Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi seks për

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Një denoncim shokues ka ardhur nga Peshkopia. Një 20-vjeçare ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në kërkim të një vendi pune në administratë.

Denoncimi është bërë në televizionin Ora News në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Vajza ka thënë se Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme, si në hotele. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë.

Vajza ka filluar punë. Dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge, por sipas saj, kreu i bashkisë i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku dhe kanë shkuar bashkë. Ajo ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë.

20-vjeçarja thotë gjithashtu se Xhelili ka tentuar disa herë ta prekë në zyrën e tij. Ajo e akuzon kreun e Bashkisë se bën vazhdimisht të njëjtën sjellje. “Ai më ka treguar se ka pasur vajza të tjera, të cilave iu ka ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve. I bëj thirrje policisë, prokurorisë”, ka thënë 20-vjeçarja.

Në videon e transmetuar kreu i Bashkisë së Peshkopisë shfaqet me të brendshme në dhomën e hoteli.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

image.jpg

lol lol lol

hajduti
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Zbulohet motivi i seks-skandalit

PicMonkey-Collage37-620x457.jpg
Nga Nikoleta Kovaçi

Anisa A., është vajza e bukur e Peshkopisë. Ajo, pak pasi ka mbushur 21 vjeç, është punësuar në Pallatin e Kulturës së Peshkopisë, ndërsa prej ditësh gjendet në faqet e para të gazetave dhe në lajmet e para të edicioneve me “gjetjen” e saj; një video-skandal që i kushtoi shtrenjtë kryebashkiakut Shukri Xhelili, 56-vjeçarit që ndodhej në krye të Bashkisë prej një viti. Në gjithë këtë skandal, duket se tashmë edhe policia dhe prokuroria pritet të kenë rolin e tyre, pasi nga të dhënat e para mësohet se vajza me familjen e saj janë marrë në mbrojtje. E ndërkohë që familja e denoncueses së rastit skandaloz janë marrë në mbrojtje, ende nuk dihet se si e ka pritur familja e ish-kryebashkiakut atë video, ndërsa Shukriu është babai i dy djemve dhe i një vajze. Burimet policore saktësojnë se mbrojtja dhe vëzhgimi për familjen A, ka nisur që mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që pritet një vendim gjykate në lidhje me mbrojtjen konkrete të vajzës dhe të familjes së saj; dy prindërve, motrës dhe vëllait, pasi Anisa është edhe fëmija i vogël i familjes A.

Mbrojtja

Me kërkesë të prokurorisë, policia ka marrë masa mbrojtëse për vajzën e videoskandalit seksual të ish-kreut të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Ndërkohë përgjatë dy ditëve të fundit në rrjete të ndryshme sociale janë publikuar fotot e vajzës, komente kërcënuese e fyese ndaj saj, fakt ky që ka bërë policinë të marrë edhe masat paraprake mbrojtëse për të dhe pjesën tjetër të familjes. Burimet e policisë tregojnë se është mbajtur nën mbikëqyrje dhe do të mbahet edhe në vazhdim, me një numër të caktuar punonjësish policie, shtëpia në të cilën banon familja A, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se kush janë kërcënuesit e vajzës dhe të familjes së saj. Kështu burimet e prokurorisë së Peshkopisë bëjnë të ditur se vajza e videoskandalit të kryetarit të shkarkuar, Shukri Xhelili, ndër të tjera është marrë sërish në pyetje, duke qëndruar korrekt pretendimeve të saj që në fillim në lidhje me motivin e publikimit të videos. Do të jetë gjykata që do të vendos mbi fatin e mbrojtjes së 21-vjeçares, Anisa, ndërsa Krimet e Rënda pritet të marrin nën hetim pikërisht dy akuzat për të cilat do të hetohet Shukriu, personi më i përfolur në tri ditët e fundit në vendin tonë.

