U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Ne pergjithesi marrja ne pyetje nga ana e hetuesve ne fillim nxjerre te dhena banale por do te jete fundi i hetimeve ai qe zbardhe arsyen e vertete te krimit.

Nuk besoje ta kete vrare per arsye se ishte i martuar me nje te huaj. Kjo eshte anomali.
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Nëna: Im shoq vrau djalin dhe nusen se donin të na përzinin nga shtëpia


Flet Rajmonda Uçaj, gruaja e vrasësit të dyfishtë.
“Si i vrau im shoq djalin e nusen për pronësinë e shtëpisë”
“Sokoli donte të na përzinte nga shtëpia, por ne kishim paguar 1 milion lekë”
Autori i krimit të dyfishtë, Engjëll Uçaj dëshmon para grupit hetimor mbi dinamikën e ekzekutimit
Babai: Sherret për nusen italiane.
“Para se të vinte Giulia, mes meje e Sokolit s’ka pasur konflikt”
Policia: Sokoli firmosi që s’do ta rrihte më babain.

Nga katër anëtarë familjeje që zihe-shin çdo ditë për pronësinë e shtëp-isë, vetëm Rajmonda ka mbetur aty. Bashkëshorti i saj, Engjëll Uçaj, ndodhet në burg, ndërsa i biri Sokoli dhe gruaja e tij italiane Giulia Baldassari, në varr. I vrau të dy me të njëjtën armë në korridorin e apartamentit për të cilën u grindën një vit rresht. Banesa ndodhet në katin e katërt, në lagjen “Sul Paprri”, pranë qendrës së Elbasanit. ثshtë një pallat i ri, i ndërtuar në vitin 2007, atëherë kur familja Uçaj, e ardhur nga Laçi, është vendosur aty. Fillimisht ka banuar vetëm Rajmonda me Engjëllin, por prej një viti po jetonin bashkë me prindërit edhe Sokoli 27-vjeçar me Giulia-n 24-vjeçare, të cilën djali e kishte prezantuar si gruan e tij. Por deri në vdekje, italiania nuk u pranua kurrë si nuse shtëpie…
Vrasja
Rajmonda Uçaj i ka sytë nga dera e apartamentit. Për dy arsye. Aty ka gjetur pranë e pranë djalin dhe nusen e tij të larë në gjak, pasi i shoqi i ka “sharruar” me automatik; dhe sepse pret që t’i kthehet nga Italia djali i dytë, Klevisi. Ai vonon, ndërsa ceremonia e varrimit është në orën 16:00. Por deri në këtë orë, gruaja që tashmë ka mbetur e vetme pas krimit të dyfishtë në familje nga i shoqi, shfaq probleme të rënda shëndetësore. Gjendja e saj psikologjike duket tejet e rënduar dhe ndodhet vazhdimisht nën kujdesin e mjekëve. Një infermiere i rri gati me serum edhe në shtëpi. “Nisën të ziheshin sërish. Që të tre, Engjëlli, Sokoli dhe Giulia, kush e kush bërtiste më shumë. U grinë me fjalë. Engjëlli nisi të dridhej dhe shkoi e mori një thikë. Nisi t’i kërcënonte se do t’i vriste. Atëherë mora urgjentisht telefonin në dorë, duke vrapuar jashtë apartamentit. Dera nga brenda u mbyll automatikisht. Njoftova direkt policinë, por teksa ata po ngjiteshin me ashensor, u dëgjuan krisma. Nga brenda dëgjova Giulia-n që i thirri në emër djalit: Sokol! Pastaj menjëherë erdhi breshëria tjetër. Shtanga…”, tregon Rajmonda, që shpesh biseda i ndërpritet nga dhimbja e pafuqia. Më pas policia ka trokitur te dera duke thërritur me radhë emrat e Engjëllit, Sokolit dhe Giulia-s, pasi akoma nuk dihej nëse ishte vrarë njeri. Nga brenda është përgjigjur vetëm Engjëlli, duke i ofenduar policët. Kjo ka zgjatur vetëm pak sekonda, pastaj ka hapur derën dhe u ka zgjatur duart policëve. “اfarë bëra kështu? Vrava djalin tim”, ka thërritur babai vrasës teksa është arrestuar në korridor, ndërsa Rajmonda ka vrapuar mbi trupin e djalit dhe nuses së tij, që rrinin shtrirë përmbys mbi njëri-tjetrin, ndërsa rrobat u qulleshin në gjak.
Sherri i vjetër
Rajmona pranon se që në fillim, kur çifti është kthyer nga Italia në Shqipëri, Engjëlli dhe Giulia nuk kanë shkuar mirë bashkë. Sipas saj, shkak ishte sjellja e nuses 24-vjeçare qëkur shkoi të jetonte me ta: “Nuk bënte asnjë punë në shtëpi, vërdallosej kot, pinte cigare, i linte bishtat kudo, ishte e paedukatë, ekstravagante dhe kur Engjëlli nisi ta kritikonte me shumë dashamirësi, ajo ia ktheu me të shara në italisht. Pavarësisht se Engjëlli nuk e dinte mirë italishten, të sharat i kuptoi dhe kështu nisën të ziheshin. Filloi që ta shante edhe im shoq, derisa nuk kuptohej më se kush ofendonte më shumë. Me të bërtitura”. Më pas kryefamiljari i ka kërkuar të birit, Sokolit, që të ndahet me Giulia-n, ose, në të kundërt, të shkojë të jetojë me atë në një tjetër shtëpi. Sokoli e ka kundërshtuar të atin si për ndarjen, duke e kërcënuar se pse ia ka sharë gruan, ashtu edhe për transferimin. Sipas 27-vjeçarit, banesa ishte blerë nga ai, me lekët e fituara në emigracion dhe nëse Engjëlli nuk e duronte dot nusen e tij, atëherë le të dilte ai nga shtëpia. Por Rajmonda thotë se edhe ata si prindër kishin dhënë para për të blerë shtëpinë. Më shumë se një milion lekë (të rinj) kishin paguar që në fillim për prenotimin, ndërsa më vonë edhe kishin kontribuuar për mobilimin e sende të tjera. “Sherret u shtuan përditë e më shumë. Hidh një fjalë, e prit një tjetër, derisa ja ku përfunduan. Hëngrën kokën e njëri-tjetrit”, thotë Rajmonda. Ajo nuk komenton nëse i biri ka ushtruar dhunë ndaj të atit, por kur ia përmend gjatë bisedës, vetëm shfryn nën vete.

