Top 15 Ushqimet per njerez me semundje te veshkave
Hulumtuesit po zbulojne gjithmone e me shume lidhje ne mes te semundjeve kronike, inflamacioneve dhe “super ushqimeve” qe mund te parandalojne apo mbrojne kunder oksidimit te padeshirueshem te acideve yndyrore, nje gjendje qe ndodh kur oksigjeni ne trupin tuaj reagon me yndyrat ne gjakun dhe qelizat tuaja.
Oksidimi eshte proces normal per prodhimin e energjise dhe shume reaksioneve kimike ne trup, por oksidimi i tepert i yndyrave dhe kolesterines krijon molekula te njohura si radikale te lira qe mund te demtojne proteinat, membranat dhe gjenet tuaja. Semundja e zemres, kanceri, semundja e alzheimerit, semundja e parkinsonit dhe shume semundje tjera kronike dhe gjendje degjeneruese jane lidhur me demtimin oksidativ.
Sidoqofte, ushqimet qe permbajne antioksidant mund te ndihmojne ne neutralizimin e ketyre radikaleve te lire dhe te mbrojne trupin. Shume ushqime qe na mbrojne nga oksidimi perfshihen edhe ne dieten per veshka dhe behen nje zgjedhje shume e mire per pacientet me dialize apo njerezit me semundje kronike te veshkave. Te ushqyerit me ushqime te shendetshme eshte shume e rendesishme per njerez me semundje te veshkave per shkak se ata perjetojne me shume inflamacione dhe kane rrezik me te larte te zhvillimit te semundjes kardiovaskulare.
Me poshte pra keni 15 ushqime te shendetshme per veshka, ushqime perplot me antioksidant qe ju duhet ti fusni ne planin e dietes tuaj.
1. Speci i Kuq Zile
Specat e kuq zile jane me sasi te vogel te potases dhe me shije shume, por kjo nuk eshte arsyeja qe i ben ushqim shume te mire per veshka. Keto perime te shijshme jane gjithashtu burim shume i mire i vitamines C dhe Vitamines A, e gjithashtu edhe vitamines b6, acidit folik dhe fibres. Specat e kuq jane te mire sepse permbajne licopene, nje antioksidant qe na mbron nga disa lloje kanceri. Me se miri eshte qe ky spec te hahet ashtu si eshte ose te piqet pak por jo shume. Mund te perzihet edhe me sallate e ushqime tjera sipas deshires.
2. Lakra
Lakra eshte perplot me fitokemikale, perzierje kemikale qe gjenden ne fruta dhe perime e qe zberthejne radikalet e lire para se ata te bejne demin. Shume nga keto fitokemikale jane te njohura si mbrojtes kunder kancerit e gjithashtu promovojne shendetin kardiovaskular. Sulforafane, nje fitokemikal qe gjenden ne perimet si lakra, mund te parandaloje apo ndaloje zhvillimin e qelizave kancerogjene, ne mushkeri, zorre, gji, fshikez te urines, prostate dhe vezore. Me sasi te larte te vitamines K, Vitamine C dhe fiber, lakra eshte gjithashtu nje burim i mire i vitamines B6 dhe acidit folik. Me sasi te vogel te potases dhe çmim te lire, lakra eshte nje super ushqim qe mund ta shtosh ne dieten per veshka.
3. Lulelakra
Edhe lulelakra eshte gjithashtu e pasur me vitamine C dhe nje burim shume i mire i fibres dhe folates. Gjithashtu eshte e mbushur me perzierje qe i ndihmojne melçise te neutralizoje substancat toksike qe mund te demtojne membranen e qelizave dhe ADN-ne. Me te mira jane kur sherbehen ashtu si jane ose te avullohen apo te perzihen me perime te tjera ne sallata te ndryshme.
4. Hudhra
Hudhrat ndihmojne ne parandalimin e formimit te pllakave ne dhembe, ulin kolesterinen dhe zvogelojne inflamacionin. Bleji te fresketa, te grira apo si pluhur dhe shtojani mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra u jep nje shije shume te mire ushqimeve dhe hudhra pluhur mund te perdoret ne vend te kripes se zakonshme per paciente me dialize.
5. Qepet
Qepa permban perzierje te sulfurit dhe kjo eshte ajo qe na ben te qajme kur e qerojme. Por perveç se te bene te qash, qepa eshte gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanerisht quercitin, nje antioksidant i fuqishem qe funksionon ne zvogelimin e semundjes se zemres dhe na mbron kunder shume llojeve te kancerit. Qepet jane me pak potas dhe nje burim i mire i kromit, nje mineral qe na ndihmon ne metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.
6. Molla
Mollet njihen qe zvogelojne kolesterinen, parandalojne kapsllekun, na mbrojne nga semundja e zemres dhe zvogelojne rrezikun e kancerit. Me shume fiber dhe perzirje anti-inflamacion, nje molle ne dite vertet ju ndihmon. Lajm i mire gjithashtu edhe per ata me semundje te veshkave te cilet veç kane vizituar mjekun deri tani. Keshtu qe mos harroni te hani mollen dhe ate me gjithe fara. Ju gjithashtu mund pini edhe leng molle apo te gatuani nje pite me molle.
