Fragmente te perzgjedhura

Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Mendoj se njerezit me te mire, jane ata per te cilet ja vlen gjithmone, jane ata te cilet per fat te keq humbasin pas dashurive te pamundura, qe cmenden per dike qe nuk do t'i doje kurre, qe per te qene te lumtur e kane provuar nje ose dy here dhe pastaj kane hequr dore, sepse lumturia nuk ben per ta. Njerezit me te mire jane ata qe jane te bindur, jane ata qe nuk i besojne kurre te pares "Te dua" , jane ata qe e dine se te dashuruarit nuk eshte per te gjithe dhe per nje ore dashurie do te sakrifikonin vite jete. Njerezit me te mire jane ata qe nuk ju bejne pershtypje komplimentet, nga gjinia tjeter, nga gjestet e medha. Njerezit me te mire bien ne dashuri per arsye absurde, "ndersa rrefejne, ju duket per te qeshur".
Une mendoj se njerezit me te mire vuajne shume per te qene ata qe jane.
/Susanna Casciani/
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Dashuria? C'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te cel nuk di.

Ah, ne ate zhurmim sikur t'isha
Si nje here e nje kohe, edhe sot
Si cunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.

Sergej Esenin
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Mendon se dikujt do t’i bjerë ndërmend se ti meriton më shumë?
Beson se, një ditë, do ta shohin se brenda teje ka zënë vend një ëndërr që mund ta përthekojë të gjithë botën?
E di se po pret që të gjitha këto të ndodhin!
Në këtë pritje gjen siguri.
Por ky është një justifikim qyqarësh!
Po ata prej të cilëve ti po pret aq shumë, një ditë do të thonë: “Po pse heshte? Pse nuk na the?”
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"اdo mbret njëherë ishte një foshnje qaramane. اdo ndërtesë e madhe njëherë ishte një hartë. Nuk është me rëndësi ku je sot, por ku do të mbërrish nesër. Kurrë mos u mburr me atë që ke, se, pas një loje shahu, edhe mbreti e ushtarët shkojnë në kutinë e njëjtë".
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

O shpirt udhëtari që me duart tua plagose veten, Ti do të ikësh nga bota por rrugët tua do të mbeten
Ruaju nga e keqja e njeriut që mirë i ke bërë gjithë jetën. Lehtë është t’i falësh armiqtë, por miqtë si do t’i falësh?
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

253238_283737518428758_1422770011_n.jpg
 
Pe: Fragmente te perzgjedhura

Gabriel Garsia Markez: Letra e Lamtumirës

Nëse për një çast Zoti do të harronte se jam një kukull lecke e do të më dhurojë paksa jetë, ka gjasa se nuk do të them gjithçka që mendoj, por patjetër do ta mendoj çdo gjë që do ta them.

Do t’iu jepja vlerë gjërave, jo për vlerën që kanë, por për kuptimin që kanë.

Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë, e kuptoj se për çdo minutë që i mbyllim sytë, humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.

Do të ecja përpara kur të tjerët do të ndaleshin, do të rrija zgjuar kur të tjerët do të flinin, do të dëgjoja kur të tjerët flasin dhe sa do të shijoja një akullore të mirë çokolate!

Nëse Zoti do të më dhuronte paksa jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha në pishë të diellit, duke lënë zbuluar jo vetëm trupin tim por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nëse do të kisha një zemër, do ta shkruaja urrejtjen time në akull dhe
do të prisja që të shkrihej në diell.

Do të pikturoja me një ëndër të Van Gogut sipër yjeve një poemë të Benedettit
dhe një këngë e Serratit do të ishte serenata që do t’ia kushtoja hënës.

Do t’i ujitja me lotët e mi trëndafilët, për ta ndjerë dhimbjen e gjembave të tyre
dhe puthjen e mishtë të petaleve të tyre…

Zoti im, nëse do të kisha paksa jetë…

Nuk do të lija të kalonte qoftë një ditë të vetme pa iu thënë njerëzve se dua,
se i dua. Do t’i bindja të gjithë burrat e gratë se janë të parapëlqyerit e mi dhe
do të jetoja i dashuruar nga dashuria.

