Fragmente te perzgjedhura

"E fshehta e grave" (Fragment) Alberto Bevilacqua

Kurrë nuk i kam dhënë rëndësi ëndrrave. Ndoshta është e vërtetë se përmes tyre mund të hysh në jetën mendore dhe mbi atë model formohen simptoma neurotike. Gjithnjë kam vuajtur nga pagjumësi të forta; kam fjetur pak dhe kam ëndërruar dhe më pak.


Por, që atë ditë, që unë e quaj dita e vizitës së Marianës, më përsëritet një ëndërr. Nuk ia gjej kuptimin dhe as që kam ndërmend të sajoj ndonjë; vetëm po e tregoj, sepse kur ajo mbaron, më lë n dijesinë se do të ndodhë diçka tjetër e papritur, që më shkakton një ankth ironik e pak të lajthitur, që nuk e ndieja prej kohe.

Shoh të vijnë gra të jetës sime, të asaj të kaluar dhe të tashme, dashnoret, mikeshat dhe armiket. Më urojnë, më sjellin dhurata. Mos është ndonjë festë e imja. Nuk e kuptoj cila. Veshjet e tyre më bindin se është fjala për një festim të rëndësishëm.

............

Skena zhvillohet në apartamentin tim: një kat i fundit nga ku shihet e gjithë Roma, nga aeroporti Urbes e deri te San Pietro e te Gasometri. ثshtë një ditë e asnjë muaji, e asnjë viti; edhe dritë dite ka dhe nuk ka. E dhëna e parë e këndshme është se nuk ka më siguri që koha është sipërore mbi gjithçka; na mbetet, për fat, atmosfera: ato kohë të ulëta, të vogla, në të cilat regjistroj hirin m uzikor të zërave dhe të gjesteve.

Zilja bie pa pushim. Më përqafojnë, më puthin. Këto gra kanë forcën të më bindin se na ka bashkuar vetëm lumturia; shuhet çdo hije nga marrëdhëniet, aventurat dashurore, për t’i lënë vend kënaqësisë shpirtërore. Në jetën reale kam pak gra që më pëlqejnë; në ëndërr shumë. I quaj, stendalisht, sanseverine; ato janë të zgjuarat, besniket, të duruarat, dashnoret e mëdha. Edhe trupat e tyre sot më ofrohen nëmënyrë të veçantë dhe më sigurojnë që e ardhmja ime do të kalojë mrekullisht, në dëfrim sensual të shpirtit.

Tek ndihem skllav i sensualitetit të tyre, i aromës së tyre prej gruaje që më mbështjell, e qetëson ndërgjegjene ëndrrës.
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ashtu si librat, disa njerëz, lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt. Për të tjerë nuk je kurioz as për t'i shfletuar faqet e para. Pastaj janë ata që i njeh përmendësh, megjithatë vazhdon t'i lexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre.

Paola Felice
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

اfare eshte pra nje puthje? Nje betim i shqiptuar nga afer, nje premtim perfundimtar, nje pohim dashurie, nje apostrof ngjyretrendafil i vendosur mes fjaleve "te dua", nje e fshehte e peshperitur mbi buze, nje cast pafundesie qe ka feshferimen e nje blete midis gjetheve, nje bashkim qe ka aromen e nje luleje, nje frymemarrje zemer me zemer, nje e shijuar e shpirtit me maje te buzeve...


PUTHJA
Siranoja dhe Rosana- "Sirano de Berzherak"(E.Rostand)
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Njerëzit të lëndojnë dhe pastaj përpiqen të të shërojnë me fjalë,të gënjejnë dhe pastaj të kërkojnë ndjesë,të tradhëtojnë dhe pastaj të kërkojnë falje,
pushojnë së dashuri dhe pastaj thonë se është faji yt,të mbajnë në zemër dhe të akuzojnë se nuk ke një të tillë,e bëjnë jetën tënde ferr dhe pastaj largohen duke të bërtitur në fytyrë se në atë ferr nuk do të jetojnë kurrë.

