Fragmente te perzgjedhura

Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk dua të bëhem si të gjithë të tjerët: I dhënë vetëm pas bukurisë tënde dhe i shurdhër ndaj furtunës që ushton brenda teje.
Nëse edhe unë bëhem i rëndomtë, atëherë nuk do të mundem më ta ndiej shpirtin tënd kryeneç, atë rebelen e adhurueshme që nuk dorëzohet para asnjë sfide. Dhe as nuk do të di më si ta zgjedhoj heshtjen tënde, që ty tërë kohën ta shtrëngon shpirtin?
Sa duhet të pres që ti ta kuptosh se nuk jam si të gjithë të tjerët?
Ta ndiesh se të dua ashtu siç je.
(Albatros Rexhaj)
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

- Dua të rri vetëm!
- Edhe unë dua të rri vetëm!
- Si thua sikur të rrimë vetëm së bashku?!

| Pablo Neruda |

10509710_818293688190402_5292282165161965525_n.jpg
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Anne Frank

Ditari

Dashuri , cfare eshte dashuria ? Une besoj , qe Dashuria dicka eshte , qe ne te vertet nuk te le te pershkruash ne fjale . Dashuria eshte , diken ta kuptosh ,

Ate ta kuptosh e ta duash. Te miren e te keqen me te ta ndashe . Dhe kjo e gjitha te shprehet edhe me ndjenja e trupit . Ti ke dhene dicka dhe ke marre dicka .

Ne je i martuar apo i pa martuar , ne se do behesh me femije apo jo , ne te iku ndeshmeria a po jo kjo s ka rendesi , nese e din , qe per tere jeten ne vazhdim

ke ate qe do te qendroj pran teje , ate qe nuk do te kesh nevoje te ndash m e as njeri n e bote .
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

" Seksi i Dyte" Simone de Bovuar
_______________________________
...." Nga njefare turpi ,asnjehere nuk kam mundur ti shpreh keto prirje te fshehta te natyres time,prirje qe i kam jetuar ne enderr. Me sa kam mundur te njoh veten,ne te vertete jam autoritare, e rrembyer ,e paafte per tu perkulur.
Duke ju bindur gjithmone nje nevoje per tu shkaterruar e perfytyroja nganjehere veten sikur isha nje grua e adhurueshme,e cila jetonte vetem per detyren dhe e dashururar marrezisht me me nje burre te cilit perpiqesha ti plotesoja edhe deshirat me te vogla dhe absurde. Ne diskutonim se bashku mes nje jete te shemtuar nga nevojat. Ai vdiste ne pune dhe kthehej ne mbremje i zbehte dhe i derrmuar. Une qorrohesha prane dritares pa drite duke arnuar nderresat e tij. Ne nje kuzhine te ngushte tere tym, i gatuaja disa gjelle te mjerueshme. Semundja kerrcenonte me vdekje femijen tone te vetem. Megjithate, nje buzeqeshje e kryqezuar embelsie regetinte perhere ne buzet e mia dhe gjithmone ne syte e mi ai shihte shprehjen e padurueshme te guximit te heshtur,qe ne realitet nuk kisha mundur ta duroj asnjehere pa u neveritur."
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Sonte dua te te jap tre opsione. Harroji zgjedhjet e te berit dashuri apo jo. Keto jane per te kaluaren. Sonte do flasim per yjet, rastesine dhe genjeshtrat.

E para: Ti je nje skllave. Je krijimi i nje qenieje kapricoze, e pajisur me deshira, te cilat nuk duhet ne asnje menyre qe t’i perdoresh. Je e pajisur me arsye, te cilen nuk ke perse ta zhvilosh, sidomos ne rastet kur deshirat dhe endrrat e tua vihen ne medyshje dhe tallje. Ne fund cdo veprim i yti ka nje kuptim, sigurisht nese kuptimi eshte koherent me kapriçozin tend.