Hetimet

Pavarësisht se pretendohet se ka qenë nëna që ka punuar dhe është pushuar nga puna nga Shukri Xhelili, sipas të dhënave që vijnë nga Dibra, edhe i ati i vajzës, ka qenë në punë po në strukturat e pushtetit vendor. I ati i Anisës mësohet se ka punuar si roje në llixhat e Peshkopisë, punë që vijon ta bëjë, ndërsa nëna Flutra, ka qenë sanitare në një drejtori lokale dhe më pas saktësohet se ka kërkuar të kalojë në të njëjtin pozicion pune po në llixha, pasi kryetari ka vendosur ta zëvendësojë me një person të afërt të tijin. Dyshohet se ka qenë ky momenti i zemërimit të 21-vjeçares që ka marrë përsipër të bëhet edhe pjesë e një prej videove më skandal të ndodhura me persona publik në vendin tonë, edhe pse jo shumë kohë më parë, ishte një ministër protagonist i një tjetër sipërmarrjeje të tillë. Prokuroria do ta hetojë Shukri Xhelilin për tri akuza, atë të “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu bëhet me dije se priten dëshmitë e pjesës tjetër të familjes së vajzës për të parë se cili ka qenë roli i tyre në njohjen mes Xhelilit dhe vajzës së tyre, ndërkohë që të dhënat tregojnë se edhe gjendja në familjen e ish-kryebashkiakut është e tensionuar. Këto ditë pritet që dosja të kalojë për kompetencë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila pas administrimit të provave do të vendosë, nëse është i nevojshëm caktimi i ndonjë masë sigurie apo Shukri Xhelili do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për akuzat e ngritura.

Video-skandali për një vend pune

Disa javë më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili mësohet se është larguar nga puna nëna e 21-vjeçares që realizoi video-skandalin, Flutra A. Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit, teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës. Gruaja, e cila është rreth të 60- ve, është pushuar nga puna teksa i ka kërkuar kryebashkiakut të saj, që ishte i njohur për të dhe familjen e saj, që ta kalonte në të njëjtin vend pune, por te llixhat, por as kjo nuk ka funksionuar, pasi në vendin e saj sipas burimeve, është vendosur një person i afërt me Xhelilin. Këtë fakt Xhelili e ka mohuar para hetuesve, por prokuroria e ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tashmë pritet të hidhet dritë mbi të gjitha lëvizjet e që kanë ndodhur në atë bashki për të hetuar në tërësi punën që ka kryer Xhelili në më pak se një vit në krye të bashkisë së Peshkopisë.

Vajza: Nuk jam detyruar të kryej marrëdhënie

Anisa A, ka treguar sërish në prokurori gjithë njohjen me 56-vjeçarin, burrin që gjendej në krye të Bashkisë së Peshkopisë dhe që kishte mundur të punësonte vajzën në Pallatin e Kulturës. Ajo ka rrëfyer me detaje në prokurori gjithçka ka ndodhur mes tyre, ndërsa për asnjë moment mësohet se nuk ka pranuar të jetë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por madje ka qenë pikërisht dëshirë e saja. Mirëpo në një deklarim të dhënë për mediet lokale, Xhelili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se ka qenë një kurth i ngritur kundër tij. Anisa A., në rrëfimin e saj mësohet se ka mohuar të jetë shtyrë nga ndonjë person apo ndonjë individ i caktuar politik për të publikuar materialin që kishte regjistruar, ndërsa sipas të dhënave paraprake që vijnë nga prokuroria e Peshkopisë bëhet me dije se vajza ka thënë se e kishte hedhur në internet vetëm për qejfin e vet, video që më pas edhe u publikua në media, duke zbuluar kështu një prej skandaleve më të mëdha të ndodhura në vend kohëve të fundit. Anisa A, mësohet se e ka lënë punën që ditën që ka bërë publike videon me kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, ndërsa po atë ditë as Shukri Xhelili, mësohet se nuk e ka shkelur më atë derë në të cilën kishte shkelur si titullar. Megjithatë, pa u dokumentuar gjithë aktiviteti i ish-kryebashkiakut, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur vërtet në sipërmarrjen e vajzës së re. Ajo së fundmi ka qenë në rolin e menaxheres në pallatin e Kulturës, ndërsa mësohet se e ka pranuar edhe para hetuesve të çështjes se ka qenë pikërisht Xhelili personi që ka negociuar që ajo të punësohej aty, edhe pse lidhja e tyre nuk dihet saktë se kur ka nisur.