Untitled-2-474x298.png


325-474x420.png


424.png

panorama.com
 
Titulli: Pe: Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

dhe prap vazhdoj te pyes: ok femija jote! fundja ti do e qash, po stu dhimbs ty kujt do i dhimbset? PO ME VAJZEN E RE CPATE
nuk me intereson, per mu meriton burg te perjetshem...

Burg te perjetshem do mari, sepse ka 2 krime + rethanat ( 22 plumba).

Nuk i falet, nuk ka asnje falje, nqs nuk kuptohet me djalin e nusen, ti kishte nxjer te 2 nga shtepia!
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

[h=1]Krimi në Elbasan, rrëfimi rrënqethës i tezes së italianes[/h]
Vrasja e dyfishtë më 30 janar TIRANE - Tezja e Giulia Baldassarres, 24-vjeçares italiane të vrarë dy ditë më parë së bashku me burrin, nga vjehrri i saj në Elbasan rrëfen me lot në sy: Giulia kishte planifikuar të kthehej të shtunën nga Shqipëria dhe i kishte gati valixhet. Ne nuk dinim asgjë për problemet me vjehrrin, për zënkat dhe për lajmet që po dalin, tani jemi të dëshpëruar rrëfen Ana Beleani.

Viktimat Sokol Ucaj dhe Giulia Baldassarre kishin një histori dashurie që zgjaste prej vitesh dhe tezja e vajzës së re nga Montelipone sqaron: Janë njohur që kur Giulia ishte në shkollë dhe Sokoli punonte si murator, por nuk ishte një lidhje e lehtë pasi ajo shpesh nisej drejt Shqipërisë dhe rikthehej. Hera e fundit që e kam parë, -vijon rrëfimin tezja, -ka qenë përpara Krishtlindjeve. Ishte kthyer në shtator dhe u largua në dhjetor. Ende nuk e besoj atë që ndodhi. Giulia do diplomohej dhe do rikthehej në Itali për të punuar”.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se lidhja e Sokolit me Giulian kishte mosaprovimin e familjeve përkatëse dhe se 27-vjeçari nga Elbasani ka pasur edhe probleme me policinë italiane dhe i ndalohej të hynte në shtetin fqinj. Tezja e 24-vjeçares nuk di gjë për shtatzëninë e Giulias dhe thotë se ende nuk e kupton një gjest të tillë. Ndërsa një fqinj i Giulias shpjegon se ishte vajzë shumë e mirë dhe nuk arrin të thotë një fjalë të keqe për të.

