Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre

30. Guarana
Guarana është një tjetër frut tropikal që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saja kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit. Në sajë të përbërësve të sajë guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo është aktivizues natyror i depove energjetike. Bën rregullimin natyror të baraspeshës së punës të organeve të brendshme. Në mënyrë nxitëse ndikon në metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet për përballimin e mundimeve të rënda fizike. Rrit koncentrimin dhe ruan freskinë mentale. ثmbëlson lodhjen dhe kthen forcën.
Pengon arteriosklerozën dhe ndryshimet e enëve të gjakut si dhe normalizimin e tensionit të gjakut. Pastron sistemin e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe në këtë mënyrë qetëson dhimbjet e kokës dhe të migrenës. Qetëson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos në mëngjes. Ngadalëson plakjen e qelizave
Rregullon punë e zorrëve dhe qetëson sekretimin dhe ndezjen e zorrëve. Ndikon në sistemim e mesëm nervor njësoj si kafja, por me më shumë efekt
 
31. Mushmolla
Mushmolla është një pemë e përhapur jo vetëm në vendin tonë por edhe në Evropë, ndërkohë që shumë pak njerëz janë në dijeni për efektet kuruese që ajo ka. Ajo vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose sea-buckthorn). Mushmolla është një është një nga bimë e një nënklase të trëndafilit (maloideae). Ndryshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar të kultivohet në zonën e detit Kaspik që para 3000 vitesh. Ndërsa në Greqi është njohur në vitin 700 P.K , teksa në Romë në 200 P.K. Ka qenë një nga frutat e rëndësishme në kohën e perandorisë romake megjithëse tashmë ka filluar të kultivohet përherë e më pak. Frutat e saj janë të vogla në ngjyrë kafe të zbehtë dhe brenda përbëhen nga disa bërthama të forta. Ajo është një pemë që njihet dhe kultivohet pothuajse në të gjithë trevat e vendit tonë. Përveç shijes së mirë kjo pemë ka po dhe aq të mira mjekësore. Mushmolla ka gjetur përdorim të gjerë kundra qelbwzimeve dhe njihet si vrasëse mikrobesh. Ajo është një frut qetësues dhe rekomandohet të përdoret edhe në mjekimin e plagëve. Efekte pozitive mushmolla ka dhënë edhe kur përdoret si maskë për fytyrën.
 
32. Kumbulla e butë
Kumbulla e butë e cila përfshin disa varietete të ndryshme është një pemë e njohur për vendin tonë. Megjithëse frutat e saj përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore. Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë të ëmbla. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer, acide, pektinë, sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitaminë C, PP, A, B1, B2. Po ashtu përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit dhe të hekurit. Kumbullat konsumohen të freskëta, të përpunuara ose të thata. Me kumbulla përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një diuretike shumë e mirë që largon ujërat e tepërta nga organizmi, lufton kapsllëkun. Kumbulla rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga hemorroidet dhe diarreja. Ndërsa bërthamat e kumbullës luftojnë parazitët.
 
33. Kumbulla gjatore
Në mjekësinë popullore përdoren më tepër frutat dhe farat e bërthamave. Frutat mund të përdoren të freskëta, por edhe të thata, pasi thahen më parë në diell dhe në vende të pastra. Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike të kumbullës gjatore janë të shumta. Frutat e kumbullës gjatore përmbajnë rreth 18 për qind sheqer në trajtë fruktoze, sasi të konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit. Konsumohen të freskëta, të thata ose të përpunuara si reçel, marmelatë, shurup, komposto, taki etj. Frutat e kumbullës gjatore janë të shijshme, aromatike, e të tretshme dhe pëlqehen më tepër se llojet e tjera të kumbullave. Ato kanë veti të mira diuretike dhe rekomandohen për t’i përdorur ata që vuajnë nga veshkat, nga zemra, nga kapsllëku dhe nga hemorroidet. Bërthamat e kumbullave gjatore janë qetësuese dhe përdoren kundër krimbave të zorrëve. Kumbullat gjatore, si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku, kanë veti të mira tretëse, freskuese, janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.
 
