Zbulohet! Enver Hoxha, djalë i Bimbashit

Bilderberg

Anëtar i ri
Zbulohet!; Enver Hoxha, djalë i Bimbashit
sp.gif
KASTRIOT MYFTARAJ

11/10/2008 LINK: GAZETA STANDARD
sp.gif
Në këto 17 vite dje është hedhur në tregun shqiptar botimi më sensacional. “Jeta e fshehtë e Enver Hoxhës”, shkruar nga Kastriot Myftaraj, zbulon lindjen e errët të diktatorit shqiptar, si dhe fëmijërinë e tij të përbuzur, si djalë kopil i komandantit turk, Bimbashit. Historitë orale të mbërritura deri në ditët e sotme nga Gjirokastra e viteve 1908, si dhe dëshmitarë të asaj kohe, por duke shfrytëzuar edhe nënkuptimet e shkruara nga vetë Enver Hoxha në librat, i kanë dhënë mundësi Myftarajt të zbulojë pjesën më misterioze, të panjohur deri më sot, se cili ishte Enver Hoxha, nëna e të cilit e lindi duke u bërë dashnore e Bimbashit. Si e përjetoi Enveri fëmijërinë e tij, përbuzja e tij për babanë zyrtar, Halil Hoxhën dhe tallja e mëhallës si Enveri i dy Halilëve (Halil Musa Bej ishte emri i komandantit turk). Por ky libër voluminoz prej 500 faqesh, nuk ndalet vetëm këtu. E gjithë historia e vërtetë e fshehur e jetës së Enverit rrëfehet si dëshmi e munguar e biografisë së diktatorit





Në fillim të vitit 1908, në Gjirokastër, ashtu si në të gjitha qytetet e Turqisë Evropiane kishte komitete të fshehta xhonturke, të cilët kishin filluar të bëheshin aktive, me synimin për të marrë pushtetin me puç. Autoritetet osmane kishin rënë në gjurmë të kësaj veprimtarie dhe bënin gjithçka për t’i kapur konspiratorët. Por, një pjesë e madhe e zyrtarëve të Turqisë Evropiane qenë, ose pjesë e konspiracionit xhonturk, ose dashamirës të tij, ose thjesht nuk donin të vepronin kundër tij, sipas parimit oriental se s’dihet ç’sjell e nesërmja, prandaj ta kemi mirë me të dyja palët. Në shënjestër të këtyre komiteteve xhonturke qenë zyrtarët osmanë, të cilët tregoheshin të zellshëm në përndjekjen e xhonturqve.

Një zyrtar i tillë ishte Bimbashi i Gjirokastrës, komandanti i xhandarmërisë, Halil Musa beu, një boshnjak. Dihet se boshnjakët qenë njerëzit më besnikë të sulltanit në Turqinë Evropiane. Halil Musa beu ishte bërë tmerri i xhonturqve dhe pas hetimeve të tij pritej që të arrestonte gjithë konspiratorët kryesorë xhonturq në Gjirokastër, të cilët do ta çonin në gjurmë të krerëve të konspiracionit në Janinë, Manastir dhe Selanik, ku ishte koka e konspiracionit. Prandaj u mor vendim nga konspiratorët që bimbashi të eliminohej. Por, vrasja duhej të kamuflohej sikur bëhej për çështje nderi nga shqiptarët, që të largohej dyshimi nga xhonturqit.

Halil Musa beu, një burrë i gjatë, i bukur, ezmer, ishte një feminist i njohur, për të cilin tregoheshin shumë histori rozë, kështu që kjo gjë nuk ishte e vështirë të sajohej një legjendë e tillë. Në janar 1908 konspiratorët i ngritën një kurth “Kazanovës” boshnjak. Nuk ishte asfare gjë e lehtë të kishe një histori dashurie me një femër myslimane në një qytet me doke konservatore osmane, si Gjirokastra, ku femra mbahej mbyllur në shtëpi, dhe jashtë shtëpisë dilte vetëm për të shkuar për vizitë, në mjedise femërore të caktuara, me raste e shoqëruar. Bimbashi për të bërë aventurat e tij të dashurisë, përdorte një mënyrë dinake. Bimbashi rekrutonte si spiunë dhe bashkëpunëtorë shërbëtorët që shoqëronin nuset e bukura dhe ata, në bashkëpunim me nusen, i çonin këto në takimin e dashurisë. Kjo ishte e lehtë, se femrat qenë të mbuluara dhe nuk njiheshin. Një nga këta njerëz të bimbashit qe edhe Mehmet evgjiti, shërbëtori i familjes së vëllezërve Hysen dhe Halil Hoxha. Mehmet evgjitin e përmend edhe Enver Hoxha. Në 12 prill 1979, Enver Hoxha, në një bisedë me Simon Stefanin, Sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Përmetit, tha ndër të tjera:

Në shtëpinë time, Ramon e Shamon që ishin evgjitë, i kishim si të shtëpisë. Plaku im, kur dërgonte mëmën time te nëna e saj, kur ajo ishte nuse e re e sapomartuar, i thoshte njërit prej evgjitëve që quhej Mehmet: “Merre Gjylon dhe çoje”, pa pyetur ishte natë apo ditë, aq besim kishte.

Mehmet evgjiti e çonte Gjulon, nusen e Halilit, në takimet e dashurisë me bimbashin, i cili në këto raste maskohej si dervish. Gjuloja ishte një grua e bukur, shtatgjatë, që e kishin martuar që në djep, me një burrë të shkurtër, të shëmtuar, të lehtë nga mendtë, të cilin nuk e donte. Në 27 prill 1979, Enver Hoxha do të thoshte në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror, duke folur për filmin shqiptar «Dollia e dasmës sime».

Në filmin që përmenda, tregohen në mënyrë prekëse zakonet e popullit tonë, tregohet jeta e nënave tona, të cilat i fejonin që në djep. Aty unë pashë edhe jetën e nënës sime. Një ditë gjyshi im, babai i nënës, siç më kanë treguar, rrinte i mërzitur në kafe.