Tani pritet që Giulia Baldassarre të rikthehet në Itali, por këtë herë për fat të keq për herë të fundit.

ITALIANIA E VRARE, VAJZE ZYRTARI
Komuna e Loretos në Itali, është në zi. Vajza e vrarë dy ditë më parë në Elbasan, Giulia Baldassarri, është e bija e kryetarit të komunës e cila ndodhet në rajonin Macerata. Lajmi është konfirmuar nga burime të besueshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërkohë që pala italiane ka kërkuar të dhëna rreth ngjarjes së rëndë natën e krimit. Vrasja me kallashnikov e vajzës së re nga vjehrri i saj është pasqyruar edhe në mediat locale italiane. Në gazetën e Maceratës thuhet, se Giulia Baldassarri u qëllua për vdekje së bashku me bashkëshortin, në shtëpinë e vjehrrit të saj në Elbasan, pas një konflikti familjar. Ajo kishte studiuar në liceun e Recanatit dhe ishte diplomuar në degën e Shkencave të Arsimit, në Universitetin e Maceratës. Dyshohet se edhe prindërit e saj, Giovanni dhe Mirella Baldassarri, kishin qenë kundër lidhjes mes të rinjve.

Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur në lidhje me ngjarjen, ka vijuar hetimet dhe disa orë pas vrasjes së dyfishtë, policia e Elbasanit ka dalë me një version zyrtar, ku sipas tyre shkak i konfliktit familjar kanë qenë motivet ekonomike. Deklarata zyrtare e policisë ka qenë në kundërshtim me atë çka deklaroi natën e krimit autori 65-vjeçar Engjëll Ucaj. Burime të besueshme policore thanë se, pas arrestimit dhe shoqërimit të tij në komisariati, burri ka marrë përsipër autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer se motiv i ngjarjes ishte bërë fakti, se nuk i pëlqente një nuse e huaj në shtëpi. "Djalin e kisha si dritën e syve, por nuk desha një vajzë të huaj në shtëpi. Grindeshim shpesh dhe ai ushtronte dhunë sistematike ndaj meje", mësohet të jetë shprehur ai përpara oficerëve policorë.

Rreth orës 19:45 të datës 30 janar, policia e qytetit mori njoftimin nga një grua, se bashkëshorti i saj donte të vriste djalin dhe nusen e tij, në një pallat të ri në lagjen "Sul Paprri". Por, pak caste para se policia të mbërrinte, kryefamiljari Engjëll Ucaj, kishte shkrehur armën, duke lënë të vdekur në vend djalin e tij dhe nusen italiane. Nga këqyrjet e para në vendngjarje rezultoi se me anë të një kallashnikovi, armë të cilën e mbante pa leje që nga viti 1997, ai kishte ekzekutuar të birin dhe nusen e tij. Sokol Ucaj, 27 vjeç, si dhe italiania 24-vjeçare Giulia Baldassarri, për të cilën pati dyshime se ishte 4-muajshe shtatzënë, gjetën vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Hetimet e vazhdueshme nxorrën në dritë faktin, se mes babait dhe të birit ekzistonte një konflikt afro një-vjeçar, që nga momenti që Sokol Ucaj ishte kthyer të jetonte në Shqipëri me gruan e tij të huaj. I moshuari nuk është mësuar me këtë ide, dhe vazhdimisht drejtonte sharje dhe fyerje drejt vajzës. Konfliktet e herëpashershme dhe dhuna sistematike që djali ka ushtruar ndaj të atit, degjeneroi mbrëmjen e së mërkurës, ngjarje e cila përfundoi me dy viktima.

Trupi i vajzës ka qenë dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku dhe i është bërë autopsia, ndërsa sot pritet të niset drejt Italisë.