34. Luleshtrydhja
Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet së bashku me qershitë të jenë edhe frutat më të pëlqyera të fëmijëve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ky frut po aq sa i bukur është në pamje, por aq dhe i shijshëm dhe freskues është. Luleshtrydhet mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.
 
35. Manaferra
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12për qind. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. اaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. اaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. اaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.
 
Brokoli mbron enët e gjakut

Brokoli mbron enët e gjakut


f.0829011933791_m.jpg

Ushqimi i pasur me brokoli lehtëson ndikimin negativ të diabetit mbi enët e gjakut.Për këtë efekt është meritor sulfurafani i pranishëm në brokoli. Sulfurafani nxit aktivitetin e enzimave të cilat kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e enëve të gjakut nga dëmtimi.

Përveç kësaj, është treguar se sulfurafani zvogëlon pasojat negative të hiperglikemisë te diabetikët.Telegrafi
 
Kakao përmirëson qarkullimin e gjakut

Një studim i ri botuar në revistën "Neuropsychiatric Disease and Treatment", ka treguar se flavanoli nga kakao përmirëson qarkullimin e gjakut në tru.Shkencëtarët kanë pohuar se ndikimi pozitiv i kakaos në qarkullimin e gjakut në tru është si pasojë e aktivitetit meritor antioksidues të flavanolit.

Nga ana tjetër, autorët e studimit njoftojnë se qarkullimi i rregullt trunor për një kohë më të gjatë ka ndikim pozitiv në funksionet dhe aftësitë njohëse dhe njëkohësisht mbron nga demnenca.Telegrafi
 
Të gjitha efektet kuruese te rrushit

Aq shumë veti pozitive ka ai, saqë kohët e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditë

ثshtë fryti qe na “dhuron” veren, pijen me fisnike qe na shoqeron ne çdo feste, ngjarje te rëndësishme apo thjesht ne ditet e zakonshme te jetës. Me origjinë te panjohur, shkrimet dhe legjendat e vjetra tregojnë se rrushi kultivohej kryesisht ne një zone te madhe mes Europes, Afrikes se Veriut dhe Azise, rreth 8000 vjet me pare. Vendlindja e tij europiane është Franca, ku bimet e hardhise u sollen nga fenikasit ne vitin 600 para Krishtit, ndërsa romakët e sollen ne Gjermani ne shekullin e fundit pas Krishtit. Ne kontinentin aziatik, sidomos ne Kine, rrushi dhe pijet e prodhuara prej tij mberriten fale tregtise nga Arabia ne shekullin e dytë p.e.s. Aktualisht, prodhimi boteror i rrushit qe përdoret si fryt tavoline i kalon 70 milione kuintale ne vit, ndërsa Italia mban vendin e pare më me shumë se 15 milione te tillë. Sipas FAO-s, 75866 kilometra katrore e te gjithë botës i është dedikuar kultivimit te këtij fryti magjik. Po sipas te dhenave te kësaj organizate, rreth 71 për qind e prodhimit boteror te tij përdoret për berjen e veres, 27 për qind për përdorimin si fryt tavoline dhe 2 për qind për t‘u thare. Po ashtu, një pjesë e mirë e tij shkon për prodhimin e lengut, i cili përdoret si embelsues për produktet qe permbajne etiketat “pa sheqer te shtuar” apo “100 për qind natyral”. Nga ana tjetër, është për t‘u theksuar fakti se zonat qe i dedikohen rrushit për prodhimin e veres po rriten me rreth 2 për qind ne vit.

Perdorimi

I cilësuar si mbreti i tavolines, varietetet e ndryshme te tij ngjajne shumë pak me njëri-tjetrin. Rrushi ka veti te mira ushqimore e dietike. Kokrrat e tij permbajne sasi te konsiderueshme sheqeri, qe shkon deri ne 25 për qind, acide organike, kripera te kalciumit, te hekurit, vitamine B dhe C, lende tanike etj. Por rrushi ose lengu i tij përdoret gjeresisht edhe për qellime terapeutike.

