Kater Fasulet

Ad Adi

Antarë i Respektuar
Njëherë e një kohë ,në një mbretëri të largët jetonin dy princesha të vogla,njëra pesë vjece dhe tjetra tri vjece.Princesha e vogël ishte e bukur ,me flokë të verdha,fytyrë të rrumbullakët dhe dhëmbë të rregullt shumë të bardhë.Princesha e madhe ishte e shëmtuar,me flokë të errët,me një fytyrë trekëndore dhe me ca sy të dalë që trembnin të mëdhenj e të vegjël.Për shkak se në pallatin mbretëror bukuria cmohej mbi cdo gjë tjetër,dhe pas shumë kërkesave nga populli,prindërit e tyre vendosën ta mbyllin princeshën e shëmtuar në një kullë,edhe të mbanin pranë fronit vetëm princeshën e bukur.Pas ca kohësh,ata vdiqën,dhe princesha e vogël u zgjodh mbretëreshë.Ajo vendosi ta lironte motrën e saj nga robëria,por në vend që të tregohej mirënjohëse, motra e madhe,e cila e kishte kaluar gjithë fëmijërinë duke studiuar libra magjie,e mallkoi motrën e saj të vogël
‘’Unë humba gjithë fëmijërinë time,’’tha magjistarja’’,por ti o motra ime nuk do të kesh kurrë një fëmijë’’.
Mbretëresha u dëshpërua.Ajo thirri në pallat gjithë mjekët dhe magjistarët e mbretërisë ,por askush prej tyre nuk mundi ta thyente mallkimin.E zemëruar,mbretëresha u dha urdhër rojeve që tu prisnin kokat të gjithëve.Një ditë prej ditësh një parukiere u shfaq në oborrin e pallatit.Ajo kishte dëgjuar për mallkimin ,edhe u kërkoi rojeve të pallatit që ta conin tek mbretëresha ,sepse ajo dinte si ta zgjidhte mallkimin.Kur e cuan përpara mbretëreshës,parukierja nuk u përkul ashtu sic bënin të gjithë,por qëndroi në këmbë dhe buzëqeshi.Mbretëresha nuk i dha rëndësi.
‘’Ju keni thënë se mund ta zgjidhni mallkimin’’,tha ajo ,duke i hedhur parukieres një vështrim mospërfillës.
‘’Po madhëria juaj’’,tha parukierja,’’unë mund ta zgjidh mallkimin e shterpësisë’’.
‘’Mjekët dhe magjistarët më të mirë të mbretërise nuk mundën ta zgjidhin këtë mallkim’’,tha mbretëresha’’,dhe unë ju preva kokën.Edhe juve do tju ndodhi e njëjta gjë nëse dështoni,por nëse ja dilni mbanë dhe më clironi nga mallkimi,atëherë do tju jap gjithe arin dhe argjendin që ndodhet në thesarin
tim”.
‘’Ndajeni arin dhe argjendin në popull ,madhëria juaj ’’,tha parukierja,dhe pastaj nxorri nga canta tri fasule, një në ngjyrë të bardhë, një në ngjyrë të verdhë ,dhe një në ngjyrë blu.
‘’Fasulja e bardhë’’ ,tha parukierja,sepse fëmija do të ketë lëkurë të bardhë,fasulja e verdhë,sepse fëmija do të ketë flokë të verdha,dhe fasulja blu sepse fëmija do te jetë prej gjaku blu’’.
Parukierja i futi të trija fasulet në flokët e mbretëreshës,dhe pasi i mblodhi
flokët në formë lëmshi, i lidhi me një fjongo.
‘’Mbajini flokët të lidhura për nëntë muaj,madhëri, dhe pas nëntë muajsh,kur unë të jem kthyer sërish,do të festojmë lindjen e fëmijës suaj’’,tha parukierja ,’’dhe pastaj rrëmbeu cantën e saj dhe u zhduk. As rojet dhe as mbretëresha nuk e panë se nga iku.
Mbretëresha ,duke menduar se parukierja ishte tallur me të,dha urdhër ta gjenin dhe ti prisnin kokën.Pastaj thirri shërbëtorët dhe i urdhëroi ta zgjidhnin lëmshin e flokëve,por fjongoja ishte lidhur kaq fort,sa askush nuk mundi që ta zgjidhte.Kur dikush tentoi ta priste fjongon me thikë,thika u kthye dhe vetë në një fjongo.Në fund,mbretëresha u dorëzua,dhe vendosi të priste derisa të kthehej sërish parukierja.
Atë natë ,pasi mbretëresha dhe shërbëtorët ranë të flinin,ndërsa rojet po dremisnin përpara dyerve,motra e saj magjistare hyri nga dritarja e hapur e dhomës së gjumit,ju afrua mbretëreshës, dhe futi një fasule të zezë brenda flokëve të saj.
‘’Fasule e zezë,si fati i kësaj fëmije’’,tha ajo,dhe pastaj u zhduk përsëri andej nga kishte ardhur.
Pas nëntë muajsh lëmshi i flokëve ishte rritur dhe rënduar ,dhe atëherë parukierja u shfaq përsëri, e zgjidhi lëmshin,dhe pa brenda tij një fëmijë të vogël.Fëmija ishte vajzë,dhe shumë e bukur,me lëkurë të bardhë,dhe flokë të verdha.Por ,flokët e fëmijës ishin të lidhur me flokët e nënës.Në fakt,ato ishin të njëjtat flokë.Mbretëresha,që donte ta shihte fëmijën,i kërkoi parukieres që ti priste flokët,dhe ta ndante fëmijën prej saj.
‘’Kurrsesi mos i prisni flokët ,madhëri’’,tha parukierja’’,sepse motra juaj e madhe ju ka mallkuar sërish.Flokët tuaj janë një flok i vetëm tani,ashtu sic është një edhe jeta juaj .Nëse i prisni flokët,do ta ndani jetën tuaj në dysh,dhe atëherë ju edhe bija juaj do të vdisni.Dhe ,nëse një ditë njëra prej jush do të vdesi,edhe tjetra do të vdesi’’.
Mbretëresha u dëshpërua,por nuk pati c’të bënte.Meqënëse ajo nuk mund të kujdesej dot për fëmijën ,caktoi parukieren si dadon e saj,dhe i urdhëroi rojet tja lidhnin këmbën pas krevatit,që të mos ja mbathte.Kështu parukierja qëndroi në pallat dhe u kujdes për princeshën e vogël.

