Zhgarravina...dedikuar vetes!

Ne ditet me te erreta te jetes tende...mos kerko te gjesh pse-te neper dhomezat e lodhura te trurit tend...te shpirtit tend...
Hap nje dritare nga e cila do te hyj drite e forte dielli...e cila do te te beje te kuptosh se aty...atje...pertej...eshte dicka e mire qe te pret...dhe perhere ka pritur qe ti te mbeshtillesh ne krahet e saj...
Mos e mundo veten me shprehit e zakonshme "pse me ndodhin vetem mua keto?".
Xhaxhai yt te thote gjithmone..."mos harro vogelushe...ne kete bote te zhurmshme...gjithe kush eshte duke pritur dicka...duke u lutur per dicka...duke vuajtur...duke u perpjekur te buzeqeshin...e te kapen forte pas jetes...
Ndaj tek ty nuk dua te degjoj me fjalet "pse me ndodhin mua keto? Cfare paskam bere valle?
Ti s'ke bere asgje e vogla ime...ti thjesht je rritur dhe kupton se problemet nuk zgjidhen duke u ankuar...as duke qare...as duke u qurravitur...
Por duke u ngritur ne kembe...jo me duke pritur...por duke ecur me hapa te sigurt...te vendosur...e pa frike...
Jeta shpesh te ve ne prove...dhe shpesh ve ne prove njerezit qe me se paku e meritojne...ata me te butet...ata me te ndjeshmit...ata me te sinqertet...
Gjithe kush eshte duke luftuar per dicka...
Nese ke ushqim ne tavoline...e nese ke nje shpirte te mbushur plote me dashuri...atehere ti je njeri i pasur..thone...
Por njeriu qenka qenie e pa ngopur...ndaj vetem ankohet per jeten e tij te veshtir...
Ulur diku mes mikesh...po shijonim nje kafe pas pune...dhe sigurisht me shume se sa shija e kafes...ty te pelqen biseda me to...ndonse me natyrenne brisht...do te preferoje te qendroje vetem...per te mos biseduar...dhe pastaj ti je degjuese e mire...
Ato fillojne flasin per problemet e tyre...ti thjesht i degjon...dhe me vehte mendon se sa te veshtira jane jetet e tyre...
 
Duke degjuar problemet e tyre...ti harron te tuat...dhe mes gjithcka-je qe degjon thua...qenkam me fat...por pastaj kupton se edhe ti ngjan me to..sepse perhere gjene dicka qe nuk shkon...dhe kjo te bezdis...
Ato me pas harrojne dhe fillojne te bejne batuta...duke thene shkurt "ah lum si ti...qe nuk e vret mendjen...qesh e shikon veten me perpikmeri...
Floke te persosur...fytyre te persosur...trup e familje te persosur...je me shume fat e dije? Te thone duke te pare ne sy...me sy te qarte e te trishtuar per fatin tim te madhe...qe nuk kam lene aspak per to...por e paskam marre te gjithin une...
Cudi! Te jete kaq i persosur njeriu vall? Dhe te mos e dije?
Buzeqesha per te fshehur trishtimin...se ne ato momente nuk i ngjaja te persosures...por nje njeriu me gjake...me nje det pa fundesish brenda meje...qe perplaseshin ne kraharore...per te me bere me dije se jam ende gjalle...
I ngjaja nje pulbardhe te marrosur pas detit...e cila fluturon siper tij...duke gjetur vendin e saj...token e saj...se ku duhet te qendoj...
Por pulbardhat rrall qendrojne..duken te persosura kur i sheh...delikate...e si c'do gje e brisht edhe ato duket se nuk i perkasin as tokes...as qiellit e as detit...dhe duket se kjo eshte pjesa me e veshtire e jetes...
Te jesh gjithe kund ...pa ditur se ku duhet te qendrosh...
Por ne ditet me te zbrazeta te jetes tende...mos kerko asgje te ndryshosh...ti e di se je krijes e forte...dhe te duhet shume pak...fare pak per te buzeqeshur...
Dhe kete nuk ke arsye ta kerkosh mes njerezve...as te ankohesh...ti thjesht je perzgjedhur per momentin te kalosh nje dallge e stuhi...nga e cila jam e bindur se ke per te dal jo vetem gjalle...por me e lulezuar se kurre...
Vajzat e forta nuk ankohen...ato qajne ne heshtje....per c'do pa drejtesi qe i'u eshte bere...
Edhe kur te zhgenjeheni...besoni ne njerez...ka perhere njerez te mire ne bote...
Edhe kur ju lendojne...mos ndal se besuari se ka njerez qe i'u duan per ate qe jeni...dhe kjo nuk ka te beje me persosmerine...
Por mbi te gjitha per difektet tuaja..
 
Mos resht se besuari...se menduari pozitivisht...se kuptuari njerezit dhe mendjet e tyre te cuditshme...
Sigurisht njerezit e keqinje do te te bejne te ndihesh keq...perseri e perseri...
Cfare do te besh ti?
Ti mos beje asgje...qendro e qete...dhe diten kur te marrin denimin e tyre...ti nuk do te qeshesh sigurisht sepse se ke ne natyre...por do te bindesh se zoti ka perhere sy...edhe ne ato dite kur te duket se gjithe problemet e botes te kane rene ty...
Mos u beje i ashper...mos e ndrydhe zemren...mos urre...
Keto ndjesi negative nuk duhet te te ndryshojne...as nuk te perkasin...
Mos harro se ka ende njerez ne bote qe luten per ty...gezojne e qajne bashke me ty...
Dhe per sa kohe i ke krahet e ngrohte asgje nuk duhet te te interesoj...
Ah,edhe dicka...
Le te shohin te persosuren tek ti...kjo ne fakte eshte gje e mire...shume e mire...
Bota nuk e kupton dhimbjen tende...as bejne perpjekjen me te vogel per ta vene re...
Ndaj me koken lart...me zemren plote me dashuri...ti buzeqesh...
Sidomos atyre qe nuk besuan...atyre qe nuk te vlersuan...dhe se kuptuan kurr se sa dashuri...miresi...e botekuptim kishte tek ti...
Mos deno askend...mos fajso askend...dije se per c'do gje qe te ndodhe ne jete ti je pergjegjes...ndaj mos i jep rendesi kurr gjerave te vogla...
Por beje gjithcka me zemer te madhe...beje me dashuri...dhe jam e bindur se kudo do te kete nje vend ku ti te ulesh e te qendrosh gjate...sidomos ne zemrat e njerezve te mire...
Bota eshte e mbushur perplote me te tille...ndaj mos ndal se besuari...
 