Njerëzve do t’ua provoja sa gabojnë tek mendojnë të heqin dorë së dashuruari
kur plaken, pa e ditur se plaken kur heqin dorë së dashuruari.

Një fëmije do t’i jepja flatra, por do ta lija ta merrte fluturimin vetë.

Të moshuarit do t’i mësoja se vdekja nuk vjen me pleqërinë por me harresën.

Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, Njerëzit!

Kam mësuar se e gjithë bota adhuron të jetojë mbi majën e malit, pa e ditur se lumturia e vërtetë është në ngjitjen e shpatit.

Kam mësuar se kur i sapolinduri shtrëngon me grushtin e tij të vogël, për herë të parë, gishtin e babait të tij, e mban shtrënguar për gjithmonë.

Kam mësuar se një njeri ka të drejtë ta vështrojë një tjetër nga lart poshtë vetëm
kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur.

Janë aq shumë gjëra që kam mundur të mësoj nga ju, por realisht, nuk do të më shërbejnë shumë, sepse kur do të m’i vendosin brenda asaj valixheje, palumturisht do të jem duke vdekur.
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë
V.H
 
Pe: Fragmente te perzgjedhura

Dashuria është dorëzimi.
Dashuria është shkaku i dashurisë.
Dashuria është të kuptosh.
Dashuria është një muzikë.
Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë.
Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë.
Dashuria është kalimtare.
Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar.
Dashuria është kristalizim.
Dashuria është të japësh.
Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.
Dashuria kurrë nuk vihet re.
Dashuria është një fjalë boshe.
Dashuria është të takosh Zotin.
Dashuria është një dhimbje.
Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin.
Dashuria është tek lotët.
Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë.
Dashuria është kapja dorë për dore në kinema.
Dashuria është një dehje.
Dashuria është një bishë.
Dashuria është një verbëri.
Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.
Dashuria është një qetësi e shenjtë.
Dashuria bëhet temë nëpër këngë.
Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. ثshtë të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme.
ثshtë malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.

Orhan Pamuk
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

VENDI QE NUK EKZISTON

Drejt atij vendi që s’ekziston po tretem e digjem
sepse me gjithçka që ekziston jam e lodhur
hëna më ka rrëfyer në germa të argjendta vendin që s’është
Vendin, ku të gjitha dëshirat tona
të përmbushura deri në fund do të jenë,
vendin ku varganët tanë do të bien
vendin ku ballet tona të plagosura do t’i njomim
me vesën e freskët të hënës.
Jeta ime qe thjesht një iluzion përvëlues,
por e kam gjetur dhe vërtet është pjesë e imja
udha e vendit që nuk ekziston
vendit që nuk është
Atje shkon ai që e dua, në kokë mban një kurorë verbuese.
Kush është dashuria ime ? Nata është e zezë
dhe yjet tremben të përgjigjen.
Kush është dashuria ime ? ا’emër ka ajo ?
kupola e qiellit ngjitet gjithnjë e më lart
dhe një fëmijë është mbytur në brymat e pafundme
dhe s’e di përgjigjen.
Por fëmija s’është tjetër veç besim,
dhe i shtrin krahët më lart se të gjithë qiejt.
Vjen atëherë një përgjigje : Jam ai
që ju do dhe do të jetë gjithmonë dashuri.

Edith Sodergran.
 