FQINJET

"Nuk dinim të kishin probleme"
Krimi i dyfishtë në familjen Ucaj ka tronditur edhe banorët e komunitetit ku ata jetojnë. Të shokuar dhe duke mos besuar ende ekzekutimin e Sokol Ucajt dhe gruas së tij italiane Xhulia Baldassarri, ata rrëzojnë kategorikisht versionin e policisë, se konflikti në familjen e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve ekonomike. Leonard Bega, një fqinj i viktimave, thotë se autori i dyshuar i ngjarjes, 65-vjeçari Engjo Ucaj spikaste për një sjellje të mirë në lagjje. "Unë e njihja Engjon dhe gjithmonë kam pasur një komunikim të mirë dhe të vazhdueshëm por nuk gjej dot fjlaë që ta përshkruaj se si u shua kjo familje në këtë mënyrë. Për mendimin tim nuk qëndron versioni se kjo familje ka qenë në gjendje të vështitë ekonomike sic thotë policia" - shprehet ai. Sipas një tjetër fqinje, Violeta Begës, edhe pista tjetër e ngjarjes për mospëlqim të nuses italiane, mbetet sërish absurde sipas saj.

DEKLARATA

Policia: Sherret për shkaqe ekonomike
Me anë të një njoftimi zyrtar për shtyp, policia e Elbasanit bëri të ditur se pas hetimeve paraprake, është arritur në konkluzionin se shkak për vrasjen e dyfishtë janë bërë motivet ekonomike. "Ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve familjare të vazhdueshme që ka patur shtetasi Engjëll Ucaj me djalin e tij Sokol Ucaj, për shkaqe ekonomike, ku më pas autori ka qëlluar me arme zjarri tip automatik në drejtim të djalit si dhe nuses së tij, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme" - thuhet në njoftim. Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit, tip Kallashnikov si dhe një thikë. Ndaj 65-vjeçarit Engjëll Ucaj rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" si dhe "armëmbajtje pa leje."/Shqiptarja
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Iken apa pa eshte e kot te flasesh..mori ne qaf te bijen e botes pa mire te tijin.
Eh medet cfare spo na degjojn veshet..
 
Vrau djalin dhe nusen e tij, gjykata e lë në burg. 65-vjeçari: Dua të vras veten

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për Engjo Uçajn, 65-vjecari që ekzekutoi mbrëmjen e 30 janarit djalin dhe nusen e tij, pas sherreve të vazhdueshme që kishin në familje.
Dua të vras veten”,- ka deklaruar thellësisht i penduar në sallën e gjyqit 65-vjecari Engjo Uçaj. Në dëshmitë e tij para togave të zeza, ai ka rrëfyer se djali e dhunonte, ndërsa dyshonte që ai merrej me aktivitete kriminale.
Djali ishte kthyer pas burgut në Itali. Dyshoja se merrej me elementë kriminalë. Të dashurën italiane dyshoj se e përdorte për grabitje” -është shprehur ai
Ai rrëfen me tej se “Djali na dhunonte për vdekje, grindeshim se i kërkonim të hiqte dorë nga rruga e keqe”.
65-vjecari ka shtuar më tej se armën me të cilën ka vrarë çiftin e kishte sjellë vetë Sokoli pak ditë para ngjarjes. “Po të mos i kisha vrarë, djali do të kishte bërë kasaphanë. Atë natë djali do kishte vrarë të paktën pesë vetë”, shton ai.

Ucaj e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ka pohuar se

E vrava djalin, pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Nuk e di se si e bëra këtë vrasje. Ju thashë që djali më dhunonte sistematikisht, që nga dita që më solli në shtëpi nusen e tij, dhe më thoshte që kjo do të jetojë me ne. Jam penduar, se kisha vetëm një dritë sysh, ashtu sikundër jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava. Nuk di çfarë të them më shumë. Kjo ndodhi për një moment, dhe as vetë nuk e di se si e bëra me dorën time një gjë të tillë. Por ju them se djali më dhunonte sistematikisht” –ka deklaruar ai.
Fqinjë të familjes Llucaj u shprehën se Engjo Uçaj e shante vajzën italiane. “Ai i thoshte të birit se i kishte sjellë një prostitutë nga Italia, ndërkohë që djali e rrihte. Engjo ishte burrë i urtë dhe e kishte denoncuar më parë të birin në polici janë shprehur fqinjët.






gazetatema.net
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

A ekziston mbrojtja bazuar ne provokim ne Shqiperi? Kot jam kurioze ta di.
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Po dhe un me qen, me pas vjehrrin qe me therret prostitut ja fus n'shpull dhe mos tme dali mo perpara syve se e kam nje dinjitet!
Dhe aty ska, o un o familja...