ff33a334a2f9039416b8ded83c18d0c5.jpg
Ne jete takojme njerez te ndryshem.
Dikush flet shume e dikush flet pak.
Ka njerez qe vishen bukur,e njerez te tjere qe nuk kane mundesi.
Dikush e largon trishtimin me ane te muzikes,e dikush tjeter me ane te loteve.
Kudo ku hedh syte shikon shpirtra te lenduar.
Ecen rrugeve te qytetit,dhe veshtron vajza te bukura por qe jane te vetmuara.
Dikush enderron per nje jete me te mire e dikush tjeter ta ben jeten e mire.
Dike do e kesh mike,e dikush tjeter do te te behet armike.
Do rritesh nje dite,do mesosh te lexosh syte e njerezve.
Do shohesh qerpike fallco e rrimel te zi,por do shohesh brenda atyre qerpikeve.
Do kuptosh se njerezit vuajne,se gjate jetes kane mesuar ti fshehin ndjenjat.
Nuk do qendrosh pergjithmone vetem,e as heshtur.
Nje dite do flasesh dikush do te te degjoje me vemendje e dikush do ngreje syte nga tavani kur te flasesh ti.
Do pish nje kafe me miket e tua,e do kuptosh sa me fat je.
Nje dite do te jesh ti optimizmi per te tjeret.
Fjala jote do kete peshe per te tjeret.
Ti pra qe hesht,qe ke frike te tregosh veten.
Ti qe fshihesh nga jeta.
Ti pra ti.
 

Attachments

  • ff33a334a2f9039416b8ded83c18d0c5.jpg
    ff33a334a2f9039416b8ded83c18d0c5.jpg
    21.9 KB · Shikime: 0
  • ff33a334a2f9039416b8ded83c18d0c5.jpg
    ff33a334a2f9039416b8ded83c18d0c5.jpg
    21.9 KB · Shikime: 0
I shkruaj shpesh javes se brendeshme tones...dhe nuk beje gabim qe e beje kete...sepse gjithcka brenda nesh reflektohet edhe se jashtmi...
Por sot mendova ti shkruaj botes se jashtme...ate qe shfaqet me sy te lire tek te tjeret...dhe pa dyshim..sikunder bota e brendshme jona reflektohet jasht...dhe bota e jashtme flet shume per njeriun brenda nesh...
Dje me nje miken time...duke ecur dhe biseduar ne trotuaret plot zhurme e perplot me njerez...na shkojne syte nje parfumeri...
Kthejme pak ketu? Me pyeti..
Sigurisht i'u ktheva e buzeqeshur...madje e lumtur...nese ka dicka qe me magjeps pas librarive...eshte pa dyshim nje dyqan parfumesh...cmendurish dhe aromash...qe te zgjojne te gjitha shqisat e tua...e te bejne ti dashurosh pa fundesisht...
Nuk jam natyre qe kerkoj e kerkoj...madje aspak e bezdisur...
Syte e mi e dallojne perhere ate qe me duhet...perhumbur mes raftesh te qelqte...syt e mi u rrembyen pas nje parfumi i cili dukej se kishte qendruar aty per te me pritur mua...
Impakti pare qe krijoj me gjerat ne pergjithsi...eshte edhe i fundit...nuk jam zhgenjyer kurr nga zgjedhjet e mia...intuita ime duket se nuk gabon kurr...
E marr ne duart e mia...e hap dhe ndjej se ajo gje e vogel..mbante brenda saj nje magjepsje...nje marrosje...e cila do te me bente ta dashuroja menjehere...
Nderkohe mikja ime vazhdonte te kerkonte...e pa lodhur...per dicka qe do ti pelqente...
Zgjodhi me ne fund nje parfum...e nuhati...e pelqeu cmendurisht...
E verteta eshte qe po...ishte me te vertet arom e kendeshme...dhe menjehere vendosi ta blej...
Pasi dolem te dyja te lumtura...te zhytura totalisht ne nje magjepsje aromash e dehjesh...
Dhe mendoja me vehte...se sa pak duhet per te lumturuar nje njeri...nje arom nje deshire e nje plotesim i momentin ka aftesine te te lumturoj pa mas...
E djeshmja na rrembeu me embelsine e aromes se sapo blere...
E sotmja erdhi ndryshe...
U takuam serisht me miken time...dhe e pyes...nuk je parfumosur me parfumin e ri?
Jo me tha...atij nuk i pelqeu edhe aq...mua mu duk i mire dje...por ai me tha se duket si aromat e viteve 60...
Qesha dhe u trishtova njekohesisht...
Old is gold i thash...megjithate...doja te dija nese ty te pelqeu...pak me intereson mendimi tij...
Mua me pelqeu shume tha...
Kjo ka rendesi i'a kthej...
Se cfare do ti...se cfare pelqen ti...se cfare te bene te lumtur ty..
 