Titulli: Pe: Fragmente te perzgjedhura

Ajo mbreteron atje. Eshte bote krejt e zakonshme, njerezit ne te bejne jete normale: udhetojne me mjete transporti , shkojne ne pune, blejne ushqime, mblidhen neper gosti. Por te gjitha keto , si edhe gjithcka qe ndodh ne kete bote, ndodhin sipas ligjeve te rrepta te dashurise. Sepse dashuria drejton ne te dhe nuk lejon te dal gje nga kontrolli i saj vigjilent. Duket sikur te gjitha ngjarjet ose veprimet pa rendesi ne nje menyre apo ne nje tjeter lidhen me dashurine, i nenshtrohen asaj, levizin ne kohe dhe ne hapesire vetem per hir te saj. Shume njerez jetojne ne boten e drejtuar nga dashuria, ja edhe ketu , tani, ne kete dite te bukur, te vecante. Por ka edhe nje bote tjeter, ajo tej cakut te dashurise .
Ne shikim te pare ,ajo nuk ka dallim fare: edhe ne te udhetojne neper rruge me transport urban, njerzit po ashtu punojne , organizojne gosti, ndoshta jo me pak gazmore e jo e me me pak bollek. Vecse atje nuk drejton dashuria. Gjithcka qe ndodh ne kete bote , ka nje tjeter shkak, tjeter natyre dhe ligje te tjera zhvillimi. Edhe ato te mencura jane , te arsyeshme, here-here te virtytshme, por s'kane te bejne me dashurine. Prandaj kete bote e quajne : "tej cakut te dashurise". Midis te tjerash, edhe atje ekziston dashuria, ndodh e forte, e paster, por ajo nuk drejton boten. Nganjehere ajo eshte shume e rendesishme, ndonjehere dramatike, ama nuk eshte ligj. E, meqe s'eshte ligj , nuk mund te nenshtroje njeri. Dashuria atje eshte pjese me te drejta te barabarta e te gjithe rendit shoqeror, por jo me teper...
Keto dy bote jane ne kufi me njera tjetren, banoret e tyre mund te levizin, te kalojne nga njera bote tek tjetra. Shumekush prej tyre , me kohe, me kalimin e moshes kalon nga bota ku drejton dashuria ,ne ate qe ndodhet tej cakut te dashurise. Vecse per ata qe kalojne kufirin, ka nje ligj mjaft te rrepte vizash, atyre nuk u lejohet te kthehen me mbrapsht per atje ku drejton dashuria.
*****
..ka nje bote ne te cilen drejton dashuria???
 
Titulli: Pe: Fragmente te perzgjedhura

Ku po shkon ti gardian bukurosh
Me atë kyç me njolla gjaku
Po shkoj të liroj atë që e dua
Po të jem ende në kohë
E që e kam mbyllur
Butësisht mizorisht
Në skutat e dëshirës
E në thellësitë e vuajtjes
Në gënjeshtrat e ardhmërisë
Në marrëzitë e betimeve
Dua ta liroj
Dua të jetë e lirë
E madje të më harrojë
E madje të ikë
E madje të kthehet
Dhe prapë të më dojë
Ose të dojë dhe një tjetër
Nëse ky tjetri i pëlqen
Dhe po të mbetem vetëm
Dhe ajo të ketë shkuar
Do t’ia ruaj thjesht
Do t’ia ruaj gjithmonë
Në dy pëllëmbët e mia
Derisa të jetoj
Butësinë e gjinjve të modeluar nga dashuria.

