U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php

timthumb.php

Nikoleta Kovaçi

- Krimi i dyfishtë që eliminoi mbrëmë një çift të ri në qytetin e Elbasanit, ka për autor plakun e shtëpisë, Engjo Ucaj. Burri nuk e duronte dot bashkëjetesën e të birit me një vajzë të huaj, sidomos qëndrimin e saj në shtëpinë e tyre. Babai ka ekzekutuar me një armë kallashnikov të birin dhe të dashurën e tij, duke iu dhënë fund në këtë mënyrë grindjeve të përditshme.

Ngjarja, për nga mënyra se si është përshkallëzuar duket e paralajmëruar. Mësohet se kryefamiljari bashkë me të birin rreth 3 orë para vrasjes janë shoqëruar në polici, pasi fqinjët kanë lajmëruar uniformat blu për një sherr të ashpër në familjen e tyre. Grindjet, sipas burimeve, ishin mjaft të shpeshta në shtëpinë e tyre. Policia ka marrë deklarimet e të dy palëve dhe më pas i ka lënë të lirë me idenë se gjithçka ishte shuar mes tyre. Por, kur kanë mbërritur në banesë ka nisur sërish e njëjta histori dhe bëhet e ditur se ka qenë bashkëshortja e autorit që ka thirrur këtë radhë policinë për acarimin e gjendjes në shtëpinë e saj. E tmerruar nga sherri i rinisur me tone të ashpra nëna e 27 vjeçarit ka sinjalizuar sërish policinë.

Sapo policia është shfaqur në derën e banesës dhe i është prezantuar që të hapë derën, kryefamiljari ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të djalit të tij. Vajza me shtetësi italiane ka thërritur emrin e bashkëshortit të saj, por pa e përfunduar fjalën mbi të është derdhur breshëria e plumbave. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri gëzhoja automatiku. Policia, ka gjetur dy trupat e pajetë të Sokol Llucajt, 27 vjeç dhe të së dashurës së tij italiane, Xhulia Baldassari, vetëm 24 vjeç. اifti i të rinjve mësohet se bashkëjetonin në shtëpi me babain dhe nënën e djalit që para rreth një viti. Sokoli ishte njohur me vajzën në Itali dhe që pas kohës që kishte përfunduar dënimin në një burg italian kishte vendosur të kthehej në Shqipëri bashkë me të. 65 vjeçari nuk e duronte dot dhe e ofendonte vazhdimisht të huajën madje edhe në sy të të birit, i cili reagonte dhunshëm ndaj të atit.

Vrasja e dyfishtë

Engjo Ucaj, 67 vjeç është autori i masakrës së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Sul Paprri” Ai ka ekzekutuar të birin Sokol dhe të dashurën e tij Xhulia Baldassari, në katin e 4 të një pallati. I moshuari e ka pritur në banesë policinë e lajmëruar për dhunën që ushtronte i biri mbi të, ndërkohë bëhet e ditur se bashkëshortja e autorit dhe nëna e viktimës gjendet në gjendje kritike për jetën në spital, pasi ka pësuar parainfarkt. Policia e ka vënë në pranga të moshuarin Ucaj, i cili ka shpjeguar edhe mënyrën e ekzekutimit, ku sipas policisë së Elbasanit, fillimisht ka vrarë të birin dhe më pas italianen. Referuar burimeve të besuara nga kjo polici mësohet se Sokoli, djali i vetëm i shtëpisë kishte kryer disa vite burg në shtetin fqinj dhe që nga momenti që kishte fituar lirinë ishte kthyer në Shqipëri ku jetonte në të njëjtin apartament bashkë me të atin dhe të ëmën. Shkak për masakrën e dyfishtë mësohet të jetë bërë fakti që Engjo Ucaj të mos i ketë dhënë të birit bekimin për të mbajtur në shtëpinë e tyre një femër të huaj. Të paktën ky pretendohet të jetë edhe burimi i konfliktit që ka regjistruar policia e Elbasanit vetëm 3 orë para se të ndodhte masakra. Burri ka dorëzuar armën e krimit në duart e policisë si dhe ka dëshmuar sërish rrethanat ekstreme në të cilat e ka kryer edhe vrasjen e dyfishtë. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ka mbledhur provat e mjaftueshme për krimin, ndërsa ka verifikuar se autori i vrasjes kishte shenja dhune në fytyrë. Ai duhet të jetë dhunuar nga i biri pasi janë kthyer nga policia në banesë./Shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Pervec te gjitha ketyre problemve kulturore sjelljes etj etj, po kjo kryseorja... Ca do nje 65 vjecar me kallash nje here???
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Shkak për masakrën e dyfishtë mësohet të jetë bërë fakti që Engjëll Llucaj të mos i ketë dhënë të birit bekimin për të mbajtur në shtëpinë e tyre një femër të huaj.
d
Dhe ky shkak e beri vrases te dyfisht !po se kuptoj pse kan pranu te jetojn se bashku aqe me pak me nje te huaja me familjen duke pas parasyshe se cfar prindi ka qen ai , po ece merr veshe te verteten se