Ti duhet te kuptosh se perpara se te kenaqim kenaqesit e gustot e dikujt tjeter...duhet te kuptojme se a eshte vertet ajo qe duam ne? Apo eshte thjesht ajo qe te tjeret presin nga ne...
Personalisht i urrej meshkujt qe vendosin se cfare te pershtatet ty...se cfare te shkon ty...se cfare te duhet ty...
Jam dakord qe eshte bukur kur te jep nje mendim...te blen nje dhurat...por jo te shprehi pa kenaqesi ne gjerat qe bene dhe blen ti...
Para se te jesh partnere dikujt...ti je ne mardhenie se pari me veten tende...me qenien tende...dhe cfare te shkon dhe cfare te duhet ty...e di vetem ti...
Asnjehere nuk me ka interesuar mendimi te tjereve...se paku ne gjerat qe beje dhe bleje...
Nese dicka-je i jepem me shpirt...e dua me shpirt...kush je ti...te thyesh boten e brendeshme timen?...
Se pari nje partner duhet te jete miku yt...pastaj njeriu qe ndan jeten...
Sigurisht kam kaluar ndoshta shume gjera ne jete...qe me kane mesuar...me kane bere te besoj me shume ne njeriun qe jam...ne boten time...
Per sa kohe une nuk e prek boten tende...te krijoj rremuj aty...ti me cfare te drejte...vendos se cfare me shkon dhe cfare me pershtatet mua?
Mora rastin e saj per te shprehur nje pa kenqesi ndaj meshkujve posesiv...dhe ndaj femrave qe i'u binden atyre...
Respektoni hapsirat e tjetrit...lirin per te jetuar...zgjedhur...dashuruar jeten sic ai do...
Mund te ndodhe te jem e cmendur...e lojtur...e heshtur...e trembur...sepse jam femer dhe ne qenien e saj luftojne gjithe ndjesite e mundeshme...
Por nje femer kurr...kurr...kurr nuk duhet te lejoj te behet sic te tjeret duan...
Nese dicka me pelqen mua...me bene mua te ndihem mire...askush nuk ka te drejte te thyej ne copeza shpirtin tim...dhe deshiren time per ta dashuruar jeten ne menyren qe di...
Ndaj ne jemi te lumtur se pari sepse ndihemi mire me veten...me jeten...dhe me pasionet e deshirat qe kemi gjithe secili prej nesh...
Lindem per nje arsye...ndaj ti japim emer asaj...
Si kam kuptuar kurr meshkujt e till...
Nje femer e lire...nje femer e cmendur...nje femer qe gjene perhere kohe per pasionet e deshirat e saj...jam e bindur se do gjeje kohe edhe per ty...gjithmone...ne c'do kohe...per sa kohe ti nuk i cenon te drejten per ta pare boten me syt e saj...
Behu mbeshtetje...krahu ne te cilin ajo ndihet e mbrojtur...e sigurt...jo vendi ne te cilin ndjen se nuk i perket...
Ndoshta edhe une kam duruar shume...kam kaluar shume gjera ne jete...dhe madje kur u perpoqen te me ngurtesonin...nuk arriten dot...sepse me butesi...me ciltersi...me thjeshtesi...une duket se mora vendin qe meritoj...
Kur kuptuan se nuk munden te me ndryshonin...u dorezuan...
Une thjesht kam natyren time...boten time...dhe askush nuk ka te drejte ti preki ato...
Nese i sheh si une...ti je krahu im...nese i deformon...mbrapa diellit shkofsh...
Jeta na eshte dhene per ta jetuar vetem njehere...ndaj nuk duhet shperdoruar duke u sjell sic te tjeret duan...
Une perpos cilesive pranova te metat e tua...ndaj le te ndajme te metat bashke...pa i ndryshuar...per sa kohe ato nuk demtojne nje mardhenie...
Nje femer te dhuron jeten e saj...te dhuron boten e saj...nese ti i dhuron asaj boten per ta pare me syte e pa trembur...
Te ecesh me koken larte...dhe te duash gjithcka qe zoti ka dhuruar tek ti...
Se pari duhet te duam veten...dhe te na duan per ate qe jemi...
Dashuria nis nga aty...
Kushtojini kohe vetes...blini ate qe ju pelqen...dhe le te dali e gjithe bota kunder...
Ti nuk ke lindur te plotesosh tekat e askujt...pervec vetes...
Nje egoizem i paster...nga i cili ti tregon se je nje qenie unike...e vecant...dhe nuk ke ardhur ne kete bote per te plotesuar boshlleqet e dikujt tjeter...
Por te ecesh ne te njejtin hap me te...
Krye larte...e buzeqeshur...krenare per njeriun qe je...ne c'do kohe...ne c'do stine...
 