Jacques Prévert
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Mirupafshim, por ti do të jesh
e pranishme tek unë, brenda
një pike gjaku që më qarkullon në damarë
ose jashtë, puthje zjarri mbi fytyrën time
ose brez përvëlues i shtrënguar në mes.
Pranoje, o e ëmbël,
dashurinë e madhe që ia beh në jetën time
dhe që s’gjente tek ty një truall
si një zbulues i humbur
në ishujt e bukës dhe mjaltit.
Të kam takuar njëherë
në të mbaruar shtrëngata,
shiu e kishte larë ajrin
dhe në ujë
këmbët e tua të buta shndrisnin si peshq.
E adhuruar, ja ku iu jam rikthyer luftrave të mia.
Do të gërvish dheun që aty të ndërtoj
një shpellë ku Kapiteni yt
do të të presë në një shtrat lulesh.
Harroje, e ëmbla ime,
atë vuajtje
që si një ndriçim fosfori
kaloi mes ne të dyve
duke na e lënë mbase djegien.
Edhe paqja rikthehet, e ajo bën që të kthehem
të luftoj në truallin tim,
dhe meqë ti ke shtuar
njëherë e përgjithmonë
në zemrën time dozën e gjakut që e mbush
dhe meqë
e kam në duar lakuriqësinë tënde,
vështromë mua,
vështromë,
vështromë mbi këtë det ku rrezatues eci përpara,
vështromë sonte ku lundroj,
dhe ku deti dhe nata janë sytë e tu.
Nuk kam dalë jashtë teje kur largohem.
Tani do të ta them :
toka ime do të jetë e jotja,
po nisem ta pushtoj,
jo vetëm për ty
por për të gjithë,
për tërë popullin tim.
Një ditë zaptuesi do ta braktisë kullën.
Do ta shporrim pushtuesin.
Të gjitha frytet e jetës
do të rriten në të miat duar
që më parë njihnin vetëm barutin.
Dhe do të di të përkëdhel çdo lule të re
falë mësimeve të tua të dashurisë.
E ëmbël, e adhuruara ime,
ti do të vish me mua të luftosh trup më trup :
puthjet e tua jetojnë në zemrën time
si çarçafë të kuq
dhe nëse unë bie, do të ketë
dhé për të më mbuluar
por do të jetë dhe ajo dashuria e madhe që ma solle
dhe që do të ketë jetuar në gjakun tim.
Ti do të vish me mua,
të pres në këtë orë,
në atë orë, në çdo orë,
të pres në të gjitha orët.
Dhe kur të dëgjosh trishtimin e urryer
duke trokitur në kanatin tënd,
thuaji se unë po të pres,
dhe kur vetmia do të dojë që ti ta ndërrosh
unazën ku është shkruar emri im,
thuaji që të vijë të më flasë,
se më është dashur të shkoj sepse jam një ushtar
dhe se aty ku jam,
nën shi apo
zjarr,
dashuria ime, unë po të pres.
Të pres në shkretëtirën më të mundimshme,
të pres pranë limonit në lule,
ngado ku jeta do të mbahet e fortë
dhe ku lind pranvera,
dashuria ime, unë po të pres.
Dhe kur të të thonë : « Ky njeri
nuk të do », oh ! kujtohu pak
që këmbët e mia janë të vetmuara në terr, në kërkim
të këmbëve të buta të vogla që i adhuroj.
Dashuria ime, kur të të thonë
se të kam harruar, edhe po
të jem unë që ta thotë këtë,
edhe kur të ta them unë
mos më beso,
e kush do të mundej, si do të mundej
të të shkëpusnin nga gjoksi im,
e kush do ta merrte atëherë
gjakun e damarëve të mi që rrjedh drejt teje ?
Por unë s’mund ta harroj
popullin tim.
Do të luftoj në çdo rrugë
dhe i fshehur pas çdo guri.
Edhe dashuria jote më mbështet :
ajo është një lule në gonxhe
që më mbush me aromën e saj
dhe që befas, si një yll i stërmadh,
shpërthen tek unë.
Dashuria ime, është natë.
Uji i zi përreth meje
dhe bota në gjumë.
Por dita do të zbardhë,
e ndërkohë po të shkruaj
për të të thënë : « Të dua. »
Për të të thënë « Të dua », ruaje,
pastroje, ngrije,
mbroje
dashurinë tonë, zemrën time.
Po ta besoj ty ashtu siç lëmë
një grusht dhé me farërat e veta.
Nga dashuria jonë jetë të tjera do të lindin.
Nga dashuria jonë do të pijmë ujë.
E një ditë ndoshta
një burrë
dhe një grua
si ne të dy
do ta prekin këtë dashuri që do ta ketë ruajtur forcën
t’i djegë duart që e prekin.
E kush do të kemi qenë ne ? E ç’rëndësi ka ?
Ata do ta prekin këtë zjarr
dhe zjarri, e ëmbla ime, do të thotë thjesht emrin tënd
dhe timin, emrin që vetëm ti
do ta kesh ditur sepse vetëm ti
mbi këtë tokë e di
kush jam, dhe se askush s’do të më ketë njohur si ti,
si njërën prej duarve të tua,
dhe askush
s’do të ketë ditur as si as kur
zemra ime ndezi vetëm
sytë e tu të mëdhenj e të kaftë,
gojën tënde të gjerë,
lëkurën tënde, gjinjtë e tu,
barkun tënd, rropullitë e tua
dhe atë zemër që unë e kam zgjuar
të këndojë
deri në ditën e fundit të jetës tënde.
Dashuria ime, po të pres.
Mirupafshim, dashuri, po të pres.
Dashuri, e imja dashuri, po të pres.
Po e mbyll tani këtë letër
pa trishtim, aspak : këmbët e mia
janë aty, të ngulura mirë në tokë,
dhe dora ime të shkruan në udhë :
në mes të jetës, gjithmonë
do të mbahem
përkrah mikut, përballë armikut,
me në gojë emrin tënd,
me një puthje që kurrë
s’i është shmangur tëndes.


