Zjarri pranë burgut të Kosovës, ende pa autor

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Asnjë autor i dyshuar për zjarrin e madh që ra një ditë më parë në Lushnje e që rrezikoi seriozisht edhe burgun e Kosovës. Policia dhe forca të zjarrfikëses vijojnë të jenë ende në vendin e ngjarjes, ndërkohë që burime nga zona bëjnë me dije se flakët vazhdojnë të djegin hapësira me shkurre.

“Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, apo aksidental. Një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe po heton për autorët që për pak shkaktuan katastrofë”- thonë burimet policore.

Zjarri ra në komunën Fierzë dhe më pas është përhapur me shpejtësi. Për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në afërsi të Burgut të Kosovës në Belsh. Flakët i janë afruar edhe burgut, duke prekur murin anësor, por kanë ndërhyrë ekipet zjarrëfikëse dhe nuk kanë lejuar që zjarri të dëmtojë burgun.

Në vendin e ngjarjes mbërritën me urgjencë 2 mjete zjarrfikëse nga Elbasani dhe dy mjetet nga Lushnja, që punuan me orë të tëra për lokalizimin e vatrës.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top