Guret ne veshka

Ai keshillohet te përdoret nga ata qe vuajne nga guret ne veshka, nga nefritet, ata qe kanë gurë ne melçi, probleme me fshikezen e urines apo nga njerëzitë qe vuajne nga tensioni i lartë i gjakut. Rrushi ka efektshmeri te lartë edhe te te semuret nga pleuriti, bronkiti kronik, ne rastet me astma bronkiale te formes se lehtë e te mesme, si dhe ne sëmundjet e mushkerive. Një bistak mesatar rrushi është i barasvlefshem me dy gota uji meqenëse rreth 80 për qind e tij perbehet nga uji, një mënyrë shumë natyrore për te larguar helmet nga veshkat, për te mbajtur gjakun te pastër dhe për te luftuar grumbullimin e likuideve, qe janë një nga shkaktaret kryesore te celulitit.
 
nuk ma merrte mendje se rrushi do kishte veti kuruese ngaj veshkave. interesante.
 
Pastrimi zorreve

Keshillohet te hahet me gjithë lekure, pasi është shumë e pasur me fibra dhe ndihmon ne pastrimin e zorreve. I vetmi perjashtim është se nuk rekomandohet te përdoret nga diabetiket, sepse përmban shumë sheqer. Aq shumë veti pozitive ka ai, saqë kohët e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditë. Një këshillë vërtetë e vlefshme për te gjithë ata qe duan te bien nga pesha. Ne te vërtetë, kjo është edhe një nga dietat me te përdorshme nga yjet e famshem te Hollivudit.

Kuzhine

Por perveç vetive te shumta terapeutike, është shumë i njohur përdorimi i tij edhe ne kuzhine ne pergatitjen tradicionale te marmelatave, lengjeve, reçelrave, kompostove e deri te perdorimet me origjinale dhe moderne, si shoqeruesi me i mirë i mishit te bardhe apo peshkut. Shefat e rinj te kuzhines thonë se ata qe nuk e kanë provuar çokollaten e shkrire te përzier me leng dhe kokrra te thata rrushi, nuk e dinë ç’do të thotë te shijosh një ushqim apo te falenderosh natyren për dhurata kaq te arta.

Pastrues

Një bistak mesatar rrushi është i barasvlefshem me dy gota uji, meqenëse rreth 80 për qind e tij është ujë. Ne këtë mënyrë ai largon helmet nga veshkat, mban gjakun te pastër nëse hahet me gjithë lekure, e cila është shumë e pasur me fibra, ndihmon ne pastrimin e zorreve.

Energjik

E gjithë merita e rrushit qëndron ne perqendrimin e sheqernave qe janë një ndihmese e madhe për te bërë te ndihen energjike te gjithë ata qe merren me aktivitete sportive.

Antistres

Meqenëse përmban metatonine, një hormon i rëndësishëm për te rregulluar ciklet gjume-zgjim, konsumi i tij garanton një fjetje te qete ne darke.

Forcues

Forcon kockat dhe muret e kapilareve, sistemin imunitar, aktivizon mekanizmat kundër radikaleve te lira. Gjithashtu, ai përmban edhe antocianine e kurecine, qe kanë veti antioksiduese dhe antibakteriale dhe ndikon ne rritjen e kolesterolit “te mirë” ne gjak.

Dietik

Kohet e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne dy kilograme ne ditë.

Maska, për një fytyre qe shkelqen

Qe ne kohët e lashta, ky fryt njihej për cilësitë depurative, ndaj tashmë industrite e mëdha te kozmetikes e kanë zbuluar qe perberesit e tij aktive kanë një fuqi te madhe antioksiduese. Ai është jashtezakonisht i mirë për te hidratuar, ushqyer dhe tonifikuar lekuren dhe ndihmon ne parandalimin e plakjes se saj. Kështu për te pasur një fytyre me te shndritshme dhe me te pastër, këshilla është shumë e thjeshtë. Lengu i perftuar nga shtrydhja e një bistaku rrushi lihet te fermentohet për disa ore, pastaj vendoset ne lekure, duke shmangur pjesen rreth syve. Pasi lihet te veproje për 20 minuta, shpelahet me ujë te bollshem. Kjo maske ka një efekt pastrues dhe rigjenerues sepse një pergatitje e tillë është edhe kundër rrudhave, duke e bërë lekuren te duket me e pastër dhe me e shendetshme se kurrë.