E dyta: Ti je nje qenie e parendesishme. Ke dalur nga asgjeja ne nje top blu ne mes te asgjese. Je nje perqindje tmerresisht e vogel e nje universi qe s’do t’ia dije per ekzistencen tende. Por hey, kam nje lajm per ty. Trupi yt ka te njejten perberje me ate te yjeve. Pra ti, me ndihmen e milionave viteve je djegur brenda furrave yjore qe ne fund te mund te evoluosh ne kete qe je sot. Nje femer po aq tmerresisht e nxehte sa para miliona viteve. Nje qe mund te shtrihet ne toke per te shijuar yjet lart ne qiell dhe te mendoje per prejardhjen e saj, por qe vendos te sillet rreth meje per te fituar dhe ate cope zemre qe ka mbetur e pashkelur.

E treta: Universi eshte nje energji qe vendos te luaje me veten. Nga merzia krijon pjese te vogla energjie nga vetja dhe qe loja te behet interesante na jepen aftesia e te menduarit dhe tmerri i te ndjerit. Kaq. E gjitha nje asgje e madhe.
Por nese e shikon siç duhet, a nuk eshte asgjeja me e duhura qe mund te kemi? A nuk duhet qe nxehtesia jote nje dite te mbaroje qe zemra time te kete disa dite te akullta? A nuk eshte rendesia qe i japim vetes thjesht nje tjeter iluzion kapricoz? Dashuria e njeriut per njeriun eshte kuptimi me i bukur qe kemi krijuar, por a nuk behet ajo vdekjeprurese kur kthehet vetem drejt vetes? Kapriçoze. Vdekja eshte tabuja e ndjenjave tona sepse ata thjesht s’mund ta pranojne asgjene. Provo ta shikosh ne sy. Nuk mundesh. Nuk mundem. Ideja e nje sunduesi kapricoz eshte mjaft here me ngushelluese se e nje demokracie pa nje qellim. Por le ta pranojme. Sigurisht qe une do te flas per asgjene. Ja perse fillove te me kishe frike. Skllavi u lirua nga zinxhiret. Kapricozes i dolen sekretet. Universi e nxorri kuptimin e tij. Yllit tend i’u shua flaka. Yll i cmendur. Flake e cmendur. Njeri i cmendur pas perjetesise. Pas dashurise sime. Pas tmerrit qe nuk je me sunduese. Kapriçoze. Por hej, e katerta: Eshte e gjitha nje genjeshter e rastesise.


Agron Bajraktari
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Kot i rrudh krahët.
Nuk mund të më bindësh.
Nuk je e rëndomtë!
Dhe, edhe sikur të doje, kurrë nuk mund të jesh e tillë.
Ti je shumë më shumë sesa vetëm një femër.
Ti je frymëzim...
Frymëzim që vazhdimisht rrjedh nga po i njëjti shatërvan i madhështisë, ku edhe Perëndia vetë e ka gjetur idenë për ta krijuar botën.
Mjafton t'i mbyll sytë dhe, në pafundësisht shumë mënyra, e ndiej sa e mrekullueshme je.
E ndiej me të gjithë shpirtin, prandaj gjumi ka kohë që është arratisur nga unë: Duke menduar për ty, edhe pagjumësia shijon shumë ëmbëlsi.
Zonja_Z