Monica Cannattella
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Bëmat e dritës sulmojnë errësirën më mrekullueshëm se sa meteorët. Qyteti i panjohur, i madh, zëvendëson fshatin. I sigurt për jetën dhe vdekjen time vëzhgoj ambiciozët, të cilët do të doja t'i kuptoja. Dita e tyre është e babëzitur si një lak i hedhur në ajër. Nata e tyre është çlodhje nga zemërimi i fortë, gati për të sulmuar. Ata flasin për humanizmin. Humanizmi im është në keqardhjen që jemi të gjithë zëra së njëjtës varfëri. Ata flasin për atdheun. Atdheu im është ritmi i kitarës, pak portrete, një shpatë e vjetër, lutja e qartë e korijes me shelgje. Koha jeton me mua. Më e heshtur se hija ime, unë kaloj përmes turmës lakmitare me krenari. Ata janë të domosdoshëm, të veçantë, të denjë për të nesërmen. Emri im është dikush dhe kushdo. Unë eci ngadalë, si dikush që vjen nga shumë larg dhe që nuk beson të arrijë...

Jorge Luis Borges
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Për shumicën e qenieve njerëzore, të dashurosh do të thotë të pyesësh, kërkosh, ankohesh.
Eh po, interpretim i saktë! Sillen në këtë mënyrë përpara Zotit, dhe e bëjnë edhe përballë njerëzve që pretendojnë se i duan; i persekutojnë me kërkesat e tyre dhe, çfarëdo që të marrin, janë gjithmonë të pakënaqur.

Atëherë, edhe një herë, ja një kriter: doni të dini nëse ju vërtet i doni qeniet?

ثshtë e thjeshtë: provoni për ta mirënjohje? Nëse nuk keni asgjë për tu ankuar, nëse shtyheni për ti falenderuar me fjalë ose edhe vetëm me mendim sepse janë me ju, sepse ekzistojnë, atëherë mund të jeni të sigurtë që i doni.

Përndryshe, quajini ndjenjat tuaja me çfarë emri të doni, por në çdo rast nuk është dashuri.

Omraam Mikhaël Aïvanhov
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Unë asnjëherë nuk aprovoj apo disaprovoj diçka. ثshtë qëndrim i gabuar kundrejt jetës.
Ne nuk kemi ardhur në këtë botë për të shpalosur gjykimet tona morale.
Unë nuk ia vë kurrë veshin se çfarë thonë njerëzit e zakonshëm dhe kurrë nuk ndërhyj në atë që bëjnë njerëzit e veçantë.
Në qoftëse dikush më pëlqen, çfarëdolloj mënyre ky njeri zgjedh për të shfaqur veten, unë jam dakord.

Oscar Wilde
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

_Alan Watts

(Përkthyer nga Agron Bajraktari)


Këshillë? Nuk kam këshilla. Mjaft dëshirove dhe fillo shkruaj. Nëse shkruan, je një shkrimtar. Shkruaj sikur je në rradhë për tu varur dhe guvernatori është jashtë shtetit dhe nuk ke asnjë shans që të të falet denimi. Shkruaj sikur je duke u kacavjerrur në cep të një shkëmbi në frymën tënde të fundit dhe ke vetëm një gjë të fundit për të thënë, sikur je një zog që fluturon mbi ne dhe mund të shikosh gjithçka dhe të lutem, dreqi e marrtë, na trego diçka që mund të na shpetojë nga vetvetja. Merr frymë thellë dhe na thuaj më të thellin, errëtin sekret tëndin, që të mund të fshijmë djersët e ballit dhe të dimë që nuk jemi vetëm. Shkruaj sikur ke një mesazh për mbretin. Ose jo. Kush e di, ndoshta ti je një nga fatlumët që s'kane nevojë të shkruajnë.
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua.
Une e di se shume pleq tani kane oren e çajit,
Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.
Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike.
Ja kjo eshte e gjitha
Miza fluturimin ndal mbi doren time.
Ska gje kjo eshte vetem nje dore.
Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri.
Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura.
اfare thua ?Miza!
Miza ec e jake ben nen diell
E veshur me te linjta.
Tregon kofshet.Vaginen tregon.
Trendafilet roze rriten si fashistet.
Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza
E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem,
Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull.
Te isha me i mençur
Me shume ide do te kasha.
Miza mu largua.
Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit
Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht .
Mizat jane me te keqia se grate
Miza eshte e tille qe shume here
Ia ka hapur syte henes.
Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini.
Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke
Shetit lart e poshte nen driten e verdhe
Si te vishte corapet deri ne gju.
Leviz per te gjetur pushken loder
Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli.
Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen.
Pas koke,ne qafë milingona…
Do te doja dikush te ma lepinte por
Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.


