Pe: U martua me italiane, babai ekzekuton djalin bashkë me nusen
Nëna: Im shoq vrau djalin dhe nusen se donin të na përzinin nga shtëpia
Flet Rajmonda Uçaj, gruaja e vrasësit të dyfishtë.
“Si i vrau im shoq djalin e nusen për pronësinë e shtëpisë”
“Sokoli donte të na përzinte nga shtëpia, por ne kishim paguar 1 milion lekë”
Autori i krimit të dyfishtë, Engjëll Uçaj dëshmon para grupit hetimor mbi dinamikën e ekzekutimit
Babai: Sherret për nusen italiane.
“Para se të vinte Giulia, mes meje e Sokolit s’ka pasur konflikt”
Policia: Sokoli firmosi që s’do ta rrihte më babain.
Nga katër anëtarë familjeje që zihe-shin çdo ditë për pronësinë e shtëp-isë, vetëm Rajmonda ka mbetur aty. Bashkëshorti i saj, Engjëll Uçaj, ndodhet në burg, ndërsa i biri Sokoli dhe gruaja e tij italiane Giulia Baldassari, në varr. I vrau të dy me të njëjtën armë në korridorin e apartamentit për të cilën u grindën një vit rresht. Banesa ndodhet në katin e katërt, në lagjen “Sul Paprri”, pranë qendrës së Elbasanit. ثshtë një pallat i ri, i ndërtuar në vitin 2007, atëherë kur familja Uçaj, e ardhur nga Laçi, është vendosur aty. Fillimisht ka banuar vetëm Rajmonda me Engjëllin, por prej një viti po jetonin bashkë me prindërit edhe Sokoli 27-vjeçar me Giulia-n 24-vjeçare, të cilën djali e kishte prezantuar si gruan e tij. Por deri në vdekje, italiania nuk u pranua kurrë si nuse shtëpie…
Vrasja
Rajmonda Uçaj i ka sytë nga dera e apartamentit. Për dy arsye. Aty ka gjetur pranë e pranë djalin dhe nusen e tij të larë në gjak, pasi i shoqi i ka “sharruar” me automatik; dhe sepse pret që t’i kthehet nga Italia djali i dytë, Klevisi. Ai vonon, ndërsa ceremonia e varrimit është në orën 16:00. Por deri në këtë orë, gruaja që tashmë ka mbetur e vetme pas krimit të dyfishtë në familje nga i shoqi, shfaq probleme të rënda shëndetësore. Gjendja e saj psikologjike duket tejet e rënduar dhe ndodhet vazhdimisht nën kujdesin e mjekëve. Një infermiere i rri gati me serum edhe në shtëpi. “Nisën të ziheshin sërish. Që të tre, Engjëlli, Sokoli dhe Giulia, kush e kush bërtiste më shumë. U grinë me fjalë. Engjëlli nisi të dridhej dhe shkoi e mori një thikë. Nisi t’i kërcënonte se do t’i vriste. Atëherë mora urgjentisht telefonin në dorë, duke vrapuar jashtë apartamentit. Dera nga brenda u mbyll automatikisht. Njoftova direkt policinë, por teksa ata po ngjiteshin me ashensor, u dëgjuan krisma. Nga brenda dëgjova Giulia-n që i thirri në emër djalit: Sokol! Pastaj menjëherë erdhi breshëria tjetër. Shtanga…”, tregon Rajmonda, që shpesh biseda i ndërpritet nga dhimbja e pafuqia. Më pas policia ka trokitur te dera duke thërritur me radhë emrat e Engjëllit, Sokolit dhe Giulia-s, pasi akoma nuk dihej nëse ishte vrarë njeri. Nga brenda është përgjigjur vetëm Engjëlli, duke i ofenduar policët. Kjo ka zgjatur vetëm pak sekonda, pastaj ka hapur derën dhe u ka zgjatur duart policëve. “اfarë bëra kështu? Vrava djalin tim”, ka thërritur babai vrasës teksa është arrestuar në korridor, ndërsa Rajmonda ka vrapuar mbi trupin e djalit dhe nuses së tij, që rrinin shtrirë përmbys mbi njëri-tjetrin, ndërsa rrobat u qulleshin në gjak.
Sherri i vjetër
Rajmona pranon se që në fillim, kur çifti është kthyer nga Italia në Shqipëri, Engjëlli dhe Giulia nuk kanë shkuar mirë bashkë. Sipas saj, shkak ishte sjellja e nuses 24-vjeçare qëkur shkoi të jetonte me ta: “Nuk bënte asnjë punë në shtëpi, vërdallosej kot, pinte cigare, i linte bishtat kudo, ishte e paedukatë, ekstravagante dhe kur Engjëlli nisi ta kritikonte me shumë dashamirësi, ajo ia ktheu me të shara në italisht. Pavarësisht se Engjëlli nuk e dinte mirë italishten, të sharat i kuptoi dhe kështu nisën të ziheshin. Filloi që ta shante edhe im shoq, derisa nuk kuptohej më se kush ofendonte më shumë. Me të bërtitura”. Më pas kryefamiljari i ka kërkuar të birit, Sokolit, që të ndahet me Giulia-n, ose, në të kundërt, të shkojë të jetojë me atë në një tjetër shtëpi. Sokoli e ka kundërshtuar të atin si për ndarjen, duke e kërcënuar se pse ia ka sharë gruan, ashtu edhe për transferimin. Sipas 27-vjeçarit, banesa ishte blerë nga ai, me lekët e fituara në emigracion dhe nëse Engjëlli nuk e duronte dot nusen e tij, atëherë le të dilte ai nga shtëpia. Por Rajmonda thotë se edhe ata si prindër kishin dhënë para për të blerë shtëpinë. Më shumë se një milion lekë (të rinj) kishin paguar që në fillim për prenotimin, ndërsa më vonë edhe kishin kontribuuar për mobilimin e sende të tjera. “Sherret u shtuan përditë e më shumë. Hidh një fjalë, e prit një tjetër, derisa ja ku përfunduan. Hëngrën kokën e njëri-tjetrit”, thotë Rajmonda. Ajo nuk komenton nëse i biri ka ushtruar dhunë ndaj të atit, por kur ia përmend gjatë bisedës, vetëm shfryn nën vete.
panorama.com