1. Pjeshka
Per qellime mjekesore perdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkes. Te gjitha pjeset e bimes kane shije te hidhur, sepse permbajne acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaeem. Frutat perdoren te fresketa dhe te perpunuara. Ato kane vlera te larta ushqyese e kuruese; permbajne rreth 10 per qind sheqerna, acide organike, pektine, vitamine C dhe R me shumice, sasi te pakta provitamine A, vitamine B1, B2, PP, kripera minerale, lende aromatike etj. Pjeshka keshillohet te perdoret gjate tre muajve te pare te shtatzenise sepse ndikon krijon nje lekure te shendetshme te femijes dhe zhvillimin e tij, Lulet e pjeshkes kane veti tonike dhe rrudhese dhe perdoren ne forme eaji. Lulet e thara e te kthyera ne forme pluhuri, rekomandohen kunder kolitit, dhimbjeve te barkut, rrjedhjes se te bardhave, kunder hemorragjive dhe komoroideve. Gjithashtu, ne forme gargare perdoren per kurimin e bajameve dhe mishrave te dhembeve qe jane acaruar. Lengu i frutave (i thelpinjve) te pjeshkes, me pamjen e qumeshtit, eshte perdorur prej kohe kunder semundjeve te zorreve dhe te stomakut.
2. Shega
Ne mjekesine popullore perdoren frutat dhe levozhgat e tyre, lulet, farat, rrenjet dhe levorja e degeve dhe e rrenjeve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin eshte nje frut i shijshem por edhe shume i vlefshem per organizmin e njeriut. Ajo eshte konsideruar si frut i fertilitetit. Lengu i sheges permban mesatarisht 12 per qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lengu dhe vaji i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem. Vetem 30 minuta pas marrjes se lengut te sheges aktiviteti yne rritet me 32 per qind. Lengu i sheges shuan etjen, nxit oreksin dhe permireson tretjen e ushqimeve. Ai perdoret me sukses ne semundjet e stomakut dhe te zorreve, eshte freskues dhe menjanon helmet e organizmit. Lengu i sheges jep rezultate ne luftimin e paraziteve qe zhvillohen ne zorre. Lulet e sheges permbajne tanine dhe kane veti rrudhese e tonike; ato rekomandohen ne dhimbjet e barkut, ne hemorragji, ne hemorroidet, si dhe per gargara te gojes, kunder enjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhembeve.
3. Molla
Per qellime mjekesore perdoren frutat e molles dhe gjethet.
Frutat permbajne rreth 15 per qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, jane te pasura ne karotine (provitamine A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, te cilat ndodhen nen lekure. Farat e molles permbajne albumina dhe yndyre. Molla si frute ka veti freskuese, qetesuese dhe zbutese. eaji i pergatitur me molle te ziera pakeson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky eaj perdoret per te zbutur e per te pakesuar te kollurit, kunder zenies se zerit, lehteson dhimbjet e grykes dhe acarimet e rrugeve te frymemarrjes dhe te vet mushkerive. eaji i molles ndihmon per funksionimin e mire te veshkave dhe te fshikezes urinare; ai perdoret kunder infeksioneve te ketyre organeve. Mollet rekomandohen te perdoren nga njerezit me semundjet nervore, te cilat shoqerohen me pagjumesi. Ato perdoren me efekt kunder reumatizmave, artritizmit dhe kunder gureve. Rezultate te mira japin edhe kunder semundjeve te meleise. Gjethet e molles perdoren kunder helmimeve qe shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave te molles ka permbajtje te larte vitaminoze.
4. Molla e eger
Molla e eger takohet si dru jo i larte ose si shkurre. Deget i ka plot me gjemba. Ben pjese ne familjen e trendafiloreve. Gjethet i ka vezake, te zgjeruara dhe pa push. Lulet qe eelin ne prill- maj jane te bardha dhe anash ngjyre trendafili. Fruta e saj eshte e rrumbullaket, e vogel, me shije te tharte. Gjendet rralle neper pyje e buze arash. Sherben ne shkalle te gjere si nenshartese per te shartuar mbi te molle te buta. Ne mjekesine popullore perdoren frutat e molles se eger, te cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyre verdhuke. Ato vihen nje nga nje me dore, pa i demtuar, ne menyre qe te ruhen per nje kohe sa me te gjate. Ruhen ne kashte. Perdoren edhe levoret e degeve. Frutat e molles se eger, permbajne acide organike, por me shumice kane acid malik. Mollet e egra kane veti rrudhese. Ato perdoren me efekt ne rastet e diarrese, si dhe kunder acarimeve te grykes e faringut, me ane gargarash (shpelarje e gojes). Edhe levorja e degeve ka veti rrudhese dhe perdoret me rezultate te mira kunder etheve. Rezultate shume te mira mollet e tharta kane dhene kunder semundjes se sheqerit.
5. Dardha
Frutat e dardhes perdoren ne gjendje te fresket ne kohen e pjekjes natyrore, te ruajtura ne frigorifer, dhe te perpunuara ne forme marmelate, konserve, kompostoje ose te thara. Permbajne kripera minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 per qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj. Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, lehtesisht pastruese te zorreve dhe japin energji. Kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak. Ne saje te permbajtjes se hekurit dardhat bejne mire per luftimin e anemise. Ato bejne mire gjithashtu ne melei, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Cipa e frutave te dardhes ka veti diuretike (diuretik, mjet qe shkakton urinim te shpeshte dhe ndihmon veprimtarine e veshkave dhe te rrugeve urinare) dhe ben mire ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike dhe perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne cistitet ne guret e veshkave, ne dhimbjet e fshikezes urinare, etj.
6. Ftoi
Per qellime mjekesore perdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kane shije te lehte te bajameve te hidhura dhe jane pa ere. Ftoi perdoret i fresket ose ne forme reeeli, prevedeje, marmelate, si dhe per t’i dhene shije, arome dhe qendrueshmeri marmelates se molles, te dardhes dhe te frutave te tjera. Ftoi eshte i ushqyeshem; ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit jane te pasura me lende aromatike, te cilat ia shtojne vleren. Ftonjte kane veti rrudhese dhe jane perdorur qysh ne lashtesi per kete qellim. Perdoren kunder diarrese (jashteqitjes), dizenterise (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorreve qe shkakton dhimbje e heqje te shpeshta barku, nganjehere edhe me gjak) dhe te vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur perdorim si tonifikues i organeve gjinore femerore dhe forcon gjinjte. Ai eshte nje qetesues i mire dhe perdoret edhe ne rastet e pagjumesise dhe kolles. Perdorim te mire kane gjetur per forcimin e organizmit te pleqeve, si dhe te atyre qe jane dobesuar pas kalimit te ndonje semundje. Valesa e gjetheve te ftoit perdoret per te lare syte kur vuani nga semundje te syve.