Ti duhet te kuptosh se perpara se te kenaqim kenaqesit e gustot e dikujt tjeter...duhet te kuptojme se a eshte vertet ajo qe duam ne? Apo eshte thjesht ajo qe te tjeret presin nga ne...
Personalisht i urrej meshkujt qe vendosin se cfare te pershtatet ty...se cfare te shkon ty...se cfare te duhet ty...
Jam dakord qe eshte bukur kur te jep nje mendim...te blen nje dhurat...por jo te shprehi pa kenaqesi ne gjerat qe bene dhe blen ti...
Para se te jesh partnere dikujt...ti je ne mardhenie se pari me veten tende...me qenien tende...dhe cfare te shkon dhe cfare te duhet ty...e di vetem ti...
Asnjehere nuk me ka interesuar mendimi te tjereve...se paku ne gjerat qe beje dhe bleje...
Nese dicka-je i jepem me shpirt...e dua me shpirt...kush je ti...te thyesh boten e brendeshme timen?...
Se pari nje partner duhet te jete miku yt...pastaj njeriu qe ndan jeten...
Sigurisht kam kaluar ndoshta shume gjera ne jete...qe me kane mesuar...me kane bere te besoj me shume ne njeriun qe jam...ne boten time...
Per sa kohe une nuk e prek boten tende...te krijoj rremuj aty...ti me cfare te drejte...vendos se cfare me shkon dhe cfare me pershtatet mua?
Mora rastin e saj per te shprehur nje pa kenqesi ndaj meshkujve posesiv...dhe ndaj femrave qe i'u binden atyre...
Respektoni hapsirat e tjetrit...lirin per te jetuar...zgjedhur...dashuruar jeten sic ai do...
Mund te ndodhe te jem e cmendur...e lojtur...e heshtur...e trembur...sepse jam femer dhe ne qenien e saj luftojne gjithe ndjesite e mundeshme...
Por nje femer kurr...kurr...kurr nuk duhet te lejoj te behet sic te tjeret duan...
Nese dicka me pelqen mua...me bene mua te ndihem mire...askush nuk ka te drejte te thyej ne copeza shpirtin tim...dhe deshiren time per ta dashuruar jeten ne menyren qe di...
Ndaj ne jemi te lumtur se pari sepse ndihemi mire me veten...me jeten...dhe me pasionet e deshirat qe kemi gjithe secili prej nesh...
Lindem per nje arsye...ndaj ti japim emer asaj...
Si kam kuptuar kurr meshkujt e till...
Nje femer e lire...nje femer e cmendur...nje femer qe gjene perhere kohe per pasionet e deshirat e saj...jam e bindur se do gjeje kohe edhe per ty...gjithmone...ne c'do kohe...per sa kohe ti nuk i cenon te drejten per ta pare boten me syt e saj...
Behu mbeshtetje...krahu ne te cilin ajo ndihet e mbrojtur...e sigurt...jo vendi ne te cilin ndjen se nuk i perket...
Ndoshta edhe une kam duruar shume...kam kaluar shume gjera ne jete...dhe madje kur u perpoqen te me ngurtesonin...nuk arriten dot...sepse me butesi...me ciltersi...me thjeshtesi...une duket se mora vendin qe meritoj...
Kur kuptuan se nuk munden te me ndryshonin...u dorezuan...
Une thjesht kam natyren time...boten time...dhe askush nuk ka te drejte ti preki ato...
Nese i sheh si une...ti je krahu im...nese i deformon...mbrapa diellit shkofsh...
Jeta na eshte dhene per ta jetuar vetem njehere...ndaj nuk duhet shperdoruar duke u sjell sic te tjeret duan...
Une perpos cilesive pranova te metat e tua...ndaj le te ndajme te metat bashke...pa i ndryshuar...per sa kohe ato nuk demtojne nje mardhenie...
Nje femer te dhuron jeten e saj...te dhuron boten e saj...nese ti i dhuron asaj boten per ta pare me syte e pa trembur...
Te ecesh me koken larte...dhe te duash gjithcka qe zoti ka dhuruar tek ti...
Se pari duhet te duam veten...dhe te na duan per ate qe jemi...
Dashuria nis nga aty...
Kushtojini kohe vetes...blini ate qe ju pelqen...dhe le te dali e gjithe bota kunder...
Ti nuk ke lindur te plotesosh tekat e askujt...pervec vetes...
Nje egoizem i paster...nga i cili ti tregon se je nje qenie unike...e vecant...dhe nuk ke ardhur ne kete bote per te plotesuar boshlleqet e dikujt tjeter...
Por te ecesh ne te njejtin hap me te...
Krye larte...e buzeqeshur...krenare per njeriun qe je...ne c'do kohe...ne c'do stine...
Ti duhet te mbash pergjejgsine tende ne te berit mire tek te tjeret dhe jo ti dergosh ata ne çole (aty ku perfundon dielli):D, misioni i jot i imi dhe i gjithkujte eshte te bejme mire, te respektojm tjetrin pa dallime.

Edhe boll me keto pikat akoma nuk hoqe dore :)
 
Ti duhet te mbash pergjejgsine tende ne te berit mire tek te tjeret dhe jo ti dergosh ata ne çole (aty ku perfundon dielli):D, misioni i jot i imi dhe i gjithkujte eshte te bejme mire, te respektojm tjetrin pa dallime.

Edhe boll me keto pikat akoma nuk hoqe dore :)
Hahahahahahhaa o Ar djali ti je?
Nuk heq dore nga pikat une...nese nuk do te ishin pikat nuk besoj te me njihje apo jo?
 
Eshte e veshtire...dhe kupton se je asgje ne kete bote kur sheh se si te shembet gjithcka perpara syve...
Jemi thjesht kalimtare...jemi thjesht njerez ose krijesa e cila nuk zoteron dhe nuk i perket asgje...
Sepse kjo eshte e verteta...luftojme...punojme...gezojme...dhe nuk kemi kurr asgje ne dore...per te cilen te thuash "kjo eshte imja"...
Nderton dicka...blen dicka...dhe ne nje sekond te vetem shembet perpara syve te tu...
Ketu realisht nuk eshte fjala vetem per termetet...por per jeten ne pergjithsi...
Realisht keto gjera nuk me bejne pesimiste...por me lejojne ta shoh jeten ne nje kendveshtrim ndryshe...
Eshte e veshtire ta thuash se nuk te perket asgje...kur ti ke luftuar kaq shume per ta patur...ke punuar...ke sakrifikuar nga jeta e ditet e tua...dhe me keq ardhje te duhet ta pranosh se ajo nuk te perket...
Ndonjehere mendoj se as qenia jote nuk te perket...
Muaji tetor eshte disi i dhimbshem...ku flitet dhe lexon shpesh dhimbjen te shprehur kudo...
Luften qe vret mijra gra c'do dite...kanceri i gjirit...
Nuk jam mesuar ose nuk flas shume per keto gjera...jam mesuar te shkruaj per jeten...dashurine...njerezit...dhe ta shoh me syrin pozitiv te gjithe kete..
Por duke lexuar kaq shpesh...duke pare se sa femra ne bote perballen me kete semundje te qelbur...nuk kam se si te qendroj indiferente...
Nuk po flas per veshtirsite qe ato kalojne cdo sekond...luften per jeten...dhe durimin qe kane kur perballen me veten perpara pasqyres dhe shohin nje tjeter njeri...
Por njeriun qe humbasin brenda vetes...ne c'do copez te hequr prej mishit te tyre...bashke me te...iken dhe nje pjese e shpirtit te tyre...i cili lufton...lufton dhe serisht gjendet perball pikepyetjes...a ja dola? A ja hodha kesaj semundje?
Nje pergjigje qe ato nuk e dijne asnjehere...e qe luten te rezultoj negative...
Se di te tilla gjera me bejne te jem mirenjohese per c'do gje qe kam dhe c'do gje qe kam kaluar...
 