Shkarkimi i Shukri Xhelilit, PS-PD nisin takimet në Dibër

Partitë politike kanë nisur takimet në Dibër, vetëm një ditë pasi qeveria shkarkoi nga detyra kryetarin e bashkisë, Shukri Xhelili. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi dje një takim me strukturat lokale të Partisë Socialiste në Dibër, në cilësinë e koordinatorit të PS-së për qarkun Dibër, pas videoskandalit ku ish-kreu i bashkisë, Shukri Xhelili, i kërkonte marrëdhënie seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës. “Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS-ja është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje. ثshtë shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”, u shpreh Gjiknuri. Ai i bëri thirrje prokurorisë t’i shkojë ngjarjes nga fillimi në fund. “Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë, por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, theksoi ai. Gjithashtu, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte dje në Dibër, ku foli për videoskandalin, me në qendër ish-kreun e bashkisë, Shukri Xhelili. Paloka tha se zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Dibër do të jenë një test për mazhorancën, nëse do të ketë ose jo vullnet për zgjedhje të ndershme. “Fati e deshi që Dibra të provojë këtë mazhorancë, sesa e gatshme është të bëjë zgjedhje të ndershme”, tha Paloka. Deputeti demokrat kërkoi që qytetarët dibranë të braktisin Rilindjen dhe të kthehen drejt demokracisë dhe progresit. “Doli që Rilindja nuk ishte drejtimi i duhur dhe dibranët për kaq kohë duhet ta kenë kuptuar se duhet të rikthehen nga fillimi drejt demokracisë dhe progresit”, u shpreh ai. Qeveria shkarkoi dy ditë më parë kryetarin e bashkisë së Dibrës, në bazë të Kushtetutës, ku përcaktohet se “organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”, thuhet në nenin 115 të Ligjit Themeltar. Aty përcaktohet se, “në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”. Shekulli
 

Attachments

  • PicMonkey-Collage37-620x457.jpg
    PicMonkey-Collage37-620x457.jpg
    63 KB · Shikime: 0
  • PicMonkey-Collage37-620x457.jpg
    PicMonkey-Collage37-620x457.jpg
    63 KB · Shikime: 0
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Do e kthejme dibren BLU
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

DIBثR- Tre ditë pas publikimit të video-skandalit seksual që kishte në qendër ish-kreun e bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelilin i cili premtonte punë dhe rritje rroge kundrejt favoreve seksuale, protagonistja e kësaj historie flet për gazetarin e News24 e Balkanweb, Enver Doçi.

20-vjeçarja me iniciale A.A. rrëfen se videon e ka bërë pasi ndihej nën presionin e kryetarit të bashkisë dhe se pas kësaj çështje nuk ka arsye politike apo premtime për para. Ajo thotë se nuk është penduar për realizimin e videos, ndërsa shpreh dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.

“Videon e bëra se ndjehesha nën presionin e kryetarit. Për videon nuk ka as arsye politike dhe as çështje parash. Nuk jam penduar për realizimin e kësaj videoje, por dua të largohem nga Shqipëria”, ka thënë ajo.

VAJZA
Pse e bëtë videon?
“Arsyeja pse e bëra këtë është se ndihesha vazhdimisht nën presionin e fjalëve të tij dhe për çfarë kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye dhe nuk ka qenë as çështje politike dhe as çështje parash.
A të kërkonte takim herë pas here?
Po. (qan)
اfarë kërkon tani?
Unë kërkoj që…(qan)
Kërkon të largohesh nga Dibra?
Kërkoj të largohem nga ky vend.
Pse do të largohesh?
Nuk ka kuptim që të rri më këtu sepse nuk kam siguri as për familjen as për veten time.
Pasi është shfaqur videoja, ke dalë jashtë banesës?
Jo nuk kam dalë. Kam ndenjur në shtëpi.
Je penduar që e ke bërë atë video?
Jo nuk jam penduar.

NثNA
A mund të na e tregoni historinë e vajzës suaj si ka ndodhur?
Goca ka bërë një kërkesë për punë. Kryetari i ka thënë do ta shohim, do vish pas ca ditësh edhe do të jap llafin për punë. Ka shkuar goca pas ca ditësh, iu bënë 2-3 herë që ka shkuar dhe i ka thënë do firmosësh por me një kusht që të bësh si të them unë. Edhe goca ka firmosur, pasi ka firmosur i ka thënë që do shkosh në punë. Gjatë kësaj kohe goca ka filluar punë dhe ai e merrte përditë në telefon dhe i dërgonte mesazhe. I bënte lloj-lloj muhabetesh.
Goca paraqitej tek zyra, shkonte tek zyra, pastaj i kërkoi takim gocës. Nga muaji prill. Goca shkon. Ai i thotë që do firmos kontratën kur të merremi vesh për t’u takuar. Kur shkoi goca në Tiranë nuk më tregoi se kishte edhe frikë edhe turp.

