatë ditës, para buke deri në përmirësimin e oreksit.

Përdorimi

Këto substanca duhet të përdoren të shoqëruara me ushqime, përndryshe nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilajrat bimorë nuk japin efektin e dëshiruar, kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu çajrat nuk duhet të ëmbëlsohen, meqenëse efekti i tyre sigurohet pikërisht prej këtyre substancave të hidhura. Veprimi rritet pikërisht me rritjen e hidhësisë së tyre. Bimët mjekësore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe elemente të tjera, të dëmshme për shëndetin. Prandaj gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes, për të mënjanuar efektet e dëmshme që kanë disa prej tyre.

Ne parandalimin e kancerit

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.

Alkoolin e bimës së brokulës

Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë.

Bima e Aloe Verës

Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve.

Spinaqi

Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.

Kokë-lakra

Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim.

Salca e domates

Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për tu prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
 
Lëng panxhari për uljen e presionit të gjakut
Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund tiu ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës. Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment; ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.

Presioni i lartë i gjakut

Jo çdo rritje e tensionit është sëmundje. Për të kuptuar se çështë presioni i lartë i gjakut duhet më parë të dihen cilat janë vlerat normale të tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes së zemrës) me 50-70 mmHg(i ulëti-i lëshimit të zemrës) te fëmijët, duke arritur në 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek më të rriturit dhe tek të moshuarit. Presioni i gjakut mund të tejkalojë shifrat normale gjatë një emocioni, pas një sforcimi fizik, pas pirjes së kafes, së alkoolit, duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit të papritur tek temperatura të ulëta ose qëndrimit të zgjatur të kokës në diell etj. Sidoqoftë, pas disa minutash apo orëve ai mund të rikthehet në normë me ose pa mjekim. Kur ky konstatim është rastësor, në jetën e një personi të kontrolluar rregullisht, bëhet fjalë për ngritje të presionit, por jo për sëmundje të presionit të lartë të gjakut. Kur shifrat e mbinormës janë konstatuar në matje të njëpasnjëshme (çdo vakt për disa ditë ose javë rresht) nuk bëhet më fjalë për çrregullim rastësor, por për sëmundje të presionit të lartë. Kur ngritja e presionit të gjakut pason shfaqjen e një sëmundjeje të veshkës, gjëndrave me derdhje të brendshme etj., ai konsiderohet shqetësim i saj dhe mund të normalizohet pas mjekimit të sëmundjes përkatëse me ilaçe ose në rrugë kirurgjike. Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e cila prek çdo ditë e më shumë njerëz, kryesisht të moshave të rritura. Megjithatë ai nuk përjashtohet as në të rinjtë, bile edhe tek fëmijët. Në ngritjen e tij ndikojnë disa faktorë si dieta, gjendja shpirtërore, kushtet e jetesës etj.

Shkaktarët

Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.


Simptomat me të cilat shoqërohet presioni i lartë i gjakut:

- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
- Gumëzhitje të veshëve
- Marramendje
- Ndonjëherë del gjak nga hundët
- Depresion pa e ditur shkakun
- Personi është i shqetësuar dhe i irrituar
- Skuqje e fytyrës
- Ndjenja të fikëti

Bimët jeshile pastruese të gjakut

Për të pastruar gjakun nga përbërësit dhe elementet e dëmshme, mund të jenë të nevojshme një sërë kurash mjekësore. Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.

Shenjat tipike të presionit të lartë

Sëmundja e presionit të lartë të gjakut mund të mos japë asnjë shqetësim për pacientin edhe pse mund të jetë një vuajtës për kohë të gjatë. I vetmi kriter diagnostikues është matja me aparat të posaçëm me merkur (zhivë). Herë pas here vuajtësi mund të ndjejë shqetësime nga më të ndryshmet (si marramendje, trokitje të shpejta në bark dhe në kraharor, dhimbje koke, skuqje ose zbehje në fytyrë, pagjumësi, ankth, urinim të shpejtë etj), por jo tipike për këtë sëmundje. Këto bëhen më të shpeshta dhe më serioze në format e ndërlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja në brendësi të kraharorit, lodhja e shpejtë, çrregullimet e ritmit, të kujtesës, të gjumit.
 