7. Manaferrat
Manaferrat njihen si mbrojtes kunder infeksioneve te fshikezes se urines duke parandaluar ngjitjen e baktereve ne muret e fshikezes. Ne po te njejten menyre, manaferrat gjithashtu e mbrojne stomakun nga bakteret qe shkaktojne ulcer dhe mbrojne shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu jane pare qe mbrojne kunder kancerit dhe semundjes se zemres.
8. Boronicat
Edhe boronicat jane te pasura me shume antioksidant qe quhen anthocianidis, te cilet gjithashtu i dhurojne ngjyren blu boronicave. Boronicat gjithashtu jane perplot me perzierje natyrale qe ndihmojne ne zvogelimin e inflamacioneve. Jane burim i mire i vitamines C, magnezit, nje perzierje qe i mban eshtrat e shendetshme, dhe fibres. Gjithashtu mund te ndihmojne ne mbrojtjen e trurit nga disa efekte te plakjes.
9. Mjedrat
Mjedrat permbajne nje fitonutrient qe quhet acid ellagik i cili ndihmon ne neutralizimin e radikaleve te lire ne trup dhe keshtu parandalojne demtimin qelizor. Ato gjithashtu permbajne nje tjeter antioksidant qe quhen anthocianin, antioksidant qe i japin ngjyren e kuqe atyre. Jane nje burim i shkelqyeshem i magnezit, vitamines C, fibres, folate dhe vitamin B, mjedrat kane perberes qe ndalojne zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.
10. Dredhezat
Dredhezat jane te pasura me dy lloje te fenoleve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinet jane ato qe i japin ngjyren e kuqe dredhezave dhe jane antioksidant te fuqishem qe ndihmojne ne mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojne demet oksidative. Dredhezat jane burim i mire i vitamines C dhe magnezit dhe nje burim shume shume i mire i fibres. Njihen qe ofrojne mbrojtje te zemres si dhe kane perberje antikancerogjene.
11. Qershite
Qershite kur konsumohen cdo dite kane treguar rezultate te mira ne zvogelimin e inflamacionit. Ato jane gjithashtu te mbushura me antioksidant dhe fitokemikale qe mbrojne zemren.
12. Rrushi Kuq
Rrushi i kuq permban disa flavonoid te cilet gjithashtu i japin ngjyren e kuqe. Flavonoidet ndihmojne ne mbrojtjen kunder semundjeve te zemres duke parandaluar oksidimin dhe zvogeluar formimin e mpiksjes se gjakut. Rezervatrol, nje flavonoid qe gjendet ne rrush, mund qe gjithashtu te stimuloje prodhimin e oksidit nitrik i cili ndihmon ne relaksimin e qelizave muskulore tek enet e gjakut keshtu duke shtuar rrjedhen e gjakut. Keta flavonoide gjithashtu ofrojne mbrojtje kunder kancerit dhe parandalojne inflamacionin.
13. Te Bardhet e Vezes
Te bardhet e vezes eshte krejtesisht proteine dhe ofron kualitetin me te larte te proteines me te gjithe amino acidet. Per diete te veshkave, te bardhet e vezes ofrojne proteina me me pak fosfor se sa burimet tjera te proteinave sikur te verdhet e vezes (gogluqi), apo mishrat. Bej ndonje omlet me te bardhen e vezes ose sanduic.
14. Peshku
Peshku ofron kualitet te larte te proteines e cila permban acide yndyrore te quajtura omega. Keto yndyra te shendetshme ne peshk ndihmojne ne luften kunder semundjeve sikur semundja e zemres dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon ne uljen e kolesterines se keqe (LDL) dhe rrit kolesterinen e mire (HDL).
15. Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit eshte nje burim i mire i acidit olik, nje acid yndyror e anti-inflamator. Yndyrat gjysme te ngopura ne vaj te ullirit na mbrojne kunder oksidimit. Vaji Ullirit eshte i pasur me ploifenols dhe perzirje antiokside qe parandalojne inflamacionin dhe oksidimin. Studimet tregojne se aty ku popujt perdornin sasi te medha te vajit te ullirit ne vend te vajrave te tjere kishin perqindje me te ulet te semundjes se zemres dhe kancerit.
Blej vaj ulliri extra virgin per shkak se eshte me sasi te plote te antioksidanteve dhe perdore vajin e ullirit per sallata edhe ne vend te vajit te zakonshem.
Keto ushqime jane te mira per te gjithe njerezit e jo vetem per ata te cilet kane probleme me veshka. Keshtu qe kushdo mund te perfitoje nga te mirat e ketyre ushqimeve e sidomos ata te cilet kane probleme me veshka.
•sherohu.com•