Zbardhet dëshmia e Fatmir Vladit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt,

Monique

With or Without u
vladi-300x121.jpg


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ditën e djeshme dënimin me burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, i cili akuzohet se ka vrarë komisar Dritan Lamajt.

Prova kryesore e prokurorisë është dëshmia e Fatmir Vladit.

Dëshmia është zbardhur nga Mapo.

Momenti i vrasjes

“Më datë 24.02.2013, rreth orës gjashtë pa pak, kam qenë në shtëpi bashkë me kalamajtë e mi dhe për punë pesë minutash kanë ikur dritat pa dalë nga shtëpia. Kanë ndenjur 5 – 6 minuta pa ardhur dritat. Në momentin që kanë ardhur dritat, unë bashkë me bashkëshorten time kemi zbritur shkallët e pallatit ku banoj me të dhe rreth 5-6 minuta kur kam dalë përballë me supermarketin e ‘Korçarit’ isha duke ecur me nusen dhe në atë moment kemi dëgjuar 4 – 5 krisma të shkëputura. Në atë moment, pa bërë as 2-3 sekonda ka vazhduar edhe një breshëri automatike më e gjatë derisa u mbarua komplet karikatori, aq e gjatë ka qenë. Kam parë një makinë të parkuar ku nga aty dilnin dhe flakët e zjarrit.

Në atë moment flakët e zjarrit kanë dalë nga krahu i shoferit, pasi makinën e kisha përballë, në krah të djathtë timin, pra plumbat mund të më kishin godit edhe mua, por kanë ikur në krah të djathtë timin. E kam dalluar nga cili krah kanë dalë plumbat e armës së zjarrit. Aty sa kanë ndodhur krismat e armës, unë e largova nusen nga rruga dhe e lashë të mbështetur në një makinë. Aty nga dritat e mëdha kam dalluar tre persona në makinë, ku dy persona kanë qenë të maskuar një në vend të parë dhe një mbrapa. Personi tjetër që ka qënë i pamaskuar, me maskën e ngritur, ka qenë në timon zotëria që bëhet fjalë, Arben Frroku. Në atë moment nga shpejtësia e madhe kam nxjerrë telefonin dhe më së pari kam shënuar targën e makinës.

Takimi me drejtuesit e policisë

Aty thirra një punonjës të Gardës së Republikës, ngaqë e kisha shok, dhe e thirra se s’kisha numër e biseduam rreth ngjarjes dhe i tregova komplet skemën. I thashë se dua me thirr një njeri të besueshëm të shtetit t`i japë rrugë kësaj pune se nuk dua të futem me probleme me njeri dhe t’i hap probleme vetes. Nxori telefonin ai polici i gardës dhe thirri dy oficerë të lartë të policisë së shtetit.

Pa kaluar asnjë gjysmë ore më erdhën në shtëpi Tonin Voci të cilin e njihja si drejtor se e kam pas drejtor dikur kur kam punuar në polici të shtetit dhe Agron Kuliçi. Ju tregova komplet targën e makinës së pari dhe numrin e personave. Kur i tregova targën e makinës, zoti Kuliçi u çua dhe bëri një telefon dhe i`ua dha targën e makinës policisë së shtetit siç jepen numrat, që kjo targë ka qenë aty. Unë i`u kërkova dy oficerëve të lartë të policisë së shtetit, u kërkova për punën që të mos dilte emri im në asnjë vend për të kallëzuar personin që e kam njohur. Mbas disa ditësh erdha bëra edhe marrëveshjen me zëvendës prokurorin e Krimeve të Rënda, Kosta Belurin,

Identifikimi i të pandehurit

Më erdhi shumë keq kur pashë në timon një person që kisha respekt për të. I pandehuri Arben Frroku kishte vesh rroba të errëta. Maska ndoshta ka qenë çorape apo maskë por e ka pas të ngritur deri tek balli dhe unë i kam dalluar vetëm fytyrën e tij dhe rrobat dominonin të errëta, gri apo e zezë. Kishte diçka të zezë në kokë, ishte maskë apo kapuç nuk e di.

Dy të tjerët e kishin të mbuluar fytyrën, ndërsa shoferi vetë e kishte të ngritur dhe vetëm këtij arrita t`i shoh fytyrën. Unë para ngjarjes kam njohur Arben Frrokun dhe vëllain e tij. Në atë periudhë të vitit 2009 që jam njohur me Arben Frrokun, kam bërë fushatë me Mark Frrokun për Nard Ndokën në Laprakë dhe unë kam qenë në dispozicion të Partisë Demokristiane me Mark Frrokun.

Kemi bërë fushatë punë tre-katër muaj në vitin 2009, nuk e di mirë saktë sa muaj dhe çdo natë pinim kafe tek lokali i tyre në ‘Misto Mame’ ku kanë një piceri. Aty e kam njohur Arben Frrokun, e kam parë me miqtë e vet, shokët e vet dhe gjithmonë më thoshte Marku, vëllai im Arbeni. Unë me Arben Frrokun nuk kam pirë asnjëherë kafe në jetën time, vetëm përshëndetje ç`kemi, ç`farë bën. Dija që ishte biznesmen dhe vëllai i Mark Frrokut. Menjëherë që ka ikur makina dhe njoha personin, u habita se ç`ne ky person, se nuk e dija për njeri të tillë.

Pas habisë mora telefonin dhe fiksova targën e makinës. Personin e njoha, numrin e personave në makinë e pashë. Fillimisht në takim me drejtuesit e policisë natën e ngjarjes u kam thënë numrin e personave, makinën dhe targën dhe kur kemi filluar bisedimet, u kam thënë që njërin person në timon e njoh dhe mbas disa muhabeteve që bëja për fëmijët e mi, për jetën time, u kam treguar, pasi më kanë premtuar që shteti do të ruajë, do të mbrojë, nuk do dalë sekreti. U kam treguar që personi në timon ishte filani…etj”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top