Krijimet e muajit Mars 2021

Monique

With or Without u
Pershendetje dhe mire se keni ardhur ne emisionin e rradhes

le te fillojme me krijimet e ketij muaji kaq te dashur per te gjithe

1. Une...Ti

Une ne mendimet e tua,
Ti nderkohe nena ime,

Une ne barkun tend,
Ti gjithmone nena ime,

Une femija, Ti nena!

Une rebeli i vogel,
Ti e embla nena ime,

Une hedh shtatin,
Ti, ledhatuesja, nena ime,

Une netë pa gjume,
Ti, dorengrohta, nena ime,

Une mes dhimbjesh,
Ti, e forta,nena ime,

Une ne dallge jete,
Ti , shkembi, nena ime,

Une burre, Ti, nena ime.

Une baba,
Ti gjithmone nena ime,

Dje,sot,pergjithmone,
Une femija yt,
Ti gjithmone e shtrenjta nena ime!


2. I nderuar individ I 8 Marsit

Për ty që sot urove pa menduar,
Për ty që në shkollë meshkujsh je edukuar
Për ty që je duke bërë komente
E për ty që në diktaturë mbete.

Nuk ka nevojë për pushtet të vecantë në këtë ditë,
Nuk ka nevojë për ta barazuar me Perënditë.
Nuk ka nevojë që femra të cmohet sot,
Kur cdo ditë, shpërblimin maksimal s’e gjen dot.

Mund ta urosh, ta lajkatosh e ta puthësh,
Po vendin bosh kurrë s’do t’ia mbushësh.
Mund të shkosh e t’I kërkosh sot falje,
Po kujtoje herën e fundit që e pe me tallje.

Nëse je mashkull kujto nga je rritur e kush të ka lindur,
Harro atë që një si ty po I burgosur ka ndritur.
Jeto me ideale,jo domosdoshmërisht feminist,
Ndryshe për femrat vetëm sot do të të quanin komunist.

E nëse je femër vlerëso atë që të jepet,
Mos harro: bota perpara teje stepet!
Je produkt I një femre tjetër të mirë e të nderuar,
Po mos lejo te zhvillohet historia për ty e shkruar!

Jepu pas ëndrrave,pasioneve, dashurisë e imagjinatës.
Pavarësisht nëse je Ana apo Ema ti nuk I përket nates.
Bota pa ty dot nuk jeton,
Ndryshe ndodh mutacion.

Ne qoftë se je femër në këtë ditë,
Protesto për atë që s’ke arrit’
Do të përbuzesh, do të të tallin,
Edhe fjalë për ty kudo do të dalin!

Ndoshta në botën reale të abortojnë nëse lind e treta,
Të shtyjnë e të abuzojnë si qenie pa të drejta.
Po ti e ke një zë e mos harro ta ngresh!
Me mendje mos përto botën nga vetja ta kthesh!

Ndoshta je lindur nga një nënë që duart me gjak I ka lyer,
Nga një nënë jo e dashur, që të ka rrahur,të ka fyer!
Ndoshta je femër e vetme në këtë botë mizore,
Por kurrë mos krijo gijotinë, mos krijo as lakore!

Bota, feja apo historia shpesh herë s’të kanë dashur,
Meshkkujt për gabime që kurrë s’I bëre, s’të kanë falur!
Për mijëra vjet, madje miliona vjet ke qenë e dyta,
S’pate forcë t’I kthehesh as kanibalit që fëmijën ta qëlloi me shtya.

Shpesh të marrin për shërbëtore,
Kur lan enë dhe fshin si bletë punëtore!
U mbijeton shuplakave derisa vdes
E kur fëmija është sëmurë nuk shkon të flesh!

Kjo është bota e pastër shpirtërore e një femre,
E asaj që me qumësht të ushqeu kur ishe bebe,
Nëse sot I dhe një puthje të vogël sa për festë,
Cohu dhe jepi nesër puthjen e vërtetë!