G.Albania
 
Frutat-ilaci nr 1

Rrushi i zi lufton sulmet nё zemër

Nga rrushi i zi nuk bёhen vetëm verërat, por ky fryt edhe nёse konsumohet edhe i freskёt ёshtё njё bar i çuditshёm kundër sulmeve nё zemër, ka treguar njё studim i fundit shkencor.

Shkencëtarët nga Unitersiteti i Madridit, kanë bërë një analizë të atyre pjesëve të rrushit të cilat janë më të pasur me proteina. ثshtë nxjerrë një ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, për ndryshim prej pemëve tjera të cilat kanë pak proteina dhe vetëm antioksidues.

Shkencëtarët me ekstraktin e rrushit kanë bërë një varg hulumtimesh, nga të cilat kanë nxjerrë përfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut për 5% , kolesterolin për 14%, veçanërisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

Shkencëtarët këshillojnë se nëse rrushi përfshihet në ushqimin e përditshëm, mund ta zvogëlojë rrezikun për sulme në zemër deri në 50%. Ekstrakti i rrushit mund të ndihmojë veçanërisht njerëzit të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit.
 
Boronica mbron eshtrat

Osteoporoza pas menopauzës është shkaktari më i shpeshtë i humbjes së masës eshtërore të cilin e përcjell procesi normal i plakjes.

Studimet e mëparshme kanë treguar se pemët dhe perimet kanë ndikim mbrojtës tek eshtrat dhe kjo si meritë e substancave fitokimike të pranishme në to.

Boronica përmban substanca fitokimike të cilat mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, ndërsa studimet e fundit tregojnë se boronicat përveç ndikimit pozitiv në zemër (ku ndikojnë pozitivisht edhe kumbullat e thata), janë shumë të dobishme për parandalimit e zhvillimit të osteoporozës, gjegjësisht pengojnë zhvillimin e sëmundjeve të eshtrave.
 
Pjeshka nuk na lë “të ndryshkemi”

Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës përmbajnë acid cianhidrik.

Ato kanë vlera të larta ushqyese dhe kuruese. Përmbajnë rreth 10 % sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitamine A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj.

Pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë sepse krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe në zhvillimin e tij, lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri rekomandohen kundër kollës, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe hemorroideve.

Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishit të dhëmbëve që është i acaruar. Lëngu i frutave me thelpinj të pjeshkës përdoret kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut.
 
Molla ushqimi i duhur për lëkurën tuaj

Pse gjithmonë është mirë të hani molla? Arsye ka po aq sa ka edhe molla, por për ata që dëshirojnë një lëkurë të shëndetshme, një arsye e mirë është se përbërësit e mollës mbrojnë nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira dhe pengojnë inflamacionet.

“Floretin është një antioksidues i fuqishëm, ndërsa trupi jonë mund ta marrë atë vetëm nëse hamë molla”, thonë shkencëtarët amerikanë.

“Kemi zbuluar se floretin është një prej antioksiduesve të rrallë të cilët mund të absorbohen në lëkurë, dhe të neutralizojnë atje një numër të madh të radikaleve të lira, dhe pastaj të zvogëlojë hiperpigmentimin e proceseve inflamatore”.

Edhe farat e mollës kanë përdorimin e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekstrakti i farave të mollës stabilizon retinolin, duke ngadalësuar lirimin e tij në lëkurë, për të cilën arsye është më e vogël gjasa që ai të shkaktojë iritim, andaj shfrytëzohet edhe në produktet kundër plakjes së lëkurës.
 
Me banane kundër kokёdhimbjes

Kokёdhimbjet e shpeshta mund tё jenё si shkak i shumё arsyeve, por mund tё jenё edhe pasojё e mungesës sё kaliumit.

Nëse nuk jeni adhurues i madh i kafesë, atëherë pemët janë zgjidhja juaj e vërtetë për të plotësuar sasinë e humbur të kaliumit.

Ekspertët thonë se banania, e cila është më e pasur me kalium, do t’ju ndihmojë ta harroni kokëdhimbjen. Për këtë arsye, në mëngjes preferohet të hahet nga një banane.