-ا’ke more Jonuz, pse rri kështu i vrenjtur?, - e kishte pyetur vëllai i gjyshit tim nga ana e babait.

-Po ç’të kemi, më lindi vajzë, - i qe përgjigjur gjyshi.

-O..., punë e madhe, ta marr unë për djalin tim.

-Po ti s’ke djalë, - i ishte përgjigjur gjyshi.

-Nuk kam unë, por im vëlla, Nexhipi, ka Halilin -dhe aty për aty e kishin vendosur e i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit! Gjyshi qe kthyer shpejt i gëzuar në shtëpi dhe u kishte thënë familjarëve: e fejova çupën me të birin e Nexhip Hoxhës. Kaq e kishte pasur fejesa e nënës sime me babanë tim. Të tilla ngjarje na kujtohen në këtë film.

ثshtë shumë domethënëse se Enver Hoxha këtu nuk tregon as respektin më të vogël për babanë, duke thënë diçka si: megjithëse në këtë rast nënës sime i doli mirë, por në shumicën e rasteve këto lloj fejesash qenë fatkeqe për vajzat. Merret vesh, këtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe përçmimin e nënës së tij ndaj burrit të saj, gjë të cilën Enveri e ka perceptuar qartë që në moshë të vogël.

Nëna e Enverit, të cilën e thërrisnin shkurt «Gjulo», emrin e plotë e kishte Gjulistan, që do të thotë në shqip «bahçe trëndafilash» (në të folmen gjirokastrite «bashtë»). Kur Gjuloja u rrit dhe u bë e gjatë (për standardet gjirokastrite ku përgjithësisht njerëzit janë të shkurtër), dhe e bukur, ndërsa Halili u bë i shkurtër dhe i shëmtuar, gjirokastritët filluan t’i quajnë «Gjulistani dhe Bostani», sipas vargjeve të Saadi Shirazit. Gruaja e re, kuptohet se ishte e gatshme për aventura me oficerin e bukur. Emri «Halil» në arabisht do të thotë «mik». Nëse Gjuloja kërkonte një mik, bimbashi dukej si i destinuar për këtë. Konspiratorët xhonturq që i ranë në gjurmë kësaj historie dashurie, i sollën punët në atë mënyrë që mulla Halili, burri i Gjulos, ta zbulonte çiftin e dashnorëve. Dikush pagoi një fëmijë për t’ i dhënë mulla Halilit një letër të shkruar turqisht ku i thuhej që të shkonte në iks vend, se atje e shoqja e tij bënte dashuri me Mehmet evgjitin. Halili shkoi në vend, por atje gjeti bimbashin të kamufluar. Bimbashi ishte i armatosur dhe Mulla Halili nuk ishte burrë trim. Bimbashi e kërcënoi dhe ai e mbylli gojën. Por, ndërkohë, në vend ishin mbledhur njerëz, të lajmëruar s’dihet nga kush, që prisnin të shihnin se cilët qenë dashnorët. Bimbashi çoi Mehmet evgjitin të lajmëronte zëvendësin e vet, kështu që erdhi policia, e cila i largoi kureshtarët dhe bimbashi doli i shoqëruar nga njerëzit e vet. Më pas, kur u err, dolën dhe Gjuloja e mbuluar me çarçaf, me Mulla Halilin.

Kjo ngjarje u mësua gjithandej. Njerëzit talleshin duke thënë: «Halil për Halil, Gjuloja e shkretë u ngatërrua». Njerëz të dërguar nga xhonturqit shkuan dhe i thanë mulla Halilit se duhet të vepronte për të vënë nderin në vend dhe i ofruan para, me nënkuptim që të paguante një vrasës, për të vrarë bimbashin. Por mulla Halili nuk qe njeri i këtyre punëve. Koka e bimbashit nuk qe si shalqinjtë që ai provonte duke i qëlluar me thua. Mulla Halili nuk guxonte të ndëshkonte as të shoqen se familja e gruas ishte e pasur dhe e fuqishme, dhe nuk e duronte turpin. Aq më tepër që të afërmit e Gjulos ndiheshin me faj që njeriu me të cilin e fejuan që në djep vajzën e tyre që kur u rrit u bë e bukur dhe e gjatë, doli një xhuxh idiot dhe i shëmtuar. Atëherë xhonturqit i kërkuan اerçiz Topullit, i cili qe i lidhur me xhonturqit, dhe në vjeshtë do të ishte bashkë me ta në Manastir, që ta vriste bimbashin, duke lënë të kuptohej se ishte vrasje për nder. اerçiz Topulli, i cili qe një luftëtar trim dhe burrë i ndershëm pranoi, por nuk deshi të ketë dorë vetë drejtpërdrejt në këtë krim, prandaj dhe gjatë atentatit qëndroi larg, në Bregun e Teqes. U gjendën dy njerëz të njohur si vrasës me pagesë, Hito Lekdushi, nga Lekdushi i Tepelenës dhe Bajram Ligu nga Prongjia, të cilët e qëlluan bimbashin në orën 11 e 15 minuta, në 9 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit të vjetër), para shtëpisë ku ai rrinte në lagjen “Hazmurat”.

