Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi seks për

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Një denoncim shokues ka ardhur nga Peshkopia. Një 20-vjeçare ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në kërkim të një vendi pune në administratë.

Denoncimi është bërë në televizionin Ora News në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Vajza ka thënë se Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme, si në hotele. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë.

Vajza ka filluar punë. Dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge, por sipas saj, kreu i bashkisë i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku dhe kanë shkuar bashkë. Ajo ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë.

20-vjeçarja thotë gjithashtu se Xhelili ka tentuar disa herë ta prekë në zyrën e tij. Ajo e akuzon kreun e Bashkisë se bën vazhdimisht të njëjtën sjellje. “Ai më ka treguar se ka pasur vajza të tjera, të cilave iu ka ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve. I bëj thirrje policisë, prokurorisë”, ka thënë 20-vjeçarja.

Në videon e transmetuar kreu i Bashkisë së Peshkopisë shfaqet me të brendshme në dhomën e hoteli.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Video-skandali- Denoncimi i 20-vjeçares: Kreu i Bashkisë së Dibrës më kërkoi

Shukri Xhelili, ish-kreu i Bashkisë së Peshkopisë, i cili u la në “arrest me burg” nga Krimet e Rënda pas publikimit të video- skandalit, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ky fakt bëhet me dijë për “Gazeta Shqiptare” nga burime të policisë. 56-vjeçari u arrestua pas videos së bërë publike nga 20-vjeçarja me iniciale A. A., e cila e kishte filmuar atë duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Burimet e sipërpërmendura thanë për gazetën se pas bërjes publike të videos dhe para arrestimit, Shukri Xhelili ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar, në Dibër.

Këtë fakt, Xhelili ia ka pohuar oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ish-kryebashkiaku u ka treguar atyre se ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, e cila e ka ndaluar këtë gjë. “Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë.

Të njëjtat burime sqaruan se 56-vjeçari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm. Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve. “Xhelili është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”, thanë për “GSH” burime konfidenciale.

(ed.me/BalkanWeb)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top