A ju kishte treguar për telefonatat dhe mesazhet?
Po më kishte treguar. I thashë që do ta zgjidh unë këtë punë, por më tha jo se do ta zgjidh vetë këtë punë. Nuk deshi të më tregonte situatën si ishte. Shkon goca e takon dhe kur e pyes unë ku do shkosh, më thotë kam një kërkesë pune, do shkoj në Tiranë se më kanë thirrur për punë. Shkon me gjithë motrën më të madhe. E kishin lënë për t’u takuar në Tiranë se tek Ora Neës ka bërë denoncimin, shkon komunikon me ata dhe i thonë që ne duam fakte për këtë punë. Jo se ka pasur goca ndonjë hile, se e ka bërë për punë partish. Absolutisht. Këta socialistët i nxjerrin këto, që kanë nxjerrë edhe për mua se më ka hequr nga puna.

A ke qenë ti në punë tek llixhat?
Unë në punë kam qenë para 15 viteve, jo tek llixhat, tek tatimet, tek sigurimet që s’ka pas lidhje me Shukri Xhelilin.

Po gocës i pati premtuar?
I pati thënë që do rrish këtu tek kjo punë, pastaj do shohim.

Po këtu në Dibër a e bezdiste?
Po e bezdiste shumë, ishte e shqetësuar e acaruar gjithë kohës.
Pasi u takuan në Tiranë, goca bëri këto gjëra që iu dha fund. Kur erdhi këtu më tregoi mua gjithë çfarë kishte bërë.

اfarë i kërkoni drejtësisë?
Që kur është bërë kjo punë, unë kam dalë jashtë shtëpisë më kanë kërcënuar në rrugë njerëzit. Kemi frikë të dalim, prej mentalitetit e kërcënimeve. Kam dalë vetëm kur kam shkuar në gjykatë e polici. As djali as burri nuk kanë shkuar në punë.
Jam e frikësuar shumë, më kanë kërcënuar 2 veta të Partisë Socialiste, 2 gra. Më kanë ardhur tek dera, më kanë hyrë me zor. Më thanë po nuk na fale për këtë problem, ne i kemi krahët e ngrohta, do marrim masa. I kam denoncuar në polici e prokurori. Dy gra janë farefis të gruas së Shukriut. Edhe bodigardët e Shukriut.

Ka dalë problemi në media se ju ka përgatit LSI për këtë video?
Absolutisht nuk është e vërtetë kjo. Janë pisllëqe të Shukri Xhelilit. Janë gënjeshtra. Nuk i kam rënë në qafë njeriu dhe nuk dua të më bjerë në qafë njeri.

Sa kohë ka që ka kërkuar punë vajza?
Ka 2 vjet që ka kërkuar punë. Nuk ka gjetur punë gjëkundi, as goca e madhe, as çuni.

A e ka pas njohur më parë vajzën kryetari?
Jo nuk e ka njohur. S’kemi pasur lidhje asnjëherë. Për herë të parë është njohur me gruan e kryetarit, i kam kërkuar unë punë dhe më tha do ta bisedoj me kryetarin. Ajo tha do ti them burrit.
Vajza i shkoi tek zyra dhe kryetari i kishte premtuar që po, i kishte thënë “që qenke gocë e bukur, gocë e zgjuar do të fus në punë”. Goca s’mi ka treguar mua këto sepse i ka ardhur zor, se po t’i dija do kisha shkuar t’i bëja namin tek zyra. E s’më ka treguar mua si prind as vëllait se kishte frikë mos e rrahim. Kështu ka bërë kryetari me gocën time, që e ka si fëminë e vet e t’i vijë turp që i bën këto gjëra dhe i meriton ato që i ka bërë goca ime. Nuk jam pishman fare, më ka gjakun ai.