Në fakt autoritetet osmane, një pjesë e mirë e të cilëve qenë njerëz të xhonturqve, reaguan në mënyrë shumë të ngathët pas krimit të bujshëm. Ata nuk bënë represion pas vrasjes, madje nuk internuan as familjen e اerçiz Topullit. Lufta e famshme e Mashkullores, ku u rrethua اerçizi me një pjesë të çetës (gjashtë vetë), ndodhi vetëm më 18 mars, pra pas nëntë ditësh, dhe jo si rezultat i një operacioni kërkimor, por pas një informate. Fakti që çeta gjendej në Mashkullorë, në shtëpinë e pjesëtarit të çetës Zeman Haskaj (Mashkullore), kur shtëpitë e anëtarëve të çetës kaq pranë qytetit, sigurisht që do të mbaheshin në mbikëqyrje, tregohen se ata nuk ndiheshin të rrezikuar nga autoritetet osmane. Mënyra se si u bë rrethimi, dhe se si u zhvillua lufta, tregon se ndër rrethuesit kishte xhonturq që nuk donin t’u bënin keq të rrethuarve dhe të tjerë që donin t’i kapnin, ose t’i asgjësonin, por që nuk mund ta bënin këtë, derisa kishte tradhti brenda radhëve të rrethuesve. Derisa ndër të rrethuarit nuk qe asnjë nga atentatorët, kjo bëri që turqit të heqin rrethimin. Kënga e famshme e betejës, në versionin e parë ka qenë:

Te rrapi në Mashkullorë,

foli اerçizi me gojë,

mylazim largo taborrë,

të kuqemi, të bëhemi me bojë,

për horrllëqe nuk e kem’ zakonë,

burra me namuz na thonë.

Fakti që اerçizi me të vetët, madje hynë në qytetin e Gjirokastrës pas dy ditësh, tregon se ai qe në marrëveshje me një pjesë të autoriteteve osmane. Gjirokastritët qenë njerëz paqësorë dhe atje nuk qe shkrehur kurrë një pushkë kundër forcave osmane. Prandaj, kjo luftë bëri bujë të madhe. Gjirokastritët Luftën e Mashkullores e quajtën thjesht «Lufta e Gjulos».

Muajt kaluan njëri pas tjetrit dhe në verë u hap lajmi se Gjuloja ishte shtatzënë. Pjesës më të madhe të njerëzve kjo gjë iu duk si një tjetër shaka e rëndë. Derisa Gjuloja nuk kishte dalë më ndër shtëpitë e miqve dhe fqinjëve pas skandalit me bimbashin, ky thashethem vazhdoi të fryhej. Tash njerëzit prisnin se kur do të lindte Gjuloja, për të bërë llogari keqdashëse Në rast se ajo do të lindte në tetor, atëherë nuk kishte dyshim që fëmija do të ishte i bimbashit, derisa nga shkurti në tetor qenë pikërisht nëntë muaj. Pikërisht në tetor, nëntë muaj pas skandalit të Gjulos me bimbashin, Gjuloja lindi djalë. Për të gjithë tashmë nuk kishte dyshim se fëmija ishte i biri i bimbashit.

Sipas traditës, të porsalindurit duhet t’i kishin vënë emrin e gjyshit, Nexhip, derisa edhe vëllait të madh të tij, i patën vënë emrin i poshter, sipas emrit të xhaxhait të babait. Nexhmije Hoxha thotë se babai zyrtar i Enver Hoxhës, Mulla Halili donte t’i vinte djalit të parë të Enverit emrin «i poshter»:

Unë me anenë ia kemi gjetur, duam t’ia vëmë i poshter (në kujtim të djalit, që u kishte vdekur). Unë ngriva, s’më pëlqente gjëkundi ky emër. Me Enverin kishim rënë dakord t’ia vinim Ilir. Enveri, duke qeshur, më shkeli syrin dhe i tha: «Mirë, ia vëmë i poshter, por do t’ i vëmë edhe një emër të dytë... Ilir». Xhaxhai e mori në duar, i këndoi diçka, një «dua», që nuk e morëm vesh se ç’donte të thoshte dhe pastaj i foli në vesh tri herë «i poshter, i poshter, i poshter».

Por, kur u lind Enveri, duke parë rrethanat e lindjes, nuk e gjetën me vend t’i vënë emrin «Nexhip». Meqenëse porsa ishte bërë revolucioni xhonturk (në korrik) heroi i të cilit ishte Enver beu, të porsalindurit i vunë emrin «Enver». Emrin ia vuri Iljaz Hoxha, një konspirator xhonturk, që do të ishte mësuesi i Enver Hoxhës në shkollën fillore. ثshtë domethënëse që Enver Hoxha edhe kur rrëfen në kujtimet e veta episodin se si i vunë emrin, i referohet tregimit të nënës dhe jo të babait:

Xha Iljazi ma kishte vënë mua emrin kur linda. Pleqtë e thirrën, siç më ka thënë aneja, dhe i thanë të më vinte emrin. Ai bisedoi me ta dhe së toku zgjodhën emrin «Enver». «Iljazi ta këndoi në vesh, pastaj e mbajtëm për drekë» më thoshte aneja.

Nuk është ironi e vogël që, i porsalinduri i cili mori emrin e heroit të revolucionit, ishte në fakt i biri i mbrojtësit fanatik të ancient regime, bimbashit besnik të sulltanit! Por, gjithsesi, në një sens të sigurt, i porsalinduri e kishte merituar emrin, duke kontribuar në revolucionin xhonturk, që kur ishte në barkun e nënës. Në Gjirokastër të porsalindurin e quajtën me ironi «Enveri i Halilëve», meqenëse edhe babai i vet legal, edhe babai i vet biologjik, quheshin «Halil». Me kalimin e viteve gjirokastritët do të gjenin tek djali që rritej shenjat se ai nuk qe i biri i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit. Enver Hoxha do të bëhej i gjatë, ndërsa i ati legal ishte i shkurtër. Enver Hoxha do të bëhej ezmer ndërsa i ati i tij qe i bardhë, ashtu dhe nëna. Enver Hoxha është në realitet i biri i bimbashit Halil Musa beut. Në fëmijëri ai i kishte vuajtur shumë talljet e shokëve për këtë gjë, dhe kjo kishte bërë që tek ai të kultivohej një ndjenjë refuzimi ndaj të atit, një resentiment ndaj tij.

