Turku rrembeu nje arber

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Turku rrëmbeu një arbëre.

Në kohërat e luftrave të gjata midis turkut dhe arbërit,ndodhte herë-herë të kish edhe çaste qetësie.
Armiku i thyer huqej tutje, kllaposej ndër kështjella. Arbërit merrnin pak frymë,kapnin parmendën për të punuar tokën,çekanë e mistrinë për të ndrequr ato që kishte prishue lufta,dilnin për gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse këto s'ishin çaste paçëje të vërtetë.
Përtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante një ushtri të posaçme kalorëse që e hidhte papritur në Arbëri për të vrarë e djegur,për të prishur e shkatrruar,për t'i thyer qëndresën arbërit.
Kjo ishte ushtrija e akënxhijve(akënxhi-kalorës turk) e atyre kalorësve të hurit e të litarit më gjakatarë se sa ujqit e maleve.Ndëgjoni ç'thotë një këngë e hidhur arbëreshe e thurur për një ngjarje po aq të hidhur,por të rëndomtë,të ndodhur asaj kohe në tokën e Arbërisë...
Burri s'ishte në shtëpi.E shoqja e re, kish mbetur vetëm,punonte, gatuante, priste të kthehej i shoqi.Papritur erdhi një ushtar turk kaluar dhe u përpoq ta rrëmbejë e ta shpjerë në vendin e tij.Mirëpo arbëresha shpëtoi dhe mori malet.
Turkut i hypën djajtë në kokë,e ndoqi mal më mal-ai kaluar,ajo më këmbë;e arriu te mali i tretë.Gruaja ish kapitur,kish rënë për dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrë,e lidhi pas bishtit të kalit;pastaj i hypi prapë kalit, e ngau me vrap fort e më fortë.
Grykat e përrenjtë gjëmuan nga klithmat e nuses të zvarritur ferrave gjembave, gurëve e gërxheve...Atje,tej përrenjve, kishin zënë pritë e prisnin kaprollin katër gjahtarë arbër:Kostë Mortali e Ndre Turieka, Jan Franshini e Nik Peta.
Ata ndëgjuan të thirrurat dhe e panë turkun që po vinte kaluar duke hequr zvarrë një grua të lidhur pas bishtit të kalit.
Të katër u hodhën e bënë përpara,Shtiu i pari Kostë Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i treti Jan Frashini dhe me që u ngut,i shkoi kot shigjeta.
Atëherë turkut që kish lëshuar kalin me vrap,doli e i preu udhën vetë trimi Nik Peta:ja shkrehu shigjetën drejtë në zemër.Turku ra poshtë përmbys,pa frymë.
Nik Peta u lëshua e zuri kalin,e mbajti për frerësh dhe ju afrua gruas së përgjakur.Kur e vërejti mirë ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Që atëherë Nik Petës ju shtua edhe më shumë urrejtja kundër armikut që shkelte truallin e Arbërit dhe nënte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimëri të madhe në shumë luftra dhe preu shumë koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkë me Pal Golemin;në një luftë kundër Ballaban Pashë Bardherit,trthtarit të fisit arbër.
 
Titulli: Turku rrembeu nje arber

Hajde prrall hajde !!!!?
 
Titulli: Turku rrembeu nje arber

Kjo duhet te jete ngjarje ne Diber, Ballaban pasha la kockat ne Diber ne beteje me Skenderbeun.
Rrembimi i femrave nga ushtaret turq, kishte qellim fitimi. Furrnizuesit kryesor te tregut te femrave, dhe meshkujve ne Turqi, kane qene pikerisht ushtria osmane. Legalisht deri ne 1873.
 
Pe: Turku rrembeu nje arber

PiNkY Si ngjarje duket e bukur ...! Une per vete se kam ngjuar asnje here kete ngjarje? Mund te bej nje pytje ?
Nga kush ike mare kete histori liber? ne iternet? apo eshte gojdhene? Se ne shqiptaret kemi nje zakon shkrujme historine
si te na vi mbas kohes.........!
 
Titulli: Turku rrembeu nje arber

eshte tregim jo prralle . ne internet ne nje sit me tregime te vjetra shqiptare
 
Titulli: Turku rrembeu nje arber

eshte tregim jo prralle . ne internet ne nje sit me tregime te vjetra shqiptare

Tregim i formuluar si perralle ja citati "Burri s'ishte në shtëpi.E shoqja e re, kish mbetur vetëm,punonte, gatuante, priste të kthehej i shoqi.Papritur erdhi një ushtar turk kaluar dhe u përpoq ta rrëmbejë e ta shpjerë në vendin e tij" lol
 
Titulli: Turku rrembeu nje arber

Tregim i formuluar si perralle ja citati "Burri s'ishte në shtëpi.E shoqja e re, kish mbetur vetëm,punonte, gatuante, priste të kthehej i shoqi.Papritur erdhi një ushtar turk kaluar dhe u përpoq ta rrëmbejë e ta shpjerë në vendin e tij" lol

E rendesishme eshte mos me akuzojn per ndonje propagand... se eshte thjesht nje tregim :)
 
Titulli: Turku rrembeu nje arber

Tregim i bukur :lex::lex:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top