Velipojë, impianti i ujërave të zeza Haxhinasto:Projekti 3.5 milionë euro

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, peruroi të shtunën përfundimin e fazës së parë të projektit të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Velipojë, Shkodër.

Duke e konsideruar këtë si një investim të rëndësishëm për Velipojën, si zonë turistike, ministri Haxhinasto tha se përfundimi i fazës së parë të projektit do të sigurojë përpunimin e ujërave të zeza për 18 mijë banorë në këtë zonë.

“Ky projekt është një domosdoshmëri për mbrojtjen dhe cilësinë e plazhit të Velipojës, ndaj ju bëj thirrje banorëve dhe biznesve të fillojnë lidhjet dhe të mos përdorin me gropat septike”, tha Haxhinasto. Kostoja e kontratës për ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Velipojë është 3.5 milionë euro. Impianti nga sot është gati t’u shërbejë 18 mijë banorëve.

Ministri Haxhinasto shoqërohej nga zëvendësministrja e Integrimit, Erisa Xhixho dhe Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Yngve Engstrِm./Shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top