Me bene te kenaqem me gjithcka kam...dhe perpos gjithe vuajtjeve qe kalon nje njeri..te behesh njeri me i mire...njeri me i forte...
Te jesh mirnjohes se pari sepse ke nje shendet te mire...
Me besoni se asgje...absolut asgje...nuk egziston perpara shendetit...
Nese nuk vuan nga asnje semundje...atehere quaje veten me fat...
Ka njerez ne bote qe vuajne...vuajne dhe vuajne kaq shume...perballen me dhimbjet shipirterore...me dhimbjet fizike...dhe serisht jane te forte...
Femrat sidomos nuk kam fjale per to...se sa shume guximtare...se sa shume te forta...se sa shume durojne...dhe kapen forte pas se vetmes shpres per jeten...dhe luftojne deri ne momentin e fundit...per te mos u dorezuar kurr...
Ndaj ndalo nje sekond..ktheje koken pas...dhe shih se sa pasuri ke prane vetes...dhe nuk eshte fjala as per shtepi...makina...e ku di une...
Eshte e gjitha brenda teje...te japesh dhe te marresh dashuri c'do dite...
Te jesh falenderuese per gjithcka ke...dhe te mos ndihesh sikur gjithe problemet e botes te kane rene ty...
Sigurisht edhe une beje pjese tek ato njerez qe kalova shume...kaq shume...por gjithcka...me beri nje njeri me te mire...me te forte..dhe me kembe ne toke...per te kuptuar...se per sa kohe ke nje shendet...nje familje...dhe buke ne tavoline...ti je njeriu me me fat ne bote...
Ndonjehere gjerat qe te ndodhin ne jete te gjejne te pa pergatitur...por mesohesh me to...dhe beson se gjithcka ne jete ndodhe per nje arsye...
Ka kaq shume gjera te dhimbshme per te cilat te flasesh c'do dite...
Por do ta ndal ketu dhimbjen...nuk dua te flas me per te...
Dua ti drejtohem te gjitheve ju...qe qani shpesh per kaprico te vogla...
Per te patur nje jete mbreterish...apo sidomos per ate te dashurin qe iku dhe ju la...
Oh me ndjeni...jini mirnjohes per gjithcka keni...besoni ne veten tuaj...dhe mos u dorezoni perpara asgje-je...behuni pozitiv...dhe mos e rendoni veten per gjera te vogla...
Beni yoga...meditoni...jetoni...dashuroni...dhe mos lendoni askend...dijeni se atje lart..eshte dikush gjithmone zgjuar...per te pare pa drejtesite qe ju behen...
Shkoni ne kurse kercimi...kango-je...zumba...beni nje jete te shendetshme dhe te mbushur perplot me veten tuaj dhe njerezit qe doni...
Sigurisht...beni dashuri...dashuria i bene njerezit me te bukur...me te lumtur...me te forte...
Gaboni...mos jini perfekt...nje bote e mbushur me perfeksion eshte e merzitshme...jane emocionet...krijimi...deshira per ti bere gjerat me pasion...ato qe i japin drite jetes...
Jeta nuk na perket...ama mos harroni se jemi krijuar per ti marr c'do te mire asaj...per aq kohe sa do jemi...duhet te jetojme cdo dite...
Nje dite do te jemi pluhur...e hi...
Ndaj sot qe jemi me trup dhe shpirt...le ta dashurojme jeten...dhe te marrim me te miren prej saj...
 
eci ngadale te mos bej zhurme, qe dyshemeja te me cik e mos te ndjeje dhimbje prej meje

.ndalem, hutohem e ja ku gjendem ne mes te nje trafiku

vrapoj si e pafaj edhe pse njeriu jeshil eshte bere akoma i kuq

tani jam ne banke dhe cuditem sesi leket behen flutura x metamorfozen time

thua ilacet e mia me ngjallin keto ndjesi ?!

ndjej nje mirazh te shfaqet ne pasqyren e dhomes sime dhe frika me kaplon.mahnitem dhe adhuroj...
 
Une jam nje vajze. Nje Femer, nje bije e dikujt... besoj , besova , dhe vazhdoj te besoj tek mireqenia njerzore.E akuzuar donjeher dhe mirekuptuar shume here. Kam bere te mira dhe me kane bere te mira. Per nje te keqe nuk i harroj tjeret te mira. Per nje gabim nuk e fug njeriun .Per ato qe i dua jam me ato deri ne fund , ne cdo te keqe e ne cdo te mire i qendroj prane... te mires mos i gjuaj me gur..
 
Cor ad cor loquitur...

Nuk je... por je prezente...,
Nuk mundem... por po mundohem...,
Nuk do... por te therras...,
Nuk te kam... por te afrohem.


Nuk je... por te ndjej,
Nuk je... por te shikoj,
Nuk je... por te degjoj,
Nuk te kam... por te mendoj.

Si audes e sodes...

Ngrohe... nje zemer 'te ftohte',
Shkrije... nje trup te shtrire,
Preke... nje enderr te ngrohte,
Ndize... nje zjarr te ngrire.
 
Redaktimi i fundit:
Kristal.

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

-Ismail Kadare.
 
@Didi
Po Ismaili paska zhgarravit kete per ty??

Tani, sinqerisht mesa mbaj mend une kjo teme ka qene me zhgarravina dedikuar vetes shkruar nga ne apo jo?

Nese nuk eshte keshtu atehere i lutem stafit ta coje postimin tim te momente krijimi.

Faleminderit!
 
@Didi
Po Ismaili paska zhgarravit kete per ty??

Tani, sinqerisht mesa mbaj mend une kjo teme ka qene me zhgarravina dedikuar vetes shkruar nga ne apo jo?

