Vëllai i ministrit të Brendshëm, dekretohet për prokuror në Durrës

CoNNecT

Administrator
Oficer i Policisë Gjyqësore të qytetit bregdetar është dekretuar dje në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit. Dekreti është firmosur nga Presidenti Bamir Topi, ndërsa propozimi për emërimin e Sokol Nishanit prokuror, është bërë nga Kryeprokurorja Ina Rama. Kjo e fundit mori në konsideratë, karrierën e gjatë dhe rezultatet e arritura nga oficeri i Policisë Gjyqësore Nishani dhe më pas e kaloi kandidaturën e tij në Këshillin e Prokurorisë, ku mori miratimin për emërim. Ndërkaq, ditën e djeshme, Presidenti Bamir Topi ka firmosur edhe 12 ndryshime të tjera në strukturën e Prokurorisë. Pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve, kanë prekur Prokurorinë e Apelit Ushtarak të Tiranës, ndërsa janë bërë transferime prokurorësh në rrethe dhe ngritje në detyrë për oficerët e Policisë Gjyqësore, që kanë arritur rezultate në punë gjatë luftës kundër krimit dhe hetimit të dosjeve penale. Një prej dekreteve të firmosura nga Presidenti Topi, rikthen në Prokurori Besnik Muçin. Ky i fundit ka qenë Prokuror në Prokurorinë e Tiranës prej nga u largua, sepse dha dorëheqjen pasi ish-kryeprokurori Sollaku kishte filluar procedimin disiplinor ndaj tij. Pasi la këtë detyrë në Prokurori, Besnik Muçi mori funksionin e drejtorit të Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, të cilin e mbajti vetëm për disa muaj. Ai u largua nga ky post për shkak të zbatimit të sistemit të ri të gradave, pasi funksioni i tij nuk përputhej me gradën. Pas largimit nga radhët e policisë rreth dy muaj më parë, Besnik Muçi është dekretuar dje për të qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje emërimin prokuror në Rrethin e Kurbinit, për oficeret e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Bledar Maksuti, ndërsa prokuror në Sarandë, për oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Platin Aliçka. Dy oficerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë emëruar prokurorë pas vlerësimit të rezultateve të arritura në punën e tyre, nga Këshilli i Prokurorisë dhe më pas nga Kryeprokurorja Ina Rama, e cila propozoi emërimet tek Presidenti Bamir Topi.


Emërimet e Prokurorëve

1. Petrit QERIMI, transferohet në Prokurorinë e Apelit Vlorë
2. Fahri DANAJ, transferohet në Prokurorinë e Apelit për Krime të Renda, Tiranë
3. Stiliano BANDILLI, transferohet prokuror në Prokurorinë e Tiranës
4. Sokol NISHANI, emërohet prokuror në Prokurorinë e Durrësit
5. Deniona KATRO, emërohet prokurore në Durrës
6. Vladimir MARA, emërohet prokuror në Prokurorinë e Durrësit
7. Besnik MUاI, emërohet prokuror në Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë
8. Bledar MAKSUTI, emërohet prokuror në Prokurorinë e Kurbinit
9. Belina ZENELI, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Dibër
10. Abaz MUاA, emërohet prokuror në Mat
11. Hysni VATA, emërohet prokuror në Tropojë
12. Platin ALIاKA, emërohet prokuror në Sarandë
13. Rozeta QIRJAZI, emërohet në Prokurorinë e Apelit Korçë

©panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top