Charles Bukowski
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Te dua ty,e imja '' te dua''
e vetme si kenga kur jam i pire.

Te dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelber,
vera ime- vesi im i embel-
o dashuri,pije e deshperuar.
Te prek pak me buze dhe dehem.
Ti je,edhe plloske edhe kazan qe shtyp
ti – kupe e fatit tim marramendes.

Te dashuroj te gjithen,keshtu si je.

Neruda
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ti që edhe natën bën hije.
Si nuk jam bashkë me ty, në ëndrrat e tua?
Aty ku ti, e zhgënjyer në të gjithë,
dridhesh, trembesh dhe shembesh në ankth,
e unë nuk jam aty,
të të mbroj ty në përqafim.

~Albatros Rexhaj~
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Teme e janarit?? Hera par qe e pash fatkeqesisht.. .. :mah:



Jane te veshtira ato gra qe kane me teper dashuri per te dhene, por nuk ja dhurojne gjithkujt.
Ato qe flasin kur kane diçka per te thene.
Ato qe kane mesuar te mbrojne veten dhe te tjeret.
Ato qe kerkojne gjithmone dhe me teper.
Jane gra te veshtira ato qe dallojne buzeqeshjen e njerezve te mire nga ata te keqinj.
Ato qe nuk lodhen kurre se kerkuari dike qe ja vlen, ata qe kane vlere.
Jane gra te veshtira ato qe ndiejne dhimbjen e te tjereve.
Ato qe kane shpirtin ne afersi te lekures.
Ato qe shikojne me mijera sy te fshehur.
Ato qe enderrojne ngjyrat.
Jane gra te veshtira ato qe njohin njera-tjetren
Jane ato qe kur jeta nuk ka asnje shije, i japin shije vete jetes


Mara Bagatella
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk e di saktësisht çfarë shtyn dy persona që të lidhen. Mbase akordimi, mbase të qeshurat ,mbase fjalët. Ndoshta fillimi që të ndash diçka më shumë me të, të flasësh më shumë në lidhje me veten, të zbulosh ngadalë atë që zemra fsheh. Të mësosh të duheni. Ose mbase ndodh sepse duhet të ndodhte. Sepse shpirtrat janë destinuar të gjejnë njëri -tjetrin shpejt ose vonë.

Paulo Coelho
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Te kerkoj ne cdo vend, ne cdo rruge, ne cdo person. Te kerkoj ne cdo vite, ne cdo muaj, ne çdo dite, ne çdo nate, ne çdo ore, minute, çast. Te kerkoj ne çdo fytyre, portret, ne çdo sy, ne çdo buzeqeshje, trishtim, ne çdo fjale, ne çdo heshtje. Te kerkoj atje ku je, ne kujtime! Te kerkoj atje ku nuk je, ne harrese! Te kerkoj ne çdo stacion, ne çdo nisje, ne çdo kthim. Te kerkoj ne çdo kalimtar qe iken e vjen. Te kerkoj ne çdo pritje, ne çdo mungese. Te kerkoj ne çdo liber. Te kerkoj ne çdo poezi te shkruar e te pashkruar, ne çdo kenge te kenduar e te pakenduar. Te kerkoj ne cdo tingull, melodi, note. Te kerkoj... Do te te kerkoj pergjithmone, perjetesisht. Do te te kerkoj edhe atehere kur frymemarrja me fryme te mos marre...