E gjitha per cfare? Prej racizmit ! VET E FUTI TE BIRIN NE VARR sepse sic thot dhe vet, grindjet dhe dhuna filluan pasi ai u shpreh ne ate menyr per nusen...
Un skam meshir... me falni por per kto njerez un skam meshir!

Kam pa plot femra qe vuajn sepse familja i burrit nuk i don (per motive te ndrryshme si puna e shkollimit ose nga origjina), nuk jan gjera te reja..
per mu le ta vrasi dhe veten po deshi... nuk eshte sjelle si baba dhe nuk e meriton nje emer te tille..
te arrish deri ne ate grad sepse ste pelqen nusja... no comment
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

nuk harri te kuptoj se ne cfar familje mostrash riten kta te rinj .... ai do varur ....
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Shiheni videon se cfare dhune esht ushtruar mbi kete njeri... Tragjedi reale!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Jemi njerez qe nuk dime te komunikojme drejt me then por reagojme ashper dhe sahere mundohemi ti zgjedhim gjerat me sherr,kercenime e ofendime aq sa kjo tejkalon kufirin e humb logjika,behet e pa mundur te kontrollosh vetveten ne te tilla rrethana...Njerez gjak nxehte nje kjo dhe e dyta roli i institucioneve shteterore c'fare roli luajti per te ndaluar nje krim si ky,thjeshte ata konsideruan se ceshtja u zgjidh qe heren e pare qe i kishin thirrur ne polici dhe i lane te lire,dhe perderisa plaku ishte dhunuar nga i biri duhej ti bente denoncim per kete te pakten si nje mase per ta frikesuar e ndoshta keshtu s'kishte ndodhur kjo tragjedi si perfundim...

Duhej,duhej,duhej....kur te nevojiten mendte s'te vine,mbaroi tani s'ka me kthim...
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Engjo Ucaj: “Po të mos e kisha vrarë, do na vriste djali”

-“Na rrihte nëse nuk i jepnim lekët e pensionit. Kishim dy vjet që e duronim


timthumb.php


Nikoleta Kovaçi
-“Mos më shikoni si kriminel; nuk jam i tillë. S`kam kryer kurrë ndonjë krim dhe as ndonjë vrasje. Kam vrarë tim bir, se nëse s`do ta vrisja unë, atë natë do të kishit të paktën katër viktima”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në gjykatë, 65 vjeçari Engjo Ucaj. Ai qëndronte me sy të nxirë nga grushtet e të birit, brenda kafazit të hekurt të gjykatës duke dëgjuar faktet që paraqiste prokurori i çështjes për krimin e rëndë që kishte kryer. Ndërsa akuza kërkonte masën e arrestit me burg pa afat, për burrin që ka vrarë me dorën e tij të vetmin djalë që kishte, në momentin që gjyqtari i çështjes i ka dhënë fjalën, ai ka nisur të rrëfejë, më shumë hallin e tij që e detyroi të ndërmerrte atë akt të rëndë të vrasjes së dy personave se sa për tu dukur i pafajshëm në sytë e drejtësisë shqiptare. Engjo Ucaj i është përgjigjur gjykatësit për disa minuta, më shumë në formën e monologut se sa në mënyrën se si e përcakton procedura gjyqësore.

Dëshmia e plotë në Gjykatë

Gjykata: Si nisi sherri?


