Tmerr i dyfishtë për familjen shqiptare, u vdes bebja por nuk e varrosin dot

Arfenilla

Themelues i Forumit

lamia-620x330.jpg


Një vogëlush shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident në Greqi dhe makthi për prindërit nuk ka të sosur pasi trupi i tij po mbahet prej një jave në frigorifer sepse autoritetet nuk lejojnë varrimin. Ngjarja ka ndodhur në Polidendri Dhomoko, në Lamia të Greqisë, raporton noa.al. Djali 2 vjeç e gjysmë, të martën e kaluar në mëngjes, vdiq pasi u përfshi nga rrotat e një makine. Fëmija i përket një çifti shqiptar, emigrantë klandestinë në Greqi.
Prindërit e të voglit janë të shokuar. Ata gjenden në një udhëkryq ku askush nuk po i ndihmon: Në Greqi, janë klandestinë, pasi nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë leje për të jetuar e punuar. Gjatë kësaj kohe, ata sollën në jetë një djalë që nuk arritën dot ta regjistrojnë pasi janë emigrantë të paligjshëm. Në këto rrethana, ata nuk kanë arritur dot të lëvizin jashtë Greqisë për të mos humbur mundësinë që të jetojnë e punojnë atje. Për këtë shkak nuk kanë shkuar në Shqipëri dhe djali ka mbetur i paregjistruar edhe në Shqipëri.
Në të tilla rrethana, autoritetet greke janë treguar të ngurta duke u përballur me mungesë hapësire ligjore për veprim. Morgu i spitalit publik në Lamia (foto), prej një jave po e mban vogëlushin në frigorifer. Kjo ngjarje ka ngjallur zemërim të banorëve në zonën ku jetojnë prindërit tashmë me fëmijën e humbur. Ata thonë se një fshat i tërë mund të provojë qartësisht se fëmija është i tyre. Por policia dhe autoritetet e tjera thonë se kjo nuk provohet me asnjë dokument prej tyre, ndaj nuk ia japin fëmijën për ta përcjellë në banesën e fundit. “Hall i madh i ka zënë këta dy të shkretë”, – shprehet një banor duke folur me Lamia Report, teksa prindërit qajnë para morgut, ku nuk u lejohet të marrin djalin. “Vogëlushi sa kishte mbushur dy vjeç e gjysmë dhe u vdiq në aksident. Tani për turp, mbahet fëmija kaq ditë në frigorifer e s’e lënë ta varrosin.
Djali nuk është i deklaruar kurrkund, as në Greqi dhe as në Shqipëri se prindërit janë pa letra. Por këta kanë njerëz të afërm që u kanë thënë se është i tyre, edhe ne një fshat i tërë po ashtu e dijmë dhe ua kemi thënë, por ligji nuk pyet”. Për këtë shkak, morgu i spitalit ka deklaruar se nuk mund ta lëshojë fëmijën për varrim. Në këto kushte është propozuar një zgjidhje që do të marrë kohë. Fëmijës së ndjerë mund t’i bëhet testi i ADN e po ashtu edhe prindërve, për të provuar se është djali i tyre. Nëse rezultati do të konfirmojë çiftin shqiptar si prindër, mund të procedohet më tej me lejimin e varrimit. Deri atëherë, fëmija vazhdon të qëndrojë në frigoriferin e morgut, kurse prindërit, duke qarë jashtë dyerve të tij....B koha
 
Titulli: Tmerr i dyfishtë për familjen shqiptare, u vdes bebja por nuk e varrosin dot

Klandestine pa identitet?! Te tille ne Greqi, te tille ne atdheun e tyre. E keqja nuk ka fund!
Me vie vertete shume keq per keta prinder te mjere....
 
Titulli: Tmerr i dyfishtë për familjen shqiptare, u vdes bebja por nuk e varrosin dot

ngushellime dhe ishalla sa me shpejt me zgjidhje ...tmerr kur e mendon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top