Unë analizova disa copëza të shkrimit, por meqë po e bën personale dhe ke guxim të më tregosh mua nivelin, po të të sqaroj 2 pika:
1. Figurat letrare janë diçka dhe përdorimi kuturu i tyre është gjë tjetër. Ngatërrim fjalësh pa kuptim nuk është figurë letrare.
Prsh: “Nuk është shiu që bulëzon çadrën, por është çadra që bulëzon shiun.” Pra, kjo fjali në menyrën si e ke shkruar ti është komplet e pa kuptimtë.
2. Ndërsa për atë kthimin e ëmbël: thuhet “u ktheva duke përfytyruar atë mendim të ëmbël”. Pra mendimi, ndjenja, ka ëmbëlsi. Dhe ti Nev kam vënë re që e ke qejf abstraksionin por nuk e përdor në mënyrë të saktë.
3. Nuk pres të kuptosh analizen time. Se po ta kuptoje çfarë po them unë, i bie që nuk do shkruaje në ajër. Tani më thuaj: Cilin nivel ka kopshti dhe cila çerdhja?!
Hajd me të mira!