3. Ta pash shpirtin

-Diell ngatërruar ne flokët e tu
qerpikë të thinjur qe të kafshonin faqet
Të pash, të pash kotshëm dhe ngultas
trupa sferikë endur ne kycet e duarve të tua
akuj brohorimash që po të zinin frymën
Hormone të shkujdesura që kërcenin lirshem mbi trupit tënd
hidhnin valle neper damarë
-Ti pash atë ditë të gjitha
Edhe bulëzat e pemës nê oborr
Të pash dhe vijëzimet nën ballin e njomë!
E ndjeva terr
Ndjeva terr, se nuk mpleksesha dot me kohën dhe zotin
Kurse ti?
Ti Ishe plakur mbi flluskë e nuk nxirrje zë…!


4. Asaj

Forcë rrezatuese që jep jetë
Rreze dielli e më s'do ketë
Ti je ndjenja pa përfundim
Endrra e palodhur e gjumit tim.

Vetëmohuese pa gabim
Shëruese me një shikim
Ti je miresia në çdo krijim
Shpresa gjallëruese e shpirtit tim

Prekja që zhduk "demonët"
Urtësia që zbut "Padronët"
Ti je fjala që prek të madhin "trim"
Mendimi im i ëmbel në çdo agim.

Dashuria që kurrë s'u shua
Udha e drejte që unë e dua
Ti je mëngjesi në çdo drejtim
Mrekullia ime pa nominim.

Ti je Nënë!


5. Engjulli im

Dhe kur dielli t'jetë shtjerrë
E nata t'jetë errë
Dhe kur bota t'jetë mërdhirë
E t'jetë bërë akullsirë
Zemra yte në yll shndërrohej
Më ngrohte shpirtin
Rruga ndriçohej

Dhe kur bota është trazu
Rrugëve qorre kur jam shku
Kur m'kan sha e mallku
N'prehër tënd jam rehatu
Me ledhatime m'ke shëru

Dhe kur jeta më është shtjerrë
Kur shpresa shkoi bjerrë
Kur asku s'gjeja shpëtim
Ti, NANË, ishe engjullim im


6. E embla ime

Kur ngrihem ne mengjes
Ti me ore perpara meje je zgjuar
Gjithcka eshte gati
E tavolina me pret e shtruar.

Dal nga shtepia per ne pune
Ti deri te dera me dergon cdo dite
Kur jam ne rruge veshtrimin hedh nga shtepia
Ti je ne dritare duke me shikuar.

Kthehem ..

Ti marr duart nder duar
Te ti prek me embelsi..
Ti se si rreshket se di
E gjenden te mijat ne brendesi...

Vi te te puth para se te fleme
Te shpupuris floket kacurrela
Te jap naten e mire
Ti me vone lehte me hap deren
Vjen me mbulon
Me shikon.
Nena qenja qe asgje se zevendeson!


7. Nji urim per nanen tanve

Sante du me shkru per nanen
Me fol per t’emen por edhe tanen
Past rahmet ju qe se keni
E ju tjerve ku ta keni
Si jasht shteti e n’Shqipni
Nanen tanve maj shoqni
Nji urim vjen prej ktyne anve
Ju rujt zoti nanat tanve
Pasha nanen s’ka si nana
Kur thu nan i ke than tana
Kur te shan tjetri me nan
Ti bahesh bish e ban hatan
Kur aj tjetri t’livdon nanen
Ty te duket se ke prek hanen
Ba mu vra fillan e qan
Thu me vedi kuku nan
Ba me shku vonë n’shpi per ditë
Vetem nana rrin tuj t’pritë
Vetem nana bahet merak
9 muaj rresht t’ka majt ne bark
T’ka xjerr n’dritë more Qamil
Se ka dit se je kaq kopil
Me pas ditë se pa del hajdut
Kishte ba ma mirë nji mut
Edhe pse je fmi i vshtirë
Ti e ke nanen e mirë
Nji urim njikshtu tuj qesh
Qamil nanen ku ta kesh
S’ka krijes si nana n’kyt botë
Prandaj merrne n’dorë nji gotë
Nje urim z’bashku ta themi
Me jetë nanen ku ta keni


