Zgjidhja paqësore e Idrizit për krizën: Të mblidhen gratë dhe…

Kryetari i PDIU-*së, Shpëtim Idrizi ka shpalosur propozimin e ri që do të zgjidhë krizën politike në vend.

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar protestë ditën e hënë dhe bllokim të akseve rrugore në disa qytete, Idrizi propozon që të mblidhen forumet e grave të partive kryesore në vend.

Gjatë një takimi të organizuar në Akademinë e Arteve me Forumin e Gruas të PDIU, Idrizi ka propozuar që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave të PS, LSI, PD dhe PDIU që të zgjidhin krizën.

“Ne propozojmë që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave te PS, LSI, PDIU e PD që të zgjidhin krizën. Ky është propozimi i fundit i PDIU”,* tha Idrizi.

Duke vlerësuar rolin e gruas, ai theksoi: “Ne u renditëm forcë e dytë politike në Tropojë e Delvinë, ku kryetaret e PDIU ishin gra. Sa herë gratë dhe vajzat kanë qenë në detyra publike ajo detyrë është realizuar më së miri. Nuk mbaj mend të ketë pasur akuza për korrupsion për ministre gra, apo sjellje të deputeteve në parlament si ajo që kanë burrat”.

Mapo
 
emma-stone-excited.jpg

Ide e mire! Kjo mund ti heqe dhe sikletin Lul Bashes i cili po vazhdon tek cadra me shume per seder. Insistimi i tij ne ate proteste eshte qesharak tashme, dhe terheqja nga protesta do e ulte akoma me shume figuren e tij. Ne nje fare menyre vendimi i tyre do i bente te gjithe fitimtar e tua linte grave "fjalen e fundit".
 

Attachments

  • emma-stone-excited.jpg
    emma-stone-excited.jpg
    1.3 KB · Shikime: 0
Nga gjithe cfare kam lexuar e degjuar muajt e fundit per zgjidhjen e krizes ky propozim me duket me llogjiku dhe me i predispozuari per ti dhene fund maskarades nga te dyja palet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top