Tre muaj përgjime për të shkatërruar tregun e heroinës

loyalx

Muslim
Shkruar nga Etleva Delia

Policisë së Tiranës i janë dashur tre muaj përgjime për të piketuar zonat ku shpërndahej heroinë dhe më pas për të arrestuar personat e implikuar në këtë rrjet. Vetëm dje në orët e para të mëngjesit, në afërsi të shkollës "Bajram Curri" në Tiranë, operacioni i koduar "Bardh e zi" ka bërë të mundur shkatërrimin e këtij rrjeti dhe të tregut ku shitej lënda narkotike. Në pranga janë vënë 9 persona, mes të cilëve edhe dy femra. Sipas një deklarate për shtyp të policisë së Tiranës, furnizimi me lëndë narkotike bëhej nga 30-vjeçari Krenar Dajti, i cili njëkohësisht ishte edhe drejtuesi i këtij rrjeti. Në momentin e arrestimit, 9 personave iu gjetën rreth 30 gramë heroinë dhe 70 mijë lekë të rinj, të cilët dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari.
Përgjimet
Dhjetëra denoncime nga prindër të përdoruesve të drogës kanë detyruar policinë e kryeqytetit, kryesisht sektorin e Antidrogës, që 3 muaj më parë të nisë hetimet në lidhje me një rrjet të mundshëm shpërndarësish të lëndëve narkotike. Gjatë kësaj periudhe janë përdorur edhe metodat speciale të hetimit, që nga agjenti i infiltruar e deri tek përgjimet telefonike. Fillimisht janë zbuluar zonat ku dyshohej se shpërndahej lënda narkotike, të cilat përputheshin edhe me denoncimet që ishin depozituar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pasi është dokumentuar gjithçka për aktivitetin e jashtëligjshëm të të paktën 9 personave, është formuar grupi i punës dhe operacioni i koduar "Bardh e zi", i cili ka përfunduar me sukses dje në orët e para të mëngjesit, në një zonë pranë shkollës "Bajram Curri" në kryeqytet. Ndërkohë burime nga policia bënë të ditur se hetimet ende nuk kanë përfunduar, pasi dyshohet se 9 personat e arrestuar mund të kenë lidhje edhe me persona të tjerë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.
Zonat e aktivitetit
Prej të paktën 3 muajsh, agjentët e Antidrogës kishin përcaktuar zonat më të mëdha të Tiranës ku dyshohej se shpërndahej lëndë narkotike e tipit heroinë. Madje kishin përgatitur edhe hartën e shtrirjes së aktivitetit të rrjetit të përbërë prej 9 personave, mes tyre edhe 2 femra, që dyshohet se përdoreshin për të joshur klientët. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se, aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar shtrihej në zonën e "Xhamllikut", rrugën pranë shkollës "Bajram Curri", në zonën e Alliasit, rrugën "Hoxha Tahsim", zonën e varrezave të Tufinës, zonën e "Varrit të Bamit" dhe zonën e Kinostudios në Tiranë. Këto ishin pikat kryesore ku ushtrohej aktiviteti kriminal, ndërkohë që po hetohen edhe zona të tjera të kryeqytetit, për të parandaluar shpërndarjen e drogës.


Gazeta: Tirana Observer
 
Ahahh 3 muaj ju paskan dashur ne it rrin me vite pergjim po kur i kapin i kapin me shume ne tr mo 30 gr i paskan kap hhaahh di gjo ku jane ato 30 gr se me bejne pune jo per trafik perdorim personal me duhet ke sofra derrsake me qeras njerezit
 
Zdi pse lodhen me 3 muaj pergjime ,kur mjafto te shkojn te klubet ku rrin ato persona e po i degjon gjithcka cka i duhen :haha: sepse e kan zanat keto tipa te hapen me trimerit e tyre .....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top