8. Nene

Nënë, një fjalë që për çdo fëmijë mban vetë jetën. Është emri të cilin une nuk e zgjodha, por qe më fali ngrohtësinë më të madhe të saj. Krahët qe me mbanin ishte destinacioni i parë ku takova dashurine, prehri i saj është sot parajsa ime e vetme.
Nënë, dora që më ka ngritur sa herë që jam rrëzuar, buzëqeshja që më ngrohte shpirtin ,dora qe me fshiu cdo lot sa here lotoja, fjala që më dha kurajo për çdo sfidë të jetës ,heroina ime . Tani tek sa shkruaj per ty mendoj për sytë e tu, për ata sy qe me shikojnë plot adhurim dhe kanë besim tek une,ata sy ku fshihet forca çdo sukses i imi . Fle me dëshirën qe te behem si ty. Nene ledhatim i ngrohte dhe dashuria jote gjithmone me kanë zbut shpirtin sa here qe jam irrituar apo nenvlersuar . Shikimi me syte e tu te thelle dhe plot shkelqim me mbushin gjithe jeten me paqe ... ti je nje engjell. Je dashuri, dashuri e pafundme si qielli me yjet ,ajo dashuri qe ka ngjyrat e bukura te nje ylberi shumengjyresh mjafton nje shikimi i joti dhe gjithe bota me duket teper e vogel.Miresia jote dhe thjeshtesia te mesojnë ta shohesh boten vetem me ngjyra duke mos u kursyer tek gjerat e mira. Nene ... qenia me e dashur qe ekziston,fjala me e bukur qe i jep kuptim jetes . Nene ti je vete jeta .
Eh nene !Sot dua te flas per ty , për syte e tu, per aromën tende qe me mungon, për ndjesinë tënde, për duart e tua qe me kan ledhatuar dhe për fytyrën tënde si diell qe sa here te shikoja zemra ime ngrohej dhe cdo akull brenda meje shkrinte . Sonte dua te mbeshtet koken ne prehërin tënd mam ,te me ledhatosh si dikur. Sot kam nevojë me shume se kurre per ty .Do ja dal ,do behem ajo vajza qe ti shikon ne syt e mi sepse vetem ti e di forcen qe gjendet tek une. Nene ,mbreteresha pa kurore qe do mbreteroj gjithmone ne zemren time .Sa ndienje e bukur te kesh nene dhe akoma me e bukur te jesh nene ,ndaj sot vetem dy fjale dua te te them:
Me mungon!


9. Shkujdesje kujtimesh

U nisa heret, rruget akoma ishin te lageshta. Agimi i hershem ngaterrohej me muzgun e vone te mbremjes, kjo kohe e shkujdesur me kujtonte pikerisht rremujen e mendimeve qe na kaplon nganjehere shpirtin tone.
Gjithsesi, kisha fjetur mire dhe pse pak ore, kjo me bente te ndihesha disi e ngopur me gjume ne kete agim te hershem.
Tek kaloja rrugicat e kalldremta, tek tuk akoma kishte ndonje drite neoni ndezur te shtepive te vogla. Ishte nje fshat i qete, i arkitektuar me shume me dashuri se sa me sens artiktekturor, por kjo s`kishte dhe aq rendesi per turistet qe vinin per te gjetur qetesine me veten.
Kisha kaluar disa dite pushimesh, e tani qe erdhi ora per tu larguar, disi me dukej sikur po lija pas copeza mendimesh, kujtimesh, e disi nje nostalgji e holle me mbulonte.
Valixhja qe tehiqja s`kishte shume rendese, por rrotullat e saj pak te vjetra benin zhurme njelloj sikur kalonte nje tren per mes fshatit, ndoshta i vetmi tren ne ate ore qe thyente qetesine e tij.
Pak me tutje ishte nje porte druri, hapat mu tendosen dhe qendrova perpara saj disa sekonda, ndoshta per te pershendetur nje te panjohur qe dy dite me pare i kisha dhuruar nje puthje te lagesht, njelloj si ky agimi i lagesht, i vrenjtur dhe paksa i erret.
Kisha ndjesine qe hija e tij ishte diku aty rrotull, s`di pse me ngjalli nje ndjesi nostalgjie.
Ate dite binte shi, s`kisha cader, dhe xhentilesa e tij prej zoterie,me beri te pranoj jo vetem cadren por dhe krahun e tij si shoqerues te asaj shetitorje me kalldrem. Kishte nje sharm te embel. Edhe pse shiu ishte pak i dendur, kembet me ishin lagur kjo s`me ndalonte te ndjeja frymarrjen e tij paksa te shpeshte, shiu bulezonte cadren dhe krijonte ajrin kompozues rreth nesh, ne mendje me kaloi se si mund te jete shija e buzeve te tij !?
Nderkohe qe vazhdonim neper rrugicen drejte nje kafeneje qe dukej pak me siper, ai me fliste per fshatin e tyre mikprites, u ktheva me embelsin e nje mendimi duke veshtruar fytyren e tij, syte i shkelqenin dhe kishte nje dashuri per jeten qe i rrezatonte.
Ai ndaloi, mu duk sikur lexoj mendimin tim direkt nga fshehtesia e erret e mendjes, me afroi nga vetja pak rrembyeshem duke me thene : -Ky fshat ka shume kohe pa nje puthje ne shi....ndjeva duart e tij tek kaluan pas kokes sime, buzet e tij afer veshit, me pas zbriten ngadale duke prekur cepin e buzeve te mia. Ishte nje puthje dritheruese, por dhe e pa kuptimte ne vetvete.
Shiu i dha shijen e nje romantizmi qe te ngel ne mendje.
Keshtu u njohem me puthjen e nje dite me shi ne fshat.
U ndame me nje kapucino te ngrohte dhe nje rrefim rreth historise se atij fshati turistik.
Ah, dhe keto kalldreme qe sa vijne e mbushen me uje, arrita dhe une me ne fund , ne qender te fshatit, bashke me valixhen time , me mendimet e mia dhe puthjen qe i vodha ketij fshati.
Taksia me priste per ne aeroport, Miremengjesi - u pershendetem me shoferin e taksis. U ula pas, tek terhiqja deren e taksise per ta mbyllur, mblodha aromen e asaj puthje, per ta hedhur ne shishen e embel te kujtimeve te jetes.
Keshtu , nje udhtim, nje puthje dhe nje taksi qe eshte gjithnje ne ikje....ashtu sic jane ditet , kujtimet dhe koha njerezore.