Enver Hoxha, në kujtimet e veta, flet shumë dhe me dashuri për xhaxhanë, për të cilin thotë se e thërrisnin «baba», ndërsa për babanë e vet legal nuk shpreh asnjë sentiment, me përjashtim të një episodi kur flet në përgjithësi për familjen, me rastin e ndarjes nga familja, kur shkoi në Liceun e Korçës:

Më në fund dita e gëzuar erdhi, por megjithëkëtë zemrën e kisha prapë të trishtuar, pse më vinte keq që do të lija vetëm xhaxhanë, anenë, Sanon, të dashurit e mi, që i doja dhe më donin me gjithë shpirt. Ishte hera e parë që ndahesha prej tyre, më dukej sikur i lija në mes të katër rrugëve. Ata vetëm mua më kishin, nga mua pritnin, tek unë e shikonin të ardhmen e tyre. E gjithë bota e tyre isha unë.

ثshtë shumë interesante se Enver Hoxha, për babanë e vet nuk tregon asnjë episod që t’i ketë mbetur në mendje nga fëmijëria dhe rinia. Nuk thotë as se si e përjetoi ikjen e babait zyrtar në emigracion, në SHBA, kur Enver Hoxha ishte 6 vjeç (diçka duhet të mbante mend), as se e merrte malli për babanë, dhe as tregon për ndjenjat e tij kur babai u kthye nga SHBA në 1919, kur Enver Hoxha ishte 11 vjeç. Nga kujtimet e veta për moshën e vegjëlisë, kuptohet se Enveri i vogël ishte krejt ndryshe nga fëmijët e emigrantëve të tjerë dhe nëna e tij qe krejt ndryshe nga gratë e emigrantëve. As nëna dhe as djali nuk kishin mall për burrin dhe babanë emigrant, që gjendej përtej oqeanit në SHBA. Enveri nuk tregon në kujtimet e veta asnjë episod që ai ta pyeste nënën se kur do të vijë babai, ku të thoshte se e ka marrë malli për babanë, ose që nëna t’i thoshte se sa bukur do të ishte kur të kthehej babai dhe sa gjëra të mira do t’i sillte. As më pas nuk tregon asnjë episod për babanë. Në kujtimet babanë e përmend shumë rrallë dhe vetëm kur është fjala për para. Kështu, ai shkruan për kohën kur shkoi në liceun e Korçës, në 1927, në moshën 19 vjeç:

Xhaxhai mori borxh dhe më bëri një pallto të trashë për dimër dhe një palë këpucë.

Po për këtë kohë, kur shkoi në Liceun e Korçës, ai shkruan:

Mbetej kasketa, «uniforma» e vetme e liceut. Ia rropa kokën xhaxhait dhe ai porositi babanë e Samuel اifutit që ma solli nga Janina.

Dhe përsëri:

Xhaxhai, kur kishte, si të ndodhte, më jepte nga një gjysmë o një lek ditën. Ky ishte gjithë «hashllëku» im i studentit.

Në kujtimet e Enver Hoxhës biseda e parë me babanë legal është në 1927, në moshën 19 vjeç, përsëri për para:

Xhaxhai nuk mungoi të më thoshte:

«Shih, Enver, ti e di që ne jemi të varfër, pare nuk kemi të të dërgojmë, prandaj nuk ke ç’kërkon nga ne. Unë do të jap një napolon hashllëk, ruaje mos e prish kije për ndonjë hall të keq». Dhe me këtë rast më bënte llogaritë që «mora borxh kaq dhe kaq më bënë këpucët, kaq këmishët, kaq çorapet, kaq kapelloja, kaq navlloja», «rruga deri në Korçë» etj.

Por Enver Hoxha sjell në kujtimet e veta shumë sentimente të vetat të fëmijërisë dhe rinisë për njerëz të ndryshëm të rritur, të moshës së babait të vet zyrtar, deri edhe për Vehip Qorrin, lypësin që i binte fyellit dhe bënte bejte. Në kujtimet e veta thotë se kur kthehej në Gjirokastër, me pushimet e shkollës, si kur ishte në Lice në Korçë, ashtu dhe kur ishte në Francë, shkonte të takonte Vehip Qorrin:

Vehipi kishte një vesh të çuditshëm. Ai ma njihte zërin edhe kur më humbiste nga sytë për vite të tëra. Kështu kur kthehesha nga Korça apo nga Franca, bile edhe kur u ktheva nga lufta dhe vajta pas kaq vjetësh në Gjirokastër, ngjiste e njëjta gjë me të. Mjaftonte t’i thosha:

-Vehip, si të kam me shëndet?

Ai shtangej për një moment në vend, më shikonte i gëzuar me ata sy të zbrazët dhe i gëzuar më përgjigjej, pa i thënë kush isha:

-Ah, erdhe Enver?

Asgjë kaq të ndjerë nuk do të gjeni në kujtimet e Enver Hoxhës për babanë e vet zyrtar, Halilin, madje nuk do të gjeni asgjë sadopak të ndjerë. Enver Hoxha, në ditarin e vet nuk shkruan asnjë rresht për vdekjen e babait, por shkruan për vdekjen e Iljaz Hoxhës, mësuesit të tij të shkollës fillore dhe njëkohësisht kushëririt të babait të vet. Më 24 mars 1960, Enver Hoxha shkruan në ditar:

Më lajmëruan vdekjen e xha Iljaz Hoxhës (83 vjeç) nga Gjirokastra, mësuesit tim të parë. I dërgova telegram ngushëllimi gruas së tij.

Duket qartë se Enver Hoxha ka një ndjenjë refuzimi, një resentiment ndaj të atit të vet zyrtar. Enver Hoxha nuk e ka përmendur kurrë publikisht të atin e vet, në fjalimet e veta ndryshe nga ç’ka bërë me nënën. Më 27 maj 1969, Enver Hoxha, në fjalimin që mbajti në mitingun në fshatin Picar (fshati i Shefqet Peçit), në pjesën e Kurveleshit që është në Gjirokastër, fjalim ky që në veprat e tij u botua me titullin: «Labëria- një nga kolonat e çelikta të Partisë», tha:

Kur isha vogël nëna më thoshte: «Enver, o djalë, këtë djathë, qumësht e mish që të rritin, prodhojnë labët; këta drunj e këtë kongjill që po të vë në mangall për të ngrohur duart në dimër, që të mund të shkruash e të mësosh dhe që këtë dituri ta vësh në shërbim të popullit kur të rritesh, bëjnë labët; këtë lesh me të cilin të bëj çorapet e fanellat, si dhe leshin e palarë, që, pasi ta spërkat me raki, ta vë në gjoks kur të ftohesh, e marrim nga labët». Të gjitha këto fjalë të nënës zienin në atë kohë në kokën time të vogël, por dalëngadalë e duke u rritur fillova edhe unë të kuptoja jetën.

