Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dicka cilesore ju lutem!!

Duke menduar
E mbani mend atë ndjesinë kur si fëmijë hapëm një pako me ëmbëlsira dhe në fillim hëngrëm biskotën e parë me ëmbëlsi, por teksa morëm të radhës, kuptuam se sa të shijshme janë në të vërtetë. Epo, tani ndihem sërish si ai fëmijë, por këtë herë nuk bëhet fjalë për ëmbëlsirat.
Tashmë bëhet fjalë për mënyrën e jetesës dhe për disa “rregulla” që i vendosim vetes, për të cilat nuk dua të humb më kohë.
Nuk kam më kohë për takime të pafundme ku diskutohen statutet, rregullat, procedurat dhe rregulloret e brendshme, duke e ditur se asgjë nuk do të arrihet.
Nuk kam më kohë për të mbështetur njerëzit absurdë që pavarësisht moshës kronologjike, nuk janë rritur.
Koha ime është shumë e shkurtër.
Unë e dua thelbin shpirti nxiton drejt natyrës.
Unë dua të jetoj pranë njerëzve që kanë ruajtur njerëzoren, pra shumë njerëzor, spontan, që dinë të qeshin me gabimet e tyre dhe që nuk janë të fryrë me triumfet e tyre dhe të cilët marrin përsipër detyrimet e tyre.
Kështu mbrohet dinjiteti njerëzor dhe shkojmë drejt së vërtetës dhe ndershmërisë.
Kjo është ajo që e bën jetën të vlefshme.
Dua të rrethohem me njerëz që dinë të prekin zemrën, njerëz që janë mësuar nga goditjet e forta të jetës të rriten me prekje të buta shpirti.
Po, nxitoj, nxitoj të jetoj me intensitetin që mund të japë vetëm pjekuria.
Nuk kam ndërmend të humbas asgjë për njerëz bosh, sipërfaqësorë, të pashpirt, të ftohtë.
Jam e sigurt se do të ketë nga ata që veshin rrezet e diellit në sytë e tyre dhe e presin me padurim çdo ditë.
Qëllimi im është të arrij deri në fund e kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe ndërgjegjja ime.

Kemi dy jetë.

Dhe e dyta fillon kur kupton se ke vetëm një.
 
Ne jemi shumë të mirë në përgatitjen për të jetuar, por jo shumë të mirë për të jetuar. Ne dimë të sakrifikojmë dhjetë vjet për një diplomë, dhe jemi të gatshëm të punojmë shumë për të gjetur një punë, një makinë, një shtëpi, e kështu me radhë. Por kemi vështirësi të kujtojmë se jemi gjallë në momentin e tanishëm, i vetmi moment që është për ne për të qenë gjallë.
~Thich Nhat Hanh
1723135507190.png
 

Ushqimet shqiptare që i mbijetuan kohës​


Ushqimet tradicionale shqiptare.

Të rralla janë qytetet ku jetojnë shqiptarët e që dallohen për ushqimet specifike. Kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ku jetojnë pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Ballkan dominojnë ushqimet e njëjta, apo të ngjashme. Por, pak prej tyre ofrohen në treg. Në sofrën shqiptare zakonisht shtrohen produkte nga brumi e mishi. Buka e shtëpisë mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi. Kuzhina shqiptare edhe pse disponon me shumëllojshmëri të recetave ato fare pak gjenden të gatshme.

Tava e Elbasanit, referencë e autencitetit


Ndër shekuj Tava e Elbasanit ka mbetur si specialitet i dalluar i kuzhinës shqiptare. Zhvillimet historike nëpër të cilën ka kaluar ky qytet aspak nuk kanë ndikuar që banorët e saj t’a harrojnë recetën e këtij ushqimi. Ai, edhe më tej shërbehet nëpër restorantet e Elbasanit, por jo vetëm.

Tava e Elbasanit, thuhet se u bë e famshme gjatë kohës së Perandorisë Osmane për shkak se atë e pëlqeu Mehmeti II –Fatiu.