10. Gjerdani qe shkelqen

Dhe perseri u struka ne cepin e divanit, me nje leter dhe laps ne dore
Duke i menduar mire fjalet, qe do e mbushin kete leter te boshatisur.
Ku nga nje leter e bardh, do behet nje leter ndjenjash... Ndjenje-Nene

Nena ime eshte nje person qe e kam admiruar gjithe jeten time. Ajo eshte e guximshme, e vendosur dhe moderne. Brenda e forte si nje gur, nuk perkulet para askujt dhe asgjeje, eshte luftarake dhe e mire. Ndersa ne pjesen e jashtme eshte delikate si nje lule trendafili, e embel, me imazhin e nje engjelli.

Ajo eshte forca qe do te me drejtoje neper jete, drita ne fund te tunelit. Ajo me mesoi te jem me e pergjegjshme dhe me e sigurt. Me mesoi se si t’i zgjidhja problemet dhe te mos u nenshtrohesha atyre.

Jam e lumtur kur mund t’i buzeqesh asaj dhe te ndjehem e ngrohte sa here qe e takoj.

Kur jam semure, ajo me ruan me vetemohim. Ajo eshte heroina dhe idhulli im. Por sado qe te shkruaj, nuk do te jete e mjaftueshme per te pershkruar dashurine qe ndiej per te.

Si nje lulekuqe ne maj,
si dielli i ndritshem,
si nje bilbil qe kendon,
kjo eshte nena ime.

Nje gjerdan me yje gjate nates qe shkelqen,
ne oren kur shqetesimet e forta ju shqetesojne,
Nena, ajo eshte zbukurim
shpresa qe gjithmone do rrezatoje.


11. Nene ,vazhdimesi e jetes!

Ne netet e errta , ne ditet e zymta, ne udhen e loteve eshte pikerisht imazhi yt qe me jep jete,paqe e qetesi.
Koha thuri ngjarje me dhimbjet e tua.
Si boheme me vijne ligjerimet e tua ne netet me shi, por ti s'u perkule kurre .
E pamposhtur qendron ne majen me te larte te piedestalit shpirteror , stoike, ti mbreteresha ime.
Mizorite e kesaj jete i veshe ne trup ,dhe s'u ankove kurre
Edhe pse frymen te marrin , edhe pse ditet ti nxine ,ti dite te buzeqeshje dhe te vazhdoje udhetimin tend, pa mallkuar askend per ligesite qe kjo jete trazoi per ty.
Ne prehrin tend kur koken mbeshtes , me duart qe te dridhen nga lodhja embel me buzeqesh.
Ta njoh dhimbjen , e shoh sesi varka e jetes te lundron ne syte e tu blu , e pashprese , e lodhur, e thyer...por lundron ,sepse ti na ke ne , arsyeja per tu zgjuar dhe per ti thene faleminderit edhe nje dite te re!