Jemi të rrezikuar, nuk dalim dot në rrugë prej opinionin e prej llafeve. Kanë ardhur edhe çuna tek dera duke folur me fjalë të rënda. Më ka dalë në rrugë 2 herë kërcënuesi i socialistes. Nuk jam e sigurt këtu.

Po bashkëshorti ka punuar?
Ka punuar në ndërmarrjen e llixhave, si ka rënë kujt në qafë. Unë punoj me krahët e mi. Unë kërkoj të largohem nga Shqipëria. Shteti të më ndihmojë për këtë punë. Kam frikë për fëmijët (qan). Të më ndihmojë ai i madhi i Amerikës.

BABAI
Si e mësuat këtë histori?
Ka që 2 muaj që vajza është ankuar për këtë problem. Nuk deshëm ta bënim të madhe. Arriti puna që vajza e bëri vetë me iniciativën e saj dhe ka bërë shumë mirë. Shukri Xhelilit nuk i kam asnjë borxh. E kam njohur që 30 vite në Peshkopi, po paska qenë burri më i poshtër që ka shfrytëzuar vajzën time, 20 vjeçe. Bravo i qoftë vajzës sime që ia ka bërë këtë. Vetëm një gjë, Shukri Xhelili më ka gjakun borxh për këtë histori se më ka shfrytëzuar vajzën. Këtu bindje politike nuk ka në botë, hiç. Më ka poshtëruar familjen, që rri i mbyllur brenda, pa bukë, pa gjë, pa asgjë. Kërkoj ndihmë prej shtetit, nuk dalin dot fëmijët në rrugë. 2-3 herë i kanë dalë gruas e vajzës në rrugë. Dua ndihmë të më largohen fëmijët dhe gruaja prej këtej. Unë vetë do rri këtu, sikur edhe të më vrasin.

A keni mbrojtje nga policia?
Mbrojtje kam pasur deri sot në mëngjes. Unë nuk do rri gjithmonë me polici se nuk i kam gjak kujt, ai më ka mua. Jam pa bukë, duke marrë borxh në dyqane. Kërkoj ndihmën e ambasadës amerikane të më largojë fëmijët këtu.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Te gjitha ketyre po ju pergjigjem me nje mesazh qe sapo me erdhi nga qytetari dixhital. sb
“Pershendetje doktor Ajo vajza ka rastis fatkeqe se po ti kishte ndodhur kjo histori me Ramen ai do te ja bente burrin minister,"

hajduti
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Se marr vesh tani, kur ky i paska bere presion me telefonata dhe mesazhe, a nuk mjaftonin kto si prova per 'ti bere gropen'! Shum e koklavitur si histori. Kushedi sa gjera te tjera te reja kane per te dale ne pah, ne ditet ne vazhdim.
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Se marr vesh tani, kur ky i paska bere presion me telefonata dhe mesazhe, a nuk mjaftonin kto si prova per 'ti bere gropen'! Shum e koklavitur si histori. Kushedi sa gjera te tjera te reja kane per te dale ne pah, ne ditet ne vazhdim.

Plotesisht e vertete, ...ne ditet ne vazhdim do te dali: "kush paska kalu nga zyra Shukriut i paska lone nje vrime ne breke!?" lol

hajduti
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Ne kete vend, mjerisht, nuk ka shoqeri civile, nuk ka gazetar, nuk ka polici, prokur e gjyqtar. Perfundimisht nuk ka njerez. Shumica nga ta, perfshire dhe ne, jemi ca ngordhesira qe veq fryma na ka ngel.

Perfundimisht ky vend, te cmend, te nxjerr ne rruge e pastaj kthehet e te gjuan me gure.
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Se marr vesh tani, kur ky i paska bere presion me telefonata dhe mesazhe, a nuk mjaftonin kto si prova per 'ti bere gropen'! Shum e koklavitur si histori. Kushedi sa gjera te tjera te reja kane per te dale ne pah, ne ditet ne vazhdim.

Kam kaq dite qe po e theksoj madje dhe u keqkuptova se po i dal mbrojtes atij bishes,perkundrazi por pse duhej te shkonte ne hotel kur i kishte ter keto prova lind pyetja prap nga une!?
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Kam kaq dite qe po e theksoj madje dhe u keqkuptova se po i dal mbrojtes atij bishes,perkundrazi por pse duhej te shkonte ne hotel kur i kishte ter keto prova lind pyetja prap nga une!?