“Pasditen që dolën nga komisariati, ku takuam inspektorin e zonës dhe disa punonjës të tjerë policie, sapo erdhëm në shtëpi ai nisi të na rrihte mua dhe nënën e tij. Ime shoqe mori telefonin me idenë për t’i telefonuar sërish policisë, por Sokoli ia mori telefonin dhe ia theu. Atëherë gruaja mundi t’i ikte nga duart dhe doli e lajmëroi fqinjët tanë që të thërrisnin ata policinë. Më goditi sa mundi. Më tërhoqi zvarrë dhe më pas më nxori në korridor dhe donte të më hidhte nga parvazi i katit të katërt. Do e bënte se unë e njihja mirë tim bir. Më dha zoti fuqi dhe u ngrita. Shkova dhe mora armën."

Ku e gjete armën, ku e kishe marrë?

Armën e ka sjellë im bir në shtëpi, pak ditë para krimit. E kishte lënë në divan dhe e kishte mbuluar me rroba. Një ditë më hasi dora në diçka të fortë. Nuk ishin në shtëpi. E mora dhe i hoqa fishekët dhe i fsheha, me idenë se nëse do të na vrasë të kemi kohë derisa të mbushë ai armën.

Pastaj si more armën që i qëllove?

Pasi më rrahu dhe më la në korridor ai shkoi në dhomën e italianes. Në atë kohë kam shkuar dhe kam marrë armën. Nuk mbaj mend asgjë, veç se kur ka dalë nga dhoma dhe më ka parë me armë në dorë, më ka thënë: ‘hë, maskara, e gjete ë?’. Nuk më kujtohet më asgjë. Vetëm kam qëlluar atë dhe më pas kam hyrë në dhomë dhe kam vrarë edhe italianen.

Pse nuk e denoncove djalin?

Kishte bërë burg në Itali, pavarësisht se nuk e dija se për çfarë. Mendova të mos bënte më burg, por policia nuk ndërhyri t’i bënte presion. Prej dy vitesh e dimë ne çfarë kemi hequr prej tij. Ne 160 mijë lekë të vjetra pension kemi dhe na rrihte nëse nuk ia jepnim. Atë ditë në mëngjes shkova të blija ilaçet dhe ai donte paratë. Kaq ishte e gjitha./Shekulli
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Ore e kam shkruar qe ne fillim qe djali ka qene rrugac, po me Italianen cpati? Ky eshte i gjithi montim i policise tani, te kaloje faktet ne kushtet e keqe ekonomike per te lare fajin e ketij krimineli, pasi ketij pervec se do bej burg do ti duhet te paguaj dhe lek per vrasjen e shtetases se huaj dhe nese ka qene dhe shtatzene athere me keq akoma.

Kot po drejtohet ne ane tjeter lajmi tani.
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Engjo Ucaj: “Po të mos e kisha vrarë, do na vriste djali”

-“Na rrihte nëse nuk i jepnim lekët e pensionit. Kishim dy vjet që e duronim


timthumb.php


Nikoleta Kovaçi
-“Mos më shikoni si kriminel; nuk jam i tillë. S`kam kryer kurrë ndonjë krim dhe as ndonjë vrasje. Kam vrarë tim bir, se nëse s`do ta vrisja unë, atë natë do të kishit të paktën katër viktima”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në gjykatë, 65 vjeçari Engjo Ucaj. Ai qëndronte me sy të nxirë nga grushtet e të birit, brenda kafazit të hekurt të gjykatës duke dëgjuar faktet që paraqiste prokurori i çështjes për krimin e rëndë që kishte kryer. Ndërsa akuza kërkonte masën e arrestit me burg pa afat, për burrin që ka vrarë me dorën e tij të vetmin djalë që kishte, në momentin që gjyqtari i çështjes i ka dhënë fjalën, ai ka nisur të rrëfejë, më shumë hallin e tij që e detyroi të ndërmerrte atë akt të rëndë të vrasjes së dy personave se sa për tu dukur i pafajshëm në sytë e drejtësisë shqiptare. Engjo Ucaj i është përgjigjur gjykatësit për disa minuta, më shumë në formën e monologut se sa në mënyrën se si e përcakton procedura gjyqësore.

Dëshmia e plotë në Gjykatë

Gjykata: Si nisi sherri?