Pablo Neruda
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"Dhe te them akoma: cfaredo qe te ndodhe me ty e mua, sido qe te shkoje jeta jone, nuk do te ndodhe kurre, qe ne momentin kur ti te me telefonosh seriozisht dhe te ndjesh se ke nevoje per mua, tme gjesh shurdh ndaj apelin tend. KURRE!"
Herman Hesse

10259877_235617559966337_1111813543695763805_n.jpg
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Pjese e shkeputur nga "Lufta edhe Paqja" e Tolstoit

"Dashuria? Cfare eshte dashuria?" mendoi. " Dashuria i ve gardhe vdekjes. Dashuria eshte jete. Gjithçka, gjithçka qe une kuptoj, e kuptoj vetem sepse dashuroj. Gjithçka eshte e kufizuar vetem nga dashuria. Dashuria eshte Zoti, dhe te vdesesh do te thote per mua , nje grimce dashurie te kthehet mbrapsht tek origjina universale edhe e perjetshme e dashurise."


 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Po prezantohem : Jam Heshtja !

Ju lutem ! Më lejoni njëherë të vetme të marr fjalën .
E di që është paradoksale të flasi heshtja . ثshtë kundër karakterit tim të trembur dhe të rezervuar .
Por e ndjej të nevojshme të flas : Ju njerëzit nuk më njihni mjaftueshëm .
Pra , ja diçka rreth meje .

Ndërkohë rrënjët e mia të origjinës janë shumë fisnike .
Përpara se bota të ishte , kudo mbretëronte Heshtja . Nuk ishte një heshtje e zbrazët , jo , por , një heshtje e tejmbushur .
Aq e tejmbushur sa , një fjalë e folur brenda meje , bëri gjithçka .
Por , më pas , mu desh të laja hesapet me një thikë të padukshme , që më preu përbrenda : Zhurmën !
E pra ,më lejoni t'jua them shpejt : Nuk e imagjinoni çfarë humbisni duke më lënduar ! Zhurma nuk ju ndihmon kurrë , ndërsa unë po !

Unë jam një ofiçinë , në të cilën fabrikohen idetë më të thella ,ku ndërtohen fjalë që bëjnë të lëvizi diçka ...
Unë jam si veza e gardelinës :Shijuese e të kënduarit dhe e të fluturuarit . Simpatike apo jo ?
Unë shënoj momentet më të bukura të jetës :atë të nëntë muajve , të përkëdheljeve , të shikimit të të dashuruarve .
Shënoj edhe momente të rënda : , dhimbje , vuajtje , vdekje ,..

Jo , nuk po vlerësoj vetveten , thjesht po them të vërtetën .
Ngjitëm në lartësitë ku shqiponjat ndërtojnë foletë . Zbres në thellësitë e oqeaneve . Unë numëroj yjet ...
Dhuroj momente paqje , çudira , mrekulli !

Unë jam rruga që të çon në vendin e shpirtit .

Më falni nëse ju ndërpreva zhurmat dhe bisedat ! Por , përpara se t'ju lë , më lejoni të përmbledh gjithçka në katër fjalë :
Më mbroni dhe do t'ju mbroj !
Më shijoni dhe do fitoni !!

#Anonim
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Vullneti , ashtu sikurse velloja e kapeles se saj qe mbahet nga nje cope lidhese, i lekundet nga te fryje era , gjithmone e terheq ndonje deshire , gjithmone e mban ne vend ndonje norme......