Por Enver Hoxha këtu nuk thotë që babai t’i ketë folur për trimërinë e lebërve dhe historinë e tyre. Kjo është domethënëse. Enver Hoxha, përveçse e përmend në shumë episode të ndjera, në kujtimet e veta, e përmend publikisht në letrën e përshëndetjes që i çon në 1963 shkollës së vet (gjimnazit), me rastin e 40-vjetorit të çeljes. Ky resentiment i Enver Hoxhës ndaj të atit ra në sy dhe u bënë dy sajesa në 1983 dhe në 1984 në botimet e tij. Kur u botua vepra 38 e Enver Hoxhës, në 1983, u pa se Enver Hoxha, në 16 tetor 1968, kishte thënë në një bisedë me një grup grash mes të cilave ishte dhe nëna e Pal Mëlyshit:

Edhe babai im, megjithëse plak, kur mori vesh se si u vra Pali tha: «I lumtë këtij djali trim që ra në krye të detyrës për mbrojtjen e interesave të atdheut».

Po‚ ç’ kishte të bënte këtu fakti që babai i tij ishte plak, apo se u lodh që tha këto fjalë? Gjithsesi, nuk duket e besueshme që Mulla Halili të kishte folur kështu. Ai nuk mori pjesë në asnjë lloj mënyre në lëvizjen antiosmane edhe pse moshën dhe shëndetin i kishte të mirë për këtë gjë.

Pastaj, duket se përsëri për të kompensuar mungesën, Enver Hoxha e përmend babanë në një libër me kujtime të botuar në 1984, për një episod që ai ia kishte treguar kur Enver Hoxha u rikthye në Tiranë, në nëntor 1944:

Pak ditë pasi në Berat qe krijuar e shpallur Qeveria jonë Demokratike, e kishte ndalur në rrugë një i njohur i vjetër, ballist dhe gjithë qesëndi i kishte thënë:

«E, o Halil, si e ndien veten tani që u bëre babai i zotit kryeministër?».

«Si gjithë vegjëlia», i qe përgjigjur qetë-qetë babai dhe, pa ia zgjatur, kishte bërë të vazhdonte udhën, por ai e kishte zënë për krahu. «Je qerrata i madh ti Halil, bën mirë që s’e vret përpjetë, se e di mirë që Qeveria e djalit tënd s’e ka të gjatë». «ا’thua, more edepsëz!», ia kishte kthyer babai, por ballisti kishte vazhduar: «E pse, kjo qeveri, me nder, e bythëgrisurve që po vijnë nga malet, kjo qeveri e rigonit do ta nxjerrë në selamet Shqipërinë!»

«Jazëk! Ia ktheva, - më tregonte plaku. - Qeveria s’është e djalit tim, por e popullit, more edepsëz i edepsëzëve, dhe do të rrojë sa të rrojë populli!...».

E gjithë kjo është një pikë uji në kujtimet oqeanike të Enver Hoxhës, por edhe këtu nuk ka ndjenjë. Enver Hoxha nuk tregon asfare për takimin me të atin pas kthimit nga lufta.

Gjithashtu, Enver Hoxha, edhe pse përmend në kujtimet e veta gjyshen e vet nga babai, e cila thirrej Jeko, dhe që jetonte gjatë fëmijërisë së tij, nuk përmend asgjë për vdekjen e saj dhe si e përjetoi atë. Sigurisht gjyshja nga babai, nuk shprehte ndonjë dashuri për Enverin e vogël, të cilin e shikonte si dëshmi të turpit të familjes, prandaj dhe Enveri në kujtimet ia kthen me të njëjtën monedhë, duke përmendur me dashuri Rabo jevgën dhe jo gjyshen e vet. Por ekzistojnë dhe gjëra të tjera që të bëjnë të besosh se Enver Hoxha ishte biri biologjik i bimbashit Halil Musa beu. Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha shkruan në kujtimet e saj:

Disa nga familjarët e Enverit kishin pas vuajtur nga migrena (dhimbja e kokës), dy nga motrat e tij e kishin trashëguar, kurse Enveri fatmirësisht jo.

Enver Hoxha kishte tre motra, dy nga të cilat del se vuanin nga migrena. Derisa ai nuk vuante, ka shumë mundësi që migrenën ato ta kishin trashëguar nga babai i tyre, ndërsa Enveri nuk e kishte marrë, për shkak se ai nuk ishte i biri biologjik i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit.

Në moshën 65 vjeç, Enver Hoxha pësoi një infarkt të miokardit, gjë që praktikisht e shkatërroi shëndetin e tij deri në fund të jetës, pas 12 vjetësh. Me këtë ai nuk i ngjau babait të tij që pati shëndet të mirë dhe jetoi 92 vjeç. Madje, këtë gjë nuk mund të thuhej se e trashëgoi nga nëna, e cila gjithashtu jetoi 92 vjeç.

Djali i porsalindur, me emrin që i vunë, dukej sikur ishte një revolucionar i predestinuar. Ai lindi në një vit revolucionar, mori emrin e një prijësi revolucionar dhe praktikisht kontribuoi në revolucion, që para se të lindte. Por, duke konsideruar se ai qe biri biologjik i një gardiani konservator të ancient regime, tek djali i ri dukej se kishte më tepër një predestinim falstafian. Rrethanat e lindjes së tij dhe emri që i dhanë duket se qenë një kombinacion bizarr, ironik, që parathoshte një jetë prej revolucionari fals, në një dualitet «Taras»- «Herman».
 
sa te rrosh do mesosh i thone :)
 
Bilderberg..I vleresoj shume artikujt e tu, por kete rradhe me duhet mos ta lexoj deri ne fund per 2 arsyje:

1) Se e ka shkruar Myftaraj
2) Sepse nuk eshte analize e mirefillte e nje intelektuali...Por e nje rrugaci qe ka nje pasuri leksikore shume te dobet...Mjafton fjala "Dashnore e Bimbashit" per te vleresuar lartesine e analizes se bere.

