Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zakonet e përditshme që shkatërrojnë shëndetin e dhëmbëve

[h=1]Zakonet e përditshme që shkatërrojnë shëndetin e dhëmbëve[/h]
kafe_kafe-750x500-401x267.jpg
Dhëmbët janë kockat më të forta të trupit njerëzor. Përveçse luajnë një rol kryesor në përtypjen e ushqimit, janë shumë të rëndësishme edhe në proçesin e të folurit.

Këto kocka të forta janë pjesë e trupit tuaj për gjithë jetën prandaj kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal.

Gjithsesi ndonëse janë të fortë, egziston edhe rreziku që të konsumohen shpejt.

Në këtë artikull ju tregojmë disa nga zakonet tuaja të përditëshme që po ju konsumojnë dhe prishin dhëmbët.

Kërcitja e dhëmbëve
Kërcitja e dhëmbëve apo fërkimi i tyre me njëra tjetrën mund t’i dëmtojë ato. Kjo simptomë më së shumti shkaktohet nga stresi dhe kryesisht gjatë gjumit.

Është e vështirë të kontrollohet pasi trupi nuk e kupton se çfarë po bën kur fle.

Ndaj mundohuni të kujdeseni për dhëmbët tuaj gjatë ditës duke evituar konsumimin e ushqimeve të forta.

Një tjetër mënyrë është të përdorni një protezë mbrojtëse për dhëmbët të cilën mund t’a merni tek dentist juaj apo në farmaci.

Përtypja e akullit
Ndjesia e përtypjes se akullit mund të jetë shumë e pëlqyeshme në ditët e nxehta të verës për ju, po jo për dhëmbët tuaj.

Megjithëse është vetëm ujë në një gjendje të ngurtë dhe i padëmshëm për trupin, tek dhëmbët mund të ketë një efekt tjetër.

Duke qënë të dyja substanca të forta ato përplasen me njëra tjetrën dhe shkaktojnë konsumimin edhe plasaritjen e dhëmbëve.

Ndaj herën tjetër që doni të përtypni akull kujtohuni për dëmin e madh që i shkakton dhëmbëve tuaj.

Karamelet e vogla
Karamelet, si ato të buta ashtu edhe të fortat megjithëse janë të vogla në sasi janë njësoj të dëmshme për dhëmbët.

Shumica e karameleve që shiten në supermarket janë të mbushura me sheqer ndaj përtypja e tyre mund të jetë fatale për dhëmbët.

Sheqeri mbetet për një kohë të gjatë në gojën tuaj duke dëmtuar sipërfaqen e dhëmbëve.

Pijet me gaz
Sheqeri tek karamelet nuk është i vetmi armik i dhëmbëve edhe pijet me gaz përmbajnë një sasi të madhe ëmbëlsuesish.

Pijet me gaz janë të mbushura edhe me acide të tjera si ai fosforik dhe citric të cilët dobësojnë pjesën e jashtëme të dhëmbëve tuaj.

Edhe pijet e kësaj familje që janë dietike megjithëse nuk përmbajnë sheqer kanë sasi të mëdha acidesh të dëmshme.

Hapja e sendeve të forta me dhëmbë
Për shpejtësi apo komoditet shpeshherë hapja e sendeve si ushqimet e paketuara, ilaçet apo tapat e shisheve bëhet me dhëmbë.

Kjo është mënyra më e keqe se si mund t’i trajtoni dhëmbët tuaj, pasi forca e ushtruar mund të shkaktojë shumë dëmtime.

Dhëmbët mund të thyhen, plasariten dhe rrënja mund të dobësohet.

Konsumi i kafes
Ngjyra e errët e kafës dhe aciditeti mund të shkaktojë zverdhje të dhëmbëve nëse e konsumoni për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht është një ndër njollat më të lehta për t’u hequr mjafton të shkoni rregullisht tek dentist.

Pirja e duhanit
Cigaret gjithashtu njësoj si kafja kanë tendencën të zverdhin dhëmbët dhe të shkaktojnë sëmundje të tjera të tyre.

Përveçse shkatërron dhëmbët, nikotina mund të shkaktojnë edhe probleme në të gjithë gojën dhe buzët.

Një arsye më shumë për të vendosur që duhet të hiqni cigaren
 
Kafes si ik dot,e ndonje karamele ndonjehere e konsumoj.
 
Ne fund te pastes se dhembeve ka nje shenje.
Nqs eshte e kuqe eshte me kimikate me tha nje shoku im dentist,e nqs eshte jeshile eshte bimore. :)

Te tre super markete qe kerkova vec shenja e kuqe ish,edhe ato me te mirat gjasme.

Vjet pata marre nje pako nga Greqia (golgate white)por as atje se dija ta ruaja si do ish.
Jeshile,apo e kuqe ngjyra. :)
 
Pa kafe nuk jetoj dot ...eh dhe embelsires nuk i them jo :chh
 
Embelsire mbi embelsire :P a s'ben reaksion ? :D
 
Jooooooo ??
 
Shpëlarja e gojës me ujë pas larjes së dhëmbëve, largon fluorin që duhet të mbetet në gojë dhe të fillojë ndikimin e vet. Pra, kur të përfundoni larjen e dhëmbëve, pështyni, por mos e shpëlani gojën.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back