- Dashuria mendonte ajo , duhej te vinte pernjeheresh me shperthime te fuqishme e me shkrepetima si stuhi qiellore , qe bie mbi jete qe e trondit ate, i shkul deshirat si gjethet e pemeve dhe i vertit zemrat ne humnere.... Ajo nuk e dinte qe ulleqet ishin te zene , shiu bente pellgje te medhenj me uje mbi tarracat e shtepive, dhe keshtu rrinte e qete derisa, papritur i zune syte nje plasaritje ne mur......

Zonja Bovari-Gustav Flober
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ndonjë ditë do të doja të kisha një takim me shpirtin tim, t'i tregoja gjithçka për mua, dhe t'i bëja një pafundësi pyetjesh që nuk gjejnë ende përgjigje.
Kjo do të më ndihmojë të kuptoj se çfarë dua nga vetja dhe në çfarë drejtimi dua të shkoj, vlerën e ëndrrave të mia apo tingujt e heshtjeve të mia të gjata.

Giovanni Di Blasi
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nese ajo cka gjete perbehet nga lende e paster, nuk do kalbet kurre. Dhe do mund te kthehesh aty nje dite.
Nese eshte vetem nje cast drite , si shperthimi o nje ylli, atehere kur te kthehesh nuk do gjesh gje. Por, do kesh pare shperthimin e drites. Dhe vetem kjo ia vlen barra qirane te jetohet.

"Alkimisti"- Paolo Coelho
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

O njeri i mirë
Edhe nëse e ushqen me nektar gjithë njerëzimin
Prapë se prapë nuk do jesh i mirë për ziliqarin
që pranon të jetojë vetë i uritur
Vetëm e vetëm që ti të mos jesh i ngopur.

Fatmir Muja
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"Unë erën e shoh.
-Ashtu? Si?
-E shoh në njerëz. Për shembull, tek ty, tani. Ke një stuhi brenda teje , edhe pse dukesh e qetë."


Pablo Neruda
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Shumë shpesh nënvlerësojmë pushtetin e një ledhatimi, të një buzëqeshje, të një fjale të mirë, të një simpatie të vogël, të një komplimenti të sinqertë o të një gjesti të vogël dashurie, të gjitha gjëra që mund të trasformojnë rrënjësisht jetën e dikujt...

Leo Buscaglia
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk ka moshe ne dashuri. Ka vetem vite
Qe rrezohen nga nje mur i perjetshem,
.... trishte.