~Taken from web~
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

1538647_453920094713101_505788848_n.jpg


Parajse sigurie - nicholas sparks
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Të besosh në dashuri, sot të quajnë ëndërrimtar,
Ta vlerësosh dhe ta kërkosh përkëdheljen,
Të shprehësh ndjenjat që ke në zemër,
Rrezikon të të përqeshin pas krahëve.
Njeriu që ende guxon të ëndërrojë, harron se është vetëm një dritë e vetmuar në kopshtin e madh përplot me ëndrra të shuara.
A thua, vallë, duhet të heqim dorë nga ëndrra jonë, vetëm e vetëm pse të tjerët i kanë vrarë të vetat?
Nëse nuk guxojmë ta vlerësojmë më të bukurën në zemër, atëherë ç’tjetër gjë e bukur mbetet për të jetuar?
Le të të quajnë ëndërrimtar!
ثndërro, se jo të gjithë ata që marrin frymë me të vërtetë jetojnë!

~Albatros Rexhaj~
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

- Sa më do? - e pyeti ajo.
- Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai.
- Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët.
Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj.
U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien.
Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të.
U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim.
- Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet.
- Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. - Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe.
Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë.
- Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...

~Albatros Rexhaj~
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

She walks in beauty, like the night
Of cloudless climes and starry skies;
And all that’s best of dark and bright
Meet in her aspect and her eyes;
Thus mellowed to that tender light
Which heaven to gaudy day denies.

~ Lord Byron ~
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

For you I would climb
The highest mountain peak
Swim the deepest ocean
Your love I do seek.

For you I would cross
The rivers most wide
Walk the hottest desert sand
To have you by my side.

For you are the one
Who makes me whole
You've captured my heart
And touched my soul.

For you are the one
That stepped out of my dreams
Gave me new hope
Showed me what love means.

For you alone
Are my reason to live
For the compassion you show
And the care that you give.

You came into my life
And made me complete
Each time I see you
My heart skips a beat.

For you define beauty
In both body and mind
Your soft, gentle face
More beauty I'll ne'er find.

For you are the one
God sent from above
The angel I needed
For whom I do love.

~ Chris Messick ~
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ndaj eshte e rendesishme qe te heqesh dore nga disa gjera. T'i lesh ato te ikin. Te clirohesh. Njerezit duhet ta kuptojne qe askush nuk luan me karta te hapura; disa here ne fitojme, disa here humbim. Mos prit te te kthehen te mirat mbrapsh, mos prit vleresim per perpjekjet e tua, mos prit qe gjenialiteti yt te zbulohet apo dashuria jote te kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftesia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk eshte me pjese e jetes sende.

Mbylle deren, ndrysho te dhenat, pastro shtepine, fshiji pluhurat.

Lere ate qe ishe pas dhe behu ajo qe je...

Coelho
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

...Jeta, jeta vlon kudo, jeta është brenda nesh... Do të ketë vazhdimisht njerëz rreth meje, dhe që të jesh njeri midis njerëzish duhet të dish të mbetesh gjithnjë njeri.