Respekte per ty Mik
dhe Turp per Myftaraj-n qe mund te hapi syte e njerezve qe lexojne artikujt e tij me nje gjuhe me te pershtatshme. Palo gazetar!
 
tani qe ne gjirokaster eshte thene kjo per vite me radhe eshte thene, edhe eshte mbeshtetur si teori nga te gjithe ata qe kane jetuar ne ate kohe.
per ta vertetuar te sakte duhen bere analizat e ADN.
 
Bilderberg..I vleresoj shume artikujt e tu, por kete rradhe me duhet mos ta lexoj deri ne fund per 2 arsyje:

1) Se e ka shkruar Myftaraj
2) Sepse nuk eshte analize e mirefillte e nje intelektuali...Por e nje rrugaci qe ka nje pasuri leksikore shume te dobet...Mjafton fjala "Dashnore e Bimbashit" per te vleresuar lartesine e analizes se bere.

Respekte per ty Mik
dhe Turp per Myftaraj-n qe mund te hapi syte e njerezve qe lexojne artikujt e tij me nje gjuhe me te pershtatshme. Palo gazetar!

Viola cke me gjuhen e gazetarit ti mir flet ai ashtu duhet.....sa vjec eshte ky ???
 
tani qe ne gjirokaster eshte thene kjo per vite me radhe eshte thene, edhe eshte mbeshtetur si teori nga te gjithe ata qe kane jetuar ne ate kohe.
per ta vertetuar te sakte duhen bere analizat e ADN.

mbas vdekses se tij apo jo ???
 
Viola cke me gjuhen e gazetarit ti mir flet ai ashtu duhet.....sa vjec eshte ky ???

C'kam me gazetarin???

Per ke e ke llafin me gazetarin si person apo me gazetarin si pseudogazetar???

Jo per gje, por mesa mbaj mend une, Myftaraj """"gazetar"""" ben artikuj te bazuar ne thashetheme.
Ne mos gaboj ka arritur te botoje nje liber te tille edhe per te madhin Abdi Baleta, qe ka inteligjence per ti dhene gjithe botes (ky i fundit eshte nje nga figurat me me vlere qe mund te kete patur Shqiperia).

Myftaraj eshte dyfish fatkeq, e di pse???

E para sepse nuk eshte gazetar, edhe pse si i tille hiqet.
E dyta sepse eshte nga Korca, dhe per nje korcar eshte fatkeqesi te jesh injorant..(Mos harrojme qe mesuesit korcare kane qene me te miret, ky eshte aq i trashe sa nuk ka marre asgje te sakte nga presorat e tij).

Per Myftarajn si person, nuk dua te bej thashetheme se do bija ne nivelin e tij dhe sinqerisht nuk ja vlen:)
 
ka se cka ky llokua me te jemen e enverit,enverin,te jatin e enverit,bimbashin le te beje cte doje,por ne teorite e tija mos ngateroje heronj si cercizin,hidon mihalin etj,luften e mashkullores se keto figura dhe keto ngjarje skane pse futen neper thashethemet e cndonjerit.
 
Redaktimi i fundit:
Enveri ne pamje ishte puro shqiptar, nuk besoj se nje enigem te tille mbeti per ty zbuluar nga Mustafarai...

Megjithate, ta sheshojme edhe kete dyshim pse jo.
 
mbas vdekses se tij apo jo ???

jo para vdekjes se tij. deri sa erdhi ne pushtet thuhej haptazi( kjo ka qene dhe nje nga arsyet vec te tjerave pse shume gjirokastrite te shquar e hengren nga enveri, os ei vrau os ei burgosi). gjate kohes qe qe ne pushtet thuhej neper dhembe vetem midis njerezve te besuar.
 
tani qe ne gjirokaster eshte thene kjo per vite me radhe eshte thene, edhe eshte mbeshtetur si teori nga te gjithe ata qe kane jetuar ne ate kohe.
per ta vertetuar te sakte duhen bere analizat e ADN.

Keto dite kjo eshte shume e lehte ta besh. Merr nje cike beshtym nga djemet e Enveit, dhe e krahason me kockat e te jatit of xhaxhait te Enverit.
 
Ai me siguri nuk e donte te jatin se qe i cmendur. Musine Kokalari, qe kushurira e Enverit, e ritur ne te njeten lagje me Enverin ne Gjirokaster, na tregonte se i jati i Enverit po te shikonte nje shaqi ne treg, do te shkonte e ta hapte me shkop. Nuk rinte dot sikur ta shikonte shalqiun pa e prishur.
Keshtu Enveri eshte i biri i turkut, o i biri i te cmendurit.
 
jo para vdekjes se tij. deri sa erdhi ne pushtet thuhej haptazi( kjo ka qene dhe nje nga arsyet vec te tjerave pse shume gjirokastrite te shquar e hengren nga enveri, os ei vrau os ei burgosi). gjate kohes qe qe ne pushtet thuhej neper dhembe vetem midis njerezve te besuar.

Ai beri te njejten gje per njerzit qe qene me te ne Paris, e i dini mardheniet homosexuale te tij atje. Po edhe ne kohe te regjimit te komunist, njerzit nene ze flisnin per faktin qe atij i pelqenin cunat.

E edhe Kadareja flet per homoseksualitetin e Enverit ne librat e tij. E per friken nene komunizem po ta degjonin nje gje te till.
 