Vitet kalonin njëri pas tjetrit.Rritej princesha, rriteshin edhe flokët e saj.Tashmë ato ishin aq të gjata ,sa princesha e vogël mund të dilte deri tek dera e dhomës,por nuk shkonte dot më tej sepse flokët tendoseshin,dhe ajo shtyhej prapa.Ndërkohë ,mbretëresha kish dhënë urdhër që litari me të cilin parukierja ishte lidhur pas krevatit,të zgjatej po aq sa dhe flokët e princeshës. Pasi kaluan edhe disa vjet,flokët ishin rritur aq shumë,sa princesha mund të dilte deri tek porta e pallatit,por jo më tej.Pastaj erdhi një ditë dhe mbretëresha ra na shtrat e sëmurë.
‘’Unë po vdes’’,i tha mbretëresha parukieres ,’’a mund ta ndani vajzën time prej meje,që ajo të mund të jetoj’’?
‘’Unë nuk kam aq fuqi,madhëria juaj’’,tha parukierja’’,por di një rrugë për tju shpëtuar.Ekziston një ujëvarë e cila quhet ujëvara e jetës.Ujët e saj ,që zbret nga qielli, shëron cdo sëmundje dhe magji.Bija juaj duhet të shkojë poshtë ujëvarës,dhe ujët që do të zbresi nga lart,do ti ndajë flokët më dysh.Kështu mallkimi do të thyhet, dhe ju do të jetoni’’.
Meqënëse flokët ishin rritur mjaftueshëm,princesha vendosi të nisej për të kërkuar ujëvarën e jetës.Ajo udhëtoi tri ditë,dhe më në fund e gjeti ujëvarën dhe rendi drejt saj,por befas flokët u tendosën,dhe princesha u tërhoq prapa.Me siguri flokët kishin ngecur diku,dhe princesha u kthye prapa,dhe pa se dikush i kishte lidhur flokët e saj në një degë peme.Princesha hypi në pemë,dhe u përpoq ti arrinte flokët,por dega ishte shumë lart.Pasi ra nata, princesha zbriti në tokë,u mbulua me flokët e saj,dhe ra në gjumë.Ditën tjetër,një druvar i cili kishte ndjekur udhën e flokëve,e gjeti princeshën.
‘’Kush jeni ju?’’,tha druvari.
‘’Unë jam një princeshë’’,tha ajo,’’u nisa të kërkoja ujëvarën e jetës,dhe e gjeta,por dikush i lidhi flokët e mija pas degës së kësaj peme,dhe unë tani nuk mund ta arrij ujëvarën.Nese më ndihmoni,do tju jap flori dhe argjend’’.
Posa dëgjoi fjalët flori dhe argjend,druvari nuk priti asnjë cast,por nxorri sëpatën, dhe shpejt e shpejt e preu trungun e pemës.Princesha i zgjidhi flokët ,dhe vrapoi tek ujëvara së bashku me druvarin,por për fat të keq ujët e ujëvarës kishte ngrirë.Druvari nxorri një thikë,preu një copë akulli ,e mprehu mirë e mirë ,dhe pastaj i preu flokët e princeshës.Mallkimi u zgjidh ,dhe princesha nuk vdiq,por flokët u zhdukën dhe princesha humbi kujtesën.Tani ajo nuk mbante mend asgjë.Druvarit i erdhi keq për princeshën,dhe vendosi ta merrte në shtëpinë e tij.Dhe kështu princesha shkoi në shtëpinë e druvarit.Ai kishte një djalë,dhe djali u dashurua me princeshën.Pasi princesha tashmë nuk mbante mend as emrin e saj,druvari i dha një emër tjetër ,dhe pak më vonë e martoi me të birin.
Një ditë,teksa po lante rrobat në një govatë druri,princesha,e cila tashmë ishte bërë një vajzë e re, vuri re një plakë që po afrohej.Plaka nuk ishte askush tjetër vec parukierja e vjetër,e cila i kishte premtuar mbretëreshës se nëse e lironte,ajo do ta gjente vajzën e saj të humbur.Mbretëresha e kishte liruar,dhe parukierja ishte nisur në kërkim të princeshës.Kur e pa vajzën e re tek lante rrobat,ajo e njohu menjëherë,dhe u afrua dhe e përshëndeti.Vajza mendoi se kjo plakë e vjetër do të ishte e lodhur,dhe e ftoi të pushonte në kasollen e saj.
‘’Faleminderit’’,tha parukierja plakë,’’nëse më lejoni të qëndroj me ju sonte,nesër do tju jap flori dhe argjend’’.