12. Jam nene!

Ashtu si në kllapi dëgjoj zërin tënd që më thërret në emër. Ndjej shqetësim në atë zë që dridhet, qepallat e syve i kam të rënda plumb. E megjithatë, arrij ti hap edhe të shquaj fytyrën tënde. Në atë fytyrë është gjithë bota.
Shikimi yt shpreh gëzim, ankth, lutje, dhe merakun e gjithë botës. Nuk di cila perëndi do ti thoshte jo atij shikimi.
Aroma e forte e uthullës mi ç'pon hundët. Pasi ti me një levizje të natyrshme (dukej që duhet të ish e disata herë) më ndrron kompresën që tashmë ishte tharë, në ballin tim që digjej flakë.

S'di pse me erdhi ndërmëd ky kujtim fare i hershëm...
Por ende i kujtoj kompresat me ujë të ftohtë,e sidomos ato me uthull. Duhet të kem qenë fare i vogël, aq sa nuk duhet ti mbaja mënd këto kujtime. E megjithatë e kam thujase të freskët imazhin në kokë, aromat, dhomën, orenditë madje edhe shikimin tënd.
Tani jam i ulur këtu, edhe përpara vetes kam një fletë të bardhë. Më tremb bardhësia e saj! Ose më saktë zbrazëtia në të.
Më kot i qëndroj përsipër me orë e orë. Madje as nuk kam shkyer e prishur asnjë fletë për besë, siç ngahera e kam zakon të bëj kur shkruaj diçka. Dua të jem sa më artistik, e megjithatë asnjë gërmë nuk më bindet për tu lakuar në fletën e bardhë që me kall datën ashtu me shterpësinë e sajë.
Qënka e vështirë të shkruash për ty nënë. Më e veshtirë edhe se për veten. Ç'do fjalë, ç'do krahasim sado artistik më duken bajate të shpëlara të stërrthëna, pa mbarimisht larg asaj çfarë unë ndjej përbrënda. Ndaj nuk do ta lë më zbrazëtinë të më friksojë, ma merr mëndja kështu ndihen të gjithë kur shkruajnë për diçka të shtrenjtë.

Nga ai kujtim tejet i hershëm i fëmijrisë, meraku dhe përkujdesi yt kanë qenë bashkëudhëtarë të pandashëm në jetën time.
Mbaj mënd se si me ngjishje me rroba aq sa më dukej vetja si një thes i mbushur që ecen, sa herë bënte ftohtë. E teksa rritesha përkujdesjet e tua i shikoja si pengesa që më vinin në siklet përpara shokëve.
E teksa pergjigja jote e pandryshueshme edhe sot mbeti një :

- Por jam nënë mor bir...

E teksa larg njeri tjetrit qortimet për telefonatat, tashmë ishin frekuente.
Më kot përpiqesha të të bëja të llogjikoje pasi dje kishim folur.
Pergjigja ishte në po e njëjta :

- Por jam nënë mor bir...

- Dëgjo se po shikonim lajmet edhe atje te ju ishte shumë ftohtë, më mirë mos dil disa ditë në punë, ne nuk kemi nevojë për para... - teksa dëgjoje të qeshurën time i paraprije, kundërshtisë mbase paksa cinke nga ana unë - Mirë, mirë ti e di më mirë se ne gjithësesi, por jam nënë mor bir...