Mediat britanike njoftojnë se gjithë këto vite është rekomanduar që të konsumojmë shumë më pak kalori sesa që është e nevojshme.
Në fakt, femrave iu është rekomanduar të konsumojnë 2.000 kalori në ditë, ndërsa meshkujve 2.500. Mirëpo, tash është zbuluar se kemi nevojë për 16% më tepër kalori sesa është rekomanduar- shkruan Daily Mail.

Kjo përqindje shtesë është ekuivalente me një ‘cheeseburger’ ose një qese patate të skuqura.

I rrituri mund të konsumojë edhe 400 kalori më tepër sesa vlerat e rekomanduara deri më tani dhe pa pasur frikë se do të shtojë në peshë, thonë nutricionistët britanikë.
 
Bimët që mjekojnë bajamet e inflamuara

Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta "i ka shpëtuar" jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherebela. اaji përftuar nga zierja e bimës së sherebelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Bimet e sherebeles, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit:

Një tjetër mënyrë për kurimin e acarimit të bajameve është edhe përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherebelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta.

Mëllaga e bardhë:

Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.

Lule pjeshke:

Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

Angjinarja:

Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Kamomili:

Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.


Duhanpirja pasive në fëmijëri lë shenjë gjithë jetën

Një grup shkencëtarësh kanë arritur të tregojnë se pirja pasive e duhanit, sidomos gjatë viteve të para të jetës së njeriut, shkakton probleme serioze në aparatin e frymëmarrjes. Studimi është kryer në Singapor dhe është punuar mbi një kamp prej 35.000 individësh në moshë madhore, që nuk pinin duhan. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se të gjithë ata persona, që gjatë fëmijërisë kishin jetuar me prindër që pinin duhan, vuanin nga probleme që prekin aparatin e frymëmarrjes. Por ajo që duhet nënvizuar, është përfundimi se ata persona që kishin përdorur shumë fruta, sojë dhe ushqime të tjera që përmbanin fibra, kishin rezultuar më të mbrojtur nga disa efekte të dëmshme për shëndetin, që kishin si burim ekspozimin e parakohshëm ndaj tymit te duhanit. Studimi është kryer nga një grup studiuesish të « National Institute of Environmental Health Science » (NIEHS), « National Institute of Health », Universiteti i Minesotes dhe të « National University of Singapore » dhe është publikuar në faqen e Internetit në « Thorax ».“Ky studim sjell fakte të reja për tezën se, pirja pasive e duhanit gjatë viteve të para të jetës, shkakton probleme serioze mbi shëndetin, të cilat lënë shenëe gjatë gjithë jetës”, komenton David Schëarz, drejtor i “NIEHS”. Sipas studiuesve, një sasi prej 7,5 gramë fibrash në ditë (baraz me dy mollë), ndihmon për të lehtësuar kollën kronike, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, falë aftësisë së tyre për të ulur përqëndrimin e glukozit në gjak, për të ulur inflamacionin dhe favorizuar proceset antioksidante, duke mbrojtur organet e aparatit të frymëmarrjes.
 
Llojet e çajit sipas shkakut të kollës

Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pijnë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

اaji i lulëkuqes:

Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. اaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit:

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit:
Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. اaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

اokollata më e mirë se kodeina

Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet nënvizuar, është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”,- thonë studiuesit.
 
Cilat ushqime do t’ju mbrojnë nga gripi

Karota si truprojë
Duke marrë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, sikur që janë karota, kungulli, spinaqi dhe lakra, do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmurjeve.

Mishi i kuq forcon mukozën
Gjësendet ushqimore të pasura me proteina ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Speci, antioksiduesi më i fortë
Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre
e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli, mandarina... janë disa nga ushqimet me vitaminë C.
Sardelet mbrojnë nga
ftohja
Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit.
Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.

Të kuqtë e vezëve forcojnë organizmin
Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.
Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të kuqtë e vezëve, në bukën e vrugtë, lakër, etj.