?
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Kane lujt mensh njerzit..! Si vriten njerzit per budalliqe te tilla, njeru nuk ka me vlera as sa nje pule ne oborr!!
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Qe populli Shqiptar po vuan menderisht s'eshte dicka e re jo,krimi behet edhe me i rende kur s'arrijme ta pranojme...
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Dhe babai ska pas cte bente nuk ka pas rrug zgjedhje ate ka menduar ate ka ber, gjynah per te dy :(
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Nje fjale e pleqeve tane thote: Babai te birin dhe i biri babane, nuk e vrasin kurre nese vertete femiu eshte pjelle e tij, por...kjo por me gjase mund te jete shkaku, sepse djalin e vetem ta vrasesh me kallash...eshte dicka qe une dhe besoj asnje njeri me llogjike nuk mund ta kap...jo qe nese ka me shume se nje djale, mund ta bej kete, por konsideroj se dhembja eshte akoma me e madhe. Megjithate duket se djali qe ka vuajt dhe burgun ne Itali, nuk paska qene shume i rehatshem aq me pare kur ka vu dhe dore ne, te themi babain e tij. Sodo qe te jete askujt nuk i lejohet te privoj tjetrin nga jeta.
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Nese ne nje familje iken gjendja deri ne polici per te 3 here, me fal cf ben akoma aty?
Si arrin babai te vrase femijen bahh sa keq :(
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

" 65 vjeçari nuk e duronte dot dhe e ofendonte vazhdimisht të huajën madje edhe në sy të të birit, i cili reagonte dhunshëm ndaj të atit."

Po cfare te bente... ti thonte : " te lumte goja baba" ?
Natyrisht jam kunder dhunes sepse fundja prindri mbetet prind, por nese situata eshte e till pse vazhdon te bashkjetosh me prindrit e tu? O GRUAN O PRINDRIT!

Nuk me duket 'i sajuar' motivi i grindjeve sepse kam par me sy njerez injorant duke shajt partnerin/ren e dikujt qe kishin ne fis...
Mua sme ka ndodhur akoma, por po te ndodhe ( ktu e them dhe ktu e mohoj) ai person bon mir te zhduket se kam me i peshty n'sy dhe sdi se ku do perfundoje.
Nuk kam qen kurr tip tolerante, sidomos kur flitet per racizem...
Mir femijen tate (qe po stu dhimbs tu, pse ti dhimbset te tjereve) por me femijen e dikujt tjeter cfare deshe... ket vit un mbush 24 si kjo vajza, dhe nuk arri te imagjinoj dhimbjen e familjes te saj.
Ja pra,.. civilizimi i shqiperise, ket po i tregojme botes.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

E tmerrshme kur lexon te tilla lajmesh ne familjet shqiptare
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Une nuk e besoj kete gje ! mendoj qe ka diqka me shum n'ket mes ! per ndryshe ky plaku ka pas nevoj per piskiater ose me qu ne ndonje vend te , ata te semuret mental !!
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Babai ka ekzekutuar me një armë kallashnikov të birin dhe të dashurën e tij, duke iu dhënë fund në këtë mënyrë grindjeve të përditshme.

Si mund te ekzekutosh femijen tend? Qe i ke dhene jete, qe e ke ritur, qe e ke edukuar?
E pabesueshme qe ndodhin akoma keto gjera!
Si mund te jetoj me ky kriminel, duke e ditur qe ka vrare femijen e vete, dhe nje njeri tjeter te pafajshem ( nusja).