Në mbrëmje druvari dhe djali i tij u kthyen nga pylli, dëgjuan fjalët flori dhe argjend,dhe i thanë plakës se ajo mund të qëndronte në kasollen e tyre deri nesër në mëngjes.Teksa vajza po shtronte darkën,parukierja fshehu një thikë brenda bukës.Kur vajza e theu bukën më dysh,thika i preu dorën ,dhe rrodhi gjak blu.Vajza u tmerrua,por druvari e qetësoi,dhe pastaj i tregoi gjithë historinë.Të nesërmen vajza dhe parukierja plakë u kthyen në pallat,por sapo mbërritën tek porta ,parukierja,e cila trembej se mbretëresha do ta lidhte përsëri pas krevatit,u zhduk pa lënë gjurmë.Vajza priti më kot që parukierja të kthehej,dhe pastaj shtyu portën,dhe hyri në pallat.Në sallën kryesore ajo pa një mal me vajza të lidhura këmbë e duar.Ato e kishin gënjyer mbretëreshën,duke u paraqitur si bija e saj e humbur.Mbretëresha nuk e mbante mend të bijën,por e dinte se bija kishte gjak blu,ndaj i kish dhënë urdhër doktorit që tu priste mishin vajzave.Pasi asnjëra prej tyre nuk ishte gjak blu,ajo kishte urdhëruar ti lidhnin këmbë e duar dhe ti flaknin njëra mbi tjetrën.Teksa vajza po kundronte atë skenë të frikshme, rojet e pallatit ja behën në cast,e kapën dhe e cuan përpara mbretëreshës.
‘’Kush jeni ju’’,tha mbretëresha,’’cfarë kërkoni në pallatin tim?’’.
‘’Një grua plakë më ka thënë se unë jam bija juaj e humbur’’,tha vajza,’’ajo më solli deri tek porta e pallatit dhe pastaj u zhduk.Prita që të kthehej,por ajo nuk u kthye më,dhe atëherë shtyva portën dhe hyra në pallat’’.
Mbretëreshës përnjëherësh i shkoi mendja tek parukierja.Kishin kaluar shumë vite qysh se ajo ishte zhdukur,pasi i kishte premtuar se do tja gjente të bijën.
‘’Bija ime e humbur ka gjak blu’’,tha mbretëresha ,’’unë do të thërras tani doktorin,dhe ai do tju presi mishin.Nëse gjaku juaj është blu,atëherë do ti liroj të gjitha vajzat,dhe do tju jap ar dhe argjend.Por ,nëse gjaku juaj është i kuq,atëherë do tju pres kokën juve,dhe pas jush gjithë vajzave të tjera’’.
Pas këtyre fjalëve ,mbretëresha i dha urdhër mjekut të saj që ta conte vajzën në dhomën tjetër,dhe ti priste mishin.Doktori e preu mishin e vajzës,dhe gjak blu rrodhi prej andej.Por doktori,i cili nuk ishte askush tjetër vecse magjistarja e ligë,e derdhi përtokë gjakun blu,dhe preu mishin e vet dhe e mbushi gotën me gjak të kuq.Pastaj ja coi gotën mbretëreshës,dhe ajo dha urdhër ti prisnin kokën vajzës.Kur erdhi dita e e ekzekutimit,gjithë populli u mblodh përpara pallatit.Xhelati ngriti sëpatën mbi kokën e vajzës,por në atë moment parukierja plakë doli me shpejtësi pas tij,dhe i preu kokën me thikë.Koka ra përtokë dhe u transformua në kokën e magjistares.Pas kësaj parukierja i preu mishin vajzës,dhe gjak blu rrodhi prej andej.I gjithë populli e njohu princeshën,dhe brohoriti,kurse mbretëresha kërceu nga froni dhe e përqafoi të bijën.Pastaj urdhëroi të zgjidheshin të gjitha vajzat dhe tu jepej ar dhe argjend.
Princesha nuk e harroi druvarin dhe të birin e tij,dhe u kthye sërish në kasollen e vogël.Ajo e bëri princ djalin e druvarit,dhe e mori me vete në pallat,por druvari refuzoi të shkonte me ta,sepse nuk donte kurrsesi ta braktiste kasollen e tij.Atëherë princesha u dha urdhër rojeve ta shembnin kasollen,dhe ti ngarkonin copat në një karrocë.Druvari shkoi pas tyre,dhe kur mbërritën në pallat,princesha dha urdhër që kasollja të rindërtohej serish në një cep të oborrit mbretëror.Pas kësaj,parukierja plakë u shfaq mes tyre.Mbretëresha i premtoi parukieres se nuk do ta lidhte më,dhe parukierja shkoi të jetonte me druvarin në kasollen e tij.Princesha dhe djali i druvarit lindën shumë fëmijë,dhe shpesh ata e kalonin ditën në kasollen e gjyshit të tyre ,i cili ju tregonte përralla të bukura,me princa dhe princesha.
 