Hudhra mbyt viruset
Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila lirohet me
rastin e shtypjes, apo grirjes së hudhrës. Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Turshitë, të shëndetshme
Me gjithë disa studime që më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit. Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo aditivë.
Po ashtu edhe sasia e kripës nuk guxon të jetë e madhe. Apo, turshitë shpëlajini para se t’i hani, ngase kripa shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.
 
Ripërtëritja e gjakut me hurma dhe karota
Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e rastet shfaqjes së saj janë më të shpeshta tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Në moshat e mëdha, anemia nga mungesa e hekurit ka mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat hekuri, 325 mlg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund të jetë sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjetër shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).

Këshillat për mënyrën e ushqyerjes

Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet ti marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr. është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës

Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegalinë, hemopoezën ekstramedulare. Lëng shalqiri dhe mjaltë për të luftuar sëmundjen, sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastikë dhe sheqer. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo çrregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, vezë, perime, fruta etj.


Shenjat e sëmundjes

1-Lodhje
2-Takikardi
3-Zbehje

Ushqimet

1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C
2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
4-Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
5-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
6-اajin, kakaon dhe kafen duhet ti marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
7-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke.
8-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja
9-Të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.
 
Zbulimi Lulelakra dhe lakra e bardhë mbrojnë nga kanceri në prostat
Zbulohet arsyeja se përse lulelakra dhe lakra e bardhë mbrojnë nga kanceri në prostat. Duket se veprimi i tyre varet nga një substancë, indolokarbinoli (I3C), e cila trasformohet gjatë tretjes në diindolilmetano (DIM). Ky produkt është eksperimentuar mbi qelizat tumorale të prostatës të rritura në pruvet, dhe ka treguar se arrin të përthithë proliferazionet.Sipas studiuesve që janë marrë me këtë studim, efekti anti-kancerogjen i DIM varet nga aftësia e tyre për tiu kundërvënë hormoneve seksuale mashkullore. Leonard Bjeldanes dhe Gary Firestone, i “College of Natural Resources” pranë Universitetit të Kalifornisë të Berkeley, kanë eksperimentuar DIM mbi qelizat tumorale të prostatës njerëzore. Rezultatet kanë treguar se përthithej me rreth 70% dyfishimi i qelizave të hequra nga tumori, të ndjeshme ndaj androgjenit. Ndërkohë, nuk ka patur asnjë lloj efekti nëse qelizat merreshin nga tumori i prostatës të pandjeshëm ndaj hormoneve mashkullorë. Aftësia anti-androgjene e DIM është konfirmuar nga pjesa e dytë e studimit, që ka zbuluar se si DIM arrin të ulë prodhimin e antigjeneve specifikë të prostatës (PSA), një proteinë që prodhohet si përgjigje ndaj diidrotestosterone (DHT) që stimulon zhvillimin e kancerit në prostat. E, sipas studiuesve, DIM vepron drejtpërdrejt në ADN. Studiuesit kanë nënvizuar se DIM është përbërja e parë me origjinë bimore, që është në gjendje ti kundërvihet androgenic
 
Titulli: Keshilla per shendetin

Kura më natyrale e kollës tek fëmijët

mjoltmimjolt2.jpg


Keni lexuar informacione të panumërta në lidhje me efektet anësore të ilaçeve anti-grip që u jepen fëmijëve. Kjo është dhe arsyeja që shumë nëna dhe baballarë preferojnë të zgjedhin alternativa të mbështetura tek bimët për të kuruar kollën e fëmijëve.
Sipas një lajmi të dhënë në adresën Ehow.com theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës. Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Ja ç’mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj:

1- Jepini fëmijës shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.

2- Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë:
Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kollën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë , ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumëze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën një vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.

3- Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën:
Një lloj myshku (alge) I cili gjendet vetëm në oqeanin Atlantik dhe Paqësor ndihmon në ruajtjen e lagështirës në mushkëri dhe pakëson krijimin e sekrecioneve. Bambu është një bime tjetër e cila pastron mushkëritë duke penguar ballgamin dhe pakësuar infeksionin. Qershia dhe mani përdoren shumë si kurime bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës.

4- Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat:
Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.
 
Titulli: Keshilla per shendetin

Shumëkush nga ne duhet të tregojë kujdesin e duhur për shëndetin e tij. Kështu mund të shmangni probleme të ndryshme shëndetësore dhe të shtoni disa vjet në jetën tuaj. Në qoftë se ndiheni të lodhur nga dietat për të rënë nga pesha dhe për të mbajtur trupin në formë duhet të ndaloni duhanin dhe t’i përkushtoheni gjimnastikës.

1- Piqni një biftek
Mund të mendoni se kjo do të ishte e dëmshme për zemrën tuaj, por nuk është e vërtetë. Bifteku përmban elemente që rrisin imunitetin e organizmit, sepse përmbajnë selenium dhe vitaminë Be, e cila ul rrezikun e ndonjë sëmundjeje. Nëse ai nuk është shumë i yndyrshëm, atëherë është i shëndetshëm për zemrën, duke i siguruar organizmit yndyrat e ngopura në masën e nevojshme pa e tepruar.

2- Hidhni cigaret
Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj duhanit apo gjenden shpesh në ambiente ku pihet duhan, qoftë edhe për vetëm 30 minuta tre herë në javë, janë 26 për qind më të rrezikuar për të shfaqur sëmundje të zemrës, të cilat mund të shfaqen edhe te personat duhanpirës të dorës së dytë, por me një rrezikshmëri më të ulët.

3- Merrni aspirina
Konsumimi i rregullt i aspirinës ul dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo shfaqet si mbrojtëse në 28 për qind të rasteve tek personat të cilët kanë kaluar atak kardiak.

4- Pini më shumë çaj
Meshkujt të cilët pinë dy filxhanë çaj në ditë janë 25 për qind më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme për shkak sëmundjesh të ndryshme apo ataku kardiak, sesa ata meshkujt të cilët nuk konsumojnë çajin. Kjo ndodh për faktin se te çaji gjenden përbërës, të cilët jo vetëm rrisin aftësinë e qelizave për t’u relaksuar dhe për t’u ulur tensioni i gjakut, por shmang dhe redukton mpiksjen e gjakut.

5- Prekni partnerin/en
Dhjetë minuta kontakt i drejtpërdrejtë lëkurë më lëkurë me partnerin apo partneren tuaj, ndihmon për të mbajtur presionin e gjakut në nivele normale dhe pulsin normal, qoftë edhe gjatë situatave stresonte, kohës kur ju jeni i mërzitur, apo kur ndiheni në ankth. Një prekje duarsh, një përqafim, një puthje, do ngrinte nivelin e hormoneve në gjak.

6- Konsumoni peshkun
Mishi i peshkut përmban omega-3, e cila forcon muskujt e zemrës, ul presionin e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut, duke shmangur vdekjen nga inflamacioni apo dëmtimi i enëve të gjakut apo muskujve të zemrës.

7- Martohuni
Meshkujt e martuar kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me beqarët. Shkencëtarët kanë treguar se gjatë vëzhgimit të një burri të martuar me nivel normal të presionit të gjakut, pas tre vjet martese të lumtur, ai kishte një zemër më të shëndetshme se më parë, po ashtu krahasuar edhe me një mashkull të pamartuar i gjendur në të njëjtat parametra të presionit të gjakut.
8- Konsumoni fibra
Nëse doni të jeni energjikë gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. ثshtë provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.

9- Kujdesuni për dhëmbët
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kennet Bueltman, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë.

10- Konsumoni acid folik
Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimerit, thekson shkencëtari amerikan Xhudi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit, si dhe rregullon nivelin e homocisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat.
 