Mungesën e këtij minerali shumë të rëndësishëm, mund po ashtu ta zvogëloni duke konsumuar bizele, qumësht, avokado, brokoli, patate, kajsi dhe domate, të cilat janë burime të pasura të kaliumit.

Përqendrim më të madh të kaliumit përmban instant-kafeja në formë pluhuri – rreth 5% është e përbërë nga ky element kimik. Kjo do të thotë se kafeja e përgatitur me dy lugë instant-kafe, është burim plotësisht i mjaftueshëm i kaliumit.

Megjithatë, mjekët preferojnë që të kihet kujdes, pasi që nuk ka asgjë më të keqe se sa çrregullimi i elektroliteve.
 
Luleshtrydhet

Romaket e vjetër..besoni shumë tek luleshtrydhet..që nga levizja e një dhëmbi,deri tek infektimi i bajameve..

1. Mbrojne nga Kanceri
2. Ndihmojne ne jashteqitje
3. Ulin rezikshmerine e infeksioneve


Në një studim, të bërë më kafshët,duke i futur substancen që permban ky frut..u vu re qe arrihej te ulej ne menyre te dukshme rreiku u Tumoreve te melcise.Gjithashtu Luleshtrydhet kane shume Vitamin C..Keshtu 100 Gram luleshtrydhe shperndajne 62 miligram ose 83 % me vitamine C,e barabarte kjo me nje frut Qiproje..

Kapslliku, eshte nje problem i madh, i diteve moderne.Njeriu duhet te pije sa me shume lengje, qe ta arrije kete gje pa probleme..
Nje faktor ndihmes, eshte edhe Luleshtrydhja,pasi eshte nje frut qe deperton shume shpejt, ne Zorren e trashe, duke ndihmuar pra ne
jashteqitje..
Ne pergjithesi, Luleshtrydhet,mbahen pa u lare..vetem para ngrenies behet kjo gje..
Nje tjeter metode mund te jete,mbajtja e tyre ne ngrirje,duke mund ti perdorur te fresketa ne cdo kohe..
 
Lëngu nga noni

Lëngu nga noni është ushqimi i ri i zbuluar i cili ul nivelin e kolesterolit, megjithatë, hulumtimet shkencore nuk e kanë vërtetuar një gjë të tillë.

Noni (Morinda citrifolia) ka prejardhje nga Paqësori, ndërsa konsiderohet si i dobishëm kundër të gjitha sëmundjeve: nga artriti, depresioni deri te karcinoma. Megjithatë, efektet e tij nuk janë dëshmuar shkencërisht.

Noni është i pasur me vitamina, minerale, antioksidantë, ndërsa shija dhe aroma e lëngut të tij nuk është e këndshme për pije. ثshtë e rëndësishme të ceket se përmban sasi të madhe të kaliumit.
 
Shalqiri si viagra?

Shalqiri përmban një substancë të njohur me merin citrulin, e cila mundëson relaksimin e enëve të gjakut, ngjashëm me atë që ndodh kur njeriu merr viagra.

Citrulina, e cila gjendet në koren dhe bërthamën e shalqirit, kur konsumohet në sasi të madhe reagon me enzimat e organizmit, duke u shndërruar në arginin, aminoacid i cili rrit punën e zemrës, qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar.

Arginina rrit prodhimin e oksidit të azotit, i cili i relakson enët e gjakut. Po e njëjta gjë ndodh edhe pas marrjes së viagrës, me qëllim të mjekimit të impotencës.

Oksidi i azotit, i cili lirohet gjatë konsumimit të shalqirit, mund të ndihmojë edhe në mjekimin e angina pektoris, shtypjen e rritur të gjakut dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare
 
Mango e thatë zgjidhje për hipovitaminozën A

Mungesa e vitaminës A është një problem i madh në Afrikë, sidomos te fëmijët nën moshën pesëvjeçare.

Zgjidhja e mundshme është përdorimi i sasive të mëdha të mangos, të cilat thahen nga rrezet e diellit pas pjekjes.

Mango përmban sasi të madhe të karotenoideve, provitamine të vitaminës A, ndërsa supozohet se në Afrikën perëndimore gjatë një viti bien 100.000 tonelata mango.