Fjodor Dostojevski
 
Re: Fragmente te perzgjedhura

Kur më pyet ndokush për profesionin, shushatem fare: skuqem, belbëzoj. Dhe kush pa, unë që njihem si njeri i sigurt në vetvete. I kam zili ata, që mund të thonë me zë të lartë: unë jam murator. Berberëve, librashitësave, shkrimtarëve gjithashtu ua kam zili, për thjeshtësinë më të cilën pohojnë punët që bëjnë, pasi nuk ka nevojë të shpjegosh a sqarosh më tej njerëzit. Ndërsa unë jam i detyruar të jap sqarime kur më pyesin. Unë jam njeriu, që qesh. Një pohim i tillë duhet shpjeguar më tej, pasi unë për hir të së vërtetës edhe pyetjes së dytë: "Jetoni nga kjo punë?", duhet ti përgjigjem me "po". Dhe në fakt unë jetoj nga e qeshura ime, dhe jetoj mirë, sepse e qeshura ime, po ta shohim si mall, është shumë e kërkuar. Unë jam një profesionist i mirë dhe me përvojë i së qeshurës. Askush tjetër nuk mund të qeshë si unë, askush nuk i zotëron nuancat e artit tim. Për një kohë të gjatë jam përpjekur të shmang sqarimet bezdisëse, duke u paraqitur si aktor, por aftësitë e të folurit dhe të mimikës sime janë shumë të paplota, për ta bërë të besueshëm këtë pohim, dhe meqë mua më pëlqen të them të vërtetën, e vërteta është kjo: unë jam njeriu, që qesh. Nuk jam as klloun e as humorist, nuk i gazmoj njerëzit, por e prodhoj gazin. Unë qesh si një perandor romak, si një maturant i ndjeshëm, e qeshura e shekullit të 17-të më është po aq e zakonshme sa dhe ajo e shekullit të 19-të, dhe nëse është e nevojshme, unë qesh për të gjithë shekujt, për të gjitha klasat shoqërore, për të gjitha grupmoshat: këtë zanat unë e kam mësuar, ashtu siç mund të mësojë ndokush të riparojë këpucë. Qeshja alla-amerikançe ma shungullon gjoksin, e qeshura e Afrikës, e qeshura e bardhë, e kuqe, e verdhë - të gjitha, përkundrejt pagesës, i lë të gurgullojnë prej meje, ashtu siç e përcakton regjia. Unë jam bërë shumë i domosdoshëm, qesh nëpër disqe, qesh nëpër shirita manjetofoni, madje vetë regjizorët e radiodramave më trajtojnë me shumë kujdes. Unë qesh si melankolik, me maturi, me histerizëm, qesh si faturino autobuzi, si shitës fruta-perimesh; bëj qeshjen e mëngjesit, qeshjen e mbrëmjes, qeshjen e natës, dhe të agut; shkurt, i bëj të gjitha llojet dhe mënyrat e mundshme, kur dhe ku duhet qeshur. Duhet të më besoni, një profesion i tillë është shumë i lodhshëm, madje dhe për mua. Specialiteti im është dhe e qeshura ngjitëse: unë jam bërë i pazëvendësueshëm edhe për komedianët e shkallës së tretë apo të katërt, të cilët me të drejtë dridhen për suksesin e tyre, ndaj jam çdo mbrëmje në variete, t'iu ngjis të qeshurën dhe duartrokitjen të tjerëve. E qeshura ime e përzemërt apo e tërbuar duhet të jetë një punë krejt e përpiktë, nuk duhet të jetë as shumë herët e as shumë vonë, duhet të vijë në momentin e duhur - unë ja plas vetëm sipas programit, gjithë spektatorët buçasin mbas meje, dhe kështu suksesi është i garantuar. Pastaj shkoj vjedhurazi i dërmuar drejt garderobës, hedh pallon sipër supeve, i lumtur, që më në fund do kem orët e mia të lira të mbrëmjes. Në shtëpi gjej një tufë telegramesh: "Kemi nevojë urgjente për të qeshurën tuaj. Regjistrimi bëhet të martën.", dhe kështu, vetëm pak orë më vonë shullarem në një tren me ajër të rëndë duke mallkuar fatin tim. Gjithkush e kupton, që në kohë të lirë apo në pushime nuk kam fare dëshirë të qesh. Mjelësi është i lumtur vetëm kur harron lopën, dhe muratori kur harron llaçin, marangozët shpesh kanë në shtëpitë e tyre dyer dhe rafte, që me zor iu hapen. Pastiçierët pëlqejnë turshitë, kasapi-çokollatën; toreadorët dashurojnë pëllumbat, boksierët mehiten, kur fëmijëve të tyre u del gjak nga hunda: unë i kuptoj të gjithë, ndaj edhe vetë nuk qesh kurrë mbrëmjeve. Unë jam njeri i zymtë, ndaj dhe njerëzit, ndoshta me të drejtë më mbajnë për pesimist. Në vitet e para të martesës, gruaja më thoshte shpesh: "Qesh njëherë!", por me kohë u bë e qartë dhe për të, që këtë dëshirë nuk mund t'ia plotësoja. Unë jam i lumtur, kur muskujt e stërlodhur të fytyrës sime, dhe kur shpirtin tim të strapacuar, mund t'i shplodh përmes seriozitetit të thellë. Po, edhe e qeshura e të tjerëve më nervozon, sepse më kujton menjëherë profesionin tim. Kështu ne jemi bërë një familje e heshtur dhe e paqtë, se edhe gruaja ime e ka harruar të qeshurën: herë pas here më rastis ta kap atë duke u ngërdheshur, e pastaj ngërdheshem edhe unë. Ne flasim lehtë me njëri-tjetrin, sepse unë e urrej zhurmën e varieteve, e urrej edhe zhurmën, që pllakos në sallat e regjistrimit. Njerëzit, që nuk më njohin, mendojnë se jam i mbyllur në vetvete. Ndoshta dukem i tillë, se gojën e hap vetëm, kur më duhet të qesh. Me pamje të tendosur përshkoj gjithë udhën e jetës sime, dhe shumë - shumë i lejoj vetes vetëm ndonjë buzëqeshje të lehtë, duke mos ditur në kam qeshur ndonjëherë me gjithë shpirt. Nuk e besoj. Motrat e mia thonë, se kam qënë gjithmonë një djalë serioz.
Unë, që qesh në qindra mënyra, ende nuk e njoh të qeshurën time të vërtetë.



