Zgjedhjet, në fletën e votimit edhe fotot e krerëve të partive

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mundësia që një zgjedhës të gabojë për të votuar subjektin politik që nuk dëshiron, për shkak të afërsisë së shkronjave nistore, do të jetë shumë e vogël. Kjo sepse në fletën e re të votimit, anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë vendosur që përbri emrit të partisë, të vendoset edhe foto e kryetarit të partisë politike. Edhe pse me sistemin e ri do të votohet për subjektin zgjedhor, në fletën e votimit do të jenë sërish kandidatët e pavarur. Edhe këta të fundit do të shoqërohen me një foto përbri emrit. Për me tepër së një orë, anëtarët e komisionit kanë diskutuar më dyer të mbyllura mbi përmbajtjen e fletës së votimit. Përpos disa batutave të shkëmbyera mes anëtarëve, komisioni për reformën zgjedhore ka kaluar pa shumë kontestime nenin që ishte hartuar pikërisht për këtë çështje.

Fleta e votimit

Për zgjedhjet për Kuvendin, zgjedhësi voton me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjithë zonat zgjedhore. Fletët e votimit për zgjedhjet do të përgatiten nga KQZ-ja. Ato duhet të jenë prej letre, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla, që të mos krijojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajë elemente sigurie, sipas përcaktimeve të KQZ-së. Anëtarët e komisionit kanë rënë dakord që në fletën e votimit të shënohen emrat e partive politike, koalicioneve apo kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. Këta do të vendosen sipas një rendi alfabetik të emrit të tyre. Përbri emrit, me propozim të republikanëve do të shënohet edhe fotoja e kryetarit të partisë politike, si dhe, foto e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit. Pra krahas siglës, shkronjave nistore, si asnjëherë tjetër në fletët e votimit që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme, do të shënohet edhe foto e kryetarit të partisë.

Koalicionet

Për çështjen më të debatueshme, atë të koalicionit, anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë vendosur që partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor të shënohen të renditura njëra pas tjetrës, në pjesën e fletës së votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Radha e renditjes së tyre do të përcaktohet sipas rendit alfabetik. Pra, për secilën nga partitë politike të koalicionit do të shënohet emërtimi i saj, së bashku me shkronjat nistore, si dhe foto e kryetarit të partisë politike. اdo partie politike anëtare e koalicionit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi. Edhe pse e kanë prekur këtë çështje, anëtarët e komisionit nuk kanë hyrë në detaje të tjera, edhe pse “të vegjlit” gjatë zhvillimit të mbledhjes kanë kërkuar se si do të llogariten votat brenda koalicionit.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top