Nese nuk eshte keshtu atehere i lutem stafit ta coje postimin tim te momente krijimi.

Faleminderit!

Ke te drejt, nuk e di ne e mban mend. Por u be nje lemsh kur u hap ato kohe tema. Sepse u postuan disa gjera personale dhe disa te tjera nga dikush tjeter por te dedikuara vetes.

Per kete gje, tema u perdor si per shkrime personale dhe jo. Me mbas eshte hapur nje tjeter qe eshte kastile per krijime personale te antareve.
 
Nese endrrat do te kishin nje ngjyre...
do te ishte e gjelbra,
si shpresa...
per ti realizuar nje dite.


Nese shpirti do te kishte nje
ngjyre...
do te ishte e kaltra,
si qielli,
sepse si qielli dhe shpirti,
Jane te pafundme.


Nese dhimbja do te kishte
nje ngjyre,
do te ishte e zeza,
si erresira...
qe te kaplon kur ndjen dhimbje.


Nese gezimi do te kishte
nje ngjyre,
do te ishte e verdha,
si dielli,
sepse ashtu si dielli
gezimi na ndricon e na ngroh.
 
Shkruaj...

Shkruaj, shkruaj per ata qe kane humbur deshiren te shkruajne, shkruaj per ata qe nuk kane boje, shkruaj per ata qe nuk kane leter, shkruaj per ata qe nuk kane asgje per te thene por shkruaj edhe per ata qe kane humbur deshiren te shkruajne.
Shkruaj, shkruaj per ata qe nuk kane shpirt, per ata qe nuk kane zemer, per ata qe nuk kane mendje por edhe per ata qe nuk kane nje dore per te shkruajtur.
Shkruaj, shkruaj per emocionet, per te gjithe ata qe nuk kane kurajon te hedhin shpirtin mbi leter, shkruaj madje edhe per ata qe shkruajne.
Shkruaj, vetem shkruaj, sepse shkrimi eshte piktura e shpirtit, eshte tabloja e dukshme e ndjenjave, emocioneve, kujtimeve, perjetimeve.
Shkruaj, vetem shkruaj...
 
eci ngadale te mos bej zhurme, qe dyshemeja te me cik e mos te ndjeje dhimbje prej meje

.ndalem, hutohem e ja ku gjendem ne mes te nje trafiku

vrapoj si e pafaj edhe pse njeriu jeshil eshte bere akoma i kuq

tani jam ne banke dhe cuditem sesi leket behen flutura x metamorfozen time

thua ilacet e mia me ngjallin keto ndjesi ?!

ndjej nje mirazh te shfaqet ne pasqyren e dhomes sime dhe frika me kaplon.mahnitem dhe adhuroj...
Moza ahmeti ti je??
 
Ecja...dhe ndjeja se si kembet me dergonin kuturu...
Marrosem pas ndjesise se lirise...arratisjes...me nje flixhan kafe ne dore...e me muziken qe me shoqeron ne c'do hap...
Edhe sot..nuk zgjodha ti shkruaj dhimbjes...as diteve te zymta...qe duket sikur te marrin frymarrjen...me dhimbjen qe nuk di nese do mbyllet ndonjehere...jete njerezisht qe u shuan pa fajsisht...ne nje jete te mbushur me endrra...me deshira...me plane...dhe qe per fat te keq...zotit shpesh nuk i pelqejne ai e ka nje plan per secilin prej nesh...
Por sot nuk shkruaj per kete...u bene mjaftueshem dite...qe vuaj brenda vetes...pa mundur te shperthej ne lot...lotet kur mbyt dhembja...refuzojne te dalin..ngecin brenda teje...e duket sikur ngrijne ne sy...
Ecja dhe mendimet duket sikur me shtrengonin...
Dhjetorin e kam adhuruar...per festat...per ngjyrat qe i dhuron dimrit...e per ngrohtesine e familjes qe festat i sjellin njerezit me prane...
Iku edhe nje tjeter vit...duke menduar se si u mbyll..
Dhe e kujton mire kohen kur kishe shkruar saktesisht...se cfare deshiroje te te sillte ky vit...
Por...por...por.. ti ke nje pa fundesish..me por...
Dhe kenaqesh...buzeqesh...dhe thua "faleminderit zot" qe gezoj nje shendet te mire...dhe shendetin e gjithe njerezve te dashur...
Duke marr parasysh gjithe cfare ndodhe ne bote...ti je koshiente se kenaqesia me e madhe...eshte pikerisht nje shendet i mire...gjithe te tjerat jane pas tij...
Ecja dhe ndjeja freskin qe me perkedhelte butesisht fytyren...floket...gjithe qenien time...
E dashuroj Dhjetorin...dhe duket se edhe ai me dashuron...leshon embelsisht mbi mua rrezet e nje dielli...qe duket se kishte munguar...dhe une si natyre lozonjare...shijoj c'do prekje te tij...
Marrosem tek shoh se toka eshte nje vend mrekullisht e bukur...ndonse e pa sigurt dhe e frikshme...
Pastaj kthej koken pas meje...dhe shoh ndertesa te bukura...te larta...duket sikur njeriu i ka piktuaruar me dore...por nje ndjesi dritheruese me gjysmon...me bene te hesht...e te shoh...pa mundur te gjeje fjale...te pershkruaj se si ndihem...
Kthej koken perball detit...dhe me pas mbyll syte...dashuria ime per te...duket e pa fund sa edhe vete ai...dhe diku me tutje shikon te ankoruar traget te medhenje e te lart...perpara syve te mi...cuditerisht sot...gjithcka duket e lart e stermadhe...
Dhe ne...oh ne...jemi kaq te vegjel...ne kete bote magjepsese e madheshtore...te etur per te bere gjithcka sipas menyres sone...te pa ngopur disi...per te shfarrosur gjithe pastertine e saj...per te ndertuar ato ndertesa marramendese...
Qyteti im..nuk i ngjan asaj vajzes se dikurshme...te pa prekshme...te paster...te qelqte...te kristalte...
Duket se duart e njeriut e kane balcamosur...e kane leckosur...e kane pushtuar si te ishte armikja e tyre...dhe jo vendi ne te cilin linden dhe u rriten...
Dhe une...cuditerisht...po shkruaj per ate qe me larte thash se nuk do te shkruaja...
Cudi...
Por nuk mund ta ndalesh shpirtin te te udheheq...e cfare je ti para saj?
Une jam natyre e ndjeshme...dhe ndonse shpesh dukem si e ftohte...si nje njeri indiferent...e sikur asgje rreth meje nuk me intereson...
Por per fatin tim te keq...kam mesuar me kohen se ulurima qe ndjejme brenda...ndonjehere te izolon...dhe nuk di as te cirresh e as te bertasesh...
 