NJERIU Qث QESH_ Heinrich Bِll
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"And the stars down so close, and sadness and pleasure so close together, really the same thing… The stars are close and dear, and everything’s holy - everything, even me.’
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ishim takuar sepse keshtu ishte shkruar. Edhe nese nuk do te ndodhte ate dite, heret o vone do te takoheshim patjeter diku, ne ndonje cep tjeter te botes. Por ishte e sigurte! Dy shpirtra te ngjashem e ndjejne thirrjen e njeri-tjetrit.

Haruki Murakami
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por edhe une kam zhgenjyer.
Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur, jam bere mik perjete. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme, kam dashuruar, me kane dashuruar, por edhe me kane refuzuar. Me kane dashuruar dhe nuk kam ditur si t'jua kthej dashurine.
Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete nga gezimi. Kam perjetuar dashurine e kam bere premtime te perjetshme, por me eshte thyer zemra kaq e kaq here!
Kam qare duke degjuar muzike e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze. Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje. Kam besuar perseri me nostalgji dhe kam patur frike te humbas nje person shume te vecante, te cilin kam perfunduar duke e humbur... por kam mbijetuar!
Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk me lodh! Dhe ti nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO!
Eshte mrekulli te perpiqesh me bindje, te perqafosh jeten dhe ta jetosh me pasion. Te humbesh me klas dhe te fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij qe guxon...

Charlie Chaplin
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Po lart është më mirë se poshtë, sepse po të rrish me kokën poshtë gjaku të shkon në tru, sepse këmbët mbajnë erë të keqe e flokët më pak, sepse është më mirë të hipësh në një pemë e të marrësh frutat sesa të përfundosh nën tokë për të trashur krimbat, sepse rrallëherë vritesh duke prekur lart (duhet të jesh në papafingo) e zakonisht vritesh duke rënë poshtë, dhe ja pse lartësia është ëngjëllore dhe ultësia djallëzore.
Por duke qenë se është e vërtetë ajo që thashë më parë për barkun tim, janë të vërteta të dyja gjërat: është e bukur ultësia dhe brendësia nga njëra anë, sikur është bukur lartësia dhe e jashtmja në tjetrën (….).
Zjarri ngroh dhe i ftohti të sjell bronkopneumoninë, sidomos nëse je një i urtë i katërmijë viteve më parë dhe prandaj zjarri ka virtyte misterioze, edhe sepse të pjek pulën. Por i ftohti konservon të njëjtën pulë dhe zjarri po ta prekësh të krijon fshikëza, pra nëse mendon për një gjë që ruhet nga mijëvjeçarë, si dituria, duhet ta mendosh në një mal, lart (dhe kemi parë që është mirë), po në një shpellë (që është po aq mirë) dhe në të ftohtin e dëborës tibetane ( që është shumë mirë).

Dhe nëse do të dish pse dituria vjen nga lindja e jo nga Alpet zvicerjane, është sepse trupi i paraardhësve të tu në mëngjes, kur zgjohej dhe ishte ende errët, shikonte nga lindja duke uruar që të lindte dielli e mos binte shi, “qeveri hajdute”.

Dielli është i mirë sepse i bën mirë trupit dhe sepse rishfaqet çdo ditë, pra është e mirë çdo gjë që rikthehet dhe jo ajo që ikën e s’vjen më. Mënyra më e rehatshme për t’u kthyer nga kemi kaluar pa bërë dy herë të njëjtën rrugë është të ecësh në rreth. Dhe meqë e vetmja kafshë që mblidhet në rreth është gjarpri, ja pse kaq shumë kulte e mite të gjarprit, sepse është e vështirë të përfaqësosh rikthimin e diellit duke rrotulluar një hipopotam.

