Transmetohet se një rast Aliu r.a., duke shkuar herët në mëngjes në xhami, e kishte takuar një hebre plak, i cili mezi ecte.
Aliu r.a., nuk dëshiroi që ta kalojë, edhe pse rrezikonte që të vonohej në namazin me xhemat. Nuk donte që plaku të dëshpërohet për rininë e kaluar, duke e parë djaloshin Aliun, se si ecte shpejt. Atë ditë gjatë qëndrimit në ruku’ë, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e kishte pritur aq gjatë Aliun, sa që sahabët kishin menduar se mos ndoshta i ndodhi diçka Pejgamberin a.s.
Pasi Aliu r.a. rrinte prapa plakut që mos ta kalonte, kur plaku e kaloi xhaminë, Aliu r.a. hyri në xhami dhe e zuri rekatin e plotë, pasi Muhamedi a.s. ishte në ruku'. Kur e pyetën sahabët Muhamedin a.s. se pse kishte qëndruar në ruku' më shumë se herave të tjera, Muhamedi a.s. ishte përgjigjur: Më lajmëroi Xhibrili a.s. se Aliu r.a. është duke e respektuar një jomusliman në rrugë, kështu që prite deri sa të hyn ai (Aliu r.a.) në xhami.
Mesazhi: Bëhu i mëshirshëm me çdokënd, dhe mos shiko nëse të përshtat apo jo ty. Bëhu si Aliu i mëshirshëm ndaj të huajve, por edhe si Muhamedi a.s. ndaj muslimanëve.
Huazuar nga: Senad Maku