Krijimet letrare~Qershor~2024

Krijimet letrare~Qershor~2024


  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku ,per nje trokitje tjeter ne krijimet e konkursit tone.
Tema e muajit ishte teme; kushtuar femijeve.
Puls teme e lire si gjithnje.



1-Brenga ime dashuri

Ti kuptim i jetës sime
Më dhe krahë të fluturoj
Sa më shumë shoh rritën tënde
Mësohem dhe unë të jetoj!

1 Qershori dita juaj
Unë të bëra një premtim
Buza jote vetëm qeshte
Por se thoshte emrin tim!

Të uroj sot dhe mot
Rrita jote t’më rrisë mua
Bashkë të dy në këte shtegtim
Njëri tjetrin do ta duam!

Ti je llavë në shpirtin tim
Po më djeg e më venit
Ti je këngë me thirravaje
Që pandehur më len meit!


Do të vijë dita ne do ndahemi
Kam frike yll ta mendoj
Në cilin shteg do të përballesh
Vallë! Atëherë do të mungoj!


2-Botë e mjerë

Dua botën ta ndryshoj nga ky mjerim
Dua fort ti ushqej ato fëmij jetim
Dua shpirtin ti ngushëlloj me një shtrëngim
Dua ëndrrat tja shpëtoj nga ky krim

Ku është vallë drita e shpresës
Ku është njeriu modern i varfër në ndjenja
Kur këto plagë do ken shërim
Kur kjo dhimbje do ket mbarim

Kush paguan për kët ferr
Dritën e jetës ja kan err
Kush do ngrihet të ndaloj
Njeriu njeriun mos t’masakroj.


3-Shitësja e farave

Ishte një natë e ftoftë dimri ashtu siç din të jenë netët e fundit të nëntorit. Bora kishte mbuluar gjithçka dhe acari sa vinte e shtohej nga era që të priste fytyrën si një brisk. Muzgu sapo kishte rënë dhe po shpejtoja drejtë stacionit të autobusave për tu kthyer nga puna. Posa hyra në autobus nxehtësia që vinte nga brenda me ngrohu trupin sa mu duk se mbërrita në shtëpi dhe pse rruga donte më shumë se një orë. Syri im ishte i fokusuar te karrika e parafundit e autobusit. Vetem aty ndjehem komod dhe kam mundesinë të shfletojë ndonjë faqe nga libri që bartë cdo ditë me vete. Fatmirësisht ishte e lirë dhe u drejtova drejtë saj. Sapo u rehatova hapa "Fëmija i pestë" nga Doris Lesing. Libri bënte fjalë për familjen e Lovatëve ku ardhja në jetë e fëmijës së pestë, Benit antipatik me pamje dhe sjellje të quditshme, çakordoi tërë lumturinë familjare dhe u shfaq si një uragan që shkatërroi gjithçka që quhej familje. Kur të gjithë ikën nga Beni, i cili çdo ditë e bëhej më i rrezikshëm, madje kur iku dhe babai që filloi të dukej çdo ditë e më rrallë, në shtëpi mbeti veç nënë Harrieta e cila përveq fajit se kishte shkatërruar familjen me kujdesin që i jepte Benit mbeti e vetme dhe pafuqishme në jetën e saj me një fëmijë që ishte ndryshe dhe duhej trajtuar ndryshe. Vuajtjet e saj ta sjellin ne mendje thënien e famshme të Hygo-s: "Bota është e vogë..., nëna është e madhe".

Si në çdo faqe të librit dhe sonte përshtypja ime ishte në veprimet e babait i cili jo vetëm se nuk bëri përpjekje por aq më keq e la gruan e tij, të vetme në përpjekjet e pafuqishme të saj. E la nanën e fëmijës së tij në harresë..........
Me këto mendime në kokë erdhi dhe koha për të zbritur. Aty te furra "Sharri", si çdo natë mora bukën për darkë. Fillova të ecja me kujdes për shkak të borës dhe ngricave. Mu aty ku duhej të kaloja rrugën, matan rrugës, shoh një fëmijë, diku mes 10-11 vjeçar, jo të veshur mirë për kohën që ishte, të kërrusur nën pemën e mbuluar me borë, që kish fut duart në borë dhe kërkonte diçka. Mendova mos do bëjë ndonjë top bore dhe po lozte po pran saj nuk se shihej ndonjë person që e shoqëron. Kalova rrugën dhe ju ofrova. Dëgjoja të dënesurat e saj deri sa vazhdonte kërkimin e diçkaje nëpër borë pa e vra mendjen se dikush i ishte ofruar. Shenjë se kishte një hall të madh.
Çfarë po bënë këtu - e pyeta.
Ngriti kokën. Faqet e kuqe nga ftohti mbuloheshin nga lotët që rridhnin pa u ndal. Sapo ngriti kokën e njoha figurën e saj por nuk dija nga dhe kush ishte. Më kishte rënë në sy disa herë në qytet një fëmijë me një kovë të bardhë që shiste fara kungulli të pjekura. Ishte shitësja e farave. Madje disa herë kisha blerë nga ajo, jo pse i konsumoja, por që t'i shiste më herët dhe të ikte në shtëpi por asnjëherë se kisha pyetur kush e nga ishte.