...po pra, i vajti shtrenjte ajo rruge deri ne Tirane, nga detyra e shkarkuan, familjen e shkaterroi dhe gje nuk beri, i kishte futur nje telefon Kol balles e i dilte me lire kjo pune lol

hajduti
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Kam kaq dite qe po e theksoj madje dhe u keqkuptova se po i dal mbrojtes atij bishes,perkundrazi por pse duhej te shkonte ne hotel kur i kishte ter keto prova lind pyetja prap nga une!?

Sepse po mos te kishim breket e Shukriut me ça do benim gallate ne! Per ne ka mendu dhe ajo e shkreta! :P
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Sepse po mos te kishim breket e Shukriut me ça do benim gallate ne! Per ne ka mendu dhe ajo e shkreta! :P

Shukriu vete i paska qujt "Breket e fatit" lol

oh c'u 10-va tu qesh lol

hajduti
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Plotesisht e vertete, ...ne ditet ne vazhdim do te dali: "kush paska kalu nga zyra Shukriut i paska lone nje vrime ne breke!?" lol

hajduti

ahahah me lot eh more Hajdut ke te forta dhe ti lol
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Se marr vesh tani, kur ky i paska bere presion me telefonata dhe mesazhe, a nuk mjaftonin kto si prova per 'ti bere gropen'! Shum e koklavitur si histori. Kushedi sa gjera te tjera te reja kane per te dale ne pah, ne ditet ne vazhdim.

si histori dashnoresh per hakmarrje dukej. e puthte shukriu 20 vjecaren pa teklif fare dhe ajo qe si shmangej hic, sbesoj se e ka pasur per here te 1 me shukon :)
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

I ziu shukri,harroi qe vajza paska qene e zgjuar,edhe e futi ne gracke.
Por sa mire qe ndodhi ky rast,te zene mend shukrit e tjere,e para se te bejn te tilla gjerash,te mendohen mire..se ta fut tjetra :)
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

ahahah me lot eh more Hajdut ke te forta dhe ti lol

Nuk duhet me qesh shume se shume shpejt do vijme ne pushtet , asihere si dihet lol

hajduti
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Cfardo qe te kete qene marredhenia mes tyre, cfaredo te kete qene qellimi i goces dhe cfardo qe ta kete shtyre gocen ne nje veprim te tille, sjellja e Shukriut, bie ndesh me etiken dhe sjelljen profesionale te nje administratori qe merret me ceshtje publike.

Edhe prostitute sikur te jete Anisa, ne kete rast, Shukriu duhet te ndeshkohet shume rende. Shukriut me vote qytetare i eshte besuar nje Bashki e tere e ai te bie ne lajthitjen me te thjeshte eshte e paarsyeshme.

Une nuk munde ta kuptoje Shukriun. Detyra publike para se gjithash eshte pergjegjesi dhe kjo pergjegjesi kerkon nje etike te mirefillt profesionale.

Ne detyra te tilla duhet te jesh i pergaditur per situata nga me te rendat sepse kjo e femrave munde te jete perditshmeri qe te sillet para hundeve.

Andaj ne kete drejtim une e arsyetoj Anisen ndersa Shukriu per mua eshte gomari me i madhe qe ka mundur te takoje njeriu ne Diber ne keto kohe.
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Anisa i paska pasur idete e qarta brenda vetes,(amerika) ndaj dhe e paska cuar videon ne tv,dhe jo ne prokurori...
K**ve e zgjuar :P
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Nga: FLUTURA AاKA*
U morët me ditë të tëra me fushatën e shukrizimit, i latë punë e zanat, siç bëni përherë duke iu bashkuat parodisë së shëmtuar shqiptare, që shpesh e më shpesh na beft enkas për t’u hutuar nga gjërat esenciale. U morët me poturet, dhe jo me ato poshtë potureve që drejtojnë, në të vërtetë, vendin tonë me një dhunë autokratike të paparë në këta 25 vite. U morët me brimën e potureve, dhe jo me brimën e xhepave tuaj të shpuar, që po ju hapet përditë e më shumë nga varfëria.