Ai beri te njejten gje per njerzit qe qene me te ne Paris, e i dini mardheniet homosexuale te tij atje. Po edhe ne kohe te regjimit te komunist, njerzit nene ze flisnin per faktin qe atij i pelqenin cunat.

E edhe Kadareja flet per homoseksualitetin e Enverit ne librat e tij. E per friken nene komunizem po ta degjonin nje gje te till.

Homosexual i biri i bimbashit a ku di une ty ta beri 8 me 2 edhe si bere gje por e duarteokisje kur vinte puna te mundohesh te njollosesh nje personalitet keshtu per mua ai truri jot eshte i semure dhe keq biles......
 
Homosexual i biri i bimbashit a ku di une ty ta beri 8 me 2 edhe si bere gje por e duarteokisje kur vinte puna te mundohesh te njollosesh nje personalitet keshtu per mua ai truri jot eshte i semure dhe keq biles......

1) une nuk e duartrokisja, po ti me mijra te tjere, me siguri sepse u dha nje compe buke e duartrokisnit. E duartrokisnit edhe kur ai fuste ne burg e vriste familjet me te mira te Shqiperis, e duartrokisnit edhe kur ai prishte kisha e xhamija, e duartrokisnit edhe kur ai u merte te tjerve pronen qe ata e kishin ven me djeres. Enver Hoxha beri nga krimet me te ndyra qe njeh njerzimi e ju te gjithe e duartrokisnit. Jo, une e qindra familje te tjera partiote qe kemi derdhur gjake per Shqiperin qe nga dita qe u themelua nuk e duartrokisnim katilin.

2) Ti thua qe ai ma beri 8 me 2. Une nuk isha vetem qe jetoja ne ate Shqiperi ishit edhe 3 milion te tjere. Ti nuk je shume i zgjuar, po ne te gjithe ishim ne burg. Per me teper, qeveria nuk duhet te egzistoj qe tua beje 8 me dy njerzeve, roli i qeveris eshte ti sherbeje popullit. Qeveria duhet te jet nga populli e per popullin. Qeveria e Enver Hoxhes nuk ishte nga populli. Ne nuk e zgjidhenim, e nuk ishte per popullin sepse nuk kishte synim interesat e popullit, po te bejlereve te rinje te byros politike me jeten e tyre luksoze.
Qeverit nga Asirian te Egjiptianet te sot per te funksionuar mire kane pasur disa detyre:
1) Mbrojtja e jetes se njeriut. ( Nene Enverin jeta e njeriut nuk kishte asnje vlere, njerzit pushkatoheshin pa gjygj)
2) Mrojtja e prones private. ( Nene Enverin jo prone private)
3) Denimi i bazuar ne krim, e nje sistem gjykues i drejt. ( Kjo nuk egzistonte nene Enverin)
4) Te ndimojne njerzit te behen te zotet ne talentet e veta. ( Qeveria e Envrit bente te kunderten).
Keshtu qeveria e Enverit qe nje qeveri e falimentuar, qe nuk bente asnje nga rollet qe nje qeveri duhet te beje.

3) Ti je pa edukat fare. Sepse nuk te pelqej c'far them une, ti me shan.
Per homosexualitetin e Enverit nuk e kam then une. Njezit e kane thene per 50 vjet. Kadareja e ka shkruajtur ne nje nga librat e tije. E dinin, dhe e dine te gjithe. Prit edhe ca vite kur te dalin ne intervista ate ushtaret qe ai flinte, e kur ti tregojne te gjitha.

Po, homosexualiti nuk eshte c'far njollosi Enver Hoxhen, eshte fakti qe ai vrau e torturoi per 50 vjet pa gjygje njerez te ndershem e te pafajshem. Fakti qe ai qe homosexual nuk eshte krime, fakti qe ai vrau e futi neper burgje familjen e Ismail Qemalit,Haki Korces, Osaman Haxhiut, Frasherit, Koculit e Kupit eshte krim. Po ti aq di aq thua o lumadh. Jeton ne qender te Evropes dhe nuk je i zoti te mesosh nga kultura e saj.
 
1) une nuk e duartrokisja, po ti me mijra te tjere, me siguri sepse u dha nje compe buke e duartrokisnit. E duartrokisnit edhe kur ai fuste ne burg e vriste familjet me te mira te Shqiperis, e duartrokisnit edhe kur ai prishte kisha e xhamija, e duartrokisnit edhe kur ai u merte te tjerve pronen qe ata e kishin ven me djeres. Enver Hoxha beri nga krimet me te ndyra qe njeh njerzimi e ju te gjithe e duartrokisnit. Jo, une e qindra familje te tjera partiote qe kemi derdhur gjake per Shqiperin qe nga dita qe u themelua nuk e duartrokisnim katilin.

2) Ti thua qe ai ma beri 8 me 2. Une nuk isha vetem qe jetoja ne ate Shqiperi ishit edhe 3 milion te tjere. Ti nuk je shume i zgjuar, po ne te gjithe ishim ne burg. Per me teper, qeveria nuk duhet te egzistoj qe tua beje 8 me dy njerzeve, roli i qeveris eshte ti sherbeje popullit. Qeveria duhet te jet nga populli e per popullin. Qeveria e Enver Hoxhes nuk ishte nga populli. Ne nuk e zgjidhenim, e nuk ishte per popullin sepse nuk kishte synim interesat e popullit, po te bejlereve te rinje te byros politike me jeten e tyre luksoze.
Qeverit nga Asirian te Egjiptianet te sot per te funksionuar mire kane pasur disa detyre:
1) Mbrojtja e jetes se njeriut. ( Nene Enverin jeta e njeriut nuk kishte asnje vlere, njerzit pushkatoheshin pa gjygj)
2) Mrojtja e prones private. ( Nene Enverin jo prone private)
3) Denimi i bazuar ne krim, e nje sistem gjykues i drejt. ( Kjo nuk egzistonte nene Enverin)
4) Te ndimojne njerzit te behen te zotet ne talentet e veta. ( Qeveria e Envrit bente te kunderten).
Keshtu qeveria e Enverit qe nje qeveri e falimentuar, qe nuk bente asnje nga rollet qe nje qeveri duhet te beje.