Titulli: Keshilla per shendetin

اfarë duhet të bëni për të pasur një zemër të shëndetshme

Sipas një lajmi të revistës “Reader’s Digest”, thuhet se për të kontrolluar faktorët e sëmundjeve të zemrës duhet të ndryshoni në drejtim pozitiv zakonet ose veset tuaja negative.
1. Stresi dhe agresiviteti: Shumë njerëz nuk ia kanë idenë faktit se dëmtojnë shëndetin e zemrës duke u stresuar shumë. Stresi kronik është shok i sëmundjes koronare të zemrës. Stresi është shkaktar i një niveli të pakontrolluar të kolesterolit dhe hipertensionit. Nëse shpeshherë ndiheni keq, atëherë ka ardhur koha të luftoni me stresin tuaj. Studimet tregojnë se edhe agresiviteti është një lajmëtar i sëmundjeve të zemrës.
2. Konsumimi i duhanit: duhani është shkaktar i një ndër pesë vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Duke ulur kolesterolin, vështirëson qarkullimin e gjakut dhe dëmton damarët e tij duke ndikuar në presionin e gjakut. Përveç kësaj theksohet se konsumimi i duhanit është e lidhur me rezistencën e insulinës dhe sindromën metabolike.
3. Mungesa e ushtrimeve: Për të pasur një zemër të shëndetshme duhet të lëvizni më shumë. Nëse trupi nuk djeg kaloritë e duhura atëherë ata kthehen tek ju si kile të tepërta. Dhe kjo nënkupton një triglicerid më të lartë dhe një kolesterol jo të mirë. Ky është një lajm i keq për zemrën tuaj. Fondacioni Amerikan për shëndetin e zemrës mbështet ushtrimet aerobike dhe thekson se bërja e 20-30 minuta ushtrimeve në ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
4. Kujdes të ushqyerit: Një ushqim i shëndetshëm nuk është vetëm porositja e një sallate për drekë. Studiuesit na tërheqin vëmendjen se për një zemër të shëndetshme duhet të konsumohen drithërat, lajthitë, lëngjet e frutave, madje dhe çokollatë. Duke u informuar më shumë rreth zgjedhjeve për një ushqim të shëndetshëm, mund të formoni një mur mbrojtës ndaj ushqimeve me kripë, sheqer apo yndyrë.
5. Kujdes nga kilet e tepërta: Sipas Fondacionit Amerikan për shëndetin e zemrës, problemi i kileve të tepërta të shfaqur në vend është shkaktar i vdekjes së 112 mijë personave në vit. Sëmundjet e zemrës shfaqen më shumë tek personat me kile të tepërta ose obezë. Kilet e tepërta rrisin presionin e gjakut , trigliseridin tuaj, ulin kolesterolin dhe rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve serioze për shëndetin si diabeti apo kanceri. Nëse në peshore shihni një numër problematik kilogramësh, atëherë duhet të ndryshoni menjëherë mënyrën e të ushqyerit dhe të filloni ushtrimet. Nëse do të keni nevojë për ndihmë, kontaktoni doktorin apo dietologun.
 
Titulli: Keshilla per shendetin

13x13bardh.gif
Vitamina D i jep trupit forcëVitamina D i jep trupit forcë

Të gjithë e dimë se sa janë për ne të domosdoshme vitaminat, por ajo që tani studiuesit kanë zbuluar për vitaminën D është thjesht e pabesueshme. Nga të gjitha vitaminat ai na ofron mbrojtjen më të mirë, nga koka deri te thembra. Për fat të keq, 90 për qind e femrave nuk kanë sasi të mjaftueshme në gjak. Depresioni i vjeshtës shpesh është pasojë e mungesës së kësaj vitamine, e cila nuk është vështirë të konstatohet.

Na përmirëson
gjendjen shpirtërore
Më së shumti vitaminë D krijohet në lëkurë, nën ndikimin e rrezeve ultravjollce nga drita e diellit. Sa më shumë vitaminë D lëkura prodhon, aq më mirë do të jemi me disponimin. Arsyeja: kjo substancë e rëndësisë jetësore nxit prodhimin e hormonit të lumturisë, siç është serotonina.

