Kane thene per FEMREN .....

Titulli: Kane thene per FEMREN .....

E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi.

Shopenhatteri
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Asnjehere nuk kam arrite te kuptoje thellesine e zemres se nje femre andaj, ATO, i konsideroje perendesha!

(e tha plaku nga maraku)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....


Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat nuk i njohin.
- fb
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Femra !
Krijimi me i bukur i Zotit !
Mund ta ndjesh pafajsine e saj ne formen e nje Bije !
Kujdesin e saj ne formen e nje Motre !
Ngrohtesine e saj ne formen e nje Shoqeje !
Perkushtimin e saj ne formen e nje Bashkeshorteje !
dhe Karakterin e saj hyjnor ne formen e nje Nene !
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Fustani nuk ka vlere te vishet nese nuk i zgjon mashkullit ndjenjen per ta zhveshur :vetull:

(e vjedhur)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Kur flasin kto femrat edhe disi i merr vesh njeriu por ec e merri vesh kur heshtin:sdi:

( plaku me birre n'dore)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Vetmia eshte vrastarja me e madhe per femren ama e keqja me e madhe se kjo eshte se ca femra mbysin vetmine duke e mbushur me kedo :liber:

(plaku tuj pi kafen e mgjesit)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Ajo eshte nje pllake e qelqte,transparente
Nese e prek me butesi, i shtohet shkelqimi dhe ti shikon ne te portretin tend.
Duket sikur ajo fsheh pamjen tende, ne brendesi te saj me turp.
Nese e thyen nje dite... veshtire qe t'i mbledhesh copat..
Dhe nese i mbledh dhe i ngjit, shenja mbetet,
dhe cdo here qe kalon doren tende mbi shenje do te ta plagose doren.
Ajo eshte gruaja...
prandaj mos e thyej ate..

large.jpg
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Trupi i nje femre duhet te jete nje trofe per te
vetmin fitues, e jo nje cmim ngushellues per te
gjithe pjesemarresit!
| Gjergj Fishta |
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Gratë e vështira janë ato gra që kanë më shumë dashuri për të dhënë, por nuk e japin atë për këdo.
Ato që flasin vetëm kur kanë diçka për të thënë.
Ato që që kanë mësuar se si mbrohen dhe të mbrojnë.
Ato që nuk kënaqen lehtë.
Janë gratë e vështira, ato që dinë se si të dallojnë buzëqeshjet e njerëzve, ato të mirat dhe ato të shtirurat.
Ato që ju kanë studiuar mirë, përpara se t'ju hapin zemrën.
Ato që nuk lodhen kurrë duke kërkuar dikë për të cilin, cilën, ia vlen të luftosh.
Janë gratë e vështira ato që ndjejnë dhimbjen e tjetrit.
Ato që kanë shpirtin në pëllëmbë të dorës.
Ato që shohin me një mijë sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Ato, janë gra të cilat e dinë se sa e vështirë është ta njohësh tjetrin.
Ato, janë ato që, kur jeta nuk ka shije, i japin shijen jetës.

#Mara Bagatella
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat. (Giacomo Casanova)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

" Kur një femër të kthehet kundër, ka mbaruar çdo gjë. Në fillim të do, pastaj kur kupton që s'je asgjë mund edhe të të shikoj duke vdekur pasi të ka shtypur një makinë, dhe do të pështynte sipër."

| Bukowski |
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

" Kur një femër të kthehet kundër, ka mbaruar çdo gjë. Në fillim të do, pastaj kur kupton që s'je asgjë mund edhe të të shikoj duke vdekur pasi të ka shtypur një makinë, dhe do të pështynte sipër."

| Bukowski |

Ai i ka urryer Femrat moj lol

Plus, qe nje shkrimtar e filozof tjeter kur u mundua te bente krahasimin se sa njihte dy gjinite , tek pjesa e femrave la mbi 20 faqe bosh !
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Le te thone per te,c"tu teket ,,ajo eshte nje krijes e universit dhe si e tille mbreteron ne toke nga dashuria qe ajo rrezaton ..:))
Cdo gje tjeter qe vertitet rreth saj,eshte virusogjen toksor..



1ac8bb146b65e01fb311228f1d301a4b.jpg
 

Attachments

  • 1ac8bb146b65e01fb311228f1d301a4b.jpg
    1ac8bb146b65e01fb311228f1d301a4b.jpg
    86.5 KB · Shikime: 0
  • 1ac8bb146b65e01fb311228f1d301a4b.jpg
    1ac8bb146b65e01fb311228f1d301a4b.jpg
    86.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Ajo është e aftë të sakrifikojë nga jeta e saj vetëm për ti shkaktuar dhimbje ofenduesit të saj.

(njoni)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Femren kot e ke prek po se ke ndje :mah:

(une mo)
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

femra qielli ,mashkulli toka ,yjet bota ...
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Femrat preferojne te jene te bukura, ne vend qe te jene inteligjente,sepse ke meshkujt ka me shume idiot se sa te verber "
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Kur t’u dha shpirti,
ishe në barkun e një gruaje
Kur qaje,
ishe në prehrin e një gruaje
Kur u dashurove,
ishe në zemrën e një gruaje
Kur u plake e t’u shtuan dhimbjet,
të shërbenin duart e një gruaje
Prandaj bëhu i sjellshëm
dhe i butë ndaj tyre
Sepse femra
të është dhënë në besueshmëri
Nuk është krijuar
që ti ta fyesh e poshtërosh.
Aid el-Karni
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

“ Këngë për Gruan,”

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën t'a kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën t'a kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin t'a kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!
 
Titulli: Kane thene per FEMREN .....

Udhes se rrehur dhe gruas se krehur mos ju ndaje! :yep:
 
Pe: Kane thene per FEMREN .....


Aty ku mungon femra duhet të vëmë një përmendore në përkujtim të saj – S.Frashëri
 
Pe: Kane thene per FEMREN .....

Flokt e gjata, mend e shkurtra

Latine

Të gjitha gratë janë gjakpirëse.
Petronie

Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
Kanti

Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.
Aristofani

Gruaja qan kur martohet, kurse burri qan më vonë.
Polake
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top