Albatros Rexhaj
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

E dashur,
ka kohe qe nuk te kam shkruar. Ti e di perse. E vetmja menyre qe gjerat te jene ashtu sic duhet te jene eshte qe te harroj menyren se si i dua te jene. Pamundesia per te pranuar tekat e njeri-tjetrit eshte nje mundesi e arte per te bere plan arratisjen e secilit. Une ne tren. Ti duke shikuar oraret e nisjes. Une nje ore perpara.
Ti dy minuta me vonese. Ti e di qe asnjehere nuk i kam pranuar dokrrat qe njerezit thone. Jo cdo gje e ka nje kuptim dhe eshte totalisht egocentrike te besoj qe cdo gje qe bej e ka nje kuptim qe do te shpaloset me vone ne nje te ardhme te afert. Por mes letrave qe shkruaj dhe neteve te cilat i mendoj, shtrihet nje det i tere plot pyetje.
Kot thone qe logjika nuk ka vend ne ndjenja. Nese ajo qe dime eshte nje rreth dhe ai rreth zgjerohet nga gjerat e reja qe mesojme, atehere sa me shume qe te mesojme, aq me shume do zgjerohet perimetri i injorances. Me thuaj, si dreqin nuk eshte e njejte dhe me ne? Me cdo pergjigje qe fitoja, pyetje te tjera mbinin nga asgjeja dhe perimetri i kuriozitetit tim behej dhe njehere arsyeja pse ti e pranoje dashurine time.
Rrethi po mbyllet. Pyetje s’ka me. Kuriozitet e vrau me ne fund macen. E mora guximin dhe shikova brenda kutise se Shrodingerit. Kishte te drejte. Ti ishe dhe nuk ishe. E gjitha varej tek kurioziteti im. Dhe tashme qe macja vdiq, me duhet qe te kap trenin. Une nje ore e me pare. Ti si gjithmone, dy minuta me vonese.

Agron Bajraktari.
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Te uroj te jetosh pa e lënë veten të blihesh nga paraja.
Te uroj të jetosh pa marka dhe etiketa, pa dallime pa një tjetër emër veçse ate të një njeriu.
Të uroj të jetosh pa bërë asnjerin viktimën tënde.
Të uroj të jetosh pa dyshuar ose dënuar askënd as edhe me pulitjen e buzëve.
Të uroj të jetosh në një botë ku çdo kush të ketë të drejtën të bëhet vëllai yt e të bëhet i afërmi jot.
"Të uroj të jetosh"

Jean Debruynne
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

– Pse bën pazar me bukurinë tënde, – e pyeta.
– Pse nuk e pranon siç të është dhënë?

– Sepse njerëzit mendojnë se është gjithçka kam. Bukuria nuk është gjë, nuk ka për të mbetur.
S’e ke idenë sa me fat je që je i shëmtuar, pasi nëse njerëzit të kanë për zemër, ti e di se kjo ndodh për arsye të tjera.

| Charles Bukowski |
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

" Unë e dua thjeshtësië e shoqëruar me përulësinë. Më pëlqejnë njerëzit që dinë të dëgjojnë erën mbi lëkurë, që ndjejnë aromën e gjërave, që të rrëmbejnë shpirtin. Sepse aty është e vërteta, sepse aty është ëmbëlsia, sepse aty është ndjeshmëria, sepse aty ka akoma dashuri."

| Alda Merini |


10710967_853664321320005_8025540843751992536_n.jpg
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

HISTORI E PADUKSHME ROZAFASH

natën kur s'jemi unë e ti dashuria fshehurazi heq gurë
nga muri që e mban peng, por ditën ai ringrihet,
kurrë aq sa të na pengojë vështrimet...
në muzg fytyra e saj tretet brenda qerpikëve tanë,
ndërsa gjinjtë e zhveshur ia shohin të gjithë...
dhe…një vogëlush kujton të ëmën,
një djalosh të dashurën, gruan e vet një burrë,
një plak Rrugaçe e bordellit pranë shtëpisë
dhe unë plakën e tij gri që pa u lodhur kurre
shëtit nipin e saj të vogël duke i treguar dicka për stinët
dhe për legjendat e murit qe lexohen përtej tij…

Artan Gjyzel Hasani[/B]
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Jalaluddin Rumi

