Dicka cilesore ju lutem!!

Duke menduar
E mbani mend atë ndjesinë kur si fëmijë hapëm një pako me ëmbëlsira dhe në fillim hëngrëm biskotën e parë me ëmbëlsi, por teksa morëm të radhës, kuptuam se sa të shijshme janë në të vërtetë. Epo, tani ndihem sërish si ai fëmijë, por këtë herë nuk bëhet fjalë për ëmbëlsirat.
Tashmë bëhet fjalë për mënyrën e jetesës dhe për disa “rregulla” që i vendosim vetes, për të cilat nuk dua të humb më kohë.
Nuk kam më kohë për takime të pafundme ku diskutohen statutet, rregullat, procedurat dhe rregulloret e brendshme, duke e ditur se asgjë nuk do të arrihet.
Nuk kam më kohë për të mbështetur njerëzit absurdë që pavarësisht moshës kronologjike, nuk janë rritur.
Koha ime është shumë e shkurtër.
Unë e dua thelbin shpirti nxiton drejt natyrës.
Unë dua të jetoj pranë njerëzve që kanë ruajtur njerëzoren, pra shumë njerëzor, spontan, që dinë të qeshin me gabimet e tyre dhe që nuk janë të fryrë me triumfet e tyre dhe të cilët marrin përsipër detyrimet e tyre.
Kështu mbrohet dinjiteti njerëzor dhe shkojmë drejt së vërtetës dhe ndershmërisë.
Kjo është ajo që e bën jetën të vlefshme.
Dua të rrethohem me njerëz që dinë të prekin zemrën, njerëz që janë mësuar nga goditjet e forta të jetës të rriten me prekje të buta shpirti.
Po, nxitoj, nxitoj të jetoj me intensitetin që mund të japë vetëm pjekuria.
Nuk kam ndërmend të humbas asgjë për njerëz bosh, sipërfaqësorë, të pashpirt, të ftohtë.
Jam e sigurt se do të ketë nga ata që veshin rrezet e diellit në sytë e tyre dhe e presin me padurim çdo ditë.
Qëllimi im është të arrij deri në fund e kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe ndërgjegjja ime.

Kemi dy jetë.

Dhe e dyta fillon kur kupton se ke vetëm një.
 
Ne jemi shumë të mirë në përgatitjen për të jetuar, por jo shumë të mirë për të jetuar. Ne dimë të sakrifikojmë dhjetë vjet për një diplomë, dhe jemi të gatshëm të punojmë shumë për të gjetur një punë, një makinë, një shtëpi, e kështu me radhë. Por kemi vështirësi të kujtojmë se jemi gjallë në momentin e tanishëm, i vetmi moment që është për ne për të qenë gjallë.
~Thich Nhat Hanh
1723135507190.png
 

Ushqimet shqiptare që i mbijetuan kohës​


Ushqimet tradicionale shqiptare.

Të rralla janë qytetet ku jetojnë shqiptarët e që dallohen për ushqimet specifike. Kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ku jetojnë pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Ballkan dominojnë ushqimet e njëjta, apo të ngjashme. Por, pak prej tyre ofrohen në treg. Në sofrën shqiptare zakonisht shtrohen produkte nga brumi e mishi. Buka e shtëpisë mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi. Kuzhina shqiptare edhe pse disponon me shumëllojshmëri të recetave ato fare pak gjenden të gatshme.

Tava e Elbasanit, referencë e autencitetit


Ndër shekuj Tava e Elbasanit ka mbetur si specialitet i dalluar i kuzhinës shqiptare. Zhvillimet historike nëpër të cilën ka kaluar ky qytet aspak nuk kanë ndikuar që banorët e saj t’a harrojnë recetën e këtij ushqimi. Ai, edhe më tej shërbehet nëpër restorantet e Elbasanit, por jo vetëm.

Tava e Elbasanit, thuhet se u bë e famshme gjatë kohës së Perandorisë Osmane për shkak se atë e pëlqeu Mehmeti II –Fatiu.

Fërgesë Tirane

Një ushqim tradicional shqiptar që i ka mbijetuar kohës, dhe i cili ende gjendet në menytë e Tiranës, është “Fërgesa Tiranëse”. Ky gatim njihet edhe si ushqim tipik e tradicional i Shqipërisë së Mesme.

Ndryshe, sivjet në Tiranë u mbajtë edicioni i pestë i titulluar “Festa e Fërgesës”, eventi ky i cili u ka shndërruar në traditë të përvitshme për banorët e kryeqytetit të Shqipërisë.