A.Bala
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Pusi i dashurisë

Njeriu në kërkim të dashurisë është si udhëtari në shkretëtirë; në kërkim të një pusi me ujë. Sa më shumë të kesh kërkuar pa arritur rezultatet e pritshme, aq më shumë bota rreth teje i përngjason një shkretëtire pa kufi. Pasi ke hulumtuar me kujdes dhe i ke bërë thirrje gjithë eksperiencës dhe ndjesive të tua, vendos të gërmosh vetë e të hapësh pusin tënd. Kjo është pika e pjekjes në kërkim të dashurisë. Deri në këtë moment ke pirë kudo ku ke gjetur një pus a një pellg, qofte sa për të njomur buzët, qoftë për të dëgjuar gërgëllimën kënaqësi sjellëse të gurmazit tënd. Pika ku ti ke vendosur të gërmosh simbolizon ato koordinata për ku të ka udhëhequr virtyti, pasioni, ndershmëria e gjithçka tjetër që për ty është e mirë dhe e bukur. Sheh aty vërdallë dhe vështrimi të kap një vajzë, edhe ajo në kërkim të ujit, ka një bel në dorë, nga ata që më shumë rrëmojnë sesa gërmojnë tokën, gjithsesi shenjë që tregon se edhe ajo ka vendosur të gërmoje. Vajzat kanë në dorë gjithmonë një bel elegant, thuajse të ri, duket sikur sapo e kanë nxjerrë nga magazina, ndërsa djemtë mbajnë një lopatë të madhe, me shenjat e balturinave të mëparshme, plot me gërvishtjeje që e tregojnë me njëfarë krenarie. Tradita na mëson se duhet te jetë kështu. Vajza afrohet e ndruajtur, sheh në horizont si për tu siguruar rreth koordinatave ku gjëndet por në të vërtetë i jep më shumë rëndësi portretit të mashkullit. E vrojton. ثshtë i lartë, shpatullgjerë, muskuloz. Mund të gërmoje me sukses. N.q.s. ka sytë bojë qielli është akoma më mirë. Me majën e këpucës ajo zhvendos nja dy guralecë gjithmonë në mënyrë lozonjare për ti dhënë të kuptojë atij se edhe mund të gërmoje…dëshirën e mirë e ka. Janë të dy përballë njeri-tjetrit në mes të shkretëtirës dhe kanë fare pak kohë të mendojnë rreth “fatit” që i vuri aty në kërkim të ujit. Tradita tregon se mashkulli fillon gërmimin i pari. Sa më shumë djersit aq më tepër vështrimi i shkon nga këmbët e vajzës që bëhen në fantazinë e tij gjithmonë e më ndjellëse. ثshtë në natyrën e tij që ujin e djersitur ta shijojë më shumë e kjo e shtyn të gërmoje akoma me më shumë pasion e entuziazëm. Vajza aty në krah, pasi ka gërmuar nja dy herë nis e reflekton ndërsa sheh djalin të thellohet në gërmimin e tij. Që tashmë është bërë një proçes mekanik. Ajo është kurioze nga natyra dhe sapo sheh bulëzat e para të djersës e skanerizon këtë ndryshim të panoramës/personazhit për të parë se a janë në përputhje me normat e saj etiko-morale. Ajo zyrtarisht ka pushuar së gërmuari dhe nuk ndjehet aspak në faj për këtë gjë. Ndonjëherë spostohet me trup për të bërë hije mbi djalin që punon, duke i shoqëruar këto spostime me buzëqeshje të lehtë e fëmijenore.Ky është momenti kur vajza ka dëshirë të transmetojnë imazhin e diçkaje të pafajshme. Ka marrë natyrshëm pozicionin e mbikëqyrëses së punimeve dhe herë pas here ngre paksa fustanin që ti lejojë djalit të shohë ndonjë copë këmbë më shumë, në mënyrë që entuziazmi i tij të mos bjerë. Djali është në kulmin e gërmimit. Thellësia e gropës e mbulon në gjithë gjatësinë e tij, pra është brenda. Ka ndonjë moment hezitimi dhe pikërisht atëherë kur mendon të pushoje pak, ndjen këmbët ti lagen nga ujërat e parë. E sheh vajzën me buzëqeshjen tipike të atij që kurrë nuk ka dyshuar tek aftësitë e veta dhe e fton të shkojë aty poshtë. Të rrëmbyer nga vala e etjes, gërmojnë e pijnë ujë të dy, pa i kushtuar rëndësi faktit sesa i pastër ose i pijshëm është uji atë moment. Me gjithë këtë, niveli i ujit ngihet dhe pusi mund të quhet i ndërtuar…por ai që ka gërmuar më pak është i gatshëm të kërkojë forma të tjera jete në shkretëtirë. Më kalimin e viteve ajo pi ndonjë gllënjkë kur vërtetë ka etje, duke thartuar fytyrën e duke menduar se ky nuk është uji i ëndrrave të saj ndërsa ai kujton(çuditërisht me nostalgji) kohen kur endej i etur në shkretëtirë. Nxjerrin ujin e nevojshëm nga pusi i askujt për të mbajtur gjallë kopshtin e ndërtuar përreth. Në muaj të thatësirës së madhe, ngre sytë nga qielli dhe mendon për “fatin” që e degdisi në atë cep të botës ku kishte aq pak ujë.