Shkencëtarët me anë të energjisë diellore kanë tharë katër tonelata mango nga të cilat kanë fituar 360 kg mango me 10% lagështi. Në 100 g pemë të thata ka pasur 4.000 μg beta karotine.
 
Pjepri i hidhët kundër diabetit

Substancat kimike të izoluara nga pjepri i hidhët kanë potencial të fortë për prodhimin e barnave të reja për mjekimin e diabetit.

Eksperimentet in vitro dhe studimet te minjtë laboratorikë kanë treguar se substancat nga pjepri i hidhët, e kanë zvogëluar sasinë e glukozës në gjak dhe e kanë përmirësuar metabolizmin e glukozës, ndërsa disa komponentë tjerë të këtij lloji të pjeprit kanë shfaqur efekt të ngjashëm me insulinën.

Supozohet se pjepri i hidhët përmban afër 70 përbërës aktivë biologjikë, ndërsa për terapi mjekësore në mënyrë tradicionale përdoret në Azi.
 
Dardha me aftësi kuruese

Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

E romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: «Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pijnë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen». Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë
dhe gjykimin e drejtë.

Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal.
Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.

Aftësitë kuruese të dardhës

1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

2. ثshtë mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

3. Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.

4. Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.

5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
 
Portokajtë mbajnë të shëndosha enët e gjakut

Portokajtë jo vetëm që e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak, por ato njëkohësisht e zvogëlojnë trashjen dhe forcimin e enëve të gjakut dhe atë afro 30%, bëjnë të ditur shkencëtarët.

Lëngu i portokallit ndikon në rritjen e formimit të oksideve të azotit, lëndë kimike të cilat mbrojnë nga krimi i shtresave yndyrore në enët e gjakut.

Frytet e portokajve përmbajnë karbohidrate dhe fruktozë, acide organike, kripëra, materie azotike, celulozë, fitoncide dhe sasi të lartë të vitaminave A1, B1, B2 dhe C.

Lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe në flokë dhe iu jep fortësi dhe elasticitet, i forcon thonjtë dhe iu jep shkëlqim atyre. Ndikim të lehtë ka edhe në sistemin imun.

Kjo pemë tropikale ndihmon edhe në përmirësimin e apetitit dhe stimulon zorrët, zvogëlon etjen, ndërsa preferohet edhe kundër herpesit. ثshtë i shkëlqyeshëm edhe për infeksionet respiratore.

Preferohet që çdo ditë të pihet nga një gjysmë gote lëng portokalli çdo ditë para ushqimit, tri herë në ditë./Telegrafi/
 
Rrush kundër shtypjes së gjakut

Ushqimi i pasur me substanca fitokimike (të ngjashme me ato të cilat janë të pranishme në rrush) mund ta zvogëlojnë shtypjen e rritur të gjakut të shkaktuar nga konsumimi i tepërt i kripës së kuzhinës.

Meritorët për këtë ndikim pozitiv janë flavonoidet, të cilat zvogëlojnë shtypjen e gjakut , ose veprojnë në mënyrë direkte me anë të aktivitetit të tyre antioksidues mbi funksionin e qelizave.

Me flavonoide janë të pasura edhe korja, edhe pulpa edhe farat e rrushit.


spekter*
 
Studimi, domate ngjyrë vjolë kundër tumorit

Londër-Domate ngjyrë vjole e modifikuar gjenetikisht për të parandaluar kancerin. Së paku kështu thonë shkencëtarët britanikë, pas disa eksperimenteve që kanë bërë tek minjtë.

Zbulimi, i publikuar në revistën “Nature Biotechnology”, forcon idenë që mund të bëhen të tilla modifikime në mbrojtje të shëndetit të njeriut.

“Minjtë që ishin të prekur nga tumori e të trajtuar me modifikimin e ri, jetuan më gjatë se ata që iu nënshtruan një diete standarde, me ose edhe pa domate të zakonshme”- thanë Cathie Martin dhe kolegët e saj të “John Innes Centre”, institut i financuar nga qeveria britanike. “Efekti ishte shumë më i madh se ai që prisnim”- ka thënë Martin, biolog.