Fërgesë Tirane

Një ushqim tradicional shqiptar që i ka mbijetuar kohës, dhe i cili ende gjendet në menytë e Tiranës, është “Fërgesa Tiranëse”. Ky gatim njihet edhe si ushqim tipik e tradicional i Shqipërisë së Mesme.

Ndryshe, sivjet në Tiranë u mbajtë edicioni i pestë i titulluar “Festa e Fërgesës”, eventi ky i cili u ka shndërruar në traditë të përvitshme për banorët e kryeqytetit të Shqipërisë.

Pitajkat (samunat) mes Gjakovës dhe Prizrenit

Në qytetin e Prizrenit, njihen si pitajka, ndërsa në Gjakovë, si samuna. Por, në esencë bëhet fjalë për të njëjtin produkt i cili e karakterizon ushqimin në këto dy qytete të Kosovës. Bukëpjekësit e këtyre qyteteve për çdo mëngjes, mirëpo edhe gjatë ditës ofrojnë pitajka (samuna) taze. Pitajkat dikur përgatiteshin me miell, krip, maja të bukës dhe ujë. Ndërsa, me kalimin e kohës kjo recetë ka pësuar ndryshime dhe tash më të njohura janë pitajkat me suxhuk. Kërkesa më e theksuar për këtë ushqim është gjatë kohës së muajit të Ramazanit.

Jufkat e Dibrës

Ndonëse qyteti i Dibrës, shtrihet në dy shtete atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, atë e bashkon jufka, një ushqim i moçëm i gatuar me brumë dhe vezë, e më pas i tharë në diell. Përgatitja e jufkave në Dibër fillon në vjeshtë, si një përgatitje për dimër. Dikur dibranët jufkën e kishin si ushqim bazë për dimër, kurse sot ky produkt përveç se përgatitet për konsum personal, ai ofrohet edhe në tregun e lirë. Receta e këtij produkti mendohet të ishte zbuluar në shekullin XIV. Pozita gjeograf

Bukë në bukë

Gastronomia autoktone e qytetit të Shkupit, në të cilën jetojnë një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare dallohet me simit pogaçen. Pothuajse të gjitha furat e bukës në këtë qytet e përgatisin dhe e shesin këtë lloj të ushqimit. Mes popullit ndryshe njihet edhe si specialiteti “bukë në bukë”. Pitja e yndyrshme (pogaçja) dhe buka (simit) në vetë nuk përmbajnë asnjë përbërës tjetër, si rasti i mishit apo djathit në byrek. Koha e saktë nga kur daton kjo recetë askush nuk mund t’a thotë. Por, karakteristikë është se simit pogaçja mund të shijohet vetëm në Shkup.

TRT Balkan
 
"Kur te shikosh njerezit te magjepsur pas teje, dije se ata jane magjepsur me ate c'ka All-llahu te mbuloi." - Mostafa Hosne
 
"Mirësia është ngjitëse, e vërej çdo ditë. Nëse i buzëqesh dikujt e mirëpret dhe tjetri përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Është një mënyrë për t'u hapur ndaj jetës. Për mua sot është një cilësi shumë e rëndësishme. Përpiqem për të qenë një person i sjellshëm ishin prindërit e mi, shpresoj që të jenë dy fëmijët e mi. Mirësia është gjithashtu një çështje praktike, ajo fillon me zakonet e përditshme. Nëse i prisni dikujt kur jeni në makinë dhe i kërkoni falje, tjetri do ta kuptojë. Nëse ngacmoni, ju shkaktoni një spirale vrazhdësie dhe zemërimi nga e cila është e vështirë të shpëtosh. Çmontimi i arrogancës së njerëzve të tjerë me një buzëqeshje është çarmatosëse dhe nuk kushton asgjë. Mirësia mund të jetë vërtet një akt revolucionar."