Jep forcë
Pa vitaminë D nuk do të mundnim të lëviznim. Muskujve tanë i nevojitet kjo vitaminë, në mënyrë që të mundë të zhvillojnë forcën. Pa këtë super-vitaminë muskuj nuk do të mundë të zhvilloheshin. Për organizmin tonë është i domosdoshëm në mënyrë që të prodhojë albumina nga të cilat krijohen qelizat e muskujve.

Jep vitalitet
Një studim i ri amerikan tregon se përkrah sasisë së mjaftueshme të vitaminës D më me efikasitet humben kilet e tepërta. Studiuesit supozojnë se vitamina D e mundëson këmbimin optimal të sheqerit dhe yndyrës. Pjesëmarrësit e studimit kanë djegur më shumë kalori nëse kanë pasur më shumë vitaminë D në gjak. Kjo vitaminë, para se gjithash, kontribuon në shkrirjen e dhjamit të pashëndetshëm në stomak.

Mbron nga
shumë sëmundje
Kanceri: Vitamina D pengon zgjerimin e pakontrolluar të qelizave dhe e ngadalëson rritjen e qelizave të rrezikshme. Nëse tumori tashmë është paraqitur, pengon krijimin e enëve të gjakut që e furnizojnë tumorin me gjak. Përveç kësaj, vitamina D e vështirëson zgjerimin e tumorit (metastazën). Mbrojtje efikase është treguar në rastet e kancerit të gjirit, qafës së mitrës, lukthit dhe zorrëve.
Diabeti: Falë vitaminës D, qelizat absorbojnë më mirë sheqerin si burim i energjisë. Në këtë mënyrë ai e rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe e ul rrezikun nga diabeti për 80 për qind.
Infarkti: Edhe enët e gjakut reagojnë në vitaminën D. Ajo u jep elasticitet dhe i mbron muret e brendshme nga inflamacionet. Përveç kësaj, mund ta përmirësojë edhe qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pengon mbylljen e enëve të gjakut dhe shtypjen e lartë të gjakut dhe me këtë e zvogëlon edhe rrezikun nga infarkti
 
Titulli: Keshilla per shendetin

Perime dhe arra për të ndaluar Parkinsonin


Rendesia e Vitamines E.... Nuk kanë vetëm efekt antioksidant. Efekti mbrojtës i fruta-perimeve ndaj sëmundjes së Parkinsonit, nuk lidhet vetëm me praninë e vitaminës E dhe ndaj efektit të përgjithshëm antioksidant, por dhe prej disa substancave të tjera. Një studim i kryer nga një grup studiuesish amerikanë, i kryer mbi një kampion prej më tepër se 100 mijë personash të ndjekur për gati 13 vjet, i publikuar në revistën “Neurology”, hedh hipotezën se perimet mbrojnë neuronet falë disa substancave që lidhen me vitaminën E. Shumin Zhang, specialist pranë “Harvard School of Public Health” në Boston, ka ekzaminuar dietën e një kampioni prej 77 mijë grash dhe 47 mijë burrash, prej të cilëve 371 vuanin nga Parkinsoni. Analizat kanë treguar se përdorimi i integratorëve dietikë që përmban vitamina E (edhe në doza të mëdha), vitamina C ose karotenoidet, nuk kishin asnjë efekt mbi rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Ndërsa probabiliteti për tu sëmurur ulej ndjeshëm nëse përdoreshin perime që përmbanin vitamina E, ose arra (që janë burim i vitaminës E). Kush konsumonte të paktën 5 herë në javë këto produkte kishte një propabilitet më të ulët për tu prekur nga sëmundja sesa ata që i konsumonin vetëm një herë në muaj. Sipas Zhang, këto të dhëna sugjerojnë se efekti mbrojtës i këtyre perimeve nuk varet nga antioksidantët që përmbajnë, por lidhet me substanca të tjera, ende të paidentifikuara, që nuk lidhen me vitaminën E. Ky rezultat duket të kundërshtojë hipotezën e hedhur nga studime të mëparshme, se Parkinsoni shkaktohet nga shtimi i proceseve oksidante.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top