Fenomenale, por megjithate kam i kritike te vogel — mos e quaj perralle perderisa nuk i dedikohet moshes se rritur (13+).
 
Pershendetje, nuk e di a ben shaka apo vertet do te botosh liber? se nuk te njihkam.
Nqs je serioz mblidhi perrallat te gjitha ne word.
Dhe mund te te ndihmoj ti dergojme tek dikush (pra shkrimtar femijesh) per vleresim si fillim.
Me vone botimi apo sponsorizimi nuk premtoj gje. Ama kopertinen dhr faqosjen mund te te ndihmoj une falas nese nuk ke mundesi.
Printimi gjej shtypshkronje se ka qe marrin lire.

Me vjen keq por nuk i kam lexuar sepse ishte sh e gjate. nqs jane me sh sr 1 histori ndaji nga njera tjetra
 
Pershendetje, nuk e di a ben shaka apo vertet do te botosh liber? se nuk te njihkam.
Nqs je serioz mblidhi perrallat te gjitha ne word.
Dhe mund te te ndihmoj ti dergojme tek dikush (pra shkrimtar femijesh) per vleresim si fillim.
Me vone botimi apo sponsorizimi nuk premtoj gje. Ama kopertinen dhr faqosjen mund te te ndihmoj une falas nese nuk ke mundesi.
Printimi gjej shtypshkronje se ka qe marrin lire.