Me dëgjo - i thashë. A mundesh me më tregu çfarë ka ndodhë por fillimisht qetësohu.

Me buzën duke ju dridhur filloi te më tregonte se si tërë pasditen kishte shitur fara dhe se kur i kishte përfunduar shitjen kishte kaluar matan te furra dhe kishte shndërruar parat e imëta në 20 € dhe kur kishte kaluar rrugën parat i ishin zhdukë sikur të mos egzistonin kurrë. Tashmë po i kërkonte gjithandej por nuk gjendeshin.

Ky është problem i vogël - ja ktheva. Unë do të ndihmojë por më premto se do qetësohesh. Ja unë do të ndihmojë t'i gjeshë por t'i më trego kush je dhe nga je.

Filluam kërkimin së bashku. Kërkimin e asaj që në një mot me borë, erë dhe terrin e natës nuk kishte si të gjendej. Më tregoi se ishte nga një qytet tjetër dhe se çdo ditë pas mësimit vinte këtu dhe shiste fara. Më tregoi se kishte një vëlla më të vogël dhe se prindërit e saj nuk punonin.

Mirë atëherë, do telefonosh me telin tim prindërit, t'i njoftosh se cfarë të ka ndodhur dhe se për pak do të marrësh busin për shpi. Hezitoi në fillim por pas insistimit tim me dha numrin e prindit. Telefonova dhe matan telit u lajmërua një zë i trashë: "kush a?"
Jam unë - ja priti shitesja e farave, duke vazhduar për t'i treguar se cfarë i kishte ndodhur.......
Hup edhe ti..... më mirë hup se me me ardhe në shtëpi ...... u dëgjua një zë i ashpër që vetëm në zë prindi nuk ngjasonte.

Lotët filluan t'i rrjedhin deri sa ma dha telefonin në dorë. U trishtua në fytyrë. U trishtova dhe unë. Mbeta pa fjalë. Nuk dija më cfarë t'i thoja deri sa ajo dëneste nga vaji.

Do shkojmë te furra të shohim mos të kanë rënë aty - i thash
Jo, kam qenë - nuk më kanë rënë aty.
Do shkojmë dhe një herë - i thash
Nuk kishte zgjidhje tjetër. U nisëm të dy. Ne xhep kisha diku 17 euro. Rrugës e mendova zgjidhjen. Sapo hymë në fytyrën e shitëses u vërejtë një far habie. Na shihte sot për të dytën herë por jo si tani bashkë.

Keni diçka për të ngrënë për vajzën - e pyeta.
Cfarë t'i dojë zemra - ma ktheu
Në fillim, shitësja e farave, hezitoi por pasi porosita unë një byrek porositi dhe ajo.

Kur po sillte burekun e pyeta. Eshte shefi juaj ketu?

Jo, ka dal dhe nuk kthehet sonte. A mundë të ju ndihmojë unë?

Po, munde te me ndihmoni. Do më huazoni, nga pazari ditor, 20 € deri nesër - ja ktheva.

Pa asnjë problem zoteri. Ju cdo ditë jeni këtu kshu që mos ke merak. Nxori një 20 -she nga sirtari dhe mi ofroi.

Nga dora e saj i dorëzova në duart e shitëses së farave. I thash: "Këto janë për ty. Sapo të përfundosh ushqimin do të hyp në bus dhe do ikësh për shtëpi.
Sytë dhe fytyra i shkëlqenin nga gëzimi. Mori një pamje sikur të ishte tërë bota e saj. Pas pak u ndam te autobusi. Të dy të gëzuar.


Keto ishin vargjet tuaja drejtuar keti konkursi.
Ju falenderoj perzemersisht per mbeshtetjen tuaj.
Jane vargjet tuaja qe na japin mundesine te trokasim cdo muaj me dicka te re per ju. :))
Perqafime per te gjithe ! 🤗
 
Interesant tregimi mumer 3
E pash veten pak a shum, ka njeri me humanizëm dhe ka prinder te ndyre.
Por voten time e mer krijimi 1, e shoh veten me teper ne ato vargje
Komplimente dhe per krijimin numer 2.
 
Permiresojani voten @Princesha se duket se ka gabuar.

Screenshot_20240609-152237_Chrome.jpg
 
hahah gabim numri... 3 votova dhe me pelqej, por kam shtyp gabim prej ne mobil.. flm juve per kujdesin :love:
 
Ejjj,ketu jemi ne.
Ku jane votuesit!?
 
1-Brenga ime dashuri

Ti kuptim i jetës sime
Më dhe krahë të fluturoj
Sa më shumë shoh rritën tënde
Mësohem dhe unë të jetoj!
Po me pelqen 🙂 ka voten time.
 
Kur i lexova keto prurje ne grimca dhe pjese e gjeta veten time! Diçka e trishte dhe mund te te lumturoj sepse mund te belbezoj nje buzeqeshje! Por kur lexova fjalen jetim, me ngriu me rropati larg disa vite dhe sot!
Andaj votova vargjet e poezise 2, sepse e kuptoj fort mire shijen e hidhur te kesaj fjale!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top