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.
Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.
Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.
I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”
Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.
Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.
Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.
Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.
Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.
Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.
Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.
Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.
Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.
Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.
Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.
Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.
Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.
Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. اdo zemër është tempulli im.
Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.
Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.
Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.
Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!
Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë.
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Kjo ishte në një lagje të qytetit dritë
Ku bën gjithnjë terr e ku ajër ska asnjëherë
E si në dimër e në verë aty bën saherë dimër
Ajo ishte në shkallë
Ai pranë saj ajo pranë tij
Ishte natë
Binte një erë squfuri
Se dikush kishte vrarë qimka gjithë pasditen
E ajo i thoshte
Këtu bën gjithmonë terr
Ska as ajër
Si në dimër e në verë dimri s’të hiqet asnjëherë
Dielli i zotit zemërmirë nuk shndrit nga krahu ynë
ثshtë shumë i zënë me lagjet e pasura
Më shtrëngo pra në krahë
Më përqafo
Më përqafo gjatë
Më përqafo
Më vonë do të jetë shumë vonë
Jeta jonë është tani
Këtu ngordh për gjithçka
Për të nxehtë e për të ftohtë
Bëhesh akull e zihesh fryme
Ska as ajër
E po të pushoje së më përqafuari
Më duket se do të mbytesha e të vdisja
Je pesëmbëdhjetë vjeç e jam pesëmbëdhjetë
Bashkë i bëjmë tridhjetë
E tridhjetë nuk jemi më fëmijë
Jemi në moshë të punojmë
E në moshë të përqafojmë
Më vonë do të jetë shumë vonë
E jeta jonë është tani
Atëherë më përqafo !

Jacques Prévert
__________________
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Eshte bukur, te ta degjosh zerin
per A.

Eshte bukur
te ta degjosh zerin,
tutje kohes mbeshtjelle nga mjegulla.
zeri qe shpirtin ma ka mbushur
tingellon brenda meje,
si litaret e shiut mbi tjegulla.

e di?
e zbukurove kete nate
perzure heshtjen
pluhurosur siper telefonit...
me kishe munguar,
te kisha munguar...
oh sa gjate,

vec sonte
mu u shfaqe si drita e henes
mes saksive te ballkonit.

eshte bukur
te ta degjosh zerin,
ne kete nate te fresket pranvere,
kur behari dimrin perzuri
kur une pres te degjoj
hapet e tua mbas dere...

eshte bukur,
te ndiesh zerin tend
ne keta nate vesarake pranvere.


ALBAN TARTARI
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Avione që ulen
Të tjerë qe ngrihen
Valigje që zbrazen
ثndrra që fiken
Sy të përmalluar
Një lot I patharë
Buzë që dridhen
E s’thonë dot nje fjalë
Një zemër e lodhur
Nga zhgënjimi tkurrur
Një ëndërr e tretur
Në shkretirë në pluhur
Një yll që më ndjek
I heshtur nga lart
Me lodhi gjithcka
Shpirti mu plak
Më lodhi ky fat
Më hedh e më pret
Dhimbja sot qan
Më lodhi kjo jetë.
__________________
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Dino lelo

ste duket loje humbja??!!Ikja pergjithmone….zhdukja ne terrin e fshehte te botes boshe?….nje deshire e paepur per….te rene??Pse nuk e deshe te vjetren??Sepse normal qe ajo si pjese e se djeshmes perfshihet ne harresen tende mekatare…sepse ajo te fali….te dhuroi….te ndjeu….te deshiroi…te peshtolli frymen e zemres ne nje fymarrje afshi te vetme!!!….e ti prape tradhetar i brendise tende…zgjodhe nje tjeter rrugetim te shkruar idealisht si jeta jote e lumturueshme…Ti nuk ktheve me shikimin…as nje te turbullt edhe sikur…..por vazhdove rrjedhen e reales se madherishme!!…..po je i lire te ndjekesh fuqishem enderren, deshiren, jeten…por mos kerko me…mos kerko me ate qe u zhgarravit ne dheun e dhimbjes vec per ty….!!!
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Më ndje Jeta ime,
që më stepën dështakët
e nuk luftova për amëshim!
Më ndje Dashuria ime
nëse dogja dëshira e shkrumbova zemra
në vizione të pagjumëta!
Më ndje mjalti im, Geni im
që me duar fëminore
të thura në nisje.
Më ndje Dëshirë buzësh
që nuk u puthmë një herë
të vetme njëkohësisht.
Më ndje ti Ikja ime,
hije – qiparis
rrënjë- shtrirë mbi mua.