3) Ti je pa edukat fare. Sepse nuk te pelqej c'far them une, ti me shan.
Per homosexualitetin e Enverit nuk e kam then une. Njezit e kane thene per 50 vjet. Kadareja e ka shkruajtur ne nje nga librat e tije. E dinin, dhe e dine te gjithe. Prit edhe ca vite kur te dalin ne intervista ate ushtaret qe ai flinte, e kur ti tregojne te gjitha.

Po, homosexualiti nuk eshte c'far njollosi Enver Hoxhen, eshte fakti qe ai vrau e torturoi per 50 vjet pa gjygje njerez te ndershem e te pafajshem. Fakti qe ai qe homosexual nuk eshte krime, fakti qe ai vrau e futi neper burgje familjen e Ismail Qemalit,Haki Korces, Osaman Haxhiut, Frasherit, Koculit e Kupit eshte krim. Po ti aq di aq thua o lumadh. Jeton ne qender te Evropes dhe nuk je i zoti te mesosh nga kultura e saj.

Nga mosha je me e madhe moj une kur duartrokisje ti une mesoja te ecja me kembet e mia per kishat e xhamiat une akoma e duartrokas po lere se eshte tjeter pune ajo gje....keto te homoseksualizmit kujt njeriu qe ka qene ne pushtet shume kohe nuk ja kane thene eshte natyra e njerzve kjo gje...ti pershembull nuk e gelltit dot ate qe i ka bere familjes tende....po kush me thote mua qe eshte bere me padrejtsi....edhe fisi im kishte toke dhe ja mori po nuk bej si puna tende kaq shkatruese.....Une nuk mbroj sistemin komunist me Enver Hoxhen POR te jemi dhe te drejte per te mirat e sistemit....Asnje njeri llogjik nuk pranon vrasjet e padrejta qe jane bere por ata qe e kishin hak mire ja ka bere....

Ps :Qe kur Greqia quhet qender e Europes apo eshte bere keto kohet e fundit ???
Ps 1 : Te kam pyetur pse nuk kthehesh ne Shqiperi ti nuk e di a e more vesh por Enveri ka vdekur mund te kthehesh pa frike......Apo te ka ngelur traume???
 
Enverin ta shajme per ate qe ka bere ,ka anen pozitive te tije ka dhe ate negative por ju qe e shani kaqe shume ju jeni ata ose prinderit tuaje kane qene ata qe e kane duartrokiture me shume dhe kane qare per Enverin,tani trima mbase lufte ka plote
 
QUOTE=Cyber_Spartacus;84149]Nga mosha je me e madhe moj une kur duartrokisje ti une mesoja te ecja me kembet e mia per kishat e xhamiat une akoma e duartrokas po lere se eshte tjeter pune ajo gje....keto te homoseksualizmit kujt njeriu qe ka qene ne pushtet shume kohe nuk ja kane thene eshte natyra e njerzve kjo gje...

Nuk ja tha njeri Qemalit, Nolit, Zogut, Mustafa Krujes. Mos me beje ti ze ne goje te gjithe udheqesit Shqipetar qe ne 1912. Ku ka tym, ka zjarr thone spanjollet.

ti pershembull nuk e gelltit dot ate qe i ka bere familjes tende....po kush me thote mua qe eshte bere me padrejtsi....edhe fisi im kishte toke dhe ja mori po nuk bej si puna tende kaq shkatruese.....

Pronat e mia i mori Zogu 20 vjet perpara se te vinin komunistat, e as Itlianet as Gjermanet na i dhane mbrapa. Im gjysh beri revolucionin e qershorit me Nolin. Keshtu une nuk e urrej komunizmin sepse me morri prona.

Jo une nuk gelltit dot ato qe i kane bere familjes time, o shume familje te tjera te ndershme komunizmi. Po une nuk gelltit dot ato qe Hitleri beri ne Gjermani, Millosevici beri ne Jugoslavi e vende te tjera. Kur vjen nga nje familje e ndershme e trimash, pa drejtesin nuk e gelltit dot. Ty mund te duket kjo cudi, po une nuk te ndimoj dot. Moralet mesohen, po edhe trashigohen.


Une nuk mbroj sistemin komunist me Enver Hoxhen POR te jemi dhe te drejte per te mirat e sistemit....Asnje njeri llogjik nuk pranon vrasjet e padrejta qe jane bere por ata qe e kishin hak mire ja ka bere....

Si e di kush e kishte hak, kur sitemi gjyqesor nuk ishte i drejt. Kur nuk kishte avukat mbrojtes, e kur torturoheshin njerzit neper burgje me torturat me brutale qe njihte njerzimi. Jane gjalle akoma njerzit ne Shqiperi e ti tregojne.

Ps :Qe kur Greqia quhet qender e Europes apo eshte bere keto kohet e fundit ???
Jo, me fal, me internet, dhe me faktin qe mund te lexosh c'far libri te duash
ti nuk je ne qender te Evropes, ti je ne qender te botes se qytetruar. Te lutem , te lutem per te miren tende, dhe ata te Shqiperis kerko te lexosh.

Per me shume, ne Greqin antike eshte ku qeveria demokratike ka lindur, keshtu kerko te pakten te kuptosh vleren e nje qeveris demokratike, dhe c'far mund te beje per popullin e vet.

Ps 1 : Te kam pyetur pse nuk kthehesh ne Shqiperi ti nuk e di a e more vesh por Enveri ka vdekur mund te kthehesh pa frike......Apo te ka ngelur traume???[/QUOTE]

Jeta ime personale nuk ka asnje gje te beje me jeten e Enverit o krimet e tij. Ku une jetoj e c'far une beje nuk ndryshojne kush ai ishte e c'far ai ka bere. Keshtu kjo eshte pyetje pa vlere.
 
Paska pas alamet historie kodoshi , shume te veçante.
Duhet te na i kish treguar vete keto gjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top