Me vjen keq por nuk i kam lexuar sepse ishte sh e gjate. nqs jane me sh sr 1 histori ndaji nga njera tjetra
Po ju lexojini njehere,pastaj bisedojme. Duken ca te gjata,por jane te thjeshta per tu pertypur...Une i kam ne word dhe nese doni mund tjua dergoj. I kam cuar deri tani ne disa shtepi botuese,po me sa duket i kane hedhur ne kosh.
 
Goxha e bukur, me perjashtim te disa fjalive si "prerjes se kokave " dhe "prerjes se mishit" .Per cfare moshe supozohen te jen keto tregime imagjinare(sic tha dhe Diti)?
Xhelati ngriti sëpatën mbi kokën e vajzës,por në atë moment parukierja plakë doli me shpejtësi pas tij,dhe i preu kokën me thikë.Koka ra përtokë dhe u transformua në kokën e magjistares.Pas kësaj parukierja i preu mishin vajzës,dhe gjak blu rrodhi prej ande
Kjo pjesa pshm me duket shume horror per nje femij te vogel te moshes 5 vjec (nese i supozon perralla per femij te kesaj moshe)
 
Goxha e bukur, me perjashtim te disa fjalive si "prerjes se kokave " dhe "prerjes se mishit" .Per cfare moshe supozohen te jen keto tregime imagjinare(sic tha dhe Diti)?

Kjo pjesa pshm me duket shume horror per nje femij te vogel te moshes 5 vjec (nese i supozon perralla per femij te kesaj moshe)
Vallahi ,nuk e di as vete. Per kete po i pyes njerezit. Me ngjan se keto jane te tipit "+ 12"....Shkrimtari nuk e percakton dot as vlere dhe as kallepin e shkrimeve te veta. Jane lexuesit ata qe e percaktojne. Roald Dahl ishte shkrimtar i madh. Ne nje interviste,ai ka thene se "sa here qe lexuesit hapin librin tim ,une nis te shqetesohem. Nese ata do ta mbyllin,dhe do ta flakin,une kam deshtuar". Ishte 70 vjec kur e tha kete gje.
 
Vallahi ,nuk e di as vete. Per kete po i pyes njerezit. Me ngjan se keto jane te tipit "+ 12"....Shkrimtari nuk e percakton dot as vlere dhe as kallepin e shkrimeve te veta. Jane lexuesit ata qe e percaktojne. Roald Dahl ishte shkrimtar i madh. Ne nje interviste,ai ka thene se "sa here qe lexuesit hapin librin tim ,une nis te shqetesohem. Nese ata do ta mbyllin,dhe do ta flakin,une kam deshtuar". Ishte 70 vjec kur e tha kete gje.
Me pelqejn ,jo keq menyra se si e ke shkruar.Nese jan +13 jane ok .Mendoj se do kesh goxha sukses ?.Mos ndalo se shkruari ke goxha talent ?
 
Me pelqejn ,jo keq menyra se si e ke shkruar.Nese jan +13 jane ok .Mendoj se do kesh goxha sukses ?.Mos ndalo se shkruari ke goxha talent ?
Ndofta dhe ja dal. Nese je femer,shife njehere ate perrallen "Kupa e Kristalte". Kam frike se femrat do te me urrejne kur ta lexojne. Sidomos per fundin. I kam per shkruar si materialiste fanatike,qe presin kembe e duar per ca para me teper. Me ngjan se duhet ta ndryshoj fundin e asaj perralle.
 
Ndofta dhe ja dal. Nese je femer,shife njehere ate perrallen "Kupa e Kristalte". Kam frike se femrat do te me urrejne kur ta lexojne. Sidomos per fundin. I kam per shkruar si materialiste fanatike,qe presin kembe e duar per ca para me teper. Me ngjan se duhet ta ndryshoj fundin e asaj perralle.
E lexova dhe po te beja gati kritiken ?.Ndryshoje fundin se jep mesazh te gabuar...ku ka dashuri ka dhe "pasuri" .
Dhe ishte fjala "komplot" , zevendesoje me nje fjale me te thjesht per tu kuptuar nga femijet..."plan" pshm.Gjithsesi me pelqeu ne pergjithsi ??
 