Na rofshin armet ne, se jemi popull trim kur duhet!
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

kushedi se qa e ka ofenduar babain ky po he,pse normale eshte per ne shqiptaret te shkojm ne polici tash e par!!! Atij te shkretit i ka ikur truri.
 
................ pf ...i lumte pushka...ka vra djalin .....me mire te vriste veten...Pffffffff
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

E dhan dhe lajmet Italiane,i shtuan dhe nje vajz 25 vjece e vrar ne Terni mbrem nga 2 hajdute Shqiptare ne aksident. Kishin vjedhur 50€ dhe makinen e nje plakushi.
Doli nje grua tha: "Sjam rraciste po kto kriminele duhet te largohen te ikin ne vend te vet" (nuk ishte rraciste jo,shprehu vetem nje mllef kunder Shqiptarve)
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

askush se meriton vdekjen prinderit te kane dhene jeten por skane te drejte ta marrin ate..cilido te kete qene shkaku e pafalshme te vrasesh aq me teper birin tend..
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

keta njerez nuk perfaqesojne shqiperine e as shqiptaret kriminele ka cdo popull mjaft gjykuam shqiptaret plehra ka cdo komb,
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Cfar behet keshtu me ,ku po shkon o popull!?
 
Pe: Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

E dhan dhe lajmet Italiane,i shtuan dhe nje vajz 25 vjece e vrar ne Terni mbrem nga 2 hajdute Shqiptare ne aksident. Kishin vjedhur 50€ dhe makinen e nje plakushi.
Doli nje grua tha: "Sjam rraciste po kto kriminele duhet te largohen te ikin ne vend te vet" (nuk ishte rraciste jo,shprehu vetem nje mllef kunder Shqiptarve)

tha kriminelet, jo shqiptaret... besoj se e kupton diferencen!
Dhe per ket gje jam shume PRO dhe un, sepse ligji ketu eshte i dobet... teper i dobet...
 
Pe: Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

kushedi se qa e ka ofenduar babain ky po he,pse normale eshte per ne shqiptaret te shkojm ne polici tash e par!!! Atij te shkretit i ka ikur truri.

Nuk di si te reagoj, te qesh apo te qaj...

Po ripropozoj postimin tend:
Kushedi se si e ka ofenduar nusen e shkret vjehrri po he. Asajt te shkretes do i ket ikur truri...

Me cfare llogjike mund te nxjerresh ato fjale ne mbrojtje te babait psikopat dhe te pameshirshem?
Ti ndodhi dicka e tille femijes time, jo qe ska me henger burg por tortur deri ne vdekje!
Me cfare kurajo ai kap e vret femijen e vet dhe femijen e dikujt tjeter sepse eshte e huaj?
Me cfare?
si ste vjen zor qe nxjerr keto fjale
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

kushedi se qa e ka ofenduar babain ky po he,pse normale eshte per ne shqiptaret te shkojm ne polici tash e par!!! Atij te shkretit i ka ikur truri.

E ka ofenduar, ta nxirte nga shtepia. Pse duhet te jetonin nen nje cati, kur nuk kuptoheshin?
Jo po gjeti zgjidhje babaj, i "ndoqi" te 2, e ndoqi dhe veten ne burg deri ne fund te jetes, se ka 65 vj...sa do jetoj me?! I rrofte!
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Vajza sipas disa lajmeve ishte shtatzene. 3 jan viktimat.
Ne 6 muaj kemi njohur 2 monstra te ngjashme ne makabritetin e krimit,Shaban Norja dhe ky rasti. Ne cfare bote jetojm?
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

giulia_baldassarri.jpg

sokol-ucaj-giulia-baldassarri2.jpg
 
Attachments

  • giulia_baldassarri.jpg
    giulia_baldassarri.jpg
    30.1 KB · Shikime: 0
  • sokol-ucaj-giulia-baldassarri2.jpg
    sokol-ucaj-giulia-baldassarri2.jpg
    69.9 KB · Shikime: 0
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

nuk dua te gjykoj a priori por edhe ky djali paska qene ne burg ne itali gjithsesi asgje nuk justifikon nje akt ekstrem sic eshte ekzekutimi fizik i nje personi .... edhe pse ky djali eshte i madh por ne shumicen e rasteve infanticidio vjen per motive xhelozie te cilat e kane burmin shume me perpara ne kohe demonstrimi i ketij fakti eshte grindja e cila ishte kronika pra kishin llogari te hapura ..... nuk eshte fundi i botes tragjedia ka qene dhe do jete pjese e njerzimit ..ska lidhje me shqiptar apo me te huaj ....
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