Pitajkat (samunat) mes Gjakovës dhe Prizrenit

Në qytetin e Prizrenit, njihen si pitajka, ndërsa në Gjakovë, si samuna. Por, në esencë bëhet fjalë për të njëjtin produkt i cili e karakterizon ushqimin në këto dy qytete të Kosovës. Bukëpjekësit e këtyre qyteteve për çdo mëngjes, mirëpo edhe gjatë ditës ofrojnë pitajka (samuna) taze. Pitajkat dikur përgatiteshin me miell, krip, maja të bukës dhe ujë. Ndërsa, me kalimin e kohës kjo recetë ka pësuar ndryshime dhe tash më të njohura janë pitajkat me suxhuk. Kërkesa më e theksuar për këtë ushqim është gjatë kohës së muajit të Ramazanit.

Jufkat e Dibrës

Ndonëse qyteti i Dibrës, shtrihet në dy shtete atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, atë e bashkon jufka, një ushqim i moçëm i gatuar me brumë dhe vezë, e më pas i tharë në diell. Përgatitja e jufkave në Dibër fillon në vjeshtë, si një përgatitje për dimër. Dikur dibranët jufkën e kishin si ushqim bazë për dimër, kurse sot ky produkt përveç se përgatitet për konsum personal, ai ofrohet edhe në tregun e lirë. Receta e këtij produkti mendohet të ishte zbuluar në shekullin XIV. Pozita gjeograf

Bukë në bukë

Gastronomia autoktone e qytetit të Shkupit, në të cilën jetojnë një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare dallohet me simit pogaçen. Pothuajse të gjitha furat e bukës në këtë qytet e përgatisin dhe e shesin këtë lloj të ushqimit. Mes popullit ndryshe njihet edhe si specialiteti “bukë në bukë”. Pitja e yndyrshme (pogaçja) dhe buka (simit) në vetë nuk përmbajnë asnjë përbërës tjetër, si rasti i mishit apo djathit në byrek. Koha e saktë nga kur daton kjo recetë askush nuk mund t’a thotë. Por, karakteristikë është se simit pogaçja mund të shijohet vetëm në Shkup.

TRT Balkan
 
"Kur te shikosh njerezit te magjepsur pas teje, dije se ata jane magjepsur me ate c'ka All-llahu te mbuloi." - Mostafa Hosne
 
"Mirësia është ngjitëse, e vërej çdo ditë. Nëse i buzëqesh dikujt e mirëpret dhe tjetri përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Është një mënyrë për t'u hapur ndaj jetës. Për mua sot është një cilësi shumë e rëndësishme. Përpiqem për të qenë një person i sjellshëm ishin prindërit e mi, shpresoj që të jenë dy fëmijët e mi. Mirësia është gjithashtu një çështje praktike, ajo fillon me zakonet e përditshme. Nëse i prisni dikujt kur jeni në makinë dhe i kërkoni falje, tjetri do ta kuptojë. Nëse ngacmoni, ju shkaktoni një spirale vrazhdësie dhe zemërimi nga e cila është e vështirë të shpëtosh. Çmontimi i arrogancës së njerëzve të tjerë me një buzëqeshje është çarmatosëse dhe nuk kushton asgjë. Mirësia mund të jetë vërtet një akt revolucionar."

Carla Signoris
 
Vdekja e Diellit -Charles Leconte de Liste

Era e Vieshtes, si zhurma e larget e deteve,
Plot me lamtumira solemne dhe vajtime te panjohura,
Luhat me trishtim pergjate rugeve te gjata
Masivet e rënda te perskuqura nga gjaku yt, o diell!

Gjethet ne vorbullën e tyre ngjiten drejt qiellit;
Dhe mbi nje lumë të kugerremte, perhumbur dhe të
lekundur,
Tek afrohet mbremja dhe gjumi mbulon çdo gjë, Folete e mëdha, njollosur me purpur, varen ne majat e degëve te zhveshura.

Rrezohu, o Yll i lavdishëm, burim dhe pishtar i dites!
Lavdia jote derdhet ne rrjedha te arta nga plaga jote,
Si nje dashuri e fundit qe rrjedh nga gjiri i fugishem.

Vois, pra, dhe do te rilindesh!
Shpresa eshte e sigurt.
Por kush do të ktheje jetën, flaken dhe zerin
Zemres qe eshte thyer per here te fundit?


Charles Leconte de Lisle, Poema barbare
(Perktheu flazo)
 
Back
Top