Minjtë, që ishin të prekur nga tumori dhe që u trajtuan me ‘domaten antitumor’ jetuan mesatarish 182 ditë, ndërkohë që të tjerët që ndoqën një dietë normale, 142 ditë.

Studimi u fokusua në ‘antocianinën’, një tip antioksidanti që pakëson risqet e tumorit, semundjeve kardiake dhe disa patologjive neurologjike.


spekter*
 
Vishnjat parandalojnë sëmundjet kardio-vaskulare

Antioksiduesit që hyjnë në përbërjen e vishnjave mund të ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve kardio-vaskulare, kanë treguar rezultatet e hulumtimit, të cilin e kanë aplikuar një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Michiganit, SHBA.

Pas analizave të bëra në dy grupe të minjve, është vërtetuar se ata të cilët kanë ngrënë vishnje kanë pasur nivel më të ulët të kolesterolit dhe më pak shtresa yndyrore në krahasim me të tjerët të cilët kanë ngrënë ushqim të ndryshëm.

Sipas shkencëtarëve, kjo është rezultat i antioksiduesve të vishnjës, të cilët ndikojnë në të mirë të organizmit.


spekter*
 
Brokoli- mik i femrës

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për te. Megjithatë, është mire që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë.

Brokoli mundë të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave por edhe te meshkujt. Për çka është fjala?
Brokoli është treguar shumë efikas në preventive e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Por nuk do të thotë se kur kemi sëmundje të kësaj natyre ne duhet ta lëmë anash, përkundrazi, kjo është një sëmundje që mundë të shërohet me sukses me përdorimin e antibiotikëve përkatës.

E meta e kësaj sëmundje është se mund të përsëritet shumë herë, kurse brokoli në këtë rast mundet me qenë shumë i dobishëm si preventivë. Mjekët preferojnë që femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet me ngrënë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilët i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës. Në 200 deri 300 gramë të brokolit gjenden 43 miligram glukoniolat, që mjafton për ta mbajtur fshikëzën e urinës në rregull. Me brokoli nuk mund të shërohet inflamacioni i kanaleve urinare i cili veç ka filluar, por nëse ju bie imuniteti dhe shpesh keni probleme me kanalet urinare, brokoli do të jetë një “partner” i vlefshëm i juaji i cili do të ndalojë që të vijë deri te infeksioni.


Ikubinfo
 
Kokёdhimbjet e shpeshta mund tё jenё si shkak i shumё arsyeve, por mund tё jenё edhe pasojё e mungesës sё kaliumit.


shume e vertet kjo
une vdes nga dhimbja kokes
e po nuk piva nje kafe qe ne mengjes nuk me pushon deri sa te fle gjume
 
Kumbullat e thata kundër aterosklerozës

Një studim në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumimi i kumbullave të thatë ngadalëson zhvillimin e aterosklerozës, sëmundje inflamatore e enëve të gjakut e cila sjell deri te paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shakatari udhëheqës i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë.

Kumbullat e thata janë konsideruar pozitive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Më parë, po ashtu është treguar se kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq), dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozë.

Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.


spekter*
 
Vaji i kokosit dhe hipertiroidizmi

Vaji i kokosit dhe hipertiroidizmi
Disa vite më parë është hedhur hipoteza se vaji i kokosit mund ta shërojë hipertiroidizmin, mirëpo studimet e reja pohojnë se kjo nuk është e vërtetë.
Ky kuptim i gabueshëm rrjedh nga librat e publikuara para disa vitesh, ku shkruan se vaji i kokosit ka ndikim pozitiv në gjëndrën tiroide.

Mirëpo, hulumtimet e reja tregojnë të kundërtën: vaji i kokosit madje mund të jetë i dëmshëm për gjëndrën tiroide.

Hipertiroidizmi nënkupton shtimin e prodhimit të hormoneve të tiroides (T3 dhe T4) që rezulton me shfaqjen e simptomave, si ndjeshmëri e lartë në temperatura të ulëta, humbje e pashpjegueshme e peshës, lodhje etj.


/telegrafi/
 
Back
Top