“Giulia po qante, e vrava në dhomën e tim biri”

- Rrëfimi i Engjo Ucajt në polici mbi mënyrën se si ka ekzekutuar vajzën italiane. Trupi i 24-vjeçares vendoset në morgun e Tiranës. Pritet tërheqja nga familjarët e saj. 65-vjeçari lëshoi mbi trupat e tyre 22 plumba

timthumb.php

Nikoleta Kovaçi

-“Bëjini presion tim biri se nuk po mundem ta duroj më. Po më dhunon dhe po më keqtrajton se e di se nuk ia dua për nuse vajzën e huaj që na ka sjellë në shtëpi. Bëjini ç`të doni veç ma largoni. Ai s`punon. Sillet gjithë ditën dhe vetëm harxhon, ndërsa kur vjen në shtëpi edhe më masakron.” Kjo ka qenë lutja në formë kallëzimi që Engjo Ucaj ka bërë para dy netëve tek inspektori i zonës, vetëm dy orë para se të merrte kallashnikovin dhe të bënte vrasjen tragjike. Engjo Ucaj, 65 vjeçari i vënë në pranga si autor i vrasjes, ka tronditur me rrëfimin e tij, teksa iu ka shpjeguar oficerëve të policisë mënyrën se si ka ekzekutuar të renë italiane. Burri fillimisht i ka thënë policisë se armën ia kishte hequr nga dora të birit pasi ai kishte dashur ta qëllonte, por më vonë ka ndryshuar qëndrim duke iu thënë: “I vrava. Nuk kisha rrugë tjetër. Tim bir e vrava në sallon, ndërsa vajzën e qëllova në dhomën e tim biri. Po qante”. Masakra Engjo Ucaj bashkë me të birin janë takuar me inspektorin e zonës rreth orës 17.00 të së mërkurës në polici.../Shekulli
 
dhe prap vazhdoj te pyes: ok femija jote! fundja ti do e qash, po stu dhimbs ty kujt do i dhimbset? PO ME VAJZEN E RE CPATE
nuk me intereson, per mu meriton burg te perjetshem...
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Qe meriton burgun e perjetshem as qe diskutohet, pa marr parasysh cilat jane aresyet qe ai sjell, sepse vrasja eshte "zgjidhje" vetem atehere kur te gjitha opcionet tjera shterren. Paksa e quditeshme se si nuk reagoi policia e informuar saktesisht se cfare po ndodhte ne ate familje.
 
Titulli: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Patriarkalizmi ne psikollogji eshte vrases,,keshu "buzqesh" sa here piqen frutat e tij..
 
Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen

Eh policia,mu kujtua ketu nje herazi kur isha ne Shqiperi tani vitet e fundit e sec ishte nje familje qe kishte marr me qira nje shtepi aty afer lagjes,babai i 5 femijeve te vegjel,dy te paret me nene tjeter,djalin 12 vjec invalid ne karroce,njerka dhe e bija pak si ne boten e vete e ter diten cunat e lagjes shkonin i godisnin i ngacmonin,i tallnin etj dhe kur kjo gruaja ngrinte zerin i shante qe te largoheshin ngrihej e jema e femijes pastaj: "Pse ma ngacmon djalin ti mua?" kerkonte e llogari e me nje fjalor banal pa le derisa therriste policine ne lagje e policia ne vend te bente punen e saj shikonte qe nga kembet deri te koka kete mamane e u binin jarget...Sa isha une tre here e thirren nga puna te jatin e familjes edhe pse i shkreti skishte asnje faj,e merrnin deri ne polici i benin pyetje e kercenonin talleshin e ku di une e linin te ikte me pas...humbte e diten e punes ky i shkreti fukara e smund te bente asgje...Policia vepron vetem kur ka ndonje shale jashte se ndryshe s'do tia dije..

Pak pa lidhje,sory por si pergjigje e asaj cudise se Yllit kjo...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top