E lexova dhe po te beja gati kritiken ?.Ndryshoje fundin se jep mesazh te gabuar...ku ka dashuri ka dhe "pasuri" .
Dhe ishte fjala "komplot" , zevendesoje me nje fjale me te thjesht per tu kuptuar nga femijet..."plan" pshm.Gjithsesi me pelqeu ne pergjithsi ??
Derisa te pelqeu,po e le keshtu sic eshte. Nese flasim per barazi gjinore,duhet te pranojme se femrat mund te behen po aq te liga sa dhe meshkujt.
 
Derisa te pelqeu,po e le keshtu sic eshte. Nese flasim per barazi gjinore,duhet te pranojme se femrat mund te behen po aq te liga sa dhe meshkujt.
Ah nese flasim per barazi gjinore me mire mos fol hiç ? .Ti pshm njeren nga vajzat e bere materialiste ndersa tjetren djallzore(pjesa qe e perdori djalin per te permbushur qellimet e saja) ?
 
Ah nese flasim per barazi gjinore me mire mos fol hiç ? .Ti pshm njeren nga vajzat e bere materialiste ndersa tjetren djallzore(pjesa qe e perdori djalin per te permbushur qellimet e saja) ?
Po,ke te drejte. Por ama,te dyja vajzat kryesore luftonin per dashurinë e tyre. Edhe princesha ,edhe vajza e adoptuar,i donin meshkujt qe kishin zgjedhur. Por,nuk i donin te varfer,dhe ketu nuk ka asgje te keqe,sepse kush e do varferine? Vetem "sherr-shamata" sjell ajo. Une psh, qe shkruaj perralla,jetoj ne nje dhome 10 metra katrore,nuk kam as pune,as leke. Madje nuk kam as tavoline,as karrike ku te ulem,dhe shpesh e kaloj diten i shtrire ne dyshemene prej derrase. Nese ju do tju duhej te zgjidhni dike,sigurisht nuk do te me zgjidhnit mua
,sepse do tju shkonte jeta per dreq. Ndaj une e shkrova keshtu. Mua me pelqen sensi materialist i femrave. Eshte si nje lloj shqise e gjashte per to....por nuk eshte e keqe,ose te pakten une nuk e shoh keshtu. Kush e mendon ndryshe,le te vij te jetoj me mua,se kam nje krevat portativ rezerve.
 
Faleminderit. Por une jam kurioz te dij,ju si mendoni,cfare eshte ky shkrim? Eshte perralle,tregim,legjende? Sepse une nuk jam ne gjendje ta percaktoj.
Përrallë
Unë kështu do e përcaktoja
Legjendat janë gojëdhëna
Tregimet janë të shkurtëra
Ndersa këtë do te sugjeroja ta botoje me foto ilustruese
 
Ok, tani as na thua per se bente fjale tregimi?
Punë princeshash, fronesh, se si motra ja fut motres , intriga, mallkime etj
Pra, motra vret motrën ku rëndom ndodh dhe në kohët ku jetojmë që vllau vret vëllanë, kushëririn, familjen etj
 
Përrallë
Unë kështu do e përcaktoja
Legjendat janë gojëdhëna
Tregimet janë të shkurtëra
Ndersa këtë do te sugjeroja ta botoje me foto ilustruese
Ja nje mendim ndryshe. Pajtohem me juve....jo per gje,po une vdes per perralla.
 
Punë princeshash, fronesh, se si motra ja fut motres , intriga, mallkime etj
Pra, motra vret motrën ku rëndom ndodh dhe në kohët ku jetojmë që vllau vret vëllanë, kushëririn, familjen etj
Une ja u thashe,nuk jane thjesht fantazi,kane shume elemente realiste brenda. Jane nje produkt i ambientit ku jetojme,i kronikes sone te zeze
 
Une ja u thashe,nuk jane thjesht fantazi,kane shume elemente realiste brenda. Jane nje produkt i ambientit ku jetojme,i kronikes sone te zeze
Fantazi e nderthurur me elemente aktualë
Unë prisja të mbyllej përralla kur u kthye vajza por ajo vazhdoi më gjatë se si tezja e saj i thuri prapë kurthin e vdekjes..
Shyqyr që jetuan të lumtur se fëmijët këtë do donin ta lexonin dhe jo vetëm ata☺
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top