Dhe tani të kalojmë te numrat magjike që kaq shumë u pëlqejnë autorëve të tu. Një je ti që nuk je dy, një është ajo gjëja jote aty, një është gjëja ime këtu e një janë hunda e zemra e pra e sheh sa gjëra të rëndësishme janë një. Dhe dy janë sytë, veshët, vrimat e hundës (…) Treshi është më magjiku nga të gjithë sepse trupi ynë nuk e njeh, nuk kemi asgjë që të jetë tre gjëra, e duhet të jetë një numër shumë misterioz që ia lëmë Zotit, në cilindo vend jetojmë. Por, po ta mendosh, unë kam vetëm një gjë e ti ke vetëm një gjë – pusho e mos bëj humor- e po ti bashkojme këto dy gjëra del jashtë një gjë e re e bëhemi tre. Atëherë u dashka një pedagog universiteti për të zbuluar që të gjithë popujt kanë struktura treshe, trini e gjëra të tilla?

Por dy krahë e dy këmbë bëjnë katër, dhe ja që edhe katra është numër po aq i bukur, sidomos nëse mendon se kafshët kanë katër këmbë e me katër këmbë ecin dhe fëmijët e vegjël, si dinte dhe Sfinksi.

Pesë as mos e flasim, janë gishtat e dorës, e me dy duar ke atë numrin tjetër të shenjtë që është dhjeta, e medoemos dhjetë janë edhe urdhërimet, ndryshe po të ishin dymbëdhjetë kur prifti thotë një, dy, tre e tregon gishtat, kur të arrijë te dy të fundit duhet të marr hua dorën e sakristanit.

“ Duke u rrotulluar gjithmonë rreth trupi do nxjerrësh tërë numrat që do, mendo për vrimat.”

“Vrimat?”
“ Po, sa vrima ka trupi yt?”
“Hm (…) tetë”

“ E sheh? Një arsye tjetër pse teta është një numër i bukur. Por unë kam nëntë e me të nëntin të sjell në jetë, dhe ja pse nënta është më e rëndësishme se teta!”

“rrimë në këmbë ditën e shtrirë natën(…) Pra stacioni vertikal është jeta, dhe është në raport me diellin, dhe obeliskat ngrihen lart si pemët, ndërsa stacioni horizontal dhe nata janë gjumë pra vdekje e të gjithë adhurojnë menhir, piramidat, kolonat e askush adhuron ballkonet dhe parmakët. Ke dëgjuar ndonjëherë për kultin arkaik të parmakut të shenjtë? E sheh? Edhe sepse trupi nuk ta lejon(…) nëse adhuron diçka horizontale e shohin vetë ata që janë në rreshtin e parë e të tjerët shtyhen duke thënë: “edhe unë edhe unë” e nuk është një spektakël i bukur për një ceremoni magjike…”

“Po lumejtë…”

“Lumejtë nuk është sepse janë horizontal, por sepse kanë ujin brenda, e nuk do të duash të shpjegoj raportin mes ujit dhe trupit… Pra, jemi bërë kështu, me këtë trup, të gjithë, dhe për këtë përpunojmë të njëjtat simbole në miliona kilometra distancë e doemos çdo gjë ngjason, pra e sheh pse njerëzit me pak kripë në kokë nëse shohin furnelën e alkimistit të mbyllur e të ngrohtë brenda, mendojnë për barkun e nënës që bën fëmijën, dhe vetëm djallzorët e tu shohin Madonën që po bën fëmijën dhe mendojnë se është një aludim mbi furnelën e alkimistit. Kështu kanë kaluar mijëra vjet duke kërkuar një mesazh, e çdo gjë ishte aty, mjaftonte të shiheshin në pasqyrë.”


Nga Umberto Eco
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Në mundsh...


Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...



Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...



Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...



Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...


Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRث do të jesh, o biri im!

Rudyard Kipling

Përktheu Robert Shvarc
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top