A.Seiti
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Mendoni se mund te rri e te behem nje hic per ju? Mendoni se jam robot? Makine pa ndjenja? Dhe se mund te duroj te ma rrembejne kafshaten nga goja dhe te paktin jetedhenes nga kupa? Mendoni se, meqe jam e varfer, e panjohur, e shemtuar dhe e vogel, jam pa shpirt dhe pa zemer? E keni gabim!Kam po aq shpirt sa ju dhe zemer po aq te madhe!E nese Zoti do te me kishte dhuruar bukuri dhe pasuri, do t'jua kisha bere te veshtire te me linit, sic e kam bere une te veshtire t'ju le. Tani nuk po ju flas sipas zakoneve, traditave, madje as nepermjet trupit vdekatar; eshte shpirti im qe i drejtohet shpirtit tuaj, si te kishim shkuar te dy pertej varrit dhe te qendronim para kembeve te Zotit, te barabarte;ashtu sic jemi!


Charlotte Bronte - Jane Eyre
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

I deeply wished I could make the stars all come down and breathe them; disappear in them. Alfred de Musset
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

But two miles more, and then we rest!
Well, there is still an hour of day,
And long the brightness of the West
Will light us on our devious way;
Sit then, awhile, here in this wood—
So total is the solitude,
We safely may delay."

"The Wood" (1846) by Charlotte Brontë
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"Kiss her. Slowly, take your time, there’s no place you’d rather be. Kiss her but not like you’re waiting for something else, like your hands beneath her shirt or her skirt or tangled up in her bra straps. Nothing like that. Kiss her like you’ve forgotten any other mouth that your mouth has ever touched. Kiss her with a curious childish delight. Laugh into her mouth, inhale her sighs. Kiss her until she moans. Kiss her with her face in your hands. Or your hands in her hair. Or pulling her closer at the waist. Kiss her like you want to take her dancing. Like you want to spin her into an open arena and watch her look at you like you’re the brightest thing she’s ever seen. Kiss her like she’s the brightest thing you’ve ever seen. Take your time. Kiss her like the first and only piece of chocolate you’re ever going to taste. Kiss her until she forgets how to count. Kiss her stupid. Kiss her silent. Come away, ask her what 2+2 is and listen to her say your name in answer."
Azra T. ("This is how you keep her”)
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk e di saktësisht çfarë shtyn dy persona që të lidhen. Mbase akordimi, mbase të qeshurat ,mbase fjalët. Ndoshta fillimi që të ndash diçka më shumë me të, të flasësh më shumë në lidhje me veten, të zbulosh ngadalë atë që zemra fsheh. Të mësosh të duheni. Ose mbase ndodh sepse duhet të ndodhte. Sepse shpirtrat janë destinuar të gjejnë njëri -tjetrin shpejt ose vonë.

''Paulo Coelho''
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Gratë e vështira janë ato gra që kanë më shumë dashuri për të dhënë, por nuk e japin atë për këdo.
Ato që flasin vetëm kur kanë diçka për të thënë.
Ato që që kanë mësuar se si mbrohen dhe të mbrojnë.
Ato që nuk kënaqen lehtë.
Janë gratë e vështira, ato që dinë se si të dallojnë buzëqeshjet e njerëzve, ato të mirat dhe ato të shtirurat.
Ato që ju kanë studiuar mirë, përpara se t'ju hapin zemrën.
Ato që nuk lodhen kurrë duke kërkuar dikë për të cilin, cilën, ia vlen të luftosh.
Janë gratë e vështira ato që ndjejnë dhimbjen e tjetrit.
Ato që kanë shpirtin në pëllëmbë të dorës.
Ato që shohin me një mijë sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Ato, janë gra të cilat e dinë se sa e vështirë është ta njohësh tjetrin.
Ato, janë ato që, kur jeta nuk ka shije, i japin shijen jetës.