E habitsnme është në fakt që ne njerzit i marrim si të mirëqëna dhe si të sigurta shumë gjera në jetë. Pa e vrarë mëndjen se si. Njësoj si të ndezësh një dritë, e di që sapo të shtypësh çelësin dhoma do të ndriçohet. Është diçka e sigurtë... Në fakt e vetmja gjë e sigurtë është dashuria dhe meraku i nënës, që shkon përtej kësaj jete. Dhe ky mendim më bën të ndihem disi mosmirënjohës, ose ose jo në lartësinë e pritshmërive. Pastaj qesh me vete pasi pritshmëritë e një nëne s'kanë kufinj.
S'di pse pranvera më sjell gjithmonë e më pranë me imazhin tënd. Ose më mirë më pranë se zakonisht...
Ngase fakti që kam lindur në pranverë. Ose ngaqë natyra përsërit ciklin e kamotshëm si nënë plot ngjyra. Apo fakti që shpejt arfon data e festës tënde e mua do me duhet të mendoj për një dhuratë. Nuk di ta them...
E di që dhurata e vetme që do doje tani e pergjithmonë është të shohësh gëzim në sytë e mi nëna ime.

Sa e sa prapësira e telashe të kam shkaktuar. E di nuk jam nga ata fëmijët e mbarë të cilët i duan edhe vjerrat, por ti kurrë nuk ma ke bërë të me peshojë ky fakt. Madje edhe tani teksa vij në shtëpi ndonjëherë çakerrqejf si sarhosh e gjoja mundohem të ta fsheh ketë duke luajtur, ti nuk e bën veten qesh me mua.
Të mbaj në prehër siç ti më mbaje mua dikur gajasem dhe të qeshurat kumbojnë neperz shtëpi, me kot ankohesh gjoja se nuk je femijë që loz me ty ashtu.
Të tradhton drita e syve që gëzon, edhe e qeshura si prej fëmije.
Në fakt më je bëre si fëmijë nena ime ashtu e vogël e paktë, vërdallosesh me sytë gjithmonë tek fëmijët, hallet të kanë tkurrur.
E megjithatë ajo dore me rrudha teksa lëmon kokën time, dhe gishtat flokët krehin. Ka fuqinë të shëroje ç'do dhimbje, ç'do brengë, ç'do plagë. Është melhemi prej myshku hyjinish që vetëm nënat kanë nepër gishtërinj dhe gjuhë...
Nuk e di çfarë ka përtej universit, Nuk di çfarë na bën ne njerzit, njerëz.
Por nëse Zoti do të mishërohej ndonjëherë në një qenie njerëzore ajo do ishte Nëna.

Dhe ja shkrimin tim do e mbyllja pikërisht me këto fjalë,mirpo ti sikur të më kishe degjuar. Vjen lart në apartamentin tim dhe :
- sapo pash lajmet, merr edhe një batanije tjetër se do bëjë më ftohtë se mbrëmë.
Çohem të përqafoj edhe në mëndje me kumbon togfjalëshi

"Por jam nënë mor bir..."




Faleminderit dhe mos harroni , votoni dhe komentoni
ju dua shume !
 
Redaktimi i fundit:
Shumë të bukura
Poezi plot, ndjenja plot, dashuri plot, zemrat i paçi plot
Suksese të gjithëve.
Votova 12-tën.
 
Ritem njerez ritem se do mi trembni krijuesit , tregoni shembullin tuaj qe jeni artdashes dhe germadashuror

komentoni e votoni , por edhe analizoni

kemi nevoje per debate konstruktive :)
 
7. Nji urim per nanen tanve- Nje krijim qe me pelqej paralelizmi i perdorur.
Ne jemi nje shoqeri paksa ne thelb me paradokse dhe kotradita.
E kuptoj festen e nje gruaje apo nene njehere ne vit.
Por kjo grua,nene c`do dit nga pak,konsumohet,percmohet,jo te gjitha por shume c`ka ne tufen e gjinise tyre.
Atehere nis nga kjo e fundit,me permbledh satiren traxhike ne sens komik ai krijim.
Urime dhe krijimeve tjera!!
Te duam,respektojme dhe mbi te gjitha vlersojme Gruan.
Duke bere kete gje pa dallim gjinie apo statusi social.ne respektojme qelizen e shoqerise!
Ajde Pranvere te mbare per te gjithe!!
 
Ne jemi nje shoqeri paksa ne thelb me paradokse dhe kotradita.
E kuptoj festen e nje gruaje apo nene njehere ne vit.
Kurse une them se ne jemi nje shoqeri qe ende prioritet kemi familjen, prindin
Kete e verteton fakti qe ende jetojme me prinderit dhe perkujdesemi per ta.
Mbase brezat qe do vijne do jene ky target grup qe i paraqet ti...