Carla Signoris
 
Vdekja e Diellit -Charles Leconte de Liste

Era e Vieshtes, si zhurma e larget e deteve,
Plot me lamtumira solemne dhe vajtime te panjohura,
Luhat me trishtim pergjate rugeve te gjata
Masivet e rënda te perskuqura nga gjaku yt, o diell!

Gjethet ne vorbullën e tyre ngjiten drejt qiellit;
Dhe mbi nje lumë të kugerremte, perhumbur dhe të
lekundur,
Tek afrohet mbremja dhe gjumi mbulon çdo gjë, Folete e mëdha, njollosur me purpur, varen ne majat e degëve te zhveshura.

Rrezohu, o Yll i lavdishëm, burim dhe pishtar i dites!
Lavdia jote derdhet ne rrjedha te arta nga plaga jote,
Si nje dashuri e fundit qe rrjedh nga gjiri i fugishem.

Vois, pra, dhe do te rilindesh!
Shpresa eshte e sigurt.
Por kush do të ktheje jetën, flaken dhe zerin
Zemres qe eshte thyer per here te fundit?


Charles Leconte de Lisle, Poema barbare
(Perktheu flazo)
 
Shumica prej nesh nuk janë rritur për të hasur në mënyrë aktive fatin tonë. Mund të mos e dimë se e kemi një të tillë. Si fëmijë, rrallë na thuhet se kemi një vend në jetë që është unik vetëm i yni. Përkundrazi, ne jemi të inkurajuar të besojmë se jeta jonë duhet të përmbushë disi pritshmëritë e të tjerëve, se ne do të (ose duhet) të gjejmë kënaqësitë tona ashtu siç ata kanë gjetur të tyren. Se sa të mësohemi të pyesim veten se kush jemi, jemi të shkolluar të pyesim të tjerët. Ne jemi, në fakt, të trajnuar për të dëgjuar versionet e të tjerëve për veten tonë. Jemi sjellë në jetë siç na ka thënë dikush tjetër! Kur anketojmë jetët tona, duke kërkuar të përmbushim krijimtarinë tonë, shpesh shohim se kishim një ëndërr që na shkëlqeu sepse besonim, dhe ata që na rrethonin besonin, se ëndrra ishte përtej arritjes sonë. Shumë prej nesh do të kishin qenë, ose të paktën mund të ishin bërë, provuar diçka, nëse...
Nëse do ta kishim ditur se kush ishim në të vërtetë.
~Julia Cameron
1729175191808.png
 
Gezuar 1 Prillin

Rrena thojn ka le me ne
Kan rrejt njerzit te tuj ba be
Ka rrejt shoku shokun e vet
Ka rrejt gruja burrin krevet
Ka rrejt trimi ne pazar
Na ka rrejt kryetari i par
Po na rrejn edhe kta mar
Ku do shkojm vetem na rrejn
Mire ja bajn njaty ku gjejn
Kerkush zdon me më besu
Un po rrej si m’kan rrejt mu
Hajde m’tha ma jep mu voten
Shita vedin me mush goten
4 vjet veç tuj mallku
Nuk i ra ma n’men per mu
Shaje hajn , shaje kodosh
Mu me mbeti gota bosh
Njikja m’nolli hera par
Thash nuk bahem ma budall
Nuk vonunen 4 vjet
Po vjen prap nji got ma qet
Masi e piva njat me fun
4 tjer su pa ma kun
Thash ma ky mu nuk me rren
Kur erdh prap ,thash tash du ven
E t’ma pruni me gjith shishe
M’la bakshish edhe 1 mijshe
Pije tha asht rrit mirqenija
Jo e jotja por e jemja
Sa t’jen njerzt si ti n’kyt bote
Edhe rrehen me 1 gote
Un do rroj n’kyt jet si mbret
Kurse ti per hukubet
T’lumit kta e kan lshu pa frena
E na knaqena me dy rrena
Mos ja veni kerkuj fajin
Na tetan mezi çpresim majin
Nuk pys ma se jam tan halle
Kyt her ja fus ,se kam marr gotë t’madhe

Me dashuri Zijaja duke prit goten e rradhs 😛
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top