D. Isai
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Oscar Wilde - Fragment nga “Portreti i Dorian Greit”

“Ajo ishte më shumë se një individ, sikur të gjitha heroinat e mëdha të botës ishin bashkuar në një.
E dua dhe duhet ta bëj që edhe ajo të më dojë mua. Dua ta bëj Romeon xheloz.
Dua që të gjithë dashnorët e vdekur të botës të dëgjojnë të qeshurën tonë dhe të trishtohen.”
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ti më shoqëron kudo në këtë botë të ndërtuar keq

Pesha jote është më e lehtë se avujt e ditës së parë
Të frymëroj përmes tërë poreve të lëkurës sime të trishtë
Dhe gjaku yt e njeh pa vështirësi labirintin përvëlues
të venave të mia
Në këtë stinë hekuri nuk e ndiej më veten fillikat
Se ti më jep forcë të jem ai që jam
I përziej shpresën e brengën, gëzimin e vuajtjen
I pikturoj frikën dhe kurajën me të njëjtat ngjyra
U jap hithrës e grurit shiun e diellin
I vë kokrrën e kallirin në të njëjtën peshore
Pa zgjedhur midis tyre i pranoj lotët dhe dashurinë
Heq dorë nga qielli për këtë tokë të hidhur
Por i mbyll sytë për të mbajtur në ta hijen tënde
Që rri në këmbë pa lëvizur në gjakun tim të lëbyrur
Vetëm me ty flas për jetën, për vdekjen.


Albert Aygues
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Mos hiq dore kurre , Katerine.
Ke aq shume gjera brenda teje dhe me fisnikja nga te gjitha eshte sensi i lumturise.
Por mos e prit jeten nga nje burre. Prandaj shume gra mashtrohen.
Prite nga vetvetja.

Albert Camus
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

I Huaji


Sot me vdiq mamaja.Apo ndoshta dje,nuk e di.Mora nje telegram nga azili:"Nena vdiq.Varrimi neser.Ngushellime te sinqerta".Kjo s'do te thote asgje.Ndoshta ka ndodhur dje.
Azili i pleqeve ndodhet ne Marengo,tetedhjete kilometra larg Algjerit.Do te marr autobusin e ores dy dhe do te jem aty pasdite.Keshtu do te mund ta gdhij nje nate e do te kthehem neser mbrema.I kerkova dy dite leje pronarit dhe ai nuk mund te mos m'i jepte per nje arsye te tille.Por m'u duk se nuk i pelqeu.Madje dhe i thashe:"S'eshte per fajin tim."Nuk u pergjigj.Atehere mendova se nuk duhet t'ia kisha thene ato fjale.Sidoqofte nuk kisha pse te kerkoja ndjese.Ai bile duhej te me shprehte ngushellimet.Do ta beje padyshim pasneser,kur te me shohe ne zi.Tani per tani me duket sikur mamaja nuk ka vdekur.Ndersa pas varrimit do te jete çeshtje e mbyllur dhe çdo gje do te kete marre forme me zyrtare.
Ne oren dy mora autobusin.Bente shume nxehte.Hengra ne restorant,te اelesta,si zakonisht.Te gjitheve u vinte shume keq per mua dhe اelesta me tha:"Vetem nje nene kemi."Kur u largova,me shoqeruan deri tek dera.Isha disi i hutuar,ngaqe m'u desh te ngjitesha tek Emanueli per t'i marre hua nje kravate te zeze dhe nje shirit te zi.Ai ka humbur xhaxhane para disa muajsh.
Vrapova te kap autobusin.Gjithe ai nxitim e ai vrap,me siguri per shkak te tyre,le pastaj dhe troshitjet,era e benzines,afshi i nxehte qe vinte nga rruga e nga qielli,me vune ne gjume.Fjeta thuajse gjithe rruges.Kur u zgjova,pashe se isha ngjeshur pas nje ushtaraku qe me buzeqeshi dhe me pyeti nese vija nga larg.I thashe "po" per te mos e zgjatur muhabetin.

Albert Camus
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ditari i Ana Frank


*Nje gje e kam mesuar: per te njohur mire njerezit duhet te jesh zene seriozisht te pakten nje here.
Vetem atehere mund ti gjykosh karakterin.
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Bëj shenjë për "po". Shtirem sikur kuptoj, sepse nuk dua të lëndoj askënd. Kjo është dobësia që më dha shumë probleme. Duke u përpjekur të jem i sjellshëm me të tjerët, unë shpesh gjendem me shpirtin të bërë copash.

Charles Bukowski
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top