Vezë të ziera, turshi

Arfenilla

Themelues i Forumit
4662088730_601335597c-225x300.jpg


Përbërësit: vezë të freskëta, vaj ulliri, lloje të ndryshme piperi kokërr, erëza: rozmarinë, manxuranë, dafinë, 2 speca djegëse, uthull balsam (në ngjyrë të bardhë), shafran



Së pari duhet të kemi një vazo me kapak që mbyllet mirë, pasi aty do të vendosim vezët e ziera.

Në një tenxhere me ujë vendosim vezët (sa të dëshirojmë) dhe i ziejmë për pesë minuta.

Hedhim në ujë shafranin dhe i lëmë vezët të ziejnë edhe për pesë minuta të tjera. Pastaj i kullojmë, i hedhim në ujë të ftohtë dhe i pastrojmë.

Përziejmë kokrrat e piperit dhe i bluajmë. Në një tigan hedhim vajin e ullirit (mjaftueshëm për vazon ku do të vendosim vezët). Kur vaji të fillojë të nxehet, hedhim specat djegës dhe të gjitha erëzat. Ulim temperaturën që të mos digjet vaji dhe në këtë mënyrë, erëzat do të nxjerrin gjithë aromat e tyre. Shtojmë uthullën balsam, e heqim tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Vendosim vezët e ziera në vazo dhe pastaj shtojmë vajin me erëzat pasi të jetë ftohur krejt dhe e mbyllim vazon me kapak. Pastaj e mbajmë në frigorifer për sa kohë të dëshirojmë. Por vezët janë kaq të shijshme, saqë është e vështirë për t’i rezistuar.
 
Titulli: Vezë të ziera, turshi

Manxurane e Shafrane qa jane se po me pelqejn kto vezet ?

kullojm vezet hahaahhahahahahahahahahahahahahahahahaahahaha
 
Titulli: Vezë të ziera, turshi

iiiii sa gje e shpifur. Ku ma nxore kete mi arfe qe behen dhe vezet turshii...na hape barkun fare.lol
Vezet haen te zjera, te skuqura e si ti duash ti por turshi jo!!
 
Titulli: Vezë të ziera, turshi

Mir qe e lexova mbas buke se nuk do kisha henger dark me per sonte :p
 
Titulli: Vezë të ziera, turshi

Veze turrshi???,kush e shpiku kete recet amon?!!
 
Titulli: Vezë të ziera, turshi

Sec kam idene se kur te hapet do vije era lligja te Peshkopise lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top