Por te heshtesh...e te qendrosh ne ate strehen tende...duke i dhene mundesine njerezve te hamendesojne lirshem...se cfare epiteti te te vendosin...
Por ti nuk e vret mendjen...madje aspak...ti e njeh veten tende...dhe nje njeri qe e di cfare shpirti ka...s'ka arsye te kete frike nga gjykimi i askujt...
Ecja dhe ndjeja se si disa ngjarje te tilla na bejne te shohim jeten ne nje tjeter kendveshtrim...me nje tjeter sy...
Kam filluar te mos e vras mendjen...te jetoj jeten ne menyren qe une di...edhe nese menyra ime e te te jetuarit nuk te pelqen...ky eshte problemi yt...
Nuk jemi lindur per te kenaqur askend perpara vetes.
Ditet si keto te bejne te jesh mirnjohese...falenderuese...
Te bejne te shohesh gjithcka me dashuri...dhe nese kishe ndonje grim urrejtje per dike...ti ske me vend ne zemer per ndjesi te tilla...
Dhjetori erdhi...bashke me te dhe festat...nje tavoline mbushur perplot me ushqim...me nje arom gatimi qe nuk te jep me deshiren e dikurshme per ta shijuar..
Nuk ndjejme me..uri...duket se jemi te ngopur me nje dhimbje tek e cila shpresojme te zhduket nga pak...
Dhjetori erdhi dhe ti i ngjan asaj pemes se krishtlindjeve e mbushur perplot me ngjyra...vecse disi pa jete...e nuk duhet shume per te na ndezur shpirtin...
Pak dashuri njerezore...nje buzeqeshje...nje perqafim...e nje fjale te ngrohte...
Ne vend te dhuratave te shtrenjta...mbushini zemrat me dashuri...dhe perqafoni njerezit e dashur...
Shijoni nje got vere...me ngjyre te kuqe si gjaku..e me shije te embel si puthja e dashurise...
Nuk eshte problem edhe nese e teproni...
Dukeni me te bukur kur vera pushton qenien tende...ndjen liri...dhe e qeshura qe kishte ngrir...shkrijne akujt dhe zemrat e gjithe kujt...
Dashuroni...mos kini frik edhe nese zhgenjeheni...gezohuni me faktin se provuat ndjesi te cmendura...qe zgjuan brenda jush nje tjeter njeri...nje njeri me te mire...sepse dashuria na bene njerez me te mire...
Ndaj...jetoni cdo dite...jetoni sot...e nesermja nuk dihet nese vjen serisht...
 
Ulur ne vendin tim te zakonshem tashme..ndjej se si gjithe ndjesite zhduken perpara syve te tu si nje mjegull..
Duket se ke filluar te mos ndjesh asgje...pervec nje supi te lehte..qe qendron ne trupin tend..nje pesh e cila te lejon te ecesh ne ritmin qe do..pa ndjere sikur gjithe pesha e botes bie mbi ty...
Tashme..duket se gjithcka i perket nje te kaluare te larget...
Perpiqesh me sa te mundesh...te kthesh pas ne kohe edhe njehere trurin tend...por duket sikur dikush..te te kete fshire gjithe memorien...dhe ty kjo gje nuk te pelqen aspak...
Pastaj..pastaj i thua vetes..se sido qe te jete..ty nuk kane se cfare te duhen ato gjera qe kane kaluar tashme...jane harruar me kohen..
Por zemra jote..ajo e dreqosura zemer...te kujton..se sado qe te perpiqesh te harrosh..per sa kohe gjenden ne brendin e saj...ti as e mjegulluar..e as harraqe nuk mund te jesh..
Ti je thjesht nje vajze e hallakatur...te ciles nuk i pelqejne me gjerat qe e trishtojne..dhe kjo te bind se sa je rritur..se sa kane ndikuar gjithe vitet ne tjetersimin tend...ne formimin tend...
Njerezit te shohin c'do dite..dhe e adhurojne buzeqeshjen tende...adhurojne pozitivitetin tend...ti e kupton kete kur ta thone aty ne sy...sa mire qe je e qeshur..e lumtur...
Dhe ti...oh ti fillon nxjerr edhe nje te qeshur tjeter...pi edhe nje gllenjke vere..dhe e percjell ashtu mes lotesh qe te mblidhen diku...diku brenda teje...dhe ti e dreqosura vajze...i gelltit ne stomakun tend..bashke me veren e kuqe..e bashke me sallaten jeshile..e disa kokrra ullinje qe gjenden pak me tutje...aty pertypen te gjitha...ushqimi dhe lotet e tu te pa derdhur...
Dhe njerezit..ohh njerezit...njerezit shohin dike qe ha e nuk shendoshet...dhe te kane zili edhe per kete e dije?
Ta thone ne sy..hengre sa per 3 vete..dhe prap vazhdon te jesh keshtu e thate? Ke vetem ate fytyre te rrumbullakosur...oh sa me fat je...
Se dijne...s'kane si ta dijne...se per tretje te mire te ushqimit..vajzen e gjore e ndihmonin lotet e saj...lotet e saj te pa derdhur...
E ajo qeshte...buzeqeshte...dhe i'u rrefente se zoti e kishte pare me sy te mire...
Por ditet ecin...dhe koha te shtrengon prej fyti..te mbyt...ta merr shpirtin...e te puth cmendurisht buzet..per te te ndjere se si ti e leshon frymen e fundit drejte saj...
Eshte nje ndjesi..te cilen ti nuk e do..por qe e bene ndonse jo vullnetarisht...por dhunshem...bindshem...heshtur...
Ditet ecin...dhe ti bashke me te...perpiqesh te gjesh ritmin e humbur...
Nese dikur ndjej kenaqesi kur shprehje se sa e dashuruar ishe..se sa shume dashuri kishte brenda teje...se ne fakte..dashuria i bene njerezit te duken me te bukur...dhe ti bertisje...doje qe te gjithe te degjonin se cfare zemra jote mbante brenda...
Oh ishe me te vertet e cmendur...dhe beje mire..sepse cmenduri te tilla nuk vijne me...dhe te te qenit kaq normale ty nuk te pelqen...
Sot perball detit...mjegullohen mendimet e mia..e shkojne pertej...si pulbardhat...qe afrohen...afrohen kaq afer sa me duket sikur do ti prek...por jo..ato tremben sapo shohin nje njeri ne territorin e tyre...largohen si te isha stuhi...si te isha rebesh...
Edhe mendimet e mia u ngjasojne...sapo trokasin tek une...ne dite si keto..kur eshte ftohte..e zemra ndjen edhe me shume..se sa lekura...mendimet arratisen...
Zvarritem ti prek..ti mbaj..ti shaj..ti gjuaj...por jo...ato ikin larg...
Pastaj..pas shpatullave te mia...ndjej nje dore...kthej koken dhe shoh nje zoteri qe mbante shallin tim ne dore..
-po fluturonte nga era me thote...te mos e kisha kapur kushdi ku do perfundonte..
-faleminderit i them...e marr dhe e hedh rreth shpatullave...e me pas struk fytyren time brenda butesise se tij...
Ngrihem dhe them me vehte: ohh ky paska qene shkak i te ftohtit qe ndjeja...si nuk e vura re kur iku nga une?..
Por cudi...ndose me ngrohu pak...vazhdoja te ndjeja ftohte...
E me syte e mbyllur..me fytyren nga dielli...ndjeva sikur dikush me shtrengoi forte...ndjeva ngrohte...ndjeva paqe..ndjeva dashuri..
Buzeqesha...dhe hapa syte...
Faleminderit dielli im...
 
