Krijimet letrare~Qershor~2024

Krijimet letrare~Qershor~2024

  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .
@jana80 ajde hidhua nje sy. 🤗
flm nevi.
i lexova dhe me pelqejne te tre.
krijimi i pare me rrembej me strofen e fundit lexova dashuri, frike per te nesermen e nje te rrituri...frike qe cdo prind ka dhe me pelqej kur e lexova mendoj se po te isha prind ate do mendoja..

"Do të vijë dita ne do ndahemi
Kam frike yll ta mendoj
Në cilin shteg do të përballesh
Vallë! Atëherë do të mungoj! "

krijimi i dyte ka jo vetem rime por shqyrton nje problem human per jetim apo per vend lufte.. eshte nje thirrje me shpirte drejt nje bote te pashpirt.

krijimi i trete me kujtoj pak menyren e nicktjeter ne shkrim por jo ka nje strukture te mirefillte.. eshte shkruar nga nje lexues/e i/e mire dhe me shije te holle..
kur lexova titullin mu kujtua adoleshenca dhe murlani ne moshen e adoleshences ne park... por jo trajton njekohesisht shume trauma te shoqerise..
me pelqej jashte mase xhesti i protogonistit por pikerisht ky xhest zbut traumat dhe le ne acar shijen e nje familje ku femija duhet te nxjerre buken e gojes me nje kryefamiljare nga ana tjeter qe gjithcka eshte por jo burr dhe i pergjegjshem.....

votoj shkrimin e pare pasi jam pak natyre analitike dhe dua te di ne imtesi e te kem nen kontroll c'eshte e imja!
 
🤗🤗
🌺🌺🌺
flowers GIF
 
@Anna* pluss @Soulmind pluss @A2. Ajdeniii. :p
Gjeta kohë t'i lexoj sot, se s'doja të votoja pa i lexuar të gjitha, dhe numri tre, le të themi, nuk duket që kursen germa, duket shumë bujar në këtë kuptim.:p

Poezia e parë më pëlqeu më shumë për nga stili i të shkruarit, edhe pse nuk i mungon as përmbajtja. Thënë këtë, zgjodh mes këtyre që ishin, dhe e them duke shpresuar që të mos ketë hatërmbetje, nuk është poezia më e bukur që kam lexuar ndonjëherë.
Poezia e dytë, ka një përmbajtje më të përgjithshme, mirëpo mungon, për shijen time, një stil pak më i rafinuar, ku do të mund të shprehej e njëjta përmbajtje me notat pak më emocionale duke zgjedh rrugën e shkrimit të poezisë pa rima, sepse edhe ashtu mungojnë.
Sa për krijimin numër tre duket si një fragment i shkëputur nga ditari i një shkrimtari me stil. Me disa gabime të vogla gjuhësore e teknike, mirëpo që do të mund të përmirësoheshin me 3-4 ndërhyrje. Sidoqoftë, stili i të shkruarit duket i sofistikuar, duket që autori ka arsimim të ngritur, dhe duket që është një lexues akitv romanesh. Gjithashtu, duket që është nga Kosova, madje, madje ndoshta do t'ia qëlloja edhe qytetin por s'po e them.:p Vërtetë doja ta votoja krijimin e tretë, mirëpo përkundër stilit të jashtëzakonshëm, vëmendjes për detaje shumë të holla, ajo çfarë më zmbrapsi është varfëria e mesazhit. Ndoshta për shkak të natyrës që unë kam, kam nevojë që të gjejë kompleksitet për ta shijuar vërtetë një shkrim, një thënie a një poezi, ndoshta edhe për shkak se ky problem të cilin e trajton shkrimi është i një natyre që nuk më preokupon, ndoshta ka edhe arsye të tjera, por sikur të kombinohej ky stil i të shkruarit me përmbajtjen e poezisë së dytë, besoj që do të dilte një shkrim fantastik.

Uroj që kritikat të lexohen me dashamirësi dhe pa hatërmbetje, unë vërtetë nuk i mendova për të ulur vlerën e askujt.
Autorët i falënderoj përzemërsisht për kënaqësinë që ma dhuruan nëpërmjet këtyre rreshtave që kanë shkruar.
Suksese të gjithëve!
 
kerkove uren e sharres :)
 
  • Haha
Reactions: A2.
kerkove uren e sharres :)
hahah, është furra Sharri, bukëpjekësi, nuk e di për Shqipëri por në Kosovë e përdorim këtë termë furra, për bukëpjekësin... pastaj s'kisha nevojë ta kërkoja se kam përshtypje sikur e kam vizituar ca herë këtë vend 😊
 
mua me pelqejne detajet ne letersi e bejne reale dhe te "prekshme" pasi autori jep pershypjen e perjetimit, pershkrimit, dhe vendndodhjes. :)
 
  • Më pëlqen

Është dhunti e veçantë që nuk e ka secili për të përshkruar detajet, edhe ato më të thjeshta, duke përdor notat artistike. Nëse do të përmendja ndonjë anëtar të fv e para që do më shkonte në mendje është @NeVertiti , më pëlqen tepër shumë përshkrimin që ia bën kohës, vendit dhe rrethanave në përgjithësi.
Numri 3 i ka këto, ah sikur të kishte shkruar për ndonjë temë pak më të thellë!
 
Shkrimi 3 me siguri eshte Kitrra. jane ca detaje aty qe vec ai mund ti kete sjelle. (ose pse jo dhe Vetoni deri diku)
@jana80 sa mire qe na ekujove Nicktjeter, :) shquhej per rrefime, por natyrisht nuk eshte e saj. as nga struktura, por as nga menyra e shkrimit. :D
Mendimi im dmth :D mund tjem dhe gabim :D
 
Paska fillu ketej heshtja para zgjedhore 🤪
 
Mka be pe4shtypje fjala "meit" tek poezia e pare. Nuk e dija qe e perdornim si fjale ne ne shqiperi. Ndoshta t evjetrit prej osmanjmishtes ama sot? Cudi.
 
Ne veri perdoret shume.
 
Dhe ja perseri ne fundin e nje sondazhi!
Momenti ku njihemi me krijuesit tane.

Vendenin e pare e merr krijimi numer 1- Brenga ime Dashuri~Shkruar nga @Narta ! 🤗🤗 Urime e dashur!!

Vendin e dyte e merr krijimi numer 3-Shitesja e farave~Shkruar nga @kitrra 123 ! Urime i Nderuar! 🤗🤗

Vendin e trete e merr krijim numer 2-Bote e mjere~Shkruar nga @MonaLisa ! Urime e dashur!🤗🤗

Keto ishin krijimet e keti muaj,nje perqafim te ngrohte nga une,per krijuesit dhe votuesit e keti konkursi!! 🤗🤗

Ju uroj dallge deti te fresketa dhe nje vere te mbare te gjitheve!!
 
Une tu lutë @Narta me sjelle nje foto ajo sjelle ketej me doren e saj, pa u dridhur, ate qe ndjene ne shpirte 🤗

@Narta mos beje me mungesa. Te lumte. 🎖
@MonaLisa po vjen tu perparu ne shkrime 🤗

Faleminderit votes per penen time: @Princesha ; @Soulmind ; @Rrelse ; @Xhelozi ; @Desa ; @Happyheart 🤗

Faleminderit dhe te gjithe atyre qe diskutuan mbi shkrimet e sjella. Jeni ju qe me diskutimet tuaja na beni te permiresohemi secilen dite. 🙂
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top