Por si ne cdo shoqeri ka perjashtime ...
 
Redaktimi i fundit:
I lexova pak dje sot i lexova më me vëmendje teksa pija kafen.
Më pëlqyen por të them të drejtën prisja më mirë.
Sidoqoftë urime të gjithëve një herë.
Nuk do ndalem tek shkrimet një e nga një por do veçoja ato që më bënë përshtypje.

I vetmi shkrim që nuk kishte lidhje me temën ishte krijimi numër 9.
Dhe me siguri nuk më ka bërë përshtypje vetëm mua. E para ç'do muaj përveç temës që mbart ka edhe temë të lirë ndaj s'ka asgjë. Por më bëri habi që ishte i vetmi. Të kuptohemi është një nga shkrimet që më pëlqeu shumë. Dhe nuk dua ta shoh si jashtë teme përkundrazi duke qenë se festa është për gruan/nënën personazhi në tregim është femër (pasi jo domosdoshmërisht edhe autori duhet të jetë femër) kësisoj i përshtatet edhe temës.

Përshtypje tjetër më bëri fakti që pothuajse në ç'do shkrim gjen në fjalët, dorë dhe ledhatim...
Vetëm nënat kanë të tillë magji.

Një urim për të gjithë shkrimet ju lu lumshin duart.
P.S vota ime më vonë ?
 
Një sy të shpejt i hodha (pa i lexuar ende) se dashkan kohë. Sidomos ajo 8 dhe 12, syri më thotë që do jenë çik të lodhshme për tu lexuar, të shikojm nqs do rrjedhi leximi.

Suksese!
 
Jeni bërë shumë të urt, paqësor, vetëm fjalë të mira e të bukura thoni. Më duke ju paska trembur @Frank me analizat. ? apo unë?!?
 
Kte muaj do u rikthehem analizave konstruktive, ishalla nuk tremben prape lool
Nuk trembet robi nga analiza konstruktive.
Ka lezet pak komentim, argumentim mbi shkrimet jo pa to fare.

Tërë kjo “dashuri” sjemi më as në shkurt. ?
 
Pse ene ti shpatarake si Frank je ??
Të lutem mos e vërtit se ka diell edhe qërrohemi ?
Unë jam çik më keq se Franku, tek ato vitet e shkuara mund ti shikosh (ku Franku nuk ishte në fv ‘16,’17)?

Gjithsesi mos u merakosni sepse dorën e kam zbutur dhe personalisht analizoj shkrimin pa cënuar autorin. ( :
 
Unë jam çik më keq se Franku, tek ato vitet e shkuara mund ti shikosh (ku Franku nuk ishte në fv ‘16,’17)?

Gjithsesi mos u merakosni sepse dorën e kam zbutur dhe personalisht analizoj shkrimin pa cënuar autorin. ( :
Oj none tashi po e besoj që je mo e keqe pa i hy arkivës ?
Vetëm nga togfjalëshi "e kom zbut dorën"
Unë i kom fryk gjilponat lool
 
Vota ime shkon per : Nje urim per Nanen tanve.
Ju lumshin duart te gjitheve.?
 
Poezia e pare permbledh komplet cfare fjala "nene" mbart.
Ashtu me nje gjuhe te thjeshte ne fakt, ama mjaft goditese.
 
Ore ku i keni analizat?
 
1. Une...Ti

Pershkrim me fjale te embla pafund per nenen dhe kjo nuk eshte kurre e tepert.
Mund ta evitonte "nena im" ne cdo rresht.


2. I nderuar individ I 8 Marsit


Vargje te bukura ama pare nga titulli mendova se do i drejtohej vetem nenes, shoh qe i ka bere thirrje te gjitheve.
Mund te ishte paksa me e shkurter.

3. Ta pash shpirtin

Me pelqen edhe pse s'ka lidhje me nenen (kshu me duket mua te pakten).
Metaforat shume te qelluara.

Nderkohe per mua perseritja e saj i jepte force asaj poezie!
Pra, neper te gjithe ndryshueshmerine, rritjen dhe situatat e femijes qe behet burre, ajo mbetet cdo cast NENE.

Dhe nga ana kompozimit mua me erdhi mjaft muzikale ajo perseritje.

nejse,

Se cdo kush ka mendimin e vet :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top