''Mara Bagatella ''
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"All she wanted
was to find a place to stretch her bones
A place to lengthen her smiles
and spread her hair
A place where her legs could walk
without cutting and bruising
A place unchained
She was born out of ocean breath.
I reminded her:
Stop pouring so much of yourself
into hearts that have no room for themselves

Do not thin yourself
Be vast
You do not bring the ocean to a river.”

Tapiwa Mugabe
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ajo nuk hesht.
Guxon ta kërkojë hapësirën e mohuar.
Ajo është vullkan i pasionit.
Gjithnjë nxiton drejt lindjes së diellit dhe nuk ngurron ta shpalosë hijen e rëndë të mendjes së saj.
Ajo synon diçka më shumë.
Diçka përtej brishtësisë.
Diçka që atë e plotëson.
Ajo nuk mjaftohet me pak, sepse ajo është më shumë se një
grua.
| Albatros Rexhaj |
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

I was a dandelion puff. Some saw the beauty in me and stooped quietly to admire my innocence. Others saw the potential of what I could do for them, so they uprooted me, seeking to shape me around their needs. They blew at my head, scattering my hair from the roots, changing me to suit them. Yet still others saw me as something that was unworthy and needed to be erased.
Nicole Bailey-Williams
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"What's your name?" he asked above the roar of the music.
She leaned close. "My name is Wind", she whispered. "And Rain, and Bone and Dust. My name is a snippet of a half-remembered song."
"I have no name," she purred. "I am whoever the keepers of my fate tell me to be."
He grasped her by her wrist, running a thumb along the sensitive skin underneath. "Then let me call you Mine for a dance or two."
Sarah J. Maas, The Assasin and the Underworld
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Mos u druaj të biesh përsëri në dashuri! Hape zemrën tënde dhe ndiq rrugën ku të çon ajo!... Dhe kujto, gjuaj për hënën!
PS. Unë do të të dua përgjithmonë!...

" PS, Të Dua " - Cecilia Ahern
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Bisedë mes mashkullit dhe femrës

Ai i tha:”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?”

Ajo iu përgjigj:”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.”

Ai:”A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?”

Ajo:”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.”

Ai:”A nuk është xhymertllëku mashkullor?”

Ajo:”Po, por fisnikëria është femërore ama.”

Ai:”A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?”

Ajo:”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.”

Ai:”A e di që libri është në mashkullore?”

Ajo:”Unë di që dija është femërore.”

Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër.

Ai i tha:”Kam dëgjuar që tradhtia është femërore.”

Ajo iu përgjigj:”Po por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.”

Ai:”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.”

Ajo:”Kurse ato thonë se se premtimi i rremë është mashkullor.”

Ai:”Dikush ma ka mbushur mendjen top se idiotësia është femërore.”

Ajo:”Edhe mua më kanë bindur se budallëku është mashkullor.”

Ai:”Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.”

Ajo:”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.”

Ai:”Unë kam mësuar se neveria është femërore.”

Ajo:”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.”

Ai hesht pak, mendohet dhe pastaj shton:

Ai:”E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femëore.”

Ajo:”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.”

Ai:”Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!”

Ajo:”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se tolerimi është mashkullor.”

Ai:”Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.”

Ajo:”Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Tregomë!
A të ka ikur gjumi edhe ty?
Sonte, a po djersin edhe ti në ankth duke vrarë mendjen çfarë jam duke bërë unë?
Apo, në këtë natë të ftohtë, vetëm ankthi im po trazon errësirën që na ndan?
Tregomë, a jam ende diku në universin tënd?
Gënjem edhe po deshe!
Nuk dua të fle me frikën se mos ndoshta sonte ti po mendon për dikë tjetër.

(Albatros Rexhaj)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top