“Pasditen që dolën nga komisariati, ku takuam inspektorin e zonës dhe disa punonjës të tjerë policie, sapo erdhëm në shtëpi ai nisi të na rrihte mua dhe nënën e tij. Ime shoqe mori telefonin me idenë për t’i telefonuar sërish policisë, por Sokoli ia mori telefonin dhe ia theu. Atëherë gruaja mundi t’i ikte nga duart dhe doli e lajmëroi fqinjët tanë që të thërrisnin ata policinë. Më goditi sa mundi. Më tërhoqi zvarrë dhe më pas më nxori në korridor dhe donte të më hidhte nga parvazi i katit të katërt. Do e bënte se unë e njihja mirë tim bir. Më dha zoti fuqi dhe u ngrita. Shkova dhe mora armën."

Ku e gjete armën, ku e kishe marrë?

Armën e ka sjellë im bir në shtëpi, pak ditë para krimit. E kishte lënë në divan dhe e kishte mbuluar me rroba. Një ditë më hasi dora në diçka të fortë. Nuk ishin në shtëpi. E mora dhe i hoqa fishekët dhe i fsheha, me idenë se nëse do të na vrasë të kemi kohë derisa të mbushë ai armën.

Pastaj si more armën që i qëllove?

Pasi më rrahu dhe më la në korridor ai shkoi në dhomën e italianes. Në atë kohë kam shkuar dhe kam marrë armën. Nuk mbaj mend asgjë, veç se kur ka dalë nga dhoma dhe më ka parë me armë në dorë, më ka thënë: ‘hë, maskara, e gjete ë?’. Nuk më kujtohet më asgjë. Vetëm kam qëlluar atë dhe më pas kam hyrë në dhomë dhe kam vrarë edhe italianen.

Pse nuk e denoncove djalin?

Kishte bërë burg në Itali, pavarësisht se nuk e dija se për çfarë. Mendova të mos bënte më burg, por policia nuk ndërhyri t’i bënte presion. Prej dy vitesh e dimë ne çfarë kemi hequr prej tij. Ne 160 mijë lekë të vjetra pension kemi dhe na rrihte nëse nuk ia jepnim. Atë ditë në mëngjes shkova të blija ilaçet dhe ai donte paratë. Kaq ishte e gjitha./Shekulli


Nga gjithe deklarata plakur, del fakti qe ka pasur probleme me te birin. Dakord, i biri, mund te ket qen bastardi i fundit, mund t'ja kete nxire jeten prinderve, mund te kete pasur tere fajet!
Por ne asnje vend, nuk cek PSE VRAU ITALIANEN? Nuk permend asgjekundi te kete pasur probleme me te, ose qe ajo i ka keqtrajtuar ose i ka kerkuar leke....Mbase dhe ajo ka qen viktima e djalit te "mbrekullueshem" qe kishte!
Po ashtu, gjeti armen, dhe i hoqi fisheket per te pasur kohe nqs djali do donte ti vriste? Tingellon si peralle....
Dmthn eshte dicka a paramenduar dhe kjo, mqs kishte fisheket, e ka menduar qe nqs do ndodhi dicka do mari gjendjen ne dore!

Policia ska bere asgje per te solucionuar kerkesat e tyre (prinderve), por mund te gjente zgjidhje tjeter, pse 22 plumba?!

Vertet ekziston cmenduri, kur nuk gjykon me asgje, e sje me ne vetedije, por me ate qe ke problem.
Italjanja duket komplet e pafajshme ne kete "loje" ku vdiq.

Mos më shikoni si kriminel; nuk jam i tillë. S`kam kryer kurrë ndonjë krim dhe as ndonjë vrasje. Kam vrarë tim bir, se nëse s`do ta vrisja unë, atë natë do të kishit të paktën katër viktima
Si mund te shikosh dike qe ka bere nje vrasje aq makabre?!
Kush do ishin 4 viktima? Prindrit 2- po 2 te tjera?
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

“Po të na mbanit në polici, djali im do të ishte gjallë”

kdkajalsa.jpg
“Pse nuk na mbajtët në polici, pse na liruat? Nëse do të na mbanit këtu, o mua, o djalin tim, ai do të ishte gjallë”. Me këto fjalë e ka pritur Policinë e Elbasanit Engjëll Ucaj, vetëm pak çaste pasi kishte kryer krimin e rëndë, duke vrarë djalin dhe nusen e tij, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje është shprehur i penduar. Ai mallkon atë moment kur iu verbuan sytë dhe në konflikt e sipër qëlloi mbi të birin.