Mos u dorezo, ec perpara. Koken ktheje mbrapa vetem per ta pare gabimin qe e bere
Lere lojen nganjehere te luhet vet, do t'i kuptosh e dallosh armiqte me lehte.
Ca gjera i ke ne duar ndersa ca nuk i ke, perse te merzitesh, sa te tjere jane me keq, a nuk i sheh?
Gezoj te mirat dhe shijoi ato, tani ne keto momente qe je duke jetuar
 
Nje zhgarravine vetes..
Ndonjehere me ngjan vetja si nje lume, e forte dhe ne gjendje te marrshoj ne cdo terren , ndonjeher kur eshte kohe vere ndihem si nje rreke ne nje shtrat te madh ku ecja kohet e dimrit.
Tani tek mendoj sa shume mendime i kam ndare me henen, sa here veten kam inkurajuar apo qortuar sa here syte kam drejtuar lart,apo larg..larg...kam harruar skam marre kurre ne konsideracion ato syte qe te rrine mbi lekure cdo dite, qe te pyesin cdo mengjes, qe jane edhe kur i perul, qe te ben te ndjesh se te perkedhelin floket edhe kur ske as edhe nje fije floku.. kur te din gjendjen nga tonaliteti, ku te vjen ne ditet qe je me vulnerabile e shikon qe te jep forcen e tije..
Si eshte kjo pune e drites dhe hijes, hija qe te ndjek nderkohe qe vershon si nje tiran perpara e nuk kupton qe ajo hije te eshte paterice, te eshte mbrojtje,te eshte mbeshtetje, te eshte i pandare...jm ndaluar dhe shoh bregun qe me prek e qe shikon kete curril te lodhur me gjithe hije, e bregut hija i ngjan drite, i ngjan se me jep jete.. e une si nje rrjedhe ne riliev rreshqas...ec... duke lene pas e vetedijeshme qe eshte,qe ishte, qe do jete ashtu ne heshtje,me durim dhe plot shprese!!!
 
Kam harruar te mendoj per veten.
Te thashe qe tani jetoj vetem per ty? ...e dhimbshme por krejtesisht e vertete dhe e paster tamam si vendi qe te rezervova ne shpirtin tim.
Prisja te jetoje aty perjtesisht por ty shume shpejt te merziti ngrohtesia e shpirtit tim.
E mban mend çme ke thene ne momentin kur vendosem te lidheshim? Jam e jotja pergjithmone dhe sdua te te prekin as me nje pupel shpirtin tend.
Ndersa tani je ti ajo qe me ben te me dhembe shpirti. Sa shume te dhimbka dhe goditja me nje pupel...
 
Tutte le strade della città sembrano ricoperte da un sottile strato di lenzuolo bianco.
Mi muovo con cautela come un auto senza fanali che cerca di non scontrarsi o peggio ancora di investire qualche povera anima.
L'ironia e la speranza mi accompagnano a braccetto.
La prima sorride in modo sarcastico, si prende gioco di me e muove i fili a suo piacimento come fossi una marionetta. E mentre ricambio il sorriso a testa alta, la speranza mi stringe forte la mano per non farmi inciampare.
Mi ritrovo così... a farmi strada con le mani come farebbe un cieco... vivendo il futuro, avvolto da questa nebbia nel buio più profondo.
 
Dje isha pesimiste,
një e marrë
që besonte
në të kundërtën e asaj
që shpresonte.

Sot jam optimiste
sepse jeta më preku
Jam ajo
që guxoj të shpresoj
atë që besoj.

E përpunuar nga Piet Hein
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top