Vazhdo me një këshillë

“ Në çfarëdo situate…
Mos lejo të zbehen ngjyrat e mirësisë së zemrës tënde…!”
 
Transmetohet se një rast Aliu r.a., duke shkuar herët në mëngjes në xhami, e kishte takuar një hebre plak, i cili mezi ecte.
Aliu r.a., nuk dëshiroi që ta kalojë, edhe pse rrezikonte që të vonohej në namazin me xhemat. Nuk donte që plaku të dëshpërohet për rininë e kaluar, duke e parë djaloshin Aliun, se si ecte shpejt. Atë ditë gjatë qëndrimit në ruku’ë, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e kishte pritur aq gjatë Aliun, sa që sahabët kishin menduar se mos ndoshta i ndodhi diçka Pejgamberin a.s.
Pasi Aliu r.a. rrinte prapa plakut që mos ta kalonte, kur plaku e kaloi xhaminë, Aliu r.a. hyri në xhami dhe e zuri rekatin e plotë, pasi Muhamedi a.s. ishte në ruku'. Kur e pyetën sahabët Muhamedin a.s. se pse kishte qëndruar në ruku' më shumë se herave të tjera, Muhamedi a.s. ishte përgjigjur: Më lajmëroi Xhibrili a.s. se Aliu r.a. është duke e respektuar një jomusliman në rrugë, kështu që prite deri sa të hyn ai (Aliu r.a.) në xhami.
Mesazhi: Bëhu i mëshirshëm me çdokënd, dhe mos shiko nëse të përshtat apo jo ty. Bëhu si Aliu i mëshirshëm ndaj të huajve, por edhe si Muhamedi a.s. ndaj muslimanëve.
Huazuar nga: Senad Maku
 
Njeriu nga natyra e tij është qenie që harron, është qenie që gabon, andaj gabimi më i rëndë për njeriun do të ishte sikur ai ta trajtonte veten të pagabueshëm. Më së shumti ka gabuar ai që thotë unë nuk gaboj. Të gabosh, është njerëzore, por të pretendosh se nuk gabon nuk është njerëzore, thoshte A. Izetbegoviq. Gabimi nuk është tmerrues për njeriun, ajo që është tmerruese për njeriun është kur gabon dhe, më pas me kokëfortësi vazhdon dhe qëndron në gabi
 
Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk e ke krijuar atë.
Mos u kreno me prejardhjen tënde se ti nuk e ke zgjedhur atë.
Krenohu me moralin dhe sjelljen tende se ti e ke ndērtuar atë.
 
Mos u mundo ta genjesh veten,se do merzitesh me shum...
Perballu me jeten ashtu siq vjen
 
Mos e mbush veten me te verteta te trilluara....e verteta e pare sic duhet eshte genjeshtra me e madhe?
Njerezimi eshte krijuar nga nje genjeshter , qe per shekuj e kohera me rradhe eshte besuar si e verteta absolute?
Ishte nje peme dhe dy njerez te zhveshur.... gjarpri genjeu gruan dhe gruaja burrin.... te gjithe genjyen krijuesin..... pastaj vendosen gjethe ne organet gjenitale.
Paksa e ekzagjeruar , por eshte ajo qe duhet te besojme .... si te verteten absolute?
 
Ti bëhu ti dhe mos u bëjë si askush tjetër
 
Puno fuqishëm, mos u ndal as edhe për një çast të vetëm, bëhu i suksesshëm derisa të mos e shohësh zhgënjimin në fytyrat e atyre që vunë bast për dështimin tënd..
 
Krijo përvoja të reja duke mësuar nga gabimet e vjetra 🙂
 
Të largosh tipat e dëmshëm nga jeta nuk do të thotë t'i urresh.
Do të thotë të kesh respekt për veten.
 
Koha e kufizuar,vertet ndihem mirë atu ku ka njerëz të mirë😊
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top