U morët me fjalët banale dhe të krupshme të dialogut rruspan-e-rruspi, por jo me thelbin e fjalës së tij: “Do të hap një galeri pikturash.” Kështu tha ai: Me një llaf do t’i bëj rrush e kumbulla paret e qytetit tim. Kjo duhet t’ju kishte shqetësuar, ky trend për art kallp mbi një varfëri ekstreme e tronditëse. Eh fundja, ai është vetëm buloni më i parëndësishëm i kësaj Qirtoreje të madhe me emrin shtet, që kemi ngritur në emër të demokracisë. A nuk është keshtu? A nuk kanë ministrat tanë, mbase, secili nga disa dashnore? Një ministër u pushua dikur sepse nga tabulatet e telefonave i dolën 4 copë të dashura që i mbante me paratë e shtetit.

A nuk e dimë ne se politikanët tanë i kanë të nënkuptuar të lëvizin çdo herë me escort-girls? Pyesni bodygardët e tyre “të kërcënuar të heshtin për vdekje” dhe do ta shihni se panorama e shtetit të ndërtuar mbi seksomaninë, është mënyra e funksionimit të tij. A nuk janë ca nga profesorët tanë të nderuar, edhe pse shpesh me prostatë, të darovitur shpesh me të tillë ëmbëlsirë për një provim? A nuk e hedhin syrin shefat e redaksive shpesh te vajzat e reja studente që aspirojnë të jenë gazetare të pavaruara; shumë prej tyre ngaqë vendosin të mos hyjnë në këtë “provim” nuk bëhen kurrë gazetare, edhe pse mund te jenë të talentuara?

A nuk kemi ne në mes të Tiranës te blloku rreth 2000 prostituta, ma të bukurat e dheut, të gatshme për të shërbyer, të cilat kanë sekserë personalë? A nuk është bërë propogandë publike për punësime “vajzat të reja të pamartuara”, pasi janë më në dispozicion të punëve të shtetit? Nuk e di se si ju duket juve, por mua më bie erë, edhe pse e thënë pa ndonjë sherr dhe qeder të madh. Pse bëni sikur nuk i dini, dhe merreni me shukri-ziun? Ku kemi katandisur, o Zot! Duhet një ligj i rreptë, shumë i rreptë, mbi intimidimin seksual në shtet dhe administratë kudoqoftë, shtet e privat, dhe të shënohet në kontratën e punës ky kusht, që duart e këtyre pushtëve të rrinë larg, që vajzat të shkojnë pa frikë të trokasin në dyert e shtetit.
(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Tani u bo mhb pirxhu pirxhu futja kot dmth.

E rendesishme eshte qe shtetin ta kemi sa malet, pa ne sduam as buke as uje as drita .... : :D

13226831_10209603224307036_3380721843485310820_n.jpg
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Tani dhe kjo gazetaria jone ka ik per lesh :tv: Po kujt i ha nese shoqja Shukuriut do e mbaje Shukuriun ne gji apo do e ndaje :gjuhe:
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Po per breket e grisura tha gje!? :P

Mbylle moj gojen e shko qepi breket Shukuriut lol
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Ehh moj moter, ca kane sy por s'duan te shikojne...kshu edhe puna e ksaj.
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Meqe paske qene dakord,i qepje breket te pakten se te doli nami keq :P
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Shukri Xhelili lihet në burg nga Krimet e Rënda, avokati: Vendim i padrejtë

Shukri-Xhelili-780x439.gif


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Shukri Xhelilin, ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, i cili u përfshi në një skandal seksual para pak ditësh ku i kërkonte një vajze 20-vjeçare seks në këmbim të një pune.

Xhelili akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” dhe mësohet se avokati i tij e ka cilësuar të padrejtë vendimin.

Ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, është arrestuar para dy ditësh me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia e ka ndaluar në Dibër, disa orë pas vendimit të gjykatës, e cila ka vendosur masën e arrestit burg pa afat.

Më parë, ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, u hetua për tri vepra penale, pas publikimit të videoskandalit, ku ai është filmuar me zë dhe figurë teksa i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje, në këmbim të vendit të punës. Ish-kryebashkiaku i Dibrës, i cili u shkarkua me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave, do të hetohet në gjendje të lirë. Në filmimet e transmetuara të enjten e kaluar në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamera, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit. Të gjitha veprimet procedurale janë kryer nën kryesimin e prokurorit të Rrethit Gjyqësor të Dibrës.
g.shqip
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top