Ndërsa nëna e viktimës, e gjendur pa djalin dhe njëkohësisht pa bashkëshortin, nuk ka mundur në asnjë moment të forcojë veten, duke kaluar një gjendje të rënduar psikologjike, e në çdo moment ka qëndruar në krahët e djalit tjetër, të sapokthyer nga Italia, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sokolit 27-vjeçar.

Babai i penduar

Gjithçka mendohet se ka ardhur për shkak të martesës së Sokolit me italianen Gulia Baldassarri, veprim të cilin, babai i tij, nuk e ka pranuar asnjëherë. Madje, kjo ka shkaktuar konflikte të njëpasnjëshme në familje, deri mbrëmjen e dy netëve më parë, kur 67-vjeçari Ucaj kreu krimin e dyfishtë. Policia tha se sapo është njoftuar për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Sulë Papërri”, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Sokol Ucaj dhe bashkëshortja e tij Gulia Baldassarri, shtetase italiane, ka mbërritur, duke bërë arrestimin e Engjëll Ucajt. Sipas deklarimeve të policisë, disa orë para krimit të rëndë në familje, Engjëlli dhe Sokoli kanë qenë të shoqëruar në komisariat për të sqaruar një konflikt dhe pasi është sqaruar se nuk do të kishte më konfrontime, atë e bir janë kthyer në shtëpi. Policia tha se shkaku që ka sjellë krimin e dyfishtë janë konfliktet e vazhdueshme familjare që Engjëll Ucaj ka pasur me djalin e tij, pas martesës me italianen. Këto konflikte kanë sjellë edhe vrasjen e djalit dhe të nuses së tij. Megjithatë, i arrestuari është shprehur i penduar, duke fajësuar për veprimin e kryer edhe policinë. Ai nuk ka pranuar të thotë shumë fjalë për grupin hetimor, por në çdo moment shprehej se më mirë ta kishin mbajtur në polici, për të parandaluar këtë vrasje.

Nëna e viktimës

Nga ana tjetër, situata nuk ka qenë e lehtë as për nënën e viktimës, Rajmondën, e cila që dy net më parë ulërinte, duke i kërkuar policisë që ta vrisnin, pasi jeta e saj kishte marrë fund. Pengu i saj më i madh qëndron për ato pak sekonda që zbriti nga shtëpia për të njoftuar policinë, por burri i saj nuk priti më shumë dhe qëlloi me automatik ndaj të birit, e më pas ndaj nuses italiane. Në shtëpi nuk ndodhej askush tjetër, e madje për orë të tëra ka munguar edhe ardhja e të afërmve të tyre, për të qëndruar pranë nënës, e cila humbi djalin. Ndërsa dje, viktima është përcjellë për në banesën e fundit, duke u mbajtur në krahë nga vëllai i tij, Klevisi, i cili është kthyer nga Italia sapo e kanë njoftuar për lajmin e kobshëm. Nga ana tjetër, atë që të gjithë e mendojnë, e kanë shprehur edhe të afërm të familjes. “Tragjedia familjare mund të ishte shmangur nëse do të kishte ndërhyrë më parë policia”, thonë ata, të cilët janë të tronditur për mënyrën sesi kanë evoluar ngjarjet.

Gruaja italiane

Megjithatë, familja nga Elbasani nuk e ka varrosur nusen e shtëpisë, ashtu siç e do zakoni. Djali 27-vjeçar është ndarë në vdekje nga Gulia Baldassarri, të cilën nuk kishte pranuar ta ndante në asnjë moment, pavarësisht konflikteve me babanë. Bashkëshortja e shqiptarit është dërguar në Tiranë, ku i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore dhe sipas të dhënave, pavarësisht dëshmive të fqinjëve, ajo nuk ishte shtatzënë. Sipas burimeve të prokurorisë, pas përfundimit të kësaj procedure, për shtetasen italiane janë bërë të gjitha procedurat dhe trupi është tërhequr nga ambasada italiane për t’u rikthyer në vendlindjen e saj./G Shqip
 
Redaktimi i fundit:
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Ne kesisoj rastesh njerzit bejne Avokatin, Prokurorin, Hetusin, Psikologun, Gjykatsin dhe e bejne qe te ndjehen